31. Amanet

 

Rrugës së kthimit nga Siffini, Imam Aliu fushoi në Hazirin, ku shkruajti këto porosi për Imam Hasanin

 

Nga babai, që do të vdesë së shpejti, që i njeh kotësitë e jetës, prandaj dhe s’e përfill, që u qëndroi prapësive e mizorive të saj, që i kupton të ligat e botës, që sot jeton në një banesë me të vdekshëm e që nesër do duhet t’i lerë pas - për të birin, që pasionohet për gjëra që nuk arrihen lehtë, që ecën rrugës që përshkoi kushdo që vdiq, që është viktimë e lëngatave, që pengo het në hallet e jetës, që është nishan i vuajtjeve e në kthetrat e kësaj bote dhe në dilemë për iluzionet, mashtrimin, dyfaqësinë e tradhtinë e saj, që është peng i ambicjeve të tij dhe i burgosur i mortjes, i kredhur në dete hidhërimi, fqinj me bashkëvuajtës, pré e mjerimit, rob i nepsit dhe pasardhës i një të ndjeri 

 

Kështu pra, duhet të dish se ajo që kam nxënë nga kjo botë, që sot më kthen krahët, nga sulmi i shfrenuar i kohës dhe nga afrimi i botës tjetër, janë mjaft për të më ndaluar që të mendoj përtej vetes e ta kem mendjen tek njeri tjetër.

 

Intelekti më shpëtoi e më ruajti nga ambicjet vetëm kur pashë hallet e mia e i lashë mënjanë telashet e të tjerëve. Pas kësaj, m’i qartësoi punët e mia dhe më futi në gjëra serioze, ku dredhirat mund t’i bëhen vetëm vetes e ku e vërteta nxihet me të pavërtetë. E pra, ti je për mua pjesë e vetes sime, dhe kur të shoh, ndiej sikur shoh veten time, aq sa po të të ndodhë gjë, do jetë sikur të më ketë ndodhur mua, dhe po të të vijë vdekja, do të jetë sikur të më ketë ardhur mua.

 

Prandaj punët e tua më janë po aq të rëndësishme sa të miat, prandaj, pra, po të shkruaj këtë buqetë këshillash, ku të mundesh të kërkosh e marrësh ndihmë sa herë që të duhet, pavarësisht nëse jam në këtë jetë apo jam larguar prej saj.

 

 O biri im, të këshilloj të kesh frikë nga Zoti, t’u përmbahesh udhëzime ve të Tij, ta mbushësh zemrën me kujtimin e Tij dhe të kapesh pas shpresës prej Tij. Asnjë lidhje nuk është më e besueshme se ajo midis teje dhe Zotit, nëse vendos të mbërthehesh pas saj e të mos shqitesh më soje.

 

Gjallëroje zem rën përmes predikimit, ndryje duke hequr dorë nga ambicjet, brumose me energji e besim të patundur, ndriçoje me mençuri, bëje të përunjur me kujti min e vdekjes, jepi besim në jetën e përjetshme, hapi sytë ndaj fatkeqësive të kësaj bote, mbaje nën ankthin e pushtetit të kohës dhe nën barrën mizore të ditëve e netëve, kujtoi ç’i ra mbi kokë kujt jetoi përpara teje, ballafaqoje me përvojat e njerëzve të brezave që ikën, bridhe në qytetet e tyre të rrënuara e në mbetjet e tyre dhe pyet, pastaj, ç’bënë e ç’gjëra lanë prapa dhe ku kanë shkuar e ku janë vendosur.

 

Dhe do mësosh se u larguan nga miqtë e tani qëndrojnë mbyllur në vetmi. Edhe ti do bëhesh së shpejti një ndër ta, prandaj puno për vendin ku do rrish në të ardhmen, dhe mos e shit për këtë botë jetën tënde të pavdekshme.

 

Hiq dorë nga diskutimi për atë që s’di dhe nga të folurit për atë që s’ka të bëjë me ty; qëndroi larg vragës, që bën të dyshosh se çon në udhë pa krye, sepse ndalimi i lëvizjes kur druhesh mos futesh në qorrsokak, është më i mirë se vazhdimi i saj kuturú. Kërko nga të tjerët të bëjnë mirë, se kështu do jesh vetë bërës i së mirës.

