Shkruar popullit të Kufas pas fitores në Basra
Zoti ju shpërbleftë, o qytetarë të Kufas, për besnikërinë që i dëshmuat Atij dhe njerëzve të Familjes së Profetit. Zoti ju dhëntë bekimet më të mira, ato që jep për ata që veprojnë në bindje të
Tij e për ata që ndihen mirënjohës ndaj mirësive të Tij. Ju na dëgjuat e u bindët dhe u përgjigjët të gatshëm e menjëherë, sapo ju bëmë thirrje.