Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

11. Udhëzime

 

 

Imam Aliu ia dha këto udhëzime një reparti ushtarak, të cilin e kishte nisur në front për t’u ndeshur me armikun Kur marshoni drejt armikut apo marshon ai drejt jush, bëni kujdes ta zgjidhni pozicionin e forcave tuaja në maja lartësishë ose përskaj maleve e në bërryla lumenjsh, në mënyrë që këto vende të mund t’ju shërbejnë si mburojë dhe si bazë nisjeje e rikthimi e të mund t’i mbani lehtësisht nën kontroll lëvizjet e kundërshtarit. Beteja duhet dhënë vetëm nga një ose dy anë, e shumta, pa e futur në veprim të gjithë ushtrinë. Vendosni vrojtues në majat e maleve dhe   në pjesët më të ngritura të pllajave308, në mënyrë që armiku të mos mundë t’ju zërë në befasi nga ndonjë drejtim, qoftë ky i dyshuar apo nga ata që duken si të sigurtë. Dhe dijeni, që pararojat e një ushtrie janë sytë e saj, kurse sytë e para rojës janë zbuluesit e saj. Shmangiuni hallakatjes së forcave. Kur uleni, uluni bashkë të gjithë, dhe kur lëvizni, lëvizni bashkë të gjithë. Kur vjen nata, ngulni heshtat në një rreth e mos flini, po vetëm kotuni, sa për të gënjyer gjumin.

 

( Zijad bin Nazr Harithi dhe Shureih bin Haniu ishin komandantë të dy reparteve ushtarake prej tetë mijë dhe katër mijë njerëzish, të kampuara në Nekile, që Imam Aliu i urdhëroi të marshonin drejt kufirit me Sirinë. Gjatë zbatimit të kësaj detyre, midis të dy ko mandantëve kishin lindur probleme lidhur me rangun e secilit, gjë për të cilën njoftuan edhe Imam Aliun me anë të letrave, ku i ankoheshin për njëri-tjetrin. Në përgjigje, Imam Aliu u shkroi se kur të marshonin bashkarisht, komandën e forcave do ta mbante Zijad bin Nazri, e kur të marshonin veç e veç, secili do të mbante nën komandë trupën e vet. Në këtë letër Imam Aliu shkruajti edhe disa udhëzime. Sejjid Raziu ka përfshirë në libër vetëm pjesën që ka të bëjë me to, për faktin se ato e kanë ruajtur aktualitetin dhe rëndësi në e tyre të pamohueshme edhe në taktikat e luftimit të kohëve të mëvonshme. Sipas tyre, në rast se forcat ndodhen ende në fazën e përgatitjes për ndeshje, ato duhen kampuar në maja malesh ose kthesa lumenjsh, sepse kjo u jep dorë për t’i shfrytëzuar si llogore zonat e ulëta të lumenjve dhe si mure fortesash majat e maleve. Kjo krijon një siguri më të madhe tek luftëtarët dhe lehtëson përballimin e armikut nga anët e tjera. Veç kësaj, sulmi duhet bërë në një drejtim ose, e shumta, në dy, në mënyrë që të shmanget dobësimi i ushtrisë për shkak të shpërndarjes së saj në fronte të ndryshme. Së treti, vëzhguesit duhen vendosur në pika vrojtimi, që zgji dhen në vende të ngritura e maja malesh, në mënyrë që alarmi të jepet përpara se armiku të hidhet në sulm. Ndodh shpeshherë që armiku të sulmojë në drejtimin nga nuk e pret, prandaj vrojtuesit duhen vendosur në vende të larta, në mënyrë që të mund të shohin që larg renë e pluhurit të armikut në afrim. Për të sqaruar se sa i rëndësishëm ishte ky udhëzim, Ibn Ebi’l-Hadidi ka regjistruar një ngjarje të njohur: Kur Kehtabe ngriti kampin në një fshat, pasi la prapa Khorasanin, ai dhe Halid bin Bermaku shkuan e u ulën në majën e një kodre aty afër. Nuk kishte shumë që ndodheshin aty, kur Halidi vuri re tufa drerësh, që po vinin duke vrapuar që nga pylli. Me të parë këtë, i tha Kehtabes: “O komandant, çohu e thuaju ushtarëve të marrin armët e të rad hiten për luftë pa humbur kohë.” Kehtabe kërceu përpjetë e qëndroi më këmbë duke parë andej-këndej, pastaj tha: “Unë nuk shoh gjëkundi ushtarë të armikut”. Por tjetri ia ktheu: “O Emir, nuk kemi kohë të humbasim me muhabete. I shikon këta drerë që po shkojnë drejt fshatarëve, duke braktisur strofkat e tyre? Kjo do të thotë që prapa tyre po vjen ushtria e  armikut”. Pas kësaj, u dha urdhër që ushtria të bëhej gati. Dhe nuk kishin mbaruar akoma përgatitjet, kur u dëgjuan zhurmat e patkonjve të kuajve dhe armiku ia behu brenda pak çastesh. Por tani ushtria i kishte marrë masat mirë për mbrojtje dhe e përballoi sulmin me sukses. Pra, në qoftë se Haliti nuk do të kishte qenë në vend të lartë dhe nuk do të kishte vepruar me aq mençuri, ai nuk do ta kishte parë afrimin e armikut dhe njerëzit e tij do ishin zënë në befasi e do ishin asgjësuar krejtësisht. Së katërti, zbuluesit duhet të shpërndahen andej-këtej, në mënyrë që të marrin vesh lëvizjet dhe qëllimet e armikut, për të organizuar punën për dështimin e planeve të tij. Së pesti, kur ushtria kampon, ajo duhet të kampojë bashkë, dhe kur ajo zhvendoset, duhet të zhvendoset bashkë, në mënyrë që armiku të mos e sulmojë kur është e shpërndarë e ta shpartallojë me lehtësi. Së gjashti, gjatë natës duhet formuar një rreth mbrojtës duke vendosur heshtarët rreth e rrotull në mënyrë të tillë që, po të sulmojë armiku, t’i jepet kohë përgatitjes së mbrojtjes e të rrëmbehen armët men jëherë, duke përballuar edhe situatën më të rëndë, kur armiku të lëshojë rrebeshe shigjetash. Së shtati, ushtria të mos flerë me mendje të mbledhur, për të mos i dhënë mundësi armikut ta sulmojë befasisht e ta shkatërrojë përpara se të bëhet gati për kundërveprim.)

 

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top