1. Në kohë trazirash, sillu si deveja ende e parriturI, që nuk i ka ende gjinjtë për t’i mjelur, as shpinën të fortë, për t’ia hipur.
2. Kush e bën zakon lakminë, ia mpak vlerat vetes; kush qahet se vuan, jep shkak të përbuzet; kush e lë gjuhën të livadhisë, ndot shpirtin me të.
3. Kopracia është turp; frika është cen; skamja ia shfuqizon argumentet njeriut inteligjent; i mjeri është i huaj në vend të vet.
4. Paaftësia është dështim, durimi - trimëri, përkorja - pasuri, vetëpërmbajtja - mburojë dhe përkushtimi - shoku më besnik.
5. Dija është kamja e panjollë, logjika - pasqyra që s’shtrembëron dhe mirësjellja - veshje që nuk vjetrohet kurrë.
6. Zemra e të urtit është fortesa e të fshehtave të tij; çiltërsia është çi mentua e miqësisë; kontrolli i vetvetes është varr për çdo të metë. Tregohet se Imam Aliu ka bërë këtë koment në shpjegim të kuptimit të kësaj thënieje: Harmonia t’i mbulon mangësitë, kurse dashuria për vetveten të shton kundërshtarët.
(Në këtë shprehje të fundit, Imam Aliu vë në dukje pasojat e rezultatet e vetadmir imit, dhe pikërisht faktin që ai ushqen te njeriu ndjenja urrejtjeje e përçmimi për të tjerët. Kush vë në dukje vend e pa vend vlerat e veta për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, nuk gëzon kurrë respekt, sepse njerëzit nisin ta përbuzin për maninë e kërkimit me çdo kusht të vetëshqu)
7. Lëmosha dhe mëshira janë kurat më të mira21; në amshim njerin’ e pret, ç’ka bërë në këtë jetë.
8. Ç’qenie e mahnitshme është njeriu! Sheh me anë të një mase dhja more, flet përmes një cope mishi, dëgjon nëpër një kockë, dhe merr frymë nga një brimë.
9. Kur të miklon kjo botë, të jep edhe të mirat e tjetrit, e kur të kthen shpinën, të merr dhe të tuat.
(Kur ylli i dikujt është në ngjitje, e ardhmja e tij është premtuese, bota e mbulon me favore dhe njerëzit ia përmendin bëmat të shumëfishuara e përforcuara edhe me gjëra që nuk kanë qenë të tijat; por, sapo t’i ketë humbur favoret e kësaj bote e mbi të të kenë plla kosur retë e mjerimit e të vuajtjes, asnjë virtyt i tij s’u hyn më në sy, madje as emrin nuk ia durojnë, kur ia përmendin. Atë që bota e plagos, njeriu e shkelmon, po urë e hark i bëhet, kujt bota ledhaton)
10. Sillu me njerëzit në mënyrë të atillë që të të vajtojnë, kur të vdesësh, e t’i marrë malli, sa kohë të jesh gjallë.
(Atij që sillet me të tjerët me respekt e ngrohtësi, i zgjatet përherë dora e bashkëpun imit; ai nderohet e respektohet dhe për të derdhen lotë, kur ndahet nga kjo botë. Prandaj njeriu duhet të jetojë në mënyrë të tillë, që askush të mos ankohet ndaj tij a të pësojë dëme e shqetësime prej tij. Në këtë mënyrë, të tjerët do të përmallen për të, sa të jetë gjallë, e do ta kujtojnë me fjalë të mira, si të ketë vdekur.)
11. Fale kundërshtarin, kur ke pushtet mbi të, në mirënjohje ndaj Zotit që ta dha atë pushtet.
(IRasti më i vlerësuar për ndjesë e falje është kur e ke mundësinë dhe pushtetin që të nevojitet për hakmarrje. Sepse, kur nuk e ke as njërën dhe as tjetrin, falja është thjesht një shenjë e pafuqisë dhe për të nuk të njihet asnjë meritë. Sidoqoftë, praktikimi i faljes pavarësisht pushtetit e mundësisë për t’u hakmarrë, dëshmon, në thelb, fisnikëri të njeriut dhe shpreh mirënjohjen e tij ndaj Zotit, i Cili e bëri të pushtetshëm e ia dha atë mundësi. Kjo mirënjohje nënkupton përulësinë dhe drojen e njeriut përpara Krijuesit, cilësi, këto, që ngjallin në zemër ndjenjat fisnike të mëshirës e mirësisë, që pastaj e nxitin për t’i përdorur fuqitë e aftësitë për falje dhe vetëpërm bajtje, e jo për të kënaqur pasionet e hakmarrjes. Për pasojë, flakët e hakërryera të tërbimit e të inatit fashiten dalëngadalë, derisa etja për shpagim të reshtë për fare.)
12. Më i pazoti nga të gjithë është kush s’bën dot miq në jetë. Por, kush i humbI miqtë që ka bërë, është edhe më i pazotë.
12. Më i pazoti nga të gjithë është kush s’bën dot miq në jetë. Por, kush i humbI miqtë që ka bërë, është edhe më i pazotë.
13. Kush s’e pranon të mirën ngaqë është e vogël, s’e njeh mirënjohjen.
14. I larguari nga i afërmi i afrohet të largëtit.
15. Madje është e kotë që t’i qortosh këta nxitës trazirash.
( IImam Aliu është shprehur me këto fjalë kur e njoftuan se Sa’d ibn Ebi Wekkasi, Muhammed bin Muslime dhe Abdullah bin Umeri nuk kishin pranuar të rreshtoheshin përkrah tij në luftë kundër rebelëve të Xhemelit. Këta ia shpërfillën ftesën Imam Aliut me aq paturpësi dhe e kundërshtuan me aq këmbëngulje, sa çdo qortim a vërejtje tjetër ndaj tyre ishte krejt e kotë.)
16. Çdo gjë i shtrohet fatit; aq sa shpesh vdekja të zë duke i ikur.
17. Kur i kërkuan të shpjegonte porosinë e Profetit, ‘lyeni flokët për të mos e treguar moshën tuaj të shkuar e për t’u dukur ndryshe nga hebrenjtë’, Imam Aliu tha: Profeti porosiste kështu, kur fenë e kishte përqafuar veç një grusht muslimanësh; tani që ajo po përhapet dhe i ka themelet të forta, ata mund të bëjnë si të duan.
( INë fillimet e Islamit, muslimanët kanë qenë shumë të paktë në numër. Për të ruaj tur entitetin kolektiv të tyre, ata duhej të dalloheshin nga hebrenjtë, prandaj Profeti i urdhë roi t’i lyenin flokët me bojë, gjë që nuk praktikohej te hebrenjtë. Nga ana tjetër, kjo synonte të fshihte pafuqinë dhe pleqërinë e muslimanëve të moshuar në ndeshjet me armikun.)
18. Lidhur me ata që nuk u rreshtuan përkrah tij, Imam Aliu ka thënë: Të padrejtën s’e përkrahën, por të drejtën e braktisën!
(IKjo thënie u drejtohet atyre që hiqeshin sikur ishin të paanshëm, si Abdullah bin Umeri, Sa’d bin Ebi Wekkasi, Ebu Musa el-Ashariu, Ahnaf bin Kejsi, Enes bin Maliku, etj. Në fakt, ata nuk e përkrahën haptazi të padrejtën; po mospërkrahja e së drejtës është përkrahje e së padrejtës, në fund të fundit. Për pasojë, të gjithë ata duhen parë si kundër shtarë të së drejtës.)
19. Kush kalëron me frerët lëshuar, do ndeshet dikur në vdekje dhe rrënim.
20. Faluani të metat të mirëve, sepse dhe Zoti vet i fal, kur bien në gabim.
21. Zhgënjimi pason frikën si dështimi drojën. Rasti i mirë tretet si retë e beharit, prandaj kapeni e mos e lini t’ju ikë kot.
