Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

27. Udhëzime

 

Drejtuar Muhammed bin Ebu Bekrit, kur Imam Aliu e caktoi Governator të Egjiptit

 

Sillu i thjeshtë me njerëzit, tregohu dashamirës me ta, takoi me përzemër si dhe jepu trajtim të barabartë, që më i larti të mos shpresojë prej teje padre jtësi në favor të tij, dhe më i ulëti të mos dëshpërohet për drejtësinë tënde ndaj tij.

O krijesë e Zotit! Zoti do të të pyesë, me siguri, për veprimet e tua, qofshin  të mëdha apo të vogla e të hapura apo të fshehta. Nëse Ai të ndëshkon, kjo është se ke qenë i padrejtë, e nëse të fal, kjo është se është i Mëshirshmi. Dije, o krijesë e Zotit: Ata që i druhen Zotit, shijojnë gëzimet e kësaj bote kalimtare, por shpërblehen bujarisht edhe në botën tjetër, që vjen pas saj; e kjo, se bëhen pjesëtarë në punët tokësore të të tjerëve, ndërkohë që të tjerët s’ndajnë me ta asnjë nga punët e botës tjetër. Ata jetojnë në këtë botë në mënyrën më të mirë të jetesës dhe vjelin prej saj frytet më të zgjedhura.

 

Ata shijojnë çdo gjë të saj, duke mbetur njerëz pa pretendime, dhe marrin prej saj me virtyt çdo gjë që merr edhe arroganti, vanitozi e tirani. Pastaj largohen, pasi kanë mbledhur prej saj zahiré që u mjafton për t’i vajtur udhëtimit deri në fund, e pasi kanë përmbushur një marrëveshje me shumë leverdi.

 

Ata i shijuan të mirat e kësaj bote, ndërkohë që shmangnin kurthet e saj dhe besonin pa u lëkundur në afërinë me Zotin e ditët që vinin, si dhe të jetës tjetër, kur nuk do t’u mohohen dëshirat e kur shpërblimi që do t’u jepet, nuk do të jetë aspak i vogël. Prandaj, o krijesë e Zotit, ki frikë nga vdekja dhe mënyrat se si të vjen dhe mbaj gati ç’të duhet për ta pritur. Ajo do të vijë në jetën tënde si ngjarja më e madhe e saj, qoftë për mirë e pa asnjë shans keqësimi, apo për keq e pa asnjë shans përmirësimi. Kush është më afër Parajsës, se ai që përpiqet për të?

 

Kush është më afër Skëterrës, se ai që i shërben?! Vdekja gjueton mbi gjurmët e tua. Po të ndalesh, të kap, e po të rendësh për t’i ikur, të arrin. Më e ngjitur pas teje se vetë hija jote! Ajo është me ty dhe të mban mbërthyer fort për ballukesh, ndërkohë që kjo botë e kjo jetë të largohen pak e nga pak në çdo frymëmarrje. Prandaj, druaju zjarrit me bark të pangopur, flakët e të cilit janë të egra dhe ndëshkimi i të cilit është i panjohur, sepse ai zjarr është përherë i ri; sepse ai është vendi ku nuk njihet mëshira e ku nuk i vihet më veshi asnjë përgjërimi. Asnjë dhimbje s’kurohet më në të.

 

Në qoftë se mund ta rrënjosësh thellë në gjoksin tënd adhurimin e Zotit dhe t’i varësh shpresat vetëm tek Ai, bëji të dyja këto gjëra. Njeriu mund t’i varë shpresat tek Ai në masën që përkushtohet ndaj Tij. Ai që ushqen shpresat më të mëdha tek Zoti është, pa dyshim, ai që i trembet më shumë.

 

O Muhammed, bir i Ebu Bekrit! Dije që të kam dhënë në ngarkim Egji ptin, fuqinë time më të madhe. Detyra ta kërkon t’u kundërvihesh pasioneve të tua e t’i shërbesh fesë tënde si mburojë, edhe sikur vetëm një orë të mbetesh në këtë botë; e mos e zemëro Zotin për t’u pëlqyer të tjerëve, se është Zoti që i shpërblen të tjerët, ndërkohë që asnjë s’mund t’i japë Zotit gjë. Thuaji lutjet kur kanë kohën e jo më herët, ngaqë të tepron pak kohë e lirë, dhe as më vonë, ngaqë ke qenë tepër i zënë. Kujto që përkushtimi dhe fisnikëria e veprimeve të tua varet nga sinqeriteti dhe përpikmëria e lutjeve të tua.

 

Pjesë e së njëjtës letër:

 

Nuk mund të jenë të barabartë prijësi për në udhë të mbarë dhe prijësi për në rrënim, as miku i Profetit e armiku i tij. I Dërguari i Zotit më ka thënë: “Nuk më trembin teprimet e atyre që besojnë vërtet ndër njerëzit e mi, as ato të idhujtarëve. Zoti do t’ia falë mbrojtjen besimtarit për shkak të besimit të tij, e idhujtarin do ta përulë për shkak të mosbesimit të tij. Kam frikë vetëm ata që fjalët i kanë të matura e të ditura, kurse zemrat hipokrite. Gjërat që thonë ata, duken të mira, por punët e tyre janë të liga”.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top