15. Thirrje

 

Para ndeshjes me armikun, Imam Aliu e kishte zakon t’i drejtohej Zotit në këtë mënyrë:

 

  • O Zoti im, zemrat na janë malluar për Ty, duart i shtrijmë kah Ti, sytë na shohin vetëm Ty, këmbët na shpien tek Ti dhe trupat na treten për Ty.
  • O Zoti im, armiqësia e fshehtë ka dalë hapur në shesh dhe kazani i së keqes po vlon.
  • O Zoti im: Të ankohemi për mungesën e Profetit tonë, për mizërinë e armiqve tanë dhe për shtimin e ambicieve tona. “Zoti ynë! Vendos me të vërtetën ndër ne e ndër njerëzit tanë. Ti je më i Miri i Gjykatësve.” (Kur’ani, 7:89).