(Sado negativisht e me përbuzje të gjykohet diçka, është budallallëk të druhesh prej saj, po qe se nuk është qartësisht e keqe. Ky qëndrim të largon shpesh herë nga gjëra që janë burim suksesi e arritjesh si për këtë botë, edhe për tjetrën. Për shembull, në qoftë se dikush ka frikë se të tjerët do ta quajnë të paditur e, për pasojë, tregohet i drojtur e nuk e kërkon një shkrim të rëndësishëm, të domosdoshëm për të, droja e tij e pa vend bëhet shkak që e privon nga dija që ai dëshiron. Prandaj, asnjë njeri i logjikshëm s’duhet të jetë tepër i rezervuar gjatë hetimit të gjërave. Tregojnë, për shembull, për një burrë plak, që vazhdonte të mësonte, pavarësisht moshës së tij të shtyrë. E pyetën, në i vinte turp që po mësonte në atë moshë, dhe ai u përgjegj: “Mua s’më vjen turp që në këtë moshë jam ende i paditur; pse, duhet të kem tani që po mësoj, megjithëse plak?” Sigurisht, të kesh turp për gjëra vërtet të këqija e djallëzore, kjo është në thelbin e sjelljes f isnike e të njerëzishme. Të tilla janë, për shembull, të gjitha veprimet, që feja, etika dhe arsyeja njerëzore i shikon si moralisht të këqija. Në këtë pikëpamje, lloji i parë i drojes është i dëmshëm, kurse i dyti i dobishëm. Lidhur me këtë, Profeti thotë: “Droja është e dy llojeve: Droje e inteligjencës dhe droje e budallallëkut. Droja e inte-ligjencës është dije, kurse droja e budallallëkut është padije.”)
22. Ne kemi një të drejtë. Po të na e japin, mirë; ndryshe do hipim mbi vithe të devesë, edhe pse udha nëpër natë mund të jetë e gjatë.
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është një thënie shumë e hollë dhe shprehëse. Në fakt, mosdhënia e një të drejte të ligjshme është poshtërim. Këtë kuptim e jep fakti që vetëm skllevërit, të dënuarit dhe njerëzit e tjerë të këtij lloji viheshin të udhëtonin mbi vithe të devesë.
(Sipas interpretimit të Sejjid Raziut, Imam Aliu do të thotë: Do ishte gjë e mirë të na njihej e drejta që kemi si Imamë, ndaj të cilëve është e detyrueshme të bindesh, se kështu na jepet mundësia për të drejtuar punët e kësaj bote; e nëse nuk na njihet, do na duhet të përballojmë lloj-lloj vështirësishë e poshtërimesh dhe ta durojmë këtë poshtërsi e jetë të turpshme për një kohë të gjatë.Ka komentues të tjerë që kanë një mendim disi më të ndryshëm, dhe pikërisht: Në qoftë se pozicioni ynë (si Imamë) nuk përfillet e merret parasysh, por përparësia u njihet të tjerëve, ne do ta përmbajmë veten e do ta durojmë e pranojmë këtë gjendje duke ndenjur në hije. Kjo nuancë përftohet nga udhëtimi mbi vithe të devesë - vendi ku zakon isht vihen personat e dorës së fundit, sepse njerëzit e rëndësishëm udhëtojnë mbi shpinën e saj. Por ka edhe të tjerë që e interpretojnë këtë shprehje në një tjetër mënyrë: Nëse na jepet e drejta që na takon, ne do ta pranojmë; e nëse nuk na jepet, nuk do sillemi si ai ngarësi i devesë që ia lë në dorë kapistrën e saj një tjetri, i cili e shpie pastaj ku t’i mbushet mendja; (në këtë rast) ne do t’i përmbahemi të drejtës sonë, pa u përgjunjur përpara atyre që e uzurpuan, edhe pse mund të na duhet kohë e gjatë për ta rifituar.)
23. Kush meritoi vend të ulët për punët e tij, nuk mund të prijë vetëm për shkak të prejardhjes së tij.
24. Zbutja e helmit të të helmuarit dhe lehtësimi i fatit të fatkeqit falin mëkate të mëdha.
25. O bir i Ademit: Bëj kujdes kur shikon që Zoti i Madhëruar t’i vijon të mirat, edhe pse ti prapë nuk i bindesh.
(Nëse njeriu vazhdon t’i gëzojë të mirat e Zotit, megjithëse mëkaton, gënjen veten në mendoftë se Zoti është i kënaqur prej tij, apo se kjo është dëshmi e kënaqësisë së Tij. Në fakt, ai e mat pëlqimin hyjnor me rritjen e favoreve, dhe mospëlqimin hyjnor me prerjen e tyre, sepse Zoti thotë: “Dhe kur Zoti juaj shpalli: “Në qoftë se do të jeni mirënjohës, patjetër që do shtohen mirësitë e Mia për ju, e nëse do të jeni mosmirënjohës, ndëshkimi Im do jetë i ashpër”. (Kur’ani, 14:7))
26. E fshehta e zemrës shfaqet në gjuhë e faqe.
(Gjërat që përpiqemi t’i fshehim nga të tjerët, në mos një herë, do dalin herë tjetër nga vetë gjuha jonë, prandaj janë të kota përpjekjet për t’i fshehur. Njeriu largpamës e di mirë që disa gjëra duhen mbajtur fshehur, por vjen një kohë që ai harrohet pas çështjeve më aktuale dhe nuk e ka mendjen fare tek ato. Pikërisht atëhere gjuha artikulon në fjalë, në mënyrë të pavullnetshme, të fshehtat e saj. Më pas njeriu mund ta mbledhë veten, por tashmë nuk mund të zhbëhet ç’është bërë, ashtu si nuk mund të rikthehet në hark shigjeta e lëshuar prej tij. Por, edhe po të mos ndodhë kështu e mendja të jetë e kujdesshme deri në fund, fakti që zemra mban një të fshehtë zbulohet lehtë, sepse është vetë shprehja e fytyrës ajo që tradhton ndjenjat dhe emocionet e zemrës; dhe atëkohë fytyra skuqet, duke zbuluar hapur ndjenjën e turpit, ose zverdhet, në rast se është frika që zotëron.)
27. Me të kuptuar një sëmundje në trup, bridh më këmbë sa më shumë që të mundesh.
( IAsnjë sëmundjeje nuk i duhet vënë veshi shumë në fazat e para të saj, sepse kjo do ta ndikonte për keq gjendjen shpirtërore dhe do ta rëndonte sëmundjen. Në fakt, qenia optimist, lëvizja dhe veprimtaria e vazhdueshme e dëbojnë sëmundjen, pengojnë rënien e rezistencës dhe rritin forcën psiqike; nga ana tjetër, forca psiqike mund t’i frenojë vetë së mundjet e lehta, sepse s’e lë imagjinatën t’i dorëzohet panikut e ta braktisë rezistencën.)
28. Përkorja më e mirë është fshehja e saj.
29. Kur ikën nga kjo botë e vdekja është në afrim, mos prit të të vono het në takim.
30. Kini mendjen! Kini mendjen! Për Atë Zot, Ai jua ka mbuluar mëka tet aq shumë, sa duket sikur jua ka falur!
31. Një herë i kërkuan Imam Aliut të fliste për fenë. Ai tha: Feja qëndron mbi katër shtylla, që janë qëndrimi, besimi, drejtësia dhe xhihadi. Vetë qëndrimi ka katër aspekte: Etjen, frikën, përkorjen dhe pritjen. Në fakt, kush ka etje për Parajsën, i neverit pasionet; kush ka frikë nga Skë terra, nuk u afrohet gjërave të ndaluara; kush është i përkorët me botën, nuk i merr me frikë vështirësitë e saj; dhe kush është në pritje të vdekjes, nxiton në bërjen e punëve të mira. Edhe besimi ka katër aspekte: Vëzhgimi i kujdesshëm, arsyetimi logjik, nxënia mësim nga gjërat mësimdhënëse, dhe ndjekja e shembujve të mirë tek paraardhësit.
