Mu’avies
Ç’do bëni, kur veshjet e kësaj bote, me të cilat endët lakuriqësinë tuaj, të leskrohen e bien përdhé, duke zbuluar thelbin tuaj? Bota ju joshi me hiret e saj dhe ju mashtroi me ëmbëlsitë e saj. Ajo ju tundoi, dhe ju e përqafuat. Ajo ju zgjati dorën, dhe ju i shkuat pas. Ajo ju urdhëroi, dhe ju iu bindët. Një lajmëtar do t’ju sjellë së shpejti lajme për gjëra, prej të cilave nuk do të ketë mburojë t’ju mbrojë.
Prandaj mos iu futni kësaj pune, po bëhuni i vetëdi jshëm për llogarinë që do të jepni, (Në Ditën e Gyqit të Madh.) përgatituni për vdekjen që do t’ju marrë së shpejti, dhe mos ua vini veshin atyre që i janë futur rrugës së gabuar. Po të mos veproni në këtë mënyrë, unë do t’ju sjell ndër mend gjithçka që harr uat, ngaqë u harruat pas nepsit.
(Kjo shprehje i referohet ajetit: “Ne nuk kemi nisur Profet në ndonjë vend e paria e tij të mos i ketë thënë: ‘Ne nuk i besojmë Mesazhit, me të cilin je dërguar”’. (Kur’ani, 34:34).)
Shejtani ju ka mbërthyer në kthetra, ia ka dalë t’i arrijë qëllimet e tij përmes jush dhe tashmë i ka nën kontroll të plotë si shpirtin, dhe gjakun tuaj.
O Mu’avie! E si mund të bëheshit ju mbrojtës i nënshtetasve dhe roje e fateve të tyre? Pa asnjë hap përpara, pa një kontribut të njohur nga të gjithë?! Zoti i mbroftë muslimanët, që të mos bien më viktima të fatkeqësive që i kaluan njëherë, dhe Zoti ju ndihmoftë edhe juve, që të mos bini më pré e pasioneve dhe e ambicieve mashtruese, dhe që dukja juaj të mos jetë e ndryshme nga thelbi juaj.
Ju më sfidoni me luftë. Më mirë mos i trazoni të tjerët në këto punë, po ejani tek unë. Lerini ata ta ruajnë gjakun, e vetëm të shohin se cili prej nesh e ka zemrën të ndryshkur e gjakun të molepsur. Unë jam Ebu’l-Hasani, ai që vrau gjyshin (Utbe bin Rebia) tuaj, xhaxhain (Welid bin Utbe) tuaj dhe vëllain (Hanzale bin Ebu Sufian) tuaj, duke i bërë copë e çikë në ditën e Bedrit. E kam dhe sot e kësaj dite shpatën që kisha atë kohë, dhe, edhe sot, i dal armikut përpara me të njëjtën zemër. Unë s’e kam ndër ruar fenë, as kam propozuar ndonjë profet të ri. Unë jam (Duke ecur.) i sigurtë në po atë rrugë të gjerë, që ju s’e pranuat qysh në krye, sepse s’e deshët, dhe të cilën u detyruat ta pranonit më vonë vetëm nga frika, deshët apo s’deshët.
Ju pretendoni se është detyra juaj të kërkoni gjakun e Kalifit, të cilin e dini, pa dyshim, se si dhe kush e derdhi. Hakmerruni pra, nëse doni të hakmerr eni vërtet për të! (Mbi ata, kurse ju ma hidhni mua sfidën e luftës.)
E unë sikur e kam të gjallë, mu përpara syve, se si kjo luftë do t’ju copëtojë me dhëmbët e saj e se si do të gulçoni, si ato devetë e ngarkuara nën peshën e një barre të rëndë. Dhe sikur i kam përpara syve njerëzit tuaj të shastisur nga goditjet e paprera të shpatave e nga kërdia e vdekjes, me trupat që u shëmben kufoma pirgje - pirgje, tek më bëjnë thirrje në emër të Kur’anit,megjithëse ata vet janë ose të pafé e mohues të së vërtetës, ose thyerës të besës, sepse kanë qenë betuar më parë për të më ndenjur besnikë.
(Kjo profeci e Imam Aliut i referohet betejës së Siffinit. Duke përdorur shumë pak fjalë, ai ka mundur të japë një tablo të plotë të kësaj lufte. Në të vërtetë Mu’avia e kishte humbur fare nga sulmet e irakenëve e po bëhej gati të ikte nga sytë këmbët, ndërkohë që ushtria e tij përpëlitej e lemeritur nën kosën e pandalshme të vdekjes. Më në fund, kur nuk panë rrugë tjetër shpëtimi, njerëzit e tij ngritën Kur’anin mbi shtiza e bënë thirrje për paqe. Vetëm me këtë truk mundën të shpëtojnë jetët ata që kishin mbetur ende gjallë.
Sipas Ibn Ebi’l-Hadidit, është e pamundur që kjo profeci t’i vishet imagjinatës, hamendjes apo nxjerrjes së përfundimeve nëpërmjet analizimit të ngjarjeve. Hollësira të tilla nuk mund të kapen as nga mendjemprehtësia apo intelekti më gjenial. Ato mund t’i zbulojë vetëm ai që i ka burimet e tij të informacionit tek Profeti dhe të fshehtat Hyjnore. Sido që të jetë, të dyja këto raste janë mrekulli ekstreme e tepër domethënëse. Ibn Ebi’l-Hadidi përmend më tej të njëjtën profeci sipas letrave që Imam Aliu i ka dërguar Mu’avies (Sherh Nehxhul Belaga, Vol. 15, f. 83-85).