1. Letër
Dërguar popullit të Kufas kur marshonte nga Medina drejt Basras
Nga shërbëtori i Zotit, Aliu, Prijësi i Besimtarëve, popullit të Kufas, që është ndër më të shquarit midis përkrahësve dhe ndër më të lartët e Arabëve.
Po ju informoj për atë që i ndodhi Uthmanit me aq paanësi, sa dëgji mi i saj të jetë sikur ta kishit përjetuar ju vet. Njerëzit e akuzuan për faje e unë isha i vetmi ndër muhaxhirët,
(Bashkëluftëtarë të Profetit të Shenjtë, që morën pjesë së bashku me të në shpërnguljen nga Meka në qytetin e Medinës.) që e këshilloi t’u pëlqente më shumë (Njerëzve, muslimanëve.)
e t’i fyente më pak. Sa për Talhain e Zubeirin, ata tregoheshin me të të rëndë, sado haplehtë t’i qaseshin, si dhe të vrazhdë, sado ëmbël t’i drejto heshin. Edhe Aisheja ishte inatosur shumë me të. Si përfundim, një turmë e vuri poshtë dhe e vrau. Pastaj populli m’u betua për besnikëri me bindje dhe vullnet të lirë, e jo me forcë, as me detyrim.
Dijeni që Medina është zbrazur e braktisur nga banorët e saj. Ajo po zien si një kazan i stërmadh me ujë të vluar. Bosht i jetës së saj është bërë rebelimi, rreth tij vërtitet me shpejtësi marramendëse çdo gjë e saj. Prandaj, nxitoni te Kalifi juaj e bëhuni gati të luftoni kundër armikut tuaj, në dashtë Zoti i Gjithëfuqishëm e i Madhëruar.
_______________
(Sipas Ibn Mejthemit, Imam Aliu u nis për në Basra me të dëgjuar për nxitjen e trazirave nga Talhai e Zubeiri, pastaj i dërgoi këtë letër popullit të Kufas që nga Maul-Azibi me anë të Imam Hasanit dhe Ammar Jasirit. Kurse Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan se Imam Aliu kampoi në Rabza, pastaj e dërgoi këtë letër me anë të Muhammed bin Xha’ferit. Sido që të ketë qenë, Imam Aliu tregon në të qartë dhe shkurt se vrasja e Kalifit ishte fryt i përpjekjeve të Talhait, Zubeirit etj., dhe se ata kishin qenë pjesëmarrës aktivë në këtë akt.
Në fakt, të gjithë ata i kishin kaluar me kohë gjithë caqet që u lejoheshin, duke folur hapur për të metat e tij në mbledhje publike e duke bërë thirrje që të vritej. Sheikh Muhammed Abduhu ka shkruar për këtë: Një herë Uthmani ishte në katedër, kur Aisheja, Nëna e Besimtarëve, nxorri që nga poshtë velit të saj këpucët e këmishën e Profetit dhe i tha: “Këto janë këpucët e të Dërguarit të Zotit e këmisha e tij, ende të paprishura, ndërkohë që ti e ke ndryshuar fenë e tij e Sunnetin e tij”. Pas kësaj u thanë fjalë të ndezura, sidomos pas thirrjes së saj: “Vriteni këtë Nadhal se është bërë i pafe”, duke e quajtur me emrin e një hebreu mjekërgjatë.(Sherh Nehxhul Belaga, nga Muhammed Abduh, bot. I Egjiptit, Vol. 2, f. 3; Ansab ul-eshraf, Baladhuri, Vol. 5, f. 88; Tarikh ul-Mukhteser, Ebu’l-Fida, Vol. 1, f. 172).
Njerëzit kishin kohë që ishin të pakënaqur me Uthmanin. Kjo ngjarje i bëri edhe më të
gu-ximshëm, kështu që e rrethuan në shtëpinë e tij, në mënyrë që ose të ndryshonte rrugë, ose të hiqte dorë nga kalifati. Në këto rrethana nisi të qarkullonte dhe ideja e vrasjes së tij, në rast se nuk do të pranonte asnjë nga këto alternativa. Të gjitha këto zhvillime ndodhnin nën sytë e Nënës së Besimtarëve, po ajo sillej sikur s’kishin asnjë rëndësi për të. Papritur vendosi të nisej për Mekë, duke e lënë Kalifin rrethuar, megjithëse Merwani e Utbe bin Esedi shkuan e i thanë: “Në qoftë se do ta shtysh nisjen, mbase do mund të shpëtohet jeta e tij dhe të shpërndahet turma”. Por ajo u tha se kishte vendosur të shkonte për Haxhxh dhe se s’kishte ndërmend ta ndryshonte këtë vendim të saj. Atëhere Merwani recitoi këto vargje domethënëse:
Kejsi u vu zjarr qyteteve të mia,
flakët përvëluan qindëra shtëpia,
e për vete iku,
shpëtoi nga furia!
Edhe Talhai e Zubeiri ishin egërsuar keq kundër Uthmanit dhe i frynin gjithmonë e më shumë zjarrit të pakënaqësive, duke nxitur rebelimin ndaj tij. Nga ky këndvështrim, që të tre ata ishin pjesëmarrës aktivë në vrasjen e tij dhe përgjegjës për gjakun e tij. Të gjithë njerëzit i njihnin si të tillë dhe i quanin si vrasësit e tij të vërtetë, aq sa as përkrahësit e tyre më të afërt nuk mund të jepnin shpjegime për t’i shfajësuar e mbrojtur. Ibn Kutejbe, për shembull, shkruan se Mugire bin Shube e kishte takuar Nënën e Besimtarëve në Avtas dhe e kishte pyetur:
“O Nënë e Besimtërëve, për ku je nisur?” Ajo iu përgjigj: “Po shkoj në Basra.” Ai e pyeti për qëllimin e udhëtimit, dhe ajo u përgjigj: “Për të marrë gjakun e Uthmanit.” Ai i tha: “Po a nuk ndodhen vrasësit e tij këtu, me ty?!” Pastaj u kthye nga Merwani dhe e pyeti se për ku ishte nisur. Edhe ai iu përgjigj se po shkonte për në Basra. Ai e pyeti pse, dhe përgjigja ishte po e njëjta: “Për të marrë gjakun e Uthmanit”. Atëhere ai tha: “Vrasësit e Uthmanit ndodhen krah teje. Këta e vranë - Talhai dhe Zubeiri”. (el-Imameh we’l-sijase, Ibn Kutejbe, Vol. 1, f. 60)
Sido të jetë, pasi ia hodhi fajin Imam Aliut, ky grup bashkautorësh në vrasjen e Uthma nit mbërriti në Basra. Atëhere Imam Aliu u ngrit ta shpartallonte komplotin e tyre dhe iu drejtua popullit të Kufas me një letër, me të cilën kërkonte mbështetjen e tij. Pas kësaj u ngritën më këmbë një numër i madh luftëtarësh, që u regjistruan në ushtrinë e tij dhe e përballuan armikun me kurajo të madhe, e këtë e vë në dukje dhe vetë Imam Aliu.
Letra e mësipërme flet pikërisht për këto të vërteta.