Pra: atij që vëzhgon me kujdes, do t’i shfaqen dije të thella; kushdo që fiton dije të thella, vlerëson përvojat mësimdhënëse; dhe kushdo që vlerëson përvojat mësimdhënëse, përvetëson traditat më të mira të paraardhësve.
Drejtësia ka katër pamje, gjithashtu: Analiza e hollësishme, njohja e thellësishme, paanësia në gjykim dhe saktësia në vendim-marrje. Si pasojë, ai që analizon një çështje në mënyrë të hollësishme, i futet studimit të saj në detaje, gjë që i siguron një njohje të thellë të saj; po, nëse ke njohje të thellë dhe gjykon me paanësi e ndershmëri, del në përfundime të qarta, të cilat bëjnë të mundur marrjen e vendimeve të sakta.
Edhe xhihadi ka katër pamje: Të kërkosh nga të tjerët të bëjnë mirë, të mos i lësh të tjerët të bëjnë keq, të luftosh me sinqeritet në udhën e Zotit në kërkon të tjerëve të bëjnë mirë, ua shton forcën besimtarëve; ai që s’i lejon të tjerët të bëjnë keq, i dekurajon ata që nuk besojnë; ai që lufton sinqerisht në çdo rrethanë në udhën e Zotit, përmbush detyrimet e veta ndaj Tij; dhe ai që neverit prapësitë dhe revoltohet për hir të Zotit, do përfitojë Ditën e Gjykimit nga zemërimi dhe kënaqësia e Tij.
Por edhe mungesa e besimit mbahet mbi katër shtylla, që janë dhënia pas trilleve, grindjet e ndërsjellta, largimi nga e vërteta dhe nxitja e kundërshtimit. Në fakt, kush jepet pas trilleve, nuk priret drejt së vërtetës; kush grindet për hir të padijes, mbetet përjetë i verbër ndaj së vërtetës; kush e shmang të vërtetën, helmohet nga djallëzia dhe e shikon të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë; e sa për atë që nxit kundërshtimin, rrugët e shpëtimit do t’i ngushtohen shumë e më shumë dhe punët do t’i shkojnë keq e më keq.
Shtyllat që mbajnë më këmbë dyshimin janë katër, përsëri: Mendimi i paarsyeshëm, frika, ngurrimi dhe bindja e tepruar ndaj gjithçkaje. Dhe, në fakt, ai që nuk mendon në mënyrë të arsyeshme, nuk do të shohë kurrë dritë agimi pas territ ku ndodhet; kush e ka frikë përballjen me faktet, do duhet të rendë me thembrat e këmbëve; kush ngurron, ngaqë është i pavendosur, bëhet vegël në duart e Djallit; dhe kush paj-tohet me çdo gjë të kësaj bote, do ta humbë dhe botën tjetër.
Shënim i Sejjid Raziut: Një pjesë e kësaj thënieje është lënë jashtë librit, nga frika se mos zgjateshim shumë dhe dilnim jashtë qëllimit të këtij kapitulli.
32. Kush bën mirë, është më i mirë se vet e mira, dhe kush bën keq, është më i keq se vet e keqja.
33. Ji bujar, por jo dorëshpuar; ji i kursyer, por jo koprac.
34. Pasuria më e madhe është dorëheqja nga babëzia.
35. Kush thotë gjëra të pamatura, që nuk u pëlqejnë të tjerëve, tërheq mbi vete të qena e të paqena.
36. Ç’i zgjat ambicies, ia shkurton veprimit.
37. Gjatë marshimit kundër Sirisë në krye të ushtrisë së tij, Imam Aliu kaloi nëpër al-Anbar, ku i dolën për ta pritur fshatarët e paria e vendit. Sa e panë, zbritën nga kuajt dhe nxituan më këmbë drejt tij. Imam Aliu i py eti, pse vepronin ashtu, dhe ata iu përgjigjën se i respektonin prijësat e tyre. Atëhere ai tha: Për Allah, kjo nuk u sjell prijësve tuaj ndonjë dobi; me këto sjellje mundoni veten në këtë botë dhe mblidhni telashe për në botën tjetër. Aq sa është i dëmshëm mundimi që ndjell ndëshkim, aq është i dobishëm veprimi që shpëton nga flakët e Skëterrës!
38. Imam Aliu i ka thënë Hasanit, djalit të tij:
Biri im, mëso prej meje këto katër gjëra, se përmes tyre do mësosh katër të tjera. Po t’i mbash parasysh, nuk ka për të të gjetur gjë kurrë: Pas uria më e begatshme është mendja; mjerimi më i skajshëm është marrëzia; egërsia më primitive është vaniteti; dhe arritja më e madhe është pastërtia e karakterit moral. Biri im, mos u miqëso me të marrin, se niset të të bëjë mirë e përfundon duke të bërë keq; shmange miqësinë me kurnacin, sepse ta kthen shpinën kur ia ke më shumë nevojën; mos shko me të korruptuarit, se të shesin për asgjë; dhe mos u shoqëro me gënjeshtarët, sepse janë si pun’ e mirazhit, që bën t’i shohësh larg gjërat e afërta, dhe afër gjërat e largëta.
39. Faljet e padetyrueshme nuk ta sjellin Zotin më pranë, nëse përligj me to mosbërjen e faljeve të detyrueshme.
40. Gjuha e të urtit pason zemrën e tij, gjuha e të marrit i prin zemrës së tij.
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo shprehje ka një kuptim të thellë e të bukur. Ajo do të thotë se të urtët nuk e përdorin gjuhën pa u këshilluar me mendjen e pa vënë në veprim përvojën, ndërkohë që të marrët thonë çdo gjë që u vjen në gjuhë, pa u menduar fare. Pra, në pikëpamje kohore, gjuha e të urtit vjen pas mendjes së tij, kurse zemra e të marrit - pas gjuhës së tij.
41. Këtë mesazh, Imam Aliu e sjell edhe në një version tjetër: Zemra e të marrit është në gojë të tij, goja e të urtit është në zemër të tij. Të dyja këto thënie kanë të njëjtën domethënie.
42. Imam Aliu shkoi për vizitë tek një miku i tij i sëmurë dhe i tha: Zoti ta bëftë sëmundjen rast për të larë mëkatet, sepse shpërblim për së mundjen nuk jep. Me të mund të lash mëkatet e t’i shkundësh nga vetja si gjethe të thara, kurse shpërblimi jepet për mënyrën si përdoret gjuha për të folur dhe dora e këmba për të vepruar. Sigurisht, Zoti i Madhëruar pranon në Parajsë këdo që dëshiron ndër krijesat e Tij, mjaft që të ketë pasur qëllime të sinqerta dhe zemër të pastër.
Shënim i Sejjid Raziut: Imam Aliu e ka drejtë kur thotë se për sëmundjen, si sëmundje, ‘nuk jepet shpërblim’. Shpërblimet e dhuratat kushtëzohen me drejtësinë dhe rezul tatin e veprimit njerëzor, kurse për sëmundjet, fatkeqësitë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, që lidhen me raportet e Zotit të Lartësuar me krijesat e Tij, Ai jep ndihmë dhe mbështetje. Ky është dallimi që nënvizon Imam Aliu me dijen e tij të shkëlqyer dhe shikimin e tij të mprehtë.
43. Imam Aliu ka thënë për Habib bin Aratin:Zoti e mëshiroftë Habib bin Aratin, që e pranoi Islamin me dëshirë të vet, u shpërngul i bindur, u mjaftua me sa i nevojitej, qe i kënaqur nga Zoti dhe bëri jetën e muxhahidit.
