34. Letër

 

Muhammed bin Ebu Bekrit. Imam Aliu ia shkroi këtë letër kur mori vesh se Muhammed bin Ebu Bekri ishte prekur nga zëvendësimi i tij në postin e gov ernatorit të Egjiptit me Malik el-Eshterin; ndërkohë Maliku kishte vdekur gjatë rrugës për në Egjipt

 

 Mora vesh se je mërzitur që caktova el-Eshterin në vend tënd, po unë s’e bëra këtë ngaqë ke ndonjë të metë apo që të të bëja më veprues; pas lar gimit nga ai post, do të të kisha vënë në një vend tjetër, që për ty do ishte më  pak kërkonjës dhe më shumë tërheqës. Njeriu që bëra governator të Egjiptit ishte besniku im, armiku i betuar i kundërshtarëve tanë; Zoti pastë mëshirë për të, se tashmë i ka mbaruar ditët që kishte dhe është pjekur me vdekjen. Unë jam i kënaqur me të.

 

Edhe Zoti i dhëntë kënaqësinë e Tij e ia shtoftë shpërblimin e Tij. Tani bëhu ti gati për t’i pritur armiqtë, duke vepruar me urtësi e në pajtim me rrethanat. Përgatitu të luftosh gjithë ata që të luftojnë e t’u bësh thirrje të kthehen në udhën e Zotit. Dhe kërkoje shumë ndihmën e Tij. Në dashtë Zoti, do të të ndihmojë në problemet që ke dhe do të të japë mbështetje kundër të keqes që po të vjen.