 

Përmbai të tjerët nga e keqja me veprimin dhe të folurin tënd dhe shmangu sa më shumë prej nxitësve të saj. Lufto në rrugën e Zotit si është e hijshme të luftosh, e mos u spraps nga punët e Tij pse të fyejnë ata që shajnë. Rreziko vetëm për hir të së drejtës, sa herë të jetë nevoja.

 

Futu në brendësi të ligjit të fesë. Mësoje veten me durimin e vështirësive, sepse tipari më i mirë i karakterit është durimi në çështjet e së drejtës. Besoja veten Zotit në të gjitha ç’bën, se kështu i besohesh një strehe të sigurtë e një mbro jtësi të fuqishëm. Kërko vetëm nga Zoti, se Ai ka pushtet për dhënien dhe mosdhënien.

 

Lypi të mirën sa më shumë të mundesh. Kuptoje këshillën time e mos ik prej saj, se thënia më e mirë është ajo që sjell të mirë. Dije që s’ka gjë të mirë tek dija që nuk sjell dobi; e nëse s’del dobi nga një dije, mësimi i saj s’është më i përligjur.

 

 Biri im! Tani që mbërrita këtë moshë e vura re si më rritet dobësia, nxitova tek amaneti im për ty, duke rënduar në ca çështje delikate, që të mos   më marrë vdekja përpara se të të them ç’kam në zemër, apo nga frika se mos më cenohet edhe mendja si më është cenuar trupi, apo edhe nga droja që kam, se mos të mundin pasionet e tundimet e kësaj bote e të bëjnë kokëfortë, si mushka. Sepse zemra e një rioshi është si toka e pambjellë ndonjëherë e mund të pranojë çdo farë që i hidhet.

 

Pra, duhet ngutur të të formoj si duhet, përpara se zemra të të forcohet e mendja të të mpikset, që të mund të bëhesh gati për të pranuar me intelektin tënd përfundimet e përvojës së të tjerëve, duke shmangur përjetimin e tyre. Se kështu, do mund të kursesh mundimin e të kërkuarit e vështirësitë e të eksperimentuarit. Përmes tij do njohësh atë që ne provuam e do kesh të qarta gjëra që mund të na kenë shpëtuar edhe neve.

 

 Oh, fëmija im! Ndonëse s’jetova sa ata që ikën para meje nga kjo botë, e kam munduar shumë mendjen për jetët e punët e tyre kur endesha trojeve të rrënuara, të mbetura pas tyre. Dhe, ndërsa njihja fatet e tyre, ndjehesha si të kisha jetuar me të gjithë, që nga i pari tek i fundit, e sikur isha njësoj me ta; ishte koha kur fitova aftësinë për të shquar të ligën nga mirësia dhe të dëmshmen nga dobia.

 

Kështu që zgjodha më të vlefshmet e këtyre gjërave, duke qëmtuar për ty përvojat e mira e duke sprapsur nga ti përvojat e këqija. I ndieja problemet e tua siç duhet t’i ndiejë çdo at i dhembshur, që përpiqet për ushtrimin e të birit; prandaj dhe m’u duk e udhës ta bëja këtë gjë kur të arrije një moshë më të rritur, zemër të pastër e qëllime të ndershme, e kur të hidhje hapat e para në mejdanin e kësaj bote.

 

Këtë mendoja si kohën më të mirë për të të futur në botën e Librit të Zotit të Madhërishëm e të Gjithëpushtetshëm e në shpjegi min e interpretimin e tij, të ligjeve të Islamit e porosive të tij, dhe të çështjeve të ligjshme e çështjeve të paligjshme të tij.

 

Kjo më dukej se ishte ajo që kishe ti nevojë. Pastaj më zuri frika se mos e humbje mendjen, siç e humbën shumë të tjerë për shkak të pasioneve dhe opinioneve të ndryshme. Prandaj dhe s’mendova gjatë për trishtimin që mund të të sillte droja ime, sepse ishte më mirë që ta bëja pozitën tënde të fortë e jo ta lija në një gjendje të pasigurtë, që mund të të flakte në rrënim. Kështu, ta shkrova këtë amanet me shpresën se Zoti do të të ndihmojë për shkak të ndershmërisë tënde, dhe do të të ud hëzojë për shkak të vendosmërisë tënde.

