13. Letër

 

Dy komandantëve

 

Kam caktuar MalikI bin Harith Eshterin si komandant tuajin e të të gjitha ushtrive që ndodhen nën komandën tuaj. Prandaj zbatoni urdhrat e tij dhe shikojeni si parzmoren dhe mburojën tuaj. Ai është prej atyre njerëzve, të cilëve nuk është për t’ua patur frikën e dobësisë e të gabimit, as të ngurr imit, aty ku është më i përshtatshëm nxitimi, apo të nxitimit, aty ku kërkohet maturi, vlerësim dhe manovër.

 

( Imam Aliu nisi drejt kufirit me Sirinë Ziad bin Nazrin dhe Shureih bin Haniun në krye të një kontingjenti pararojë prej dymbëdhjetë mijë vetash, i cili ndeshi rrugës Ebu’l Ewar Selemin me një repart sirianësh, që kishin kampuar pranë Sur-i Rum. Ata njoftuan lidhur me këtë Imam Aliun nëpërmjet Harith bin Xhemhanit. Atëhere ai dërgoi si koman dant të tyre Malik bin Harith Eshterin dhe shkroi edhe këtë letër për t’i informuar. Fjalët e pakta, por plot kuptim, me të cilat Imam Aliu përshkruan Malik Eshterin, japin një tablo të saktë të inteligjencës, mençurisë, kurajos, trimërisë, përvojës e zotësisë së tij në artin e luftës, si dhe të bukurisë e madhështisë së tij shpirtërore.