( IHabib bin Arati ishte bashkëluftëtar i shquar i Profetit, një nga muhaxhirët më të parë. Ai kishte vuajtur lloj-lloj torturash nga Kurejshët, të cilët e lanë nën diellin përvëlues dhe e shtrinë edhe mbi thëngjij të ndezur. Por ai nuk e braktisi Profetin për asnjë çmim. Ai u rreshtua përkrah tij në Bedr dhe beteja të tjera dhe ishte në anën e Imam Aliut në betejat e Siffinit e të Nehravanit. Habibi ishte larguar nga Medina dhe jetonte në Kufa, ku vdiq, në vitin 39 H., në moshën 73 vjeçare. Ai u varros jashtë Kufas. Imam Aliu drejtoi funeralin e tij, gjatë të cilit shqiptoi edhe këto fjalë vlerësuese në adresë të tij.)
44. Është i bekuar njeriu që mbajti parasysh jetën tjetër, bëri punë të mira për kohën kur do të japë llogari, u kënaq me sa i mjaftonte dhe u lumturua me Zotin.
( Kjo është një nga thëniet e Profetit të Shenjtë, për vërtetësinë e së cilës nuk ka dyshuar kurrë asnjë studjues i traditave të tij. Atë e kanë përcjellur sahabë40 të tillë të Profetit të Shen jtë, si Abdullah ibn Abbasi, Imran ibn ul-Huseini, Umm ul-Mu’minin, Ummi Selemeh e të tjerë, si dhe vetë Imam Aliu, i cili tregon: Për Atë Zot që shpërthen farën dhe jep shpirtin, i Dërguari i Allahut më ka bërë një prem tim të vërtetë, që askush nuk do më dojë, përveçse besimtari, dhe askush nuk do më urrejë, përveçse hipokriti. (as-Sahih, Muslim, vol. 1, f. 60; al-Xhami as-sahih, Bukhari, vol. 5, ff. 635, 643; es-Sunen, Ibn Maxheh, vol. 1, f. 55; es-Sunen, en-Nesa’i, vol. 8, ff. 115-116, 117; el-Musned, Ahmed ibn Hanbel, vol. 1, ff. 84, 95, 128; vol. 6, f. 292; Ilal ul-hadith, Ebu Hatim, vol. 2, f. 400; Hiljet ul-evlija’, Ebu Na’im el-Isfahani, vol. 4, f. 185; Xhami ul-usul, Ibn ul-Athir, vol. 9, f. 473; Mexhma’ uz-zewa’id, el-Hejthemi, vol. 9, f. 133; Menakib Ali ibn Ebi Talib, Ibn el Meghazili el-Shafi’i, ff. 190-195; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 1100; Usd ul-ghabeh, Ibn ul-Athir, vol. 4, f. 26; el-Isabeh, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 2, f. 509; Tarikh Baghdad, Hatib ul-Baghdad, vol. 2, f. 255; vol. 8, f. 417; vol. 14, f. 426; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 7, f. 354).)
45. Edhe sikur t’ia sakatoj hundën një besimtari me këtë shpatë timen, që të më urrejë, prapë s’do më urrejë; edhe sikur t’ia falja gjithë pasuritë e botës një hipokriti, që të më dojë, prapë s’do më dojë. Dhe kjo, sepse ka një verdikt nga goja e vetë Profetit të nderuar, Zoti e bekoftë atë dhe pasardhësit e tij, i cili thotë: O Ali, ty s’do mund të të urrente kurrë një besimtar e s’do mund të të donte kurrë një hipokrit.
46. Zoti mban si më të pëlqyer mëkatin që nuk jep kënaqësi, se virtytin që ngjall krenari.
(Njeriu që ndihet i turpëruar e i penduar, pasi bën një mëkat, e që pendohet për të përpara Zotit, nuk ndëshkohet por shpërblehet për pendimin e tij. Po kur nis të ndihet mbi të tjerët, sepse ka bërë diçka të virtytshme, e krenohet me vetveten aq sa nis të mendojë se nuk ka pse t’i trembet më asgjëje, ai e rrënon të mirën që ka bërë e nuk e përfiton shpër blimin që meritojnë veprat e virtytit. Është e qartë që, kush e fshin njollën e mëkatit me pendesë, do të jetë më i pëlqyer se ai që e asgjëson punën e tij, duke u krenuar me të, e që nuk e kupton se duhet të pendohet për një gjë të tillë.)
47. Njeriu ka aq vlerë sa guxim, aq sinqeritet sa qëndrueshmëri kara kteri, aq trimëri sa vetrespekt, dhe aq dëlirësi sa cipë.
(Kjo do të thotë që njeriu i ndershëm e me dinjitet nuk e duron kurrë poshtërimin e çn derimin. Kur e sulmojnë në nder, ai kërcen si luan i uritur dhe i shkallmon vargonjtë e poshtërimit. Ndërsa njerëzit e ulët e mendjengushtë nuk përmbahen më kur dalin mbi niv elin që meritojnë, por lakmojnë e sulmojnë edhe gjërat e të tjerëve, duke e quajtur të meri tuar lartësinë ku janë ngjitur.)
48. Fitoren e sjell qëndrimi i vendosur, të cilin e bën të vendosur arsy etimi që merr formë përmes ruajtjes së sekretit.
49. Druaju nga sulmi i fisnikut të uritur dhe i shpellarit të ngopur.
50. Zemra e njeriut është si bisha e egër, që i shkon pas vetëm zbutësit të saj.
51. Sa kohë ecën fati, të metat mbeten në hije.
52. Falësi më i pëlqyer është kush ka pushtet më të madh për të ndësh kuar.
53. Bujari është ajo që bëhet vetiu; se kur jep se të kërkojnë, jep nga turpi ose për t’iu shmangur qortimit.
54. Nuk ka pasuri si mençuria, skamje si padija, trashëgim si sqima dhe ndihmë si këshillimi. 55. Qëndresa është dy llojesh: Qëndresë ndaj asaj që mundon, dhe qëndresë ndaj asaj që lakmon.
56. Kamja bën atdhé edhe një dhé të huaj; skamja bën të huaj edhe vet atdheun.
(Njeriu që ka prona e pasuri gjen miq e njohje kudo që të ndodhet, prandaj nuk ndi het i huaj në dhé të huaj; po kur është i mjerë e i skamur, nuk gjen miq as në atdheun e vet, se njerëzve nuk u pëlqen të bëjnë miqësi me të mjerë e të skamur, apo të kenë me ta çdofarë lidhjeje qoftë. Rrjedhimisht, njeriu bëhet i huaj edhe në vend të vet, sepse nuk ka as miq e as dashamirës.)
57. Qenia i kënaqur është pasuri që nuk shter.
Shënim i Sejjid Raziut: Këtë shprehje e ka thënë edhe Profeti i shenjtë, Zoti bekoftë atë dhe pasardhësit e tij.
( Të jesh i kënaqur do të thotë të mjaftohesh me atë që merr e të mos ankohesh kur merr më pak. Nëqoftëse do ishte i pakënaqur, njeriu do përpiqej t’i ngopte lakmitë e veta duke kryer krime shoqërore, të tilla si shpërdorimin, gënjeshtrën dhe mashtrimin e të tjerëve. Lak mia të shtyn t’i plotësosh nevojat me të gjitha mjetet dhe mënyrat, ndërkohë që për-mbushja e një nevoje i hap rrugë një tjetre, dhe, ndërsa nevojat plotësohen, ambiciet e njeriut shtohen vazhdimisht. Te e fundit, kjo bën që ai të mos shpëtojë ndonjëherë nga nevoja dhe pakënaqë sia. Pakënaqësia që rritet mund të frenohet vetëm nga qenia i kënaqur, sepse kjo e çliron njer iun nga të gjitha hallet, përveç atyreve që lidhen me nevojat më thelbësore. Kjo është pasuria e përjetshme, që të jep kënaqësi një herë e mirë.)