 

 Dije o fëmija im: Ajo që dua më shumë të zbatosh nga këto porosi është t’i trem-besh Zotit, ta kufizosh veten te gjërat që Ai t’i ka bërë të detyruara dhe të ecësh nën shembullin e etërve e të parëve të tu si dhe të njerëzve të virtytshëm të familjes tënde; sepse ata s’u zhgënjyen ngaqë   panë për vete atë që do të shohësh edhe ti, e ngaqë bënë për fatet e tyre atë që do të bësh edhe ti.

 

Urtësia i mësoi t’u shtrohen detyrimeve që i pranuan me dëshirë e t’u largohen gjërave që nuk u këshillohen. Po qe se zemra nuk t’i pranon dot këto pa marrë dije si ata, drejtoje vëmendjen në kuptimin dhe mësimin e gjërave, e jo në ngritjen e dyshimeve apo në lojëra fjalësh.

 

 Dhe kur të provosh t’i futesh kësaj pune, më parë kërkoi Zotit ndihmë, që të të japë aftësi e të të mbajë larg gjërave që ngjallin dyshim dhe futin në qorrsokak. Shikoi çfarë të kam shpjeguar këtu, si të jesh siguruar që zemrën e ke të pastër e të përvuajtur e që mendimet të janë pjekur e përqendruar vetëm në të; e nëse s’ia ke dalë të fitosh sigurinë që dëshiron të kesh në vro jtim e gjykim, dije se nuk do bësh më këmbë përpara, si ajo deveja qorre, e nuk do shohësh më dritë, ndërkohë që besimtarit s’i lejohet t’u futet me tahmín udhëve të errëta, as të bjerë në pështjellim. Prandaj është më mirë që këtë gjë ta shmangësh.

 

 Vlerësoma këshillën, fëmia im, dhe dëgjomë: Ai Që është mjeshtri i vdekjes, është dhe mjeshtri i jetës, Ai Që mund të krijojë, mund dhe të rrënojë, Ai Që shkatërron, edhe përtërin, dhe Ai Që sjell lëngatë, mund dhe ta kurojë. Kjo botë vazhdon punën që i ka caktuar Zoti, duke joshur me kënaqësitë e saj, duke futur në sprovat e saj, duke matur meritat për shpërblim e shpagim në Ditën e Gjykimit dhe duke bërë gjithfarë gjërash të tjera, që Ai dëshiron dhe që ne nuk i dimë. Nëse nuk e kupton këtë këshillë, fajin e ka padituria, sepse ti u linde i paditur kur u linde, dhe dijet i merr veç më vonë.

 

Ka shumë çështje, për të cilat je i paditur e në të cilat vështrimi yt endet pa marrë vesh gjë, ngaqë s’di ku t’i qëndrosh sytë e tu. Por vjen një çast dhe shikon e kup ton. Prandaj mbërthehu fort pas Atij, Që të krijoi, të ushqeu e të dha aftësi e mend. Adhurimi yt duhet të jetë për Atë, etja jote duhet të jetë për Atë dhe frikën t’ia kesh vetëm Atij.

 

Dije, o fëmija im: Askush nuk mori lajme nga Zoti si Profeti i Shenjtë, i cili duhet parë si lajmëtar e prijës i çlirimit. Sigurisht, sado që të përpiqesh, ti s’mund ta fitosh aftësinë time për të parë thelbin e gjërave që lidhen me të mirën tënde.

 

Dije, biri im: Po të kishte patur Zoti partner, do kishin ardhur tek ti edhe lajmëtarë të tij e ti do kishe parë shenjat e autoritetit e të pushtetit të tij e do t’ia njihje veprat e cilësitë. Por Zoti është veç Një, siç e përshkruan Ai  Vetë Veten.

 

Askush s’mund të pretendojë gjë në Autoritetin e Tij. Ai vjen nga përjetësia dhe mbetet në përjetësi. Ai është përpara të gjitha gjërave, pa patur ndonjë fillim. Ai do të mbetet pas të gjitha gjërave, pa patur ndonjë mbarim. Ai është tepër i madh, që të rroket nga zemra e syri. Kur t’i kesh pranuar këto, bëj siç duhet të bëjë ai që e ka tashmë vetëdi jën për po-zitën e tij të ulët, për mungesat e tij në autoritet, për paaftësinë e tij që sa vjen e rritet, dhe për nevojën e tij të madhe për Zotin; vepro duke iu përmbajtur bindjes ndaj Tij, frikës nga ndëshkimi i Tij dhe drojes nga zemëri mi i Tij.Ai s’të urdhëron, veçse drejt virtytit, dhe nuk të përmban, veçse nga e liga.

