Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Të njihemi me Profetin (S)
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • ANGLAIS

10. Letër

 

Mu’avies

 

Ç’do bëni, kur veshjet e kësaj bote, me të cilat endët lakuriqësinë tuaj, të leskrohen e bien përdhé, duke zbuluar thelbin tuaj? Bota ju joshi me hiret e saj dhe ju mashtroi me ëmbëlsitë e saj. Ajo ju tundoi, dhe ju e përqafuat. Ajo ju zgjati dorën, dhe ju i shkuat pas. Ajo ju urdhëroi, dhe ju iu bindët. Një lajmëtar do t’ju sjellë së shpejti lajme për gjëra, prej të cilave nuk do të ketë mburojë t’ju mbrojë.

 

Prandaj mos iu futni kësaj pune, po bëhuni i vetëdi  jshëm për llogarinë që do të jepni, (Në Ditën e Gyqit të Madh.) përgatituni për vdekjen që do t’ju marrë së shpejti, dhe mos ua vini veshin atyre që i janë futur rrugës së gabuar. Po të mos veproni në këtë mënyrë, unë do t’ju sjell ndër mend gjithçka që harr uat, ngaqë u harruat pas nepsit.

 

(Kjo shprehje i referohet ajetit: “Ne nuk kemi nisur Profet në ndonjë vend e paria e tij të mos i ketë thënë: ‘Ne nuk i besojmë Mesazhit, me të cilin je dërguar”’. (Kur’ani, 34:34).)

 

Shejtani ju ka mbërthyer në kthetra, ia ka dalë t’i arrijë qëllimet e tij përmes jush dhe tashmë i ka nën kontroll të plotë si shpirtin, dhe gjakun tuaj.

 

O Mu’avie! E si mund të bëheshit ju mbrojtës i nënshtetasve dhe roje e fateve të tyre? Pa asnjë hap përpara, pa një kontribut të njohur nga të gjithë?! Zoti i mbroftë muslimanët, që të mos bien më viktima të fatkeqësive që i kaluan njëherë, dhe Zoti ju ndihmoftë edhe juve, që të mos bini më pré e pasioneve dhe e ambicieve mashtruese, dhe që dukja juaj të mos jetë e ndryshme nga thelbi juaj.

 

 Ju më sfidoni me luftë. Më mirë mos i trazoni të tjerët në këto punë, po ejani tek unë. Lerini ata ta ruajnë gjakun, e vetëm të shohin se cili prej nesh e ka zemrën të ndryshkur e gjakun të molepsur. Unë jam Ebu’l-Hasani, ai që vrau gjyshin (Utbe bin Rebia) tuaj, xhaxhain (Welid bin Utbe) tuaj dhe vëllain (Hanzale bin Ebu Sufian) tuaj, duke i bërë copë e çikë në ditën e Bedrit. E kam dhe sot e kësaj dite shpatën që kisha atë kohë, dhe, edhe sot, i dal armikut përpara me të njëjtën zemër. Unë s’e kam ndër ruar fenë, as kam propozuar ndonjë profet të ri. Unë jam (Duke ecur.) i sigurtë në po atë rrugë të gjerë, që ju s’e pranuat qysh në krye, sepse s’e deshët, dhe të cilën u detyruat ta pranonit më vonë vetëm nga frika, deshët apo s’deshët.

 

 Ju pretendoni se është detyra juaj të kërkoni gjakun e Kalifit, të cilin e dini, pa dyshim, se si dhe kush e derdhi. Hakmerruni pra, nëse doni të hakmerr eni vërtet për të! (Mbi ata, kurse ju ma hidhni mua sfidën e luftës.)

