Mu’avies, në përgjigje të një letre
Sa për kërkesën që bëni për Sirinë, unë s’mund t’ju jap sot atë që ju mohova dje. Sa i takon thënies suaj se lufta po e bluan Arabinë, aq sa vetëm fryma i ka mbetur ende pa dhënë, dijeni se kush bluhet për hir të së drejtës, shkon në Parajsë, e kush bluhet për hir të së padrejtës, shkon në Skëterrë. Sa për pretendimin tuaj për barazi vlerash në luftëra e numër të njerëzve që na pasojnë, ju s’mund të jeni më prapa në vënien e Besimit në dyshim e shkeljen e tij, nga ç’jam unë përpara në bindjen te Besimi e shërbimet ndaj tij; as njerëzit tuaj të Sirisë nuk janë më të etuar për këtë botë, nga ç’janë irakenët e mi për fa voret e Zotit e të Profetit të Tij.
Sa për thënien tuaj, se ne të dy jemi bij të Abdul Munafit, kjo s’vihet në dyshim. Por Umejái nuk mund të jetë Hashim, as Harbi Abdul Muttalib, as Ebu Sufiani Ebu Talib; një muhaxhir nuk mund të vihet kurrsesi në kandar me atë që u fut në liri vetëm ditën që ra Meka; një që ka prejardhje të kulluar, nuk mund të krahasohet me një që del nga mjegulla e nga prindër të adoptuar; mbrojtësi i së vërtetës s’mund të jetë kut për mbrojtë sin e së gabuarës, dhe as besimtari nuk mund të jetë masë e hipokritit. Sa të ligj janë pasardhësit, të cilët ngulin këmbë në gjurmët e paraardhësve, që e kanë zënë tashmë vendin e tyre në Skëterrë!
Për më tepër, ne317 kemi vetinë e shquar të profetësisë, me të cilën fren uam të fortin e ngritëm më këmbë të shkelurin me këmbë. Kur Zoti desh që Arabia të futej në gji të fesë së Tij e njerëzit iu shtruan asaj me ose pa dashje, ju ishit midis atyre që u futën në fé ose nga lakmia, ose nga frika, në një kohë kur rrugën e saj e kishin çarë të tjerët e kur muhaxhirët e parë kishin fituar e shijuar bekimet e Zotit për meritat e tyre të veçanta. Kështu pra, mos e lejoni Shejtanin të bëhet zot i punëve tuaja dhe mos i jepni dorë që ta forcojë pushtetin e tij mbi ju.
________
(Gjatë betejës së Siffinit, Mu’avia mendoi t’i kërkonte Imam Aliut provincën e Sirisë, duke bllofuar me dinakëri për të arritur qëllimet e tij. Këtë ide e diskutoi me Amr bin Asin, po ky kishte tjetër mendim e i tha: “O Mu’avie, mendo pak ç’efekt do ketë kjo letër jotja te Aliu. Kështu nuk e bind dot të futet në kurthin tënd”. Por Mu’avia këmbëngulte: “Ne jemi të gjithë pasardhës të Abdul-Munafit. Ç’ndryshim ka mes meje e Aliut, që do mund t’i jepte epërsi mbi mua e do bënte të mos e fitoj këtë lojë?” Amri i tha: “Nëse ti mendon kështu, shkruaje letrën e prit ç’do të ndodhë”. Pas kësaj, Mu’avia shkroi një letër, ku i bënte Imam Aliut kërkesën për Sirinë. Në të i shkruante: “Ne jemi pasardhës të Abd Munafit. Mes nesh nuk ka ndryshim të njërit nga tjetri”. Atëhere Imam Aliu iu përgjegj me këtë letër, ku përmend paraardhësit e tij e të Mu’avies, dhe ia hedh poshtë gjithë pretendimet për vlera të njësojta. Vërtet që origjina e të dyve ishte e njëjtë e zinxhiri i tyre atëror bashkohej te Abd Munafi, po pasardhësit e Abd She msit kishin qenë burimi i gjithë të këqijave në moral e karakter. Ata u përfshinë dhe në herezi e vese, kurse shtëpia e Hashimit kishte adhuruar një Zot të Vetëm e iu shmang idhujtarisë.
Në qoftë se degët që rriten nga e njëjta rrënjë mbajnë edhe lule, edhe gjemba, kjo s’do të thotë që lulja është e njëjta gjë me gjembin. Në fund të fundit, nuk është nevoja për shpjegime të hollë sishme, për të provuar që Umejai e Hashimi, Harbi e Abdul Muttalibi dhe Ebu Sufiani e Ebu Talibi nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin në ndonjë pikë. Këtë përfundim e pranojnë gjithë historianët e biografët e kohës. Pas kësaj përgjigjeje, edhe vet Mu’avia nuk guxonte dot të përgënjeshtronte, sepse nuk fshihet dot kurrsesi fakti që, pas Abd Munafit, prestigjin më të lartë te kurejshët e kishte Hashimi.
Pikërisht prandaj, atij i ishin besuar postet më të rëndë sishme në lidhje me Qa’ben, si dhe postet e Sikajes dhe Rifajes. Ushtrimi i detyrave të tilla të larta gjatë kohës së Haxhillëkut bënte që tek ai të vinin e të rrinin karvane të panumërta dhe ai të ishte në çdo rast mikpritësi bujar e i këndshëm i të gjithëve.