 

O fëmija im! Unë të kam njoftuar tashmë për botën, për natyrën e saj tekanjoze dhe për shkrehjen e saj e kalimin e saj nëpër faza të ndryshme; të kam njoftuar dhe për botën tjetër e për gjërat që u jepen njerëzve të saj. Të kam treguar për të rrëfenja të urta, në mënyrë që të nxirrje mësim prej tyre e të veproje në pajtim me të.

 

Përvoja e njerëzve që e kanë njohur këtë botë është si e udhëtarëve, të cilët, të vuajtur nga vendet e goditura prej thatësirës, janë nisur drejt një vendi të gjelbër, plot fusha me prodhim të bollshëm. E dinë që do t’u duhet të durojnë mundimet e rrugës, ndarjen nga të afërmit që s’i ndjekin dot, të papriturat e udhëtimit dhe ushqimin e pashëndetshëm, deri sa të arrijnë vendin ku ka bollëk e ku do të ngrenë ngulimin e tyre të ri.

 

Ky vend i bën të mos ndiejnë dhembje nga gjithë ç’vuajtën e të mos i shohin si mundim i shkuar dëm. Asgjë nuk duan më shumë, se atë që i shpie më pranë qëllimit të tyre e që i çon më afër atdheut të tyre të ri. Në krahasim me të, përvoja e të mashtruarve nga kjo botë është si e njerëzve që ndodheshin në një vend të gjelbëruar, por u velën prej tij e u nisën në kërkim të një vendi të thatë, ku shiu s’njihet fare. Vështirë të ketë për ta gjë më pa kuptim e të urryer, sesa lënia e vendit ku ishin për të mbërritur në një tjetër, ku shohin papritur se nuk i pret gjë e mirë, po vetëm mundime e tortura.

 

O bir, bëje veten masë të marrëdhënies me të tjerët. Duaj për të tjerët atë që do për vete dhe urré për të tjerët atë që urren për vete. Mos u trego i padrejtë me të tjerët, përderisa s’të pëlqen të të bëjnë padrejtësi. Bëju mirë të tjerëve, meqë pëlqen të të bëjnë mirë. Quaj të keqe për vete atë që gjykon të keqe tek të tjerët. Pranoju të tjerëve trajtimin që do doje të të pranonin. Mos fol për gjëra që nuk i di, edhe në ditsh për to sado pak. Mos u thuaj të tjerëve atë që s’të pëlqen të ta thonë.

 

 Mëso që adhurimi i vetvetes varfëron veprimin e mpin intelektin. Pran daj shto përpjekjen për një jetë harmonioze e të denjë, dhe mos e ngushto dorën për të bërë pasuri për të tjerët pas teje. Dhe kur sheh se je në udhë të drejtë e arrin çfarë dëshiron, përuliu Zotit sa më shumë të mundesh.

 

Dije se ke përpara udhë të gjatë e të vështirë e s’mund të mos shkosh nëpër të. Mblidhi zahirétë që do të të duhen, mbaje barrën të lehtë dhe kurseja shpinës ngarkesën tej fuqive, që të mos i bësh vetes dëm.

 

E kur të shohësh njerëz të mjerë, kujtohu që mund të t’i mbartin zahirétë e të t’i kthejnë prapë Ditën e Gjykimit. Shikoje këtë rast si fat të mirë e jepu sa më shumë që t’i mbartin ata për ty e ta kesh më lehtë kur nevojtari të jesh ti. Nëse gjen që duan borxh në ditët e begatisë, mos ngurro po jepua, se do ta kthejnë Ditën e Mjerimit.

 

Kjo rrugë do kalojë përmes një grope të frikshme, ku njeriu më pak i ngarkuar e ka më lehtë se ai me barrë të rëndë. Ai që mezi lëviz në të e ka më pisk se ai që lëviz shpejt. Stacionet e fundit të kësaj rruge të pashmangshme janë Parajsa dhe Skëterra. Prandaj, shih vendin para se të zbresësh, e bëje gati para se të ngrihesh nga kjo sofër, sepse pas vdekjes s’ka më përgatitje, as kthim mbrapsht në këtë botë.