58. Pasuria është kryeburimi i pasioneve.
59. Kushdo që ju paralajmëron43, ju kujton lajm të mirë.
60. Gjuha është si bisha: Kafshon kë e zgjidh.
61. Ndryshe nga i akrepit, përqafimi i femrës ëmbëlson.
62. Kur të përshëndetin, përshëndet më ngrohtësisht; kur të zgjatin një dorë, zgjatua të dyja; po, prapë, nderi i mbetet kujt ishte i pari.
63. Ndërmjetësuesi është krah’ i kërkuesit.
64. Njerëzit e kësaj bote janë udhëtarë që rrugëtojnë edhe duke fjetur.
65. Të mos kesh miq do të thotë të jesh i huaj.
66. Të mos kesh çfarë të duhet është më mirë se t’ia lypësh njeriut që nuk është i duhuri.
(Turpi që ndjen kur i kërkon diçka që të mungon një njeriu të papërshtatshëm, të mundon shpirtërisht më shumë sesa vetë mungesa e saj. Ja përse nevoja e paplotësuar mund të durohet, ndërsa detyrimi ndaj një njeriu të ulët e të poshtër është i padurueshëm. Njeriu që e respekton veten pëlqen më mirë të mos ketë asgjë, sesa të futet në borxh tek një njeri i padenjë. Ai nuk e ul kurrë veten për të kërkuar nga njerëz perversë dhe të pamoralshëm.)
67. Mos ki turp se jep pak; të mos japësh është më pak. 68. Stolia e skamjes është nderi, stolia e kamjes është mirënjohja.
69. Nëse nuk ndodh ajo që prisje, mos u mërzit pse mbete siç ishe.
70. Padija është bota e njeriut të ekstremeve.
71. Kur urtësia shtohet, të folurit pakësohet.
(Qenia fjalëshumë është rezultat i mendimit të shpërqendruar, ndërsa shpërqendrimi i të menduarit është rezultat i papjekurisë dhe i mungesës së urtësisë. Kur përsoset logjika, pjekuria rrit aftësinë për të medituar, mendimet peshohen, dhe mençuria fiton forcën e kon trollin e duhur mbi gjuhën e pjesët e tjera të trupit, kështu që gjuha nuk flet më pa u miratuar nga mençuria apo jashtë kontrollit të saj. Është fakt i njohur që, kur pason të menduarin, të folurit është i ngjeshur dhe i lirë nga gjërat e tepërta. Kur rriten aftësitë intelektuale të njeriut, të folurit e tij pakësohet e ai nuk flet, veçse kur duhet.)
72. Koha drobit trupat duke përtërirë dëshirë, ndërkohë që vdekja avitet dhe dëshira fashitet. Kush pati sukses, druhet mos e humb, e kush pati humbje, druhet mos nuk resht së humburi.
73. Kush prin, duhet të edukojë veten para të tjerëve; se në fillim njerëzit binden me sjellje, pastaj dhe me gjuhë. Kush mëson vetveten, e meri ton të drejtën për respekt përpara atij që vetëm sa mëson të tjerët.
74. Në çdo frymëmarrje, njeriu i afrohet vdekjes një hap më pranë.
(Çdo hap i hedhur përgatit hedhjen e një tjetri. Në fakt, është kjo vazhdimësi hapash që të afron te vendi që synon. Në të njëjtën mënyrë, çdo frymëmarrje njerëzore jehon një tingull të kambanës së vdekjes që i paraprin një tingulli tjetër e që e shoqëron njeriun drejt vdekjes. Frymëmarrja është parë gjithmonë si dëshmim i jetës, por, në fakt, është shpenzim i një cope të saj, një hap më shumë i hedhur drejt vdekjes. Në fakt, çdo marr je fryme shënon nxjerrjen e ajrit të thithur një çast më parë. Pikërisht mbi këtë vijimësi frymëmarrjesh, që e ka emrin jetë, i hedh vdekja hapat e saj afrimtare.)
75. Çdo gjë e fundme do ta gjejë fundin më në fund, siç do të ndodhë çdo gjë që është premtuar.
76. Kur gjërat ngatërrohen, fundi duhet kërkuar tek fillimi.
( IMe ta parë një farë, bujku mund të thotë, ç’bimë do të dalë prej saj e çfarë zhvillimi e çfarë frutash, lulesh e gjethesh do të ketë ajo bimë. Në të njëjtën logjikë, mund të bëhet një parashikim për mundësitë e një studenti për sukses, duke u nisur nga puna dhe përpjek jet e tij, apo për rrëzimin e një studenti tjetër, duke gjykuar nga përtacia e tij e mënyra si e shpërfill kohën. Në të gjitha këto raste, fillimi është treguesi dhe premisa e fundit. Në qoftë se fillimi është i keq, edhe fundi do të jetë i keq, dhe në qoftë se fillimi është i mirë, edhe fundi do të jetë i mirë. Burimi e bën rrëkenë shkumë-shumë që rrugës të shterojë, a të bëhet lumë.)
77. Tregohet se kur shkoi Zerar bin Hamza ZibabiI, në Damask, Mu’avia e thirri dhe e pyeti për Imam Aliun. Ai i tha: “Mund të them që e kam parë disa herë, kur nata binte mbi çdo gjë. Rrinte më këmbë te kamarja e xhamisë me dorën te mjekra e rënkonte si ai njeriu i helmuar nga gjarpri, duke qarë me pikëllim e duke thënë: O botë, O botë! Shporru prej meje! Pse më afrohesh? Apo më lakmon edhe mua? Po s’do t’ia dalësh kurrë të më joshësh! Mund të mashtrosh të tjerë njerëz, por unë nuk kam të bëj më me ty. Tashmë jam ndarë tri herë prej teje, e pas kësaj nuk ka më kthim prapa. Jeta jote është e shkurtër, vlera jote është e vogël dhe simpatia jote nuk është e mirëpritur. Medet! Zahiretë janë të pakta, rruga e gjatë, udhëtimi i largët dhe qëllimi - i vështirë për t’u arrirë.
( IZerar bin Hamzai ishte bashkëluftëtar i Profetit dhe i Imam Aliut. Pas vdekjes së Imam Aliut, ai shkoi në Siri, ku u takua edhe me Mu’avien, i cili e urdhëroi t’i fliste për Aliun. Zerari ia ktheu: “A mund të mos i përgjigjem kërkesës suaj”. Por Mu’avia nguli këmbë që t’i tregonte. Zerari tha: Meqë nuk paskam rrugë tjetër, dije, pra, se Aliu ishte njeri, personaliteti i të cilit nuk njihte kufij. Fuqia e tij ishte mbinjerëzore, fjala e tij vendimtare, gjykimi i tij mishërim)
78. Dikush e pyeti Imam Aliun: “A ishte e thënë e Zotit lufta kundër siria nëve?” Imam Aliu dha një përgjigje të hollësishme, një pjesë të së cilës po e japim më poshtë: O të mjerë! Ju e mendoni fatin të pashmangshëm dhe përfundimtar. Po të ishte kështu, nuk do të shtrohej fare problemi i shpërblimit dhe i ndësh kimit, përveç që nuk do kishin pikë kuptimi paralajmërimet dhe premtimet e Zotit. Zoti i Madh i ka lënë njerëzit që të veprojnë me vullnet të lirë, duke i paralajmëruar e udhëzuar. Ai u ka vënë detyrime të lehta, nuk u ka vënë detyrime të rënda. Ai u jep shumë në këmbim të pak gjëje. Atij nuk i bin den jo ngaqë është i pafuqishëm. Atij i binden jo ngaqë është i dhunshëm. Ai s’i dërgoi kot profetët e tij. Ai nuk ua zbriti Librin njerëzve, pa pasur qël lim. Ai nuk i bëri pa asnjë plan apo arsye qiejt, dheun dhe gjithçka tjetër, që ndodhet midis tyre. “Kështu kujtojnë ata që nuk besojnë; dhe mjerë ata që s’besojnë, sepse Zjarri i pret!” (Kur’ani, 38:27).