 

E unë sikur e kam të gjallë, mu përpara syve, se si kjo luftë do t’ju copëtojë me dhëmbët e saj e se si do të gulçoni, si ato devetë e ngarkuara nën peshën e një barre të rëndë. Dhe sikur i kam përpara syve njerëzit tuaj të shastisur nga goditjet e paprera të shpatave e nga kërdia e vdekjes, me trupat që u shëmben kufoma pirgje - pirgje, tek më bëjnë thirrje në emër të Kur’anit,megjithëse ata vet janë ose të pafé e mohues të së vërtetës, ose thyerës të besës, sepse kanë qenë betuar më parë për të më ndenjur besnikë.

 

(Kjo profeci e Imam Aliut i referohet betejës së Siffinit. Duke përdorur shumë pak fjalë, ai ka mundur të japë një tablo të plotë të kësaj lufte. Në të vërtetë Mu’avia e kishte humbur fare nga sulmet e irakenëve e po bëhej gati të ikte nga sytë këmbët, ndërkohë që ushtria e tij përpëlitej e lemeritur nën kosën e pandalshme të vdekjes. Më në fund, kur nuk panë rrugë tjetër shpëtimi, njerëzit e tij ngritën Kur’anin mbi shtiza e bënë thirrje për paqe. Vetëm me këtë truk mundën të shpëtojnë jetët ata që kishin mbetur ende gjallë.

 