 

 Dhe mbaj mend:

 

Ai Që zotëron thesaret e qiejve e të tokës, ta ka dhënë lejen që t’i lutesh dhe ta ka premtuar pranimin e lutjes. Ai ka urdhëruar t’ia kërkosh Bekimin, që të mundë të të bekojë, dhe t’ia kërkosh Mëshirën, që të mundë të të mëshirojë. Ai nuk ka vendosur ndonjë pengesë midis teje e Vetes, që do mund të të veçonte prej Atij.

 

Ai s’të kërkon të futësh ndërmjetësues midis vetes dhe Atij. Në qoftë se ti gabon, Ai s’ta ka ndaluar të pendohesh. Ai s’nxiton në të ndëshkuar. Ai s’e poshtëron të penduarin as kur meriton të poshtërohet. Ai s’është i kursyer në pranimin e pendesës. Ai s’të merr me dhunë në pyetje për mëkatet që ke bërë. A

 

i s’të zhgënjen me Mëshirën e Tij, po prapë: Qëndrimi larg mëkatit është për Të virtyt. Ai numëron ‘një’ çdonjërin mëkat tënd, dhe numëron ‘dhjetë’ çdonjërin virtyt tënd. Ai ta mban hapur portën e pendesës dhe ta dëgjon thirrjen, sa herë që i flet. Ai e di ç’i pëshpërit, sa herë i pëshpërit.

 

Thuaja nevojat e tua, zbu loje veten përpara Tij, qaja hallet vetëm Atij, kërkoja Atij largimin e brengës, lypja Atij ndihmën për punët e tua dhe lutju mëshirës së Tij për thesaret që s’ka fuqi të t’i japë tjetërkush e që janë vetëm jetëgjatësia, shëndeti i trupit dhe bollëku i mjeteve të jetesës. Sepse t’i ka dhënë në duar çelësat e tyre, kur të ka treguar si t’ia kërkosh.

 

 Pra, vetëm lutju, se lutja do t’i hapë dyert e thesareve të Tij sa herë që të duash. Mëshira e Tij do të të vijë si krua ujëshumë në ditë thatësire e zije. Mos u zhgënje, nëse vonohet pranimi i saj, se lutja miratohet në pajtim me përmasën dhe natyrën e vërtetë të qëllimit tënd. Herë-herë vonohet, që lutësit t’i jepet më shumë e që i duruari të shpresojë për më mirë. Ndodh të kërkosh diçka e të mos jepet, e kjo - se do të të jepet diçka më e mirë në vend të saj; po mund të humbasësh dhe diçka tjetër, që të të jepet një e mirë e vërtetë.

 

Sepse ka raste kur kërkohen gjëra që e rrënojnë fenë tënde, po të të jepen. Prandaj, ji i matur kur kërkon, lutu për gjëra me vlera të përjetshme e që s’ta shtojnë barrën mbi shpinë. Se pushtetin e pasurinë s’mund t’i kesh me vete përjetë e të jetosh vetëm për to.

 

Dije, o bir, që je krijuar për botën tjetër, jo për këtë botë; për t’u shkatër ruar, jo për të vazhduar; për të vdekur, jo për të jetuar. Ndodhesh në një vend që s’është i yti e në një shtëpi ku vetëm sa bëhen plaçkat gati, për t’u nisur drejt një tjetre. Vdekja të ndjek këmba-këmbës, por s’i fshihesh e largohesh, as i shpëton dot, sado të duash ti.

 

Ajo do të të gjejë e mbërthejë. Prandaj, ruaju mos të rrëmben në gjendje mëkati, edhe pse mund të duash të pendo hesh, sepse s’e bën më dot një gjë të tillë me atë380 mes teje e pendesës. Kjo do të ishte shkatërrim për ty. Biri im, kujtoje shpesh vdekjen dhe vendin ku do duhet të shkosh befas për shkak të saj. Përgjoje çastin kur do të vijë, që të të gjejë të përgati  tur e të mos kapesh papandehur e të zihesh në befasi. Hap sytë e mos u gënje nga ata që zbukurojnë joshjet e kësaj bote e nguten drejt tyre me nxi tim.

 

Zoti të ka paralajmëruar, po dhe vetë bota të ka njohur me karakterin vdekëtar të saj dhe t’i ka rrëfyer të gjitha të këqijat e saj. Ata që jepen pas saj bëhen si qentë që i hakërrehen njëri-tjetrit e si shtazët grabitqare, që gllabërojnë njëra-tjetrën. Më i forti prej tyre kapërdin më të dobëtin dhe më i madhi midis tyre shkel me këmbë më të voglin.