Pas këtyre fjalëve, i njëjti person pyeti përsëri: “Po pse atëhere ish’ e thënë, që të shkonim në luftë?” Imam Aliu tha: Ishte urdhër i Zotit. Për shembull, Zoti thotë: We kada rabbuke ala tabudu il-la ixhehu. (Kur’ani, 17:23).
Këtu fjala ‘kada’ ka kuptimin ‘urdhëroj’.
79. Pranoje fjalën e urtë nga kushdo që e thotë. Sa kohë është në zemër hipokritësh, flatron pa gjetur qetësi, deri sa të dalë prej saj e të zerë vend në zemra besimtarësh, bashkë me shumë të tjera si ajo.
80. Thënia e mençur është e besimtarit. Kur humbet, duhet gjetur e marrë, edhe në u dashtë të merret nga një i pafé.
81. Vlera e njeriut matet me arritjet e tij.
( IVlerat e vërteta të njeriut janë dijet dhe arritjet, prandaj dhe pozita e prestigji i tij janë në pajtim me nivelin e tyre. Sytë që dinë t’i shquajnë vlerat e vërteta të njeriut, nuk shi kojnë as fytyrën, as tiparet, as lartësinë e shtatit, dhe as bollëkun e salltanetet e kësaj bote. Ata shikojnë arritjet e tij dhe i çmojnë vlerat e tij sipas tyre. Kjo do të thotë se ajo që vlen është, në fakt, përpjekja për të arritur merita dhe dituri. O ti njeri! Nëse di, aq sa di të jep vlerë nga qenia ‘njeri’.)
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo shprehje ka vlera që është vështirë të çmohen. Asnjë thënie
tjetër e mençur nuk krahasohet dot me të, asnjë shprehje tjetër s’i vihet dot në krah.
82. Do t’ju flas për pesë gjëra, që ia vlen të nxitoni për t’i gjetur: Mos i mbështetni shpresat tjetërkund, përveçse tek Zoti; mos u trembni nga tjetërgjë, përveçse nga mëkatimi; mos kini turp të thoni ‘nuk e di’ për diçka që nuk e dini; mos e quani për turp të mësoni gjëra që s’i dini; dhe, në fund: Ushtrojeni durimin, se ai është për besimin si koka për trupin. Besimi pa durim nuk ka kuptim, ashtu si nuk ka kuptim trupi pa kokë.
83. Imam Aliu i tha dikujt që i bënte lëvdata pa kursim, po që në fakt e urrente: Unë jam më pak nga sa thua ti me gojë dhe më shumë nga sa ndien ti me zemër.
84. Ata që i mbijetuan shpatës janë të shumtë e me pasardhës të shumtë
85. Kush nuk thotë më ‘nuk e di’, i është futur shtegut të rrënimit.
86. E dua mendimin e të moshuarit më shumë sesa vrulline të riut.
87. Habitem me njeriun që nuk ka më shpresë, ndonëse mund të lypë ende ndjesë. 88. Imam Ebu Xha’fer Muhammed dhe ibn Ali el-Bakir, paqe pastë mbi të dy, tregojnë se Imam Aliu ka thënë: Ka patur dy faktorë që mbronin nga ndëshkimi Hyjnor. Njëri prej tyre nuk vepron më, kurse tjetrin e keni ende në mes jush dhe duhet që ta mbani fort. Ai që tashmë nuk është më, është Profeti i Zotit, kurse ai që është ako ma, është kërkimi i ndjesës. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Zoti nuk do t’i ndëshkojë, sa kohë do jesh ti në mes tyre, e Zoti nuk
do t’i ndëshkojë as për aq kohë sa lypin ende ndjesë.” (Kur’ani, 8:33).
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është një nga rrugët më të bukura të nxjerrjes së kuptimit dhe mënyra më delikate e interpretimit.
89. Kur i mban siç duhet marrëdhëniet me Zotin67, Zoti mban siç duhet marrëdhëniet e tua me të tjerët; e nëse kujdesesh siç duhet për punët e përtej jetës, Zoti t’i sjell për së mbari punët e jetës. Ai që i predikon vetvetes68, gëzon mbrojtje prej Zotit.
90. Jurist i përsosur islam është ai që nuk i bën njerëzit ta humbasin shpresën në Mëshirën e Zotit, të zhgënjehen nga Mirësia e Zotit, dhe të ndihen të sigurtë nga Ndëshkimi i Zotit.
91. Zemra rrëgjohet njësoj si trupi; prandaj ushqeje me urtësi.
92. Dija që vlen më pak është ajo që mezi arrin deri tek gjuha; dija që vlen më shumë është ajo që shfaqet përmes veprimit.
93. Asnjë nuk duhet të thotë, ‘o Zot, më ruaj nga sprovat dhe ngasjet’, sepse nuk ka njeri pa probleme. Ai që i kërkon mbrojtje Zotit, t’ia kërkojë për hallet që e largojnë prej udhës së Tij, sepse Zoti thotë: “Ta dini: Edhe pasuria e fëmijët tuaj, ngasje janë!” (Kur’ani, 8:28)
Pra, Zoti sprovon me pasuri e pasardhës, për të dalluar kush nuk kënaqet me mjetet e tij të jetesës e kush mjaftohet me çfarë i është dhënë. Sigurisht, Zoti i njeh njerëzit më tepër nga ç’e njohin ata vetveten, por Ai vepron kështu që t’i lërë t’i kuptojnë e njohin punët që meritojnë shpërblim e ndëshkim; sepse ka njerëz që duan t’i kenë fëmijët djem e jo vajza, ka dhe të tjerë që nuk ngopen me pasuri, ndërkohë që e përçmojnë mjerimin.
Shënim i Sejjid Raziut: Ky është një nga interpretimet më të bukura, që i është bërë këtij vargu.
94. Imam Aliun e pyetën, ç’është e mira. Ai u përgjegj:
E mira nuk është bollëku në pasuri dhe fëmijë; e mira është të kesh dije të shumta, durim të madh dhe garë të fortë me të tjerët në adhurimin e Zotit; kur bën ndonjë punë të mirë, falëndero Zotin; e nëse bën ndonjë të keqe, lypi ndjesë. Në këtë botë, e mira u takon vetëm dyve: Atij që mëkaton, po ndreqet me pendesë; si dhe atij që nxiton në bërjen e së mirës.
95. Veprimi që është bërë me përkushtim ndaj Zotit, nuk të çon kurrë në zhgënjim. E si mund të zhgënjejë një gjë që është e pranuar?!
(Zoti thotë: “Zoti pranon vetëm nga ata që e ruajnë veten”70. (Kur’ani, 5:27))
96. Më afër profetëve janë ata që njohin më mirë çfarë sollën profetët. Imam Aliu e mbështeti këtë thënie me vargun: “Pa dyshim, më të afërtit midis njerëzve me Ibrahimin janë ata që erd hën pas tij, ky profet, si dhe ata që besojnë.” (Kur’ani, 3:68).
Pastaj tha: Kush i bindet Zotit është mik i Muhammedit, edhe në qoftë i largët me të në gjak; e kush nuk i bindet Zotit, është armik i Muhammedit, edhe në qoftë i afërm me të në gjak. 97. Imam Aliu dëgjoi për një harixhi që falej dhe e recitonte Kur’anin edhe në mes të natës. Ai tha: Gjumi me besim të shëndoshë e të sinqertë është më i mirë se falja me besim të lëkundur.
98. Kur dëgjoni ndonjë rrëfim, shqyrtojeni me kriteret e logjikës e mos u mjaftoni me një dëgjim, sepse ata që e tregojnë janë shumë, por ata që dinë ta ruajnë janë pak.
99. Imam Aliu dëgjoi dikë tek recitonte vargun, “Nuk ka dyshim, ne jemi vetëm të Zotit dhe tek Ai do të rikthehemi.” (Kur’ani, 2:156)
Ai tha: Kur themi ‘Inne li’l-Lahi’, pranojmë Madhështinë e Tij në raport me ne; e kur themi ‘We inne ileihi raxhiun’75, pranojmë që jemi të vdekshëm.