Të gjithë ata që patën rast të shijonin bujarinë dhe dashamirësinë e tij, e lëvdonin për shumë e shumë kohë më pas. Bir i denjë i këtij babai kaq zemërgjerë e kurajoz ishte Abdul Muttalibi, emri i të cilit ishte Shibe dhe mbiemri Sejid ul-Batha. Ndër kurejshët, ai ishte pasardhës i linjës fisnike të Ibrahimit dhe mishërim i madhështisë e aftësive për të udhëhequr. Kurajua e lartë dhe larg pamësia e famshme e bëjnë një nga yjet më të shndritshme të pasardhësve të Ibrahimit. Abd Munafi ishte një perlë dhe Abdul Mutalibi ishte lustra e saj.
Biri i Abdul Muttalibit ishte Ebu Talibi, prehri i të cilit u bë djep për fëmijën jetim të Abdullahut, si dhe vendi ku Profeti mori mësimet e tij të para. Ai e edukoi Profetin nën kujde sin e vet dhe i dha mbrojtje kundër armiqve. Të krahasosh me ta Ebu Sufianin dhe Umejen apo t’i mendosh këta njerëz si shokët e tyre, është njësoj sikur të mbyllësh sytë për të mos e parë ndriçimin si dritë, por si terr. Pasi nxjerr në dukje këto ndryshime në prejardhje, pika tjetër e dallimit ku fokuso het Imam Aliu është fakti se vet ai ishte muhaxhir, kurse Mu’avia ishte talik, pra një nga ata, të cilët Profeti i fali ditën që ra Meka. Kur Profeti u fut fitimtar në Mekë, i pyeti kurejshët, si mendonin se duhej të sillej me ta. Të gjithë i thanë se prej tij prisnin vetëm mirë, përderisa ishte biri zemërgjerë i një babai zemërgjerë. Atëhere Profeti u tha: “Ju meritonit të mba heshit të gjithë si skllevër, por po liheni të lirë vetëm për t’ju futur në borxh”. Midis këtyre jetëkursyerve ishin edhe Mu’avia dhe Ebu Sufiani. Lidhur me këtë, Sheikh Muhammed Abduhu dhe Ibn Ebi’l-Hadidi regjistrojnë këtë shënim në komentet e tyre për këtë letër: Ebu Sufiani dhe Mu’avia ishin që të dy midis atyre, të cilëve u ishte falur jeta. (Sherh Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 17, f. 119; Sherh Muhammed Abduh, vol. 3, f. 17).
Pika e tretë e dallimit është fakti që pema e prejardhjes së Imam Aliut është e pastër dhe e qartë e në të nuk gjendet asnjë hallkë e dyshimtë. Përkundër kësaj, ai e cilëson Mu’avien me fjalën ‘Lasik’, të cilën njerëzit e mësuar e përdorin në kuptimin ‘personi, të cilit i vishet atësia e dikujt, që nuk është ati i tij biologjik’. Dyshimi i parë që ngrihet për Umejen lidhur me këtë çështje është nëse ai ka qenë vërtet bir natyral i Abd Shemsit, apo një skllav i tij, që e konsideronin si birin e tij të vetëm, ngaqë ishte edukuar prej tij. Alame Mexhlisi transmeton përmes Kamil Bahait në Bihar ul-Enwar: Umeja ishte një skllav bizantin i Abd Shemsit. Kur vuri re inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij, i dha lirinë dhe e birësoi, kështuqë ai filloi të quhej Umeje, bir i Abd Shemsit, si Zejdi që thirrej Zejd bin Muhammed, para se të zbulohej ajeti (Bihar ul-Enwar, bot. I, vol. 8, f. 383).
Dyshimi i dytë në linjën e Umejes është nëse Harbi, i cili njihet si pasardhësi i tij, ishte vërtet bir i tij, apo skllav i edukuar prej tij. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi citon nga libri el Aghani i Ebu’l-Faraxh el-Isfahaniut: Mu’avia kërkoi të dinte nga Debali, eksperti i gjenealogjive, nëse kishte bërë studime rreth Abdul Muttalibit, dhe ai i dha një përgjigje pohuese.
Më tej pyeti se si rezultonte, dhe Debali iu përgjigj: “Ai kishte prestigj të lartë, ishte i bukur dhe burrëror, kurse në fytyrë i rrezëllinte shkëlqimi i Profetësisë”. Pas kësaj Mu’avia deshi të mësonte nëse Debali kishte studiuar edhe për Umejen, e ai iu përgjigj: “Me trup të dobët e shën detlig, me shpinë të kërrusur dhe sy të verbuar. Përpara i printe një skllav që e çonte gjithandej”. Mu’avia i tha se ky duhej të kishte qenë biri i tij, Ebu Umeri (Harbi), por ai këmbënguli: “Ju thoni kështu. Por kurejshët e dinë që ai ishte skllav i tij”. (Kitab ul Aghani, Vol. 1, f. 12; Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 17, f. 231-232).
Lidhur me këtë problem, dyshimi i tretë bie mbi vetë Mu’avien. Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan: Nëna e Mu’avies, Hindi, bënte jetë të shthurur e të pamoralshme. Zamakhsheriu ka shkruar në librin e tij Rabi ul-Abrar se Mu’avia mund të jetë bir i katër etërve të mundshëm, që ishin: Musefir bin Amri, Ammar bin Welid bin Mugire bin Shube, Abass bin Abdul Muttalibi dhe Sabahu (Sherh Nehxhul Belaga, vol. 1, f. 336).
Pika e katërt e dallimit që ka vënë në dukje Imam Aliu është se ai vetë i ishte përkush tuar së Drejtës, kurse Mu’avia i ishte përkushtuar padrejtësisë. Në fakt, nuk ka nevojë të pro vohet që e gjithë jeta e Mu’avies i është kushtuar dhunës ndaj së drejtës dhe pasionit për të padrejtën. Nuk rezulton në asnjë rast të vetëm, që ai të ketë bërë ndonjë hap të sinqertë drejt të Vërtetës.)