 

Disa janë si dema të lidhur e disa si dema të palidhur, por që të gjithë e kanë humbur mendjen dhe u futen rrugëve që nuk i njohin; janë veç tufa egërsirash, që enden të harbuara nëpër këtë botë të ashpër381. Nuk ka bari që t’i përmbajë, as çoban që t’i çojë në kullotë. Bota i futi në shtigje të verbra e ua mbylli sytë ndaj simboleve të udhërrëfimit.

 

Si pasojë, janë hutuar nga nanurisjet e joshjet e saj dhe janë zhytur e mbytur në qejfet e saj. E quajtën të mirë, por ajo i trajtoi si lodra të saj. Luajtën me të, edhe ata, po harruan çfarë ndodhej përtej saj.

 

Por nata tretet herët apo vonë382. Vjen koha që udhëtarët të ngrihen nga tryeza e kësaj bote e të nisen për atje, ku duhet të sosin. Dije, o bir: Kushdo që është në karrocën ku janë mprehur dita dhe nata, do mbartet prej tyre, edhe pse mund t’i duket se qëndron në vend; të gjithë janë në rrugë, edhe ata që rrinë në një vend e që kanë ndalur për pushim. Të jesh i sigurtë, mor bir, se s’mund ta përmbushësh çdo dëshirë e s’mund të shkosh përtej jetës që të është caktuar.

 

Do ecësh në gjurmët e të ikurve para teje, prandaj të jesh i matur në dëshirë e i përmbajtur në kërkesë, sepse ndodh shpeshherë që kërkimi të shpjerë në humbje. Jo çdo kërkues e merr çfarë kërkon, por asnjë nuk ka mbetur i shpërfillur, në se ka kërkuar maturisht. Mbaje veten mbi çdo gjë të ulët, edhe pse mund të ta sjellë qëlli min më afër, ndryshe s’do ta kesh më respektin që ke patur për vetveten.

 

Mos u bëj skllav i të tjerëve, se Zoti të ka bërë të lirë. Nuk ka të mirë tek e mira që është arritur përmes së keqes. Nuk ka të mirë në komoditetin që është f ituar përmes stresit dhe poshtërimit. Hap sytë, biri im, ruhu nga kthetrat e ftohta të kopracisë e ethet përvëluese të lakmisë, sepse gufojnë nga burimet e rrënimit, të dyja. Nëse ia del të mos ketë të pasur383 mes teje dhe Zotit, ashtu bëj.

Sido që të jetë, do ta gjesh ç’është ndarë për ty e do ta marrësh pjesën tënde. Pak gjë që vjen drejtpërdrejt nga Zoti, është më e hairtë se shumë gjë që vjen nga duart e krijesave të Tij, megjithëse edhe ajo buron nga Zoti.

 

Është më lehtë të ndreqësh dëmin e heshtjes, se të mbyllësh plagën e fjalës. A s’të ka rënë në sy që përmbajtja e një ene ruhet më mirë, po t’ia mbash kapakun mbyllur? Ta ruash atë që ke tashmë në duar, është më mirë se ta shtosh duke kërkuar nga të tjerët. Helmi i varfërisë është më i ëmbël se lypja njerëzisë.

 

Puna e mundimshme, por e ndershme, është më e mirë se pasuritë e jetës në vese. Njeriu është roja më e mirë e sekreteve të tij. Shpesh njeriu rropatet për gjëra që i sjellin dëm. Ai që flet shumë, flet gjepura. Kush do që e vret mendjen shumë, arrin të shikojë e kuptojë. Shoqërohu me njerëz të virtytit, se kështu bëhesh një prej tyre. Mos rri me njerëz të vesit, se kështu mbrohesh prej tyre. Ushqimi më i keq është ai që është i paligjshëm. Padre jtësia ndaj të dobtit është padrejtësia më e urryer.

 

 Aty ku butësia nuk është e përshtatshme, butësi e vërtetë bëhet ash përsia. Shpesh sëmur kurimi dhe kuron sëmundja. Ndodh që kush s’të do, të të japë këshillë të mirë, siç ndodh që të të mashtrojë ai që të do. Mos u mbështet në shpresa të kota, sepse shpresa e kotë është kamje për idiotë. Ruajtja e përvojës prodhon mençuri. Përvoja më e mirë është ajo që të jep mësimin më të mirë. Shfrytëzoje shansin e rastin e përshtatshëm, përpara se të të kthejë shpinën e të shndërrohet në pendim. Jo çdo kërkues arrin sukses.

