3. Dokument

 

Shkruar për Shureih bin Harizin, kadiun e Kufas

 

Tregohet se Shureih bin Harizi, kaziu i Kufas gjatë qeverisjes së Imam Aliut, kishte blerë një shtëpi për tetëdhjetë Dinarë.

 

Kur dëgjoi për këtë, Imam Aliu e thirri dhe i tha: “Dëgjova se ke blerë një shtëpi për tetëdhjetë Dinarë e se për të ke shk ruar një dokument dhe ke nxjerrë një tapi.” Shureihu u përgjigj: “Po, o Prijës i Besimtarëve, ashtu është”. Imam Aliu i hodhi një vështrim të zemëruar dhe i tha:

 

 “O Shureih, së shpejti do vijë tek ti dikush, që nuk do ta shohë fare dokumentin, as do pyesë fare për tapinë tënde, po do të të rrëmbejë e mbyllë në një varr, fare të vetmuar. Shiko, o Shureih: Në qoftë se e ke blerë këtë shtëpi me para të tjera nga të tuat, apo e ke rregulluar çmimin e saj në rrugë të paligjshme, ke humbur edhe këtë botë, edhe botën tjetër. Po të kishe ardhur tek unë kur ven dose ta merrje, do kisha shkruar për ty një dokument të atillë, që ti s’do doje më ta blije as dhe për një Dirham të vetëm, e jo më për më shumë. Në të do të thuhej:

 

 “Ky dokument është hartuar për blerjen që bën një skllav i përulur nga një tjetër skllav, që është bërë gati të niset për udhë. Me anën e tij blihet një  shtëpi e botës së mashtrimit, e banesës së të vdekshmëve dhe e vendit të atyre që do banojnë në të vetëm për ca kohë. Sinoret e kësaj shtëpije janë si më poshtë: Në njërën anë ajo kufizohet me burimet e fatkeqësisë e të vuajtjes, nga ana tjetër bashkohet me burimet e mjerimit e të zhgënjimit, kufiri i tretë shkon përskaj pyllit të errët të ambicjeve e pasioneve pa fré, dhe, së fundi, është kufiri me She jtanin mashtrues, drejt të cilit hapen dhe dyert e saj.

 

Shtëpinë e blen një person, i cili është mbërthyer keqas nga lak mia, nga një person tjetër, të cilin e ka mbërthyer keqas lëngata e vdekjes. Është rënë dakord që çmimi i saj të jetë heqja dorë nga nderi i të qenit i virtytshëm e i përmbajtur, për t’iu futur poshtërimit të luksit e të ma kutërisë. E nëse dikur blerësi do të përballet me pasojat e rënda të kësaj blerjeje, kjo do të ndodhë kur të paraqitet para Atij që bën të kalben trupat e mbretërve, që u merr jetën tiranëve dhe që rrënon zotërimet e faraonëve - të Kisras, Çezarit, Tubasit dhe HimiarëveI

 

(Kisra’ është forma e arabizuar e fjalës persiane ‘Khosro’, që e përdornin si titull sundimtarët e Iranit e që do të thotë ‘mbret që sundon territore të gjera’. Kurse ‘Çezar’ ishte titulli i sundimtarëve të Romës dhe në gjuhën latine do të thotë ‘fëmijë, nëna e të cilit vdes para lindjes, dhe i cili është nxjerrë prej barkut të saj nëpërmjet një operacioni kirurgjikal’. Në këtë mënyrë është lindur perandori August i Romës, prandaj dhe u quajt me këtë emër. Më pas ai f illoi të përdorej si titull nga të gjithë sundimtarët e tjerë të Romës. Kurse ‘Tubas’ është emri i mbretërve Jemenitë, që kanë sunduar mbi Himiarin dhe Hadramavët. Emrat e tyre përmen den në Kur’anin e Shenjtë, në ajetet 44:37 e 50:14.

 

Fillimisht Himiarët kanë qenë fis i rëndësishëm në mbretërinë e lashtë të Sebes, në Arabinë jug-perëndimore. Më vonë, mes viteve 115 P.E.R. e 525 E.R., ata vunë nën kontroll të tyre pjesën më të madhe të jugut të gadishullit Arabik. Himiarët ishin vendosur në një zonë që quhej Zu Rajdan (që më pas u quajt Kataban), në brigjet e Jemenit të sotëm. Ata bënin luftëra të paprera për epërsi ndaj mbretërisë së Sebes. Duket se në këtë luftë i ndihmoi shumë zbulimi i një rruge të re detare nga Egjipti në Indi, që ia hoqi Sebes rolin e rëndësishëm si qendër e qarkullimit të mallrave në tërë gadishullin Arabik e rajonet përreth. Pas kësaj Himiarët trashë guan gjuhën e kulturën e Sebes. Pushtimet e tyre nisnin nga kryeqyteti i tyre, Zafari, dhe shtriheshin nga Gjiri Persik, në jugë, deri në shkretëtirën Arabe, në veri. Në fillim të shekullit IV të Erës së Re, kryeqyteti i Himiarëve u zhvendos në Sana’. Ca më vonë, ata ranë nën ndi kimet e fuqishme të Krishtërimit e Judaizmit.

 

Grindjet e brendshme dhe zbulimi i rrugëve të reja tregtare shënuan fillimin e procesit të rënies së mbretërisë së tyre. Pas shumë përpjekjesh pa sukses, në vitin 525 E.R. mbreti Aksami Negroes i Abisinisë mundi ta shkatërronte këtë mbretëri e ta bënte pjesë të zotërimeve të tij. Por Himiarët nuk pranuan të jetonin nën zgjedhë e poshtërim. Ata riorganizuan forcat e tyre të shpërndara, e sulmuan Aksamin, e mundën dhe e morën përsëri vendin nën kontrollin e tyre. Pas kësaj futën nën sundim edhe Hazramutin, Abisininë dhe Hixhazin, si dhe të gjithë Jemenin. Kjo ishte periudha e dytë e Himiarëve. Mbreti i parë i tyre ishte Haris ur-Raishi, që hipi në fron me titullin ‘Tuba’, me të cilin u njohën edhe mbretërit e mëvonshëm. Në gjuhën semite, ‘Tuba’ do të thotë ‘kryetar, të cilit i binden’, por, sipas disa studjuesve të tjerë, kjo fjalë vjen nga gjuha Abisine dhe do të thotë ‘njeri me pushtet dhe autoritet’. me shokë, të të gjithë atyre që mbledhin pasuri mbi pasuri, pa ndier ngopje, të atyre që ngrejnë shtëpi të larta e të forta dhe i zbukurojnë, të atyre që grumbullojnë thesare dhe i ruajnë për t’ua lënë fëmijëve të tyre, dhe të atyre që ushqejnë shpresat për t’i marrë me vete, aty ku gjykohet e kërkohet llogari, si dhe aty ku ndahet shpërblim e ndëshkim. Kur të merret vendimi, “të humburit do të jenë ata që ishin me të pavërtetën.” (Kur’ani, 40:78).

 

Ky dokument dëshmohet e konfirmohet nga të gjithë ata njerëz, që zemrën dhe mendjen i kanë akoma të lira nga prangat e ambicjeve e akoma të papërdhosura nga stolitë e kësaj bote.”