 Sipas Ibn Ebi’l-Hadidit, është e pamundur që kjo profeci t’i vishet imagjinatës, hamendjes apo nxjerrjes së përfundimeve nëpërmjet analizimit të ngjarjeve. Hollësira të tilla nuk mund të kapen as nga mendjemprehtësia apo intelekti më gjenial. Ato mund t’i zbulojë vetëm ai që i ka burimet e tij të informacionit tek Profeti dhe të fshehtat Hyjnore. Sido që të jetë, të dyja këto raste janë mrekulli ekstreme e tepër domethënëse. Ibn Ebi’l-Hadidi përmend më tej të njëjtën profeci sipas letrave që Imam Aliu i ka dërguar Mu’avies (Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 15, f. 83-85).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Kush i ndau muslimanët në shiitë dhe sunitë... Omer ibn Hattabi apo Abdullah ibn Sebe?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Profet i pashkoluar i cili mesoi dhe edukoi popuj
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Hatixhja - Nëna e besimtarëve
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Ummi Seleme - Nëna e besimtarëve
    • Më e mira bashkëshortja e Profetit (s)
    • Husejnova smrt
  • Të njihemi me Profetin (S)
    • Hyrje
    • “Problemi Muhamedan”
    • Fantazmat e polemikave mesjetare
    • Polemikat ndaj Muhamedit sot
    • Burimet rreth jetës së Profetit
    • Muhamedi Profeti Biblik
    • Si flasin njerëzit me tradita besimesh të ndryshme me njëri-tjetrin?
    • Muhamedi i kujt?
    • Mes Muhamedit dhe Kujtimit të Muhamedit: Lind një profet
    • Si ti drejtohemi Profetit Muhamed (S)
    • KAPITULLI I PARË
      • Bota para Muhamedit (s.a.s)
      • Arabia para islamike: Vazhdimësi apo Shkëputje?
      • Shkretëtira, Tregtia dhe Devetë
      • Klani dhe besnikëritë fisnore, poezia, dhe nderimet
      • E vërteta kundrejt injorancës:
      • Politeizmi në Arabinë Para Islamike
      • Pikëpamja e arabëve para islamikë rreth Zotit
      • Çifutët dhe të krishterët në Arabinë para islamike
      • Gjurmët e Monoteizmit të Ibrahimit në Arabinë Para Islamike
      • Jehona e Ibrahimit dhe Emrat e Zotit
    • KAPITULLI I DYTË
      • Revolucioni Muhamedan
      • Revolucioni si Transformim i Zemrës
      • Lëvizja e parë: Në Malin e Dritës dhe Kthimi
      • Lëvizja e dytë: Miraxhi dhe Kthimi
      • Lëvizja e tretë: Hixhreti
      • Muhamedi, Hipokritët, Çifutët dhe Paganët
      • Jeta familjare e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi në Mekë
      • Kompletimi i pëlqimit të Allahut
      • Kthimi në shtëpi
    • KAPITULLI I TRETË
      • Lartësimi i Muhamedit (s.a.s): Ballë për ballë me Zotin
      • Shkalla e Jakubit dhe Miraxhi i Muhamedit (s.a.s)
      • Nga Meka në Jerusalem dhe Takimi me Profetët
      • Zgjedhja mes Qumështit dhe Verës dhe Xhevahirit të Brendshëm të Natyrës Primitive
      • Vizita e Muhamedit (s.a.s) në parajsë dhe në ferr
      • Takimi i drejtpërdrejtë me Zotin
      • Takimi me Zotin (apo Xhebrailin) ballë për ballë
      • Vështrimet tradicionale të takimit të Muhamedit (s.a.s) me Zotin
      • Tregimet Mistike të Ngjitjes në Gjurmët e Muhamedit (s.a.s)
      • Kthimi tek njerëzimi
    • KAPITULLI I KATËRT
      • Islami si një traditë Ibrahimiane
      • Islami si profeci universal
      • Islami dhe Ithtarët e Librit
      • Kur’ani dhe Ithtarët e Librit sot
    • KAPITULLI I PESTË
      • Jeta pas Profetit
      • Ndarja mes medhhebit suni dhe shia
      • Vdekja e Profetit
      • Zgjedhja e Ebu Bekrit si Kalifi i Parë Suni
      • Emërimi i Omarit si Kalifi i Dytë Suni
      • Zgjedhja e Aliut si Kalifi i Katërt Suni dhe Imami i Parë Shiia
      • Nga Aliu tek Huseini
      • Përkujtimi i Huseinit
      • Ku ishte/është Zoti në Qerbela?
      • Idealizmi i “Pararadhësve të Drejtë” në islamin suni
      • A është Përçarja Brenda Islamit e Përhershme?
    • KAPITULLI I GJASHTË
      • Jehona e lavdisë së Muhamedit (s.a.s)
      • Muhamedi, Eric Clapton dhe Historia e Lejlës dhe Mexhnunit
      • Sjelljet e bekuara, trupi i bekuar, kujtimi i bekuar
      • Të Kujtuarit e Profetit Nëpërmjet Arteve
      • Dija e Haditheve si Trashëgimi
      • Përkushtimi ndaj Muhamedit (s.a.s)
      • Përkujtimi dhe diskutimi rreth Profetit sot
      • Çfarë Do të Bënte Muhamedi?
      • Kujtimi i Muhamedit (s.a.s) për Ata që Nuk e Kanë Parë Kurrë Atë
      • Çfarë do të Bënte Muhamedi Sot?
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • ANGLAIS
    • PREFACE
    • INTRODUCTION
    • AUTHOR’S PREFACE
    • THE LIFE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL ‘ALĪ B. ABĪ ṬĀLIB
    • VIRTUES, QUALITIES AND ACIEVEMENTS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE MILITARY EXPLOITS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE ROLE OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL IN THE LAST YEAR OF THE PROPHET’S LIFE
    • LEGAL DECISIONS OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • MEMORABLE WORDS AND SPEECHES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • SOME OF THE MIRACLES OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE CHILDREN OF THE COMMANDER OF THE FAITHFUL
    • THE LIFE OF THE OTHER IMAMS
      • IMAM AL-ḤASAN B. ‘ALI
      • IMAM AL-HUSAYN B. ‘ALI
      • IMAM ‘ALI B. AL-HUSAYN
      • IMAM MUHAMMAD B. ‘ALI AL-BAQIR
      • IMAM JA‘FAR B. MUHAMMAD AL-SĀDIQ
      • IMAM MUSA AL-KAZIM
  • Scroll to top