 

Asnjë nga ata që e lanë këtë botë, s’është rikthyer më. Kush humbet zahiretë e mbledh të këqija në këtë botë, do të fitojë rrënimin Ditën e Gykimit. Çdo gjë sjell pas saj pasojën e saj. Ajo që të është caktuar, do të të vijë sado që të vonohet. Tregtia e ka rrezikun pjesë. Fitimi i vogël sjell shpesh dobi më të madhe se fitimet e mëdha.

 

Asgjë e mirë s’të vjen nga një ndihmës i paditur, as nga një mik që ka për ty dyshime. Lëshoi pé botës sa kohë e ke nën kon troll. Mos rreziko duke shpresuar më shumë nga ç’pritet realisht. Mos e lejo pasionin e armiqësisë të të bëjë rob të saj. Hap sytë nga lajkatari, se të trajton si budalla.

 

 Sillu me tët vëlla duke ia shfaqur ti respektin e vëllazërisë me të, kur ai e shpërfill; që ti t’i afrohesh, kur të të largohet e të jesh ti i mirë me të; që kur ai të ngushtojë dorën386, ta lirosh ti për të; që kur të të rrijë ftohtë ai, të shkosh ti pas tij; që kur të sillet me ty ashpër, të sillesh ti i butë; që kur të gabojë ai ndaj teje, t’ia shohësh shfajësimin si do doje të ta shihte ai, sikur të ishte pronari yt.

 

Por kujdesu, që kjo të mos bëhet vend e pa vend e të mos bësh kështu me njerëz të poshtër, që nuk e meritojnë. Mos e prano armikun e mikut tënd si mik, sepse kjo të bën armik të mikut tënd. Jepi vëllait këshillë të vërtetë, le të jetë e ëmbël a e hidhur.

 

Gëlltite zemërimin si gllënjkën që ta jep në fund ëmbëlsinë më të madhe e shijen më të këndshme. Ji i butë me atë që të sillet ashpër, se shumë shpejt do sillet butë dhe vet ai me ty, në dashtë Zoti. Trajtoje armikun me fisnikëri, sepse kjo është më e shijshmja e të dyja f itoreve që mund të korrësh mbi të.

 

Nëse të duhet të ndahesh nga një mik, lër për të një vend bosh në zemër, se mund të kujtohet një ditë e të rikthehet.

 

Nëse dikush ka mendim të mirë për ty, jepi prova që s’është i gabuar. Mos e neverit interesin e tët vë llai duke keqpërdorur afërsinë tënde me të, sepse s’do jetë më yt vëlla, në se s’ia përfill interesin. Mos ji i ashpër e i paduruar me njerëzit e familjes. Mos i shko pas atij që të largohet.

 

Mos e lër tët’ vëlla të këmbëngulë në shpërfilljen e vëllazërisë më shumë sesa ti në respektimin e saj, prandaj kaloja duke i bërë mirë për të keqen që të bën. Mos u trondit shumë nga padrejtësia që të bëhet, se ajo është në dëm të të padrejtit, ndërkohë që ty të sjell dobi. Nuk mund t’ia shpërblesh me ligësi atij që të ofron mirësi.

 

Dije biri im, që mjetet e jetesës janë dy llojesh: Ato që i kërkon ti vetë, dhe ato që të kërkojnë e të vijnë vetiu, edhe pa bërë përpjekje. Sa mizore është të përgjunjesh kur je në nevojë, e i pashpirt kur je në bollëk! Zgjidh nga kjo botë vetëm gjërat që janë stoli për banesën tënde të përhershme. Nëse duhet   qarë ajo që të del duarsh, duhet uluritur për ato që ende s’i ke. Nxirr mësim për atë që nuk të ka ndodhur akoma, nga gjërat që kanë ndodhur tashmë, sepse ngjarjet i ngjajnë gjithmonë njëra-tjetrës. Mos ji si ata, që mësimin e kërkojnë tek pësimi, jo tek këshilla. I urti mëson nga përvojat, jo duke vuar, si shtaza.

 

 

 Sprapse nga vetja sulmin e tërbuar të brengave me vendosmërinë e durimit dhe pastërtinë e besimit. Kush heq dorë nga maturia, bie në teprim. Shoku yt është si njeriu yt. Mik është ai, miqësinë e të cilit e dëshmon edhe vet munges’ e tij. Pasioni është ortak i vuajtjes. Shpesh më të afërmit janë më të largët se të largmit, dhe shpesh më të largmit janë më të afërt se të afër mit. I huaj është ai që nuk ka asnjë mik.

