29. Letër

 

Popullit të Basras

 

Mosmarrëveshjet, grindjet dhe armiqësia që ekzistojnë në gjirin tuaj s’janë më të fshehta për asnjeri. Unë i fala keqbërësit midis jush dhe s’e lashë shpatën time të binte mbi ata që ia mbathën. Dhe i pranova të gjithë njerëzit tuaj, që më erdhën. Po qe se ju shtyjnë ta prishni marrëveshjen që keni me mua dhe ide rrënimtare e absurde ju nxitin të hidheni kundër meje, atëhere mbani vesh: Unë i kam të gatshëm kuajt dhe i mbaj të shaluara devetë e barr ës. Në qoftë se më detyroni të marshoj kundër jush, do t’ju bie në një mënyrë të atillë, saqë vetë beteja e Bedrit të duket lojë fëmijësh para saj. E prapë, s’do ta harroj pozitën e lartë të njerëzve tuaj të bindur dhe të drejtën e shtetasve të sinqertë, e nuk do t’i ngatërroj të pafajshmit me fajtorët dhe besëmbaj-tësit me besëthyerësit.