Një governatori të tij BujqitI e qytetit tuaj më ankohen për rreptësi, kokëfortësi, mizori e trajtim poshtërues nga ana juaj. Unë e kam vrarë mendjen shumë për këtë. Është e qartë që ata nuk mund të afrohen, përderisa janë të pafé, por as të largohen e trajtohen çnjerëzisht, sepse janë nënshtetasit tanë dhe me ta kemi lidhur ca marrëveshje që duhen respektuar. Sillu ndaj tyre në një rrugë të mesme, mes rreptësisë e butësisë, dhe ruaj ndaj tyre qëndrim autoritar, duke mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme e korrekte e duke i mpleksur ato me qëndrime afruese e dashamirëse, në e dashtë Zoti këtë gjë.
____________
(Këta bujq ishin hebrenj, prandaj dhe governatori i Imam Aliut nuk i trajtonte njësoj me muslimanët. Të indinjuar nga kjo, ata i shkruan Imamit dhe iu ankuan për sjelljet e tij të ashpra. Në përgjigje, Imam Aliu i kërkoi governatorit që të zbatonte ndaj tyre një trajtim të njerëzishëm, por pa e tejkaluar masën e butësisë, që të mos e keqpërdornin për të krijuar turbullira. Natyrisht, zbutja e tepruar e kontrollit mbi ta mund t’i nxiste të për-fshiheshin në intriga dhe komplote kundër qeverisjes muslimane, duke i krijuar administratës vendore lloj-lloj shqetësimesh e problemesh; nga ana tjetër, ndjekja e një politike tërësisht autoritare e të mbështetur vetëm në dhunë nuk mund të përligjej kurrsesi, sepse ata ishin shtetas të tyre dhe, si të tillë, kishin të drejta që s’mund të mos përfilleshin.)