 

Kush shkel të Drejtën, ia ngushton shtigjet vetes. Kush i qëndron pozicionit të tij ka në kontroll ekuilibrin e tij. Ndërmjetësi më i besuar është ai që ti vë midis vetes e Zotit. Kush nuk pyet për interesin tënd, është armiku yt. Kur lakmia shpie në rrënim, privimi është shpëtim. Nuk duhet hetuar çdo dobësi.

 

Jo çdo mundësi të kthehet përsëri. Ndodh që njeriu me sy e mend ta humbasë fillin, e i verbri t’ia dalë mbanë. Vonoje të keqen, se ta nxitosh s’është problem. Shpërfille afrinë me të paditurin për hir të afërisë me të diturin. Kush e sheh të sigurtë këtë botë, do shijojë pabesinë e saj, kush e gjykon si të lartë, do poshtërohet prej saj.

 

Jo çdo shigjetë e nisur përfundon në shenjë. Ndryshon autoriteti, ndryshon edhe koha. Njihe njeriun, me të cilin do udhëtosh ose bësh fqinjësi. Ruhu nga fjalët që të bëjnë qesharak, qoftë dhe kur thua fjalët e një tjetri. Mos u këshillo me gratë, sepse e kanë të dobët logjikën dhe të lëkundur vendosmërinë. Mbuloua sytë me vel, se rreptësia e tij i kthen mbrapsht shi kimet e pacipa. Nuk është keq dalja e tyre jashtë, por lënia e tyre në shoqëri me njerëz me nam të keq. Në ia dalç të mos njohin mashkull tjetër, ashtu bëj.

 

Lejou vetëm punë që lidhen me vet ato, jo punë të tjera. Femra është lule, jo lulishtare. Prandaj: Mos i jep vëmendje për gjëra përtej saj, mos e nxit të të ndërmjetësojë me të tjerët, dhe mos i shfaq dyshime pa vend, sepse kjo e fut në rrugë të keqe çdo grua të pastër e të mirë.

 

 Caktoi punën e tij secilit ndihmës tënd, që të dish pse dhe kujt t’i kërkosh llogari. Kështu nuk do mund t’ia lënë punën njëri-tjetrit. Respektoje farefisin, sepse ai i ka flatrat, me të cilat mund të fluturosh, ai është origjina, tek e cila mund të rikthehesh, dhe ai është krahu, me të cilin mund të sulmosh. Vure fenë tënde e veten tënde në duart e Zotit e lutju të të japë më të mirën e të mirave, si për tani, në këtë jetë, dhe për të ardhmen, në përtejjetë. E kjo i vë vulën çdo gjëje.

 

___________

 

 (Ibn Mejthemi (vol. 5, f. 2) ka cituar Xha’fer bin Babawejh el-Kumin, i cili thotë se Imam Aliu e ka shkruar këtë letër me këshilla për Muhammed bin Hanefien, kurse Alame Sejjid Raziu është i mendimit se ajo i adresohet Imam Hasanit. E vërteta është që Imam Aliu ka shkruar për Ibn ul-Hanefien një letër tjetër me këshilla, ku përfshihet dhe një pjesë e testamentit të shkruar për Imam Hasanin (Keshf ul-mahaxheh, Ibn Tawus, ff. 157-159; el-Bihar, vol. 77, ff. 196-198). Por kushdo që të jetë i adresuari, Imam Hasani apo Muhammed bin Hanefie, ky manifest i Imam Aliut është mësim që udhëheq për veprim. Përmes tij mund të hapen rrugët e suksesit e të arritjeve dhe përmes tijë cilt mund të futet në rrugën e mbarë karvani i hallakatur i njerëzimit. Ai përmban principet që rregullojnë punët e kësaj bote dhe të botës tjetër e që krijojnë sensin e moralit e përmirësojnë gjendjen ekonomike e shoqërore, pa patur model tjetër përkrah në asnjë nga veprat e dijetarëve e të filozofëve. Të vërtetat që predikohen në të i kujtojnë njerëzimit mësime që ai i ka harruar, gjallërojnë linjat e vdekura të veprimtarive shoqërore dhe ngrejnë lart nivelet e moralit.)