100. Disa njerëz po lavdëronin Imam Aliun në prani të tij. Ai tha: O Zoti im! Ti më njeh më mirë nga ç’njoh unë vetveten, e unë e njoh vet veten më mirë nga këta. O Zoti im, më bëj më të mirë nga ç’thonë këta se jam, dhe falëm për gjërat që këta nuk i dinë!
101. Mirësia ndaj tjetrit bëhet virtyt i përhershëm kur përmbushen tre kushte: Duke e gjykuar si të vogël, që të mund ta rritësh; duke e fshehur, që të vetëshfaqet; dhe, duke e bërë shpejt e me takt, që të pëlqehet dhe të vlejë.
102. Për së shpejti do vijë një kohë kur pozitat e larta do t’u jepen vetëm intrigantëve dhe kur njerëzit e mëkatit do mbahen për të zgjuar, kurse të drejtët për budallenj. Atëhere lëmosha do shikohet si shpenzim i kotë, kujdesi për të af ërmit si barrë ose nder dhe përkushtimi si shkas për t’iu mburrur të tjerëve. Atë kohë pushteti do ushtrohet përmes këshillimit me femrat, vënies së çunakëve në poste të larta dhe drejtimit të administratës nga eunukët.
103. Imam Aliu dilte i veshur me rroba të vjetruara e plot arna. Kur i folën për këtë, tha: Me këto, zemra frigohet, mendja ndihet e përunjur dhe besimtarët mar in shembull. Sigurisht, kjo botë dhe tjetra janë të kundërtat e njëra-tjetrës, siç janë dy rrugë që shpien në drejtime të ndryshme. Ai që e do dhe e pëlqen këtë botë, do ta urrejë tjetrën e do jetë armik i saj. Ato janë larg njëra-tjetrës sa Perëndimi me Lindjen. Udhëtari që është midis tyre mund t’i afrohet njërës vetëm po t’i largohet tjetrës. Ato janë shemra me njëra-tjetrën.
104. Neuf el-Bikali tregon: Pashë Imam Aliun të ngrihej një natë nga gjumi dhe të sodiste yjet; pastaj më foli: “O Neuf, je zgjuar apo fle?” i thashë: “Jam zgjuar, o Prijës i Besimtarëve”. Atëhere më tha O Neuf, qoftë i bekuar kush i ruhet kësaj bote, ngaqë mallohet për tjetrën. I tillë është ai që e sheh këtë dhé si shtrat, këtë pluhur si shtresë e mbulesë, dhe këtë ujë si parfumin e tij të vetëm; ai e thotë Kur’anin me zë të ulët, lutet me zë të lartë dhe ikën nga kjo botë siç iku Isai. O Neuf, një natë Profeti Da’ud u ngrit tamam në këtë kohë, e tha: “Kjo është ora kur jepet çdo gjë, për të cilën lutet njeriu, mjaft që ai të mos jetë taksidar, spiun, nëpunës policie, dhe lahutist e daullexhi”.
Shënim i Sejjid Raziut: Duhet thënë që ‘artabah’ ka kuptimin e ‘tabl’, që do të thotë daulle, kurse ‘kubah’ do të thotë ‘lahutë’.
105. Zoti ju ka vënë ca detyrime - mos i lini pas dore; ju ka caktuar ca kufij - mos u rrekni t’i kaloni; ju ka ndaluar disa gjëra - e nuk duhet t’i dhunoni; si dhe ka lënë në heshtje ca të tjera, po jo se ka harruar t’jua thotë; prandaj, mos provoni t’i zbuloni.
106. Njeriu gënjen veten, në mendon se mund t’i zgjidhë hallet e tij të kësaj bote duke flijuar diçka nga feja e vet. Zoti do ta futë në halle shumë më të mëdha.
107. Ndodh që padijat’ia humbasë dijen njeriut të mësuar dhe ta gremisë në rrënim.
108. Gjëja më e çuditshme tek njeriu është një copë mish, që lidhet përmes damarëve me çdo gjë tjetër të tij. Ajo është zemra, ku ka një skutë për urtësinë dhe të kundërtat e saj. Çdo rreze shprese, që bie në të, ndez një lakmi që e ndot; e nëse lakmia rritet edhe më, bëhet babëzi e shpie në rrënim; e në e pushtoftë zhgënjimi, është helm’ i tij ai që e vret; e nëse në të mbin inat, tërbimi i tij e zhurit; e nëse ka njohur veç gaz, harron që të jetë në vigjilim; e nëse në të ka frikë, mpihet e çoroditet krejt; e nëse paqja e zapton an’ e kënd, bëhet shpërfillëse; e nëse fiton pasuri, bëhet vanitoze e harron çdo takt; e nëse mbytet në halle, e humbet fare dhe ndihet e mjerë; e nëse gremiset në mizerje, brenga bën fole në të; e nëse e sulmon uria, përgjunjet nga dobësia; e nëse është makute, barku e vuan nepsin e saj; çdo gjë që është e mangët, e mjeron, çdo gjë që është e tepërt, e rrënon.
109. Vendi ynë83 është si i shiltes mbështetur për muri. Kush e ka ma jtas, bën djathtas, të pështetet më mirë, e nëse shkon matanë saj, kthehet mbrapsht drejt saj.
110. Askush s’e vendos dot ligjin e Zotit të Madhëruar, veç atij që s’njeh ngurrime, s’bën dot keq dhe s’ka pasione e lakmi.
111. Suhejl bin Hunejf el-Ensariu vdiq në Kufa, pasi u kthye nga beteja e Siffinit. Imam Aliu e donte shumë. Me këtë rast ai tha: Edhe mali të më kishte dashur, do ish shkërmoqur fund e krye.
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo do të thotë se fati i mbështetësve të Prijësit të Besim-tarëve është i tillë që përmbi ta të plakosin vuajtje dhe vështirësi të mëdha, dhe që kjo u ndodh vetëm njerëzve të virtytshëm, personave më të zgjedhur dhe atyre që i frikësohen Zotit.
Ka dhe një thënie tjetër të ngjashme të Imam Aliut, dhe pikërisht:
112. Kush do ne, Ehl-i Beitin, të llogaritë përballjet me mjerimet.
(Ndofta kuptimi tjetër i kësaj thënieje është ky: Ai që do Ehl-i Beitin, nuk jepet pas punëve të kësaj bote, edhe pse nga kjo mund të bjerë në varfëri dhe mjerim. Prandaj, ai duhet ta përgatitë veten si t’i përballojë, dhe kjo mund të arrihet vetëm duke u kënaqur me mjetet dhe mundësitë themelore të jetesës e duke hequr dorë nga ambiciet për të mirat e kësaj bote)
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është interpretuar edhe në një mënyrë tjetër, por këtu s’është rasti të merremi me të.
113. Asnjë pasuri nuk vlen sa mençuria; asnjë vetmi nuk tjetërson si vaniteti; asnjë urtësi s’i ngjan taktit; asgjë s’të jep nder, sa droja prej Zotit; asnjë s’të është besnik, sa morali i lartë; asnjë trashëgimi nuk matet me sjell jen qytetare; asnjë udhëheqje nuk vlen sa veprimi i zellshëm; asnjë zanat nuk bën sa puna e virtytshme; asnjë fitim nuk krahasohet me Shpërblimin Hyjnor; asnjë vetëkontroll nuk ka dobi, sa përmbajtja në kohë të turbullta; asnjë vetëpërmbajtje nuk ruan, sa shmangia e gjësë së ndaluar: asnjë dije nuk është si të menduarit; asnjë adhurim nuk i qaset përmbushjes së dety rimit; asnjë besim nuk është si modestia e qëndrueshmëria; asnjë arritje nuk është si përunjësia; asnjë nder nuk është si dija; asnjë pushtet nuk është si durimi; nuk ka mbështetje më të besuar se këshillimi.
