Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

14. Udhëzime

 

Ushtarëve, përpara se të ndesheshin me armikun në Siffin

 

 

Mos e nisni ju luftën, veç në fillofshin vet, se, për Atë Zot, jeni ju në të drejtë. T’i lësh ata ta nisin të parët e bën dhe më të drejtë pozitën tuaj lidhur me ta. Në dashtë Zoti që armiku të pësojë disfatë, mos i vrisni ata që dorëzo hen e marrin arratinë, mos i godisni e gacmoni njerëzit e pafuqishëm dhe mos i sulmoni të plagosurit; e mos i fyeni e prek-ni gratë, edhe sikur t’ju shajnë në nder me fjalë pise, apo të lëshojnë rromuze kundër oficerëve tuaj, sepse ato janë të dobëta në karakter, inteligjencë e mendje dhe tremben e acarohen lehtë. Në ditët e Profetit të Shenjtë ne kemi patur urdhër t’u rrinim larg, ndonëse s’besonin në Zot. Bile edhe në periudhën e paraislamit, po të godiste një burrë një grua me gurë apo shkop, gjykohej ashpër dhe merrej hak mbi pasardhësit e tij.

 

_____________

 

( Përgjegjësia për luftën dhe betejat që u zhvilluan midis Imam Aliut dhe Mu’avies bie vetëm mbi Mu’avien, sepse ai e nisi luftën i pari, duke ia hedhur me të padrejtë Imam Aliut fajin për gjakun e Kalifit, ndonëse i njihte mirë shkaqet e vërteta, që shpunë në vras jen e tij, si dhe personat që e vranë. Por ai nuk kishte rrugë tjetër si t’i arrinte qëllimet e tij, përveçse duke krijuar situata të tilla.

 

Në fakt, ai u fut në luftë për të ruajtur sundimin e tij, që ishte tepër agresiv dhe nuk sillej dot në kufijtë e tolerancës. Ai e dinte mendimin e përgjith shëm të muslimanëve, sipas të cilit revolta dhe rebelimi kundër Imamit të ligjshëm janë të paligjshme. Kështu, për shembull, Imam Newewiu shkruan:

 

Mos luftoni kundër autoriteteve për çështje pushteti, as mos ngrini pretendime ndaj tyre, veçse kur shihni që kryhen gjëra që dihet se janë në kundërshtim të plotë me Islamin. Në qoftë se i shikoni duke vepruar në këtë frymë, gjykojeni këtë gjë si gjë të keqe për ta dhe thuajeni të vërtetën kudo që të jeni; por muslimanët e kanë të ndaluar në mënyrë të prerë që të ngrenë krye e të luftojnë kundër tyre. (Sherh Sahih Muslim, Newewi, vol. 2, f. 125; lidhur me këtë mund të shikohet edhe el-Kadi Ebu Bekr Mu hammed ibn et-Tajib el-Bakilani [950-1013], një nga dijetarët e mëdhenj esh’aritë, në et-Temhid, f. 186; po kështu Saduddin Mes’ud ibn Umer et-Taftazani [1312-1390] në Sherh ul-Mekasid, vol. 2, f. 272).

 

Kurse Abdul-Kerim Shehristaniu shkruan: Kushdo që ngrihet kundër Imamit të vërtetë njihet si ‘harixhit’ ose ‘devijator’, në bazë të mendimit të përgjithshëm të ummetit islam. E njëjta gjë vlen edhe në ditët e sahabëve për rastin e revoltave kundër Imamëve të ligjshëm, madje edhe pas tyre - kundër atyre që i trashëguan në virtyt. (el-Milel we’n-Nihel, f. 53).

 

S’ka dyshim që veprimi i Mu’avies ishte shprehje revolte dhe rebelimi. Rrjedhimisht, nga ngritja me armë kundër tij nuk cenohej aspak kodi i paqedashjes. Në fakt, ky qëndrim përbën një të drejtë të natyrshme të atij, ndaj të cilit bëhet padrejtësi; në qoftë se ai privohet nga kjo e drejtë, nuk do kishte më asnjë mënyrë se si të pengohej padrejtësia e dhuna dhe si të mbroheshin të drejtat në këtë botë.

