Edhe kjo Ziadit Hiq dorë nga shpërdorimet e ji i moderuar e i matur. Kujto çdo ditë ditën që vjen pas. Mbaj nga fondet sa ke nevojë, pjesën tjetër dërgoje për ditën kur do kesh nevojë327. Mos vallë shpreson se Zoti do të ta japë shpërblimin që ka caktuar për të përunjurit e të dhembshurit, duke mbetur arrogant e i pazemërt në shikim të Tij? Vërtet, vallë, lakmon që Ai t’ju japë shpërblimin e atyre që ushtruan mëshirën, ndonëse gëzoni të mirat që u mohohen vejushave dhe njerëzve të pafuqishëm? Nuk ka dyshim që njeriu shpërblehet në pajtim me veprat e tij dhe që do të gjejë përpara ç’ka nisur përpara.