Mu’avies
Kijeni frikë Zotin nga barrët që keni marrë mbi vete dhe gjeni në to të drejtën që ju takon vërtet e përqendrohuni në kuptimin e asaj, për të cilën s’do mund të përligjeni dot duke thënë se nuk e dinit. Sepse shtigjet e bindjes dëftohen nga shenja të dukshme, udhë të ndriçuara dhe të drejta e qëllime të përcaktuara qartë. Të lartët ecin drejt tyre e të ulëtit u largohen. Ai që u kthen shpinën, shmanget nga e drejta e ecën me tahmin, si i shas tisur, e Zoti ia heq mirësinë e Tij dhe e godit me ndëshkimin e Tij. Prandaj, ruhuni nga vetja. Zoti jua ka rrëfyer tashmë rrugën që duhet ndjekur dhe pikën ku duhen ngjitur arritjet personale. Kurse ju nxitoni drejt cakut të humbjes dhe pozicionit të armikut të fesë. Egoja ju shtyn drejt së keqes, ju fut në udhë të gabuar, ju çon në shkatërrim dhe ju ka ngritur barrikadë mbi rrugën drejt së vërtetës.