 

Ja pse Zoti ka lejuar kundërshtimin e armatosur të rebelizmit. Zoti thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh janë në grindje, përpiquni t’i pajtoni, e nëse njëri prej tyre dhunon tjetrin, luftoni kundër grupit që dhunon, derisa t’i bindet udhëzimit të Zotit; e nëse ai kthehet në udhë të mbarë, vendosni paqe të drejtë midis tyre dhe veproni me drejtësi, sepse Zoti i do me të vërtetë të drejtët.” (Kur’ani, 49:9).

 

Ky është argumenti i parë, që ka Imam Aliu parasysh, kur thotë: “Për Hir të Zotit, ju keni arsyen e drejtë”. Por edhe pas përdorimit të këtij argumenti, ai e ndalonte ushtrinë të merrte inisiativën e fillimit të përleshjes, sepse donte që kjo inisiativë të mos ishte nga ana e tij, në mënyrë që ta zhvishte shpatën vetëm për t’u mbrojtur. Sepse kur dështojnë të gjitha përpjekjet për paqe e pajtim dhe kur është armiku ai që bën hapa konkrete drejt luftës, atij s’i mbetet më arsye për t’u përligjur. 

 

Pas kësaj Imam Aliu nuk mund të fajësohet më se ishte i dëshiruar për luftë, apo të akuzohet për veprime sulmuese. Pas kësaj mbetet për t’u përmbushur vetëm detyrimi për të penguar padrejtësinë dhe tiraninë, gjë që Zoti e urdhëron me fjalë fare të qarta. Kështu, është Ai që thotë: “Luftoni në rrugën e Zotit kundër atyre që ju luftojnë, po mos sulmoni ju të parët, sepse Zoti s’i do agresorët.” (Kur’ani, 2:190). Nga ana tjetër, të luftosh Imam Aliun do të thotë të luftosh kundër vet Profetit, sepse Profeti ka thënë:

 

“O Ali! Lufta ndaj teje është luftë ndaj meje”.

 

Këtej del se ai që lufton kundër Imam Aliut meriton të njëjtin trajtim që patën ata që luftuan Profetin e Shenjtë. Por Zoti ka shpallur këtë ndëshkim për ata që guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë: “Për ata që e luftojnë Zotin e të Dërguarin e Tij e që përhapin të keqen mbi tokë, ndëshkimi është që të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duar e këmbë e t’u shqyhen, dhe të dëbohen nga vendi. Për ata, ky ndëshkim është poshtërim në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër do të ketë dënim shumë të madh për ta.” (Kur’ani, 5:33).

 

Udhëzimet e Imam Aliut për rregullat që duheshin respektuar gjatë luftës, sidomos ndalimi i keqtrajtimeve ndaj atyre që marrin arratinë apo ndaj të plagosurve, janë kaq të larta në pikëpamje të aspektit moral, saqë mund të shikohen si model i përsosur i vlerave morale dhe i standardit të lartë islam gjatë luftës. Për më tepër, këto udhëzime nuk kanë mbetur kurrë në nivelin e fjalëve, sepse Imam Aliu i zbatonte me korrektësi, duke i urdhëruar dhe të tjerët që t’i zbatonin pikë për pikë.

 

Ai nuk ka toleruar në asnjë rast të vetëm gjuetinë e dezertorëve, sulmin mbi të pafuqishmit apo keqtrajtimin e grave; bile ai nuk e shkeli këtë parim të tij as në fushbetejën e Xhemelit, ku në krye të ushtrisë kundërshtare ishte një grua. Pas disfatës dhe kapitullimit të armikut, ai dha një provë të karakterit të tij të lartë, duke e shoqëruar Nënën e Besimtarëve me një eskortë të posaçme deri në Medinë. Po të kishte qenë tjetër njeri në vend të Imam Aliut, do kishte zbatuar ndaj saj të njëjtin dënim, që meri tohej të jepej në raste të tilla. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi ka shkruar:

 

 Po të kishte bërë me kalifin Umer atë, që ajo bëri me Prijësin e Besimtarëve, duke e ngritur popullin për rebelim kundër tij, ai do ta vriste e bënte copa-copa, me të arritur f itoren mbi të; por Imam Aliu ishte tepër i përmbajtur e zemërgjerë. (Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 17, f. 254).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top