16. Udhëzime

 

Imam Aliu i porosiste pasuesit e tij në këtë mënyrë lidhur me taktikën e luftimeve:

 

S’duhet t’ju brengosë tërheqja, pas së cilës synohet rikthimi, as sprapsja, pas së cilës vjen sulmi. Lërini shpatat tuaja të bëjnë detyrën e drejtësisë. Zgjid heni vendin, ku do shkatërrohen trupat e armiqve tuaj, përgatituni për t’i f lakur heshtat larg e goditur me shpatë me gjithë forcat; dhe mbyteni zërin, se kështu mbani nën kontroll edhe frikën. Për Atë Zot, që shpërthen farën e rrit prej saj bimën, e që krijoi qeniet  me jetë! Ata që qëndrojnë përballë jush nuk e përqafuan Islamin, veçse me gojë dhe sa për të ruajtur sigurinë dhe pasuritë e tyre. Ata i ruajtën thellë në gji idhujt e tyre e, me të gjetur ndihmës kundër tij, e treguan hapur dhe faqe të gjithëve armiqësinë e tyre.