Ju rrënuat një grup të madh njerëzish, duke i mashtruar e futur në gabim e duke i flakur në humbëtirën e shkretëtirës tuaj, ku janë në terr e troshiten andej-këndej nëpër dunat e dyshimeve.
Si rezultat, ata s’janë më në rrugën e drejtë, po janë kthyer në të shkuarën. Të gjithë bënë pas, veç atyre të urtëve që u larguan nga ju, me të kuptuar se i kishit futur në ves e mëkat e shmangur nga udh’ e mesme, e që u rikthyen tek Zotit, larg auto ritetit tuaj.
Prandaj, o Mu’avie, kini frikë nga Zoti dhe braktiseni Shejtanin, se s’do shkojë gjatë e kjo botë do ndahet prej jush. Atëhere do mbeteni vetëm, ballë për ballë me botën tjetër.