22. Letër

 

Abdullah ibn Abbasit

 

Ndodh që njeriu të ndihet i kënaqur, kur siguron një gjë që s’kishte rrezik ta humbiste, ndërkohë që e vreros humbja e një gjëje, që s’duhej t’i binte fare në duar. Duhet lumturuar nga ç’korr për jetën e ardhshme e duhet pikël luar nga ç’humb e s’merr dot me vete. Mos u kënaq shumë prej asaj që i merr kësaj bote, dhe mos u helmo shumë për atë që humbet prej saj. Më shumë të shqetësohesh për ç’pritet të vijë pas vdekjes.