114. Në botën ku sundon virtyti, nuk është mirë të ushqehen men dime të këqija për dikë që s’ka bërë keq kurrë. Po kur botën dhe njerëzit i sundon vesi, mendimi i mirë për dikë mund të sjellë rreziqe, prandaj duhet ruajtur prej tij.
115. Dikush e pyeti Imam Aliun: “Si je me shëndet, o Prijës i Besimtarëve?” Ai iu përgjegj: E si mund të jetë njeriu, që jeta e shtyn drejt vdekjes, që shëndeti mund t’i kthehet orë e çast në lëngatë, e që mortja ia merr ata që dashuron tamam në çastin kur ndihet më mirë?
116. Shumë njerëzve u jepet kohë nga dashamirësia ndaj tyre, ca të tjerë mashtrohen, ngaqë u mbulohen veset dhe mëkatet, po ka dhe nga ata që dashurohen me vetveten nga lëvdatat që u bëhen. Zoti nuk vë askënd në sprovë më seriozisht sesa atë, të cilit i jep kohë.
117. Dy lloj njerëzish do rrënohen për shkakun tim: Ata që e teprojnë me dashurinë e tyre ndaj meje, dhe ata që më urrejnë për vdekje.
118. Humbja e një rasti të volitshëm sjell trishtim.
119. Bota është si gjarpri - e butë në të prekur, dhe plot helm në brendësi. Vetëm i padituri joshet e mashtrohet prej saj, sepse i urti dhe i dituri dinë se si t’i ruhen.
120. Kur e pyetën lidhur me fiset Kurejshe, Imam Aliu u përgjegj kështu: Beni Mekhzumët janë lulja e Kurejshëve. Është gjë e bukur të bisedosh me burrat e tyre dhe të martohesh me gratë e tyre. Beni Abd Shemsët janë largpamës e të kujdesshëm ndaj gjithçkaje të panjohur. Kurse ne shpenzo jmë ç’na bie në dorë dhe i afrohemi vdekjes fisnikërisht. Si përfundim, ata janë të shumtë, intrigantë dhe të shëmtuar, kurse ne jemi gojëtarë, dashamirës dhe të pashëm.
121. Ç’ndryshim i madh mes dy lloj veprimeve - atij, kënaqësia e të cilit fashitet pas pak, duke lënë pas pasoja të këqija; dhe atij, vështirësitë e të cilit kalojnë, duke lënë pas bekime qiellore!
122. Imam Aliu merrte pjesë në një funeral, kur dëgjoi dikë tek po qeshte. Atëhere tha: Mos vallë vdekja është caktuar vetëm për të tjerët? Mos vallë borxhi duhet shlyer vetëm nga të tjerët? Mos vallë ata që shohim tek bien në krahët e vdekjes, do të na kthehen përsëri? Mos i futim sot nëpër varre, që nesër të gëzojmë gjërat që lanë pas?!. Kështu i ekspozohemi rrënimit dhe shpërfillim gjithë predikuesit, burra apo gra qofshin.
123. I bekuar qoftë ai që e mban veten përunjur, e nxjerr jetesën me duar të pastra99, e ka zemrën të qashtër, i ka zakonet të virtytshme, e shpenzon atë që kursen100, s’e lë gjuhën të thotë kotësira, nuk ushtron dhunë por ofron sig uri, është i kënaqur me Sunnetin e Profetit dhe nuk pajtohet me risitë në fé. Shënim i Sejjid Raziut: Disa njerëz ia veshin Profetit të Zotit dy thëniet e mësipërme.
124. Xhelozia e gruas është mangësi e besimit, kurse xhelozia e burrit është pjesë e tij.
(Kjo thënie duhet kuptuar kështu: Muslimani lejohet të ketë deri në katër gra, e nëse ato s’do pranonin shemra, kjo do të ishte në mospajtim me lejimet nga Zoti. Por, trajtimi i një gjëje të lejuar si gjë e padëshirueshme përbën mangësi në besim. Nga ana tjetër, një gruaje nuk i lejohet të ketë më shumë se një burrë. Fakti që një burrë nuk mund t’i ndajë gratë e tij me të tjerë, vjen nga sensi i tij i dinjitetit dhe është shprehje e respektimit të rregullave që ka vendosur Zoti lidhur me këtë çështje, për rrjedhim është në pajtim të plotë me parimet e besimit. Ky dallim midis burrit e gruas është bërë për të larguar pengesat nga përtëritja e vijimësia e racës njerëzore, gjë që mund të arrihet më mirë vetëm kur burrit i lejohet të martohet me disa gra. Martesa me disa gra mund ta bëjë një burrë të vetëm me disa pasardhës njëkohësisht, ndërsa gruaja nuk e bën dot një gjë të tillë edhe sikur të ketë lidhje martesore me disa burra, sepse ajo nuk mund të mbetet shtatzanë, pasi ka mbetur një herë. Përveç kësaj, ka periudha, në të cilat jeta nuk mund të ngjizet, siç janë, për shembull, ato të menstruacioneve dhe të laktacionit, kur burri duhet t’i rrijë gruas larg. Ndërkohë, jeta mund të vijojë të ngjizet normalisht edhe në kushte poligamie, sepse burri nuk ka probleme që e pengojnë në këtë proces; mjafton që të mos ketë të tilla një nga gratë e tij, të paktën. Vetëm ky lloj rregullimi e garanton plotësisht vijimësinë e racës njerëzore, prandaj dhe Zoti lejon poligami për burrat, kurse grave s’ua lejon të futen në raporte martesore me disa burra në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, raportet e një gruaje me disa bashkëshortë do të binin ndesh me sensin e modestisë e të dinjitetit të saj, përveç faktit që në këtë rast nuk do mund të identifikohej atësia e fëmijëve të saj. Lidhur me këtë çështje, dikush e pyeti Imam Rizain, pse një burrë mund të ketë deri në katër gra në të njëjtën kohë, kurse një grua nuk mund të ketë më shumë se një burrë. Imami është përgjigjur: Kur një burrë martohet me disa gra, të gjithë fëmijët e lindur prej tyre i njihen atij, sido që të jetë; por, nëse një grua do të kishte dy a më shumë burra, nuk do ishte e mundur të dihej se cilit prej tyre i takon fëmija. Në këtë mënyrë, origjina e fëmijës do të mbetej e panjohur, sepse nuk do mund të njihej babai i tij i vërtetë. Përveç të tjerave, kjo gjendje do të ishte kundër interesave të fëmi jës, sepse askush nuk do ta merrte përsipër edukimin e tij si baba. Si rezultat, fëmija do të privohej nga lidhjet me kulturën dhe sjelljet e njerëzishme dhe do ta humbiste mundësinë e edukimit e të rritjes së përshtatshme.)
125. Po e përkufizoj Islamin si askush tjetër para meje: Islami është nën shtrim, nënshtrimi është bindje, bindja është pohim, pohimi është njo hje, njohja është përmbushje e detyrimeve dhe përmbushja e detyrimeve është veprim.
126. Çuditem me njeriun e kursyer, që kujton se i largohet skamjes, por ngutet, në fakt, drejt saj, duke humbur paqen e jetës, që e lakmon aq shumë. Për pasojë, bën në këtë botë jetën e varfanjakut, ndonëse në tjetrën do të llogaritet si i pasur. Çuditem me njeriun kryelartë, që ishte një ditë veçse spermë, e që do jetë veçse kufomë një tjetër ditë. Çuditem me njeriun që e vë Zotin në dysh im, edhe pse i sheh krijesat e Tij. Çuditem me njeriun që e harron vdekjen, megjithëse shikon njerëz që vdesin. Çuditem me njeriun që mohon jetën tjetër, ndonëse këtu sheh këtë jetë109. Çuditem me njeriun që e banon këtë banesë të përkohshme, duke lënë pas dore të përjetshmen.
127. Dështimi prodhon dëshpërim. Zoti s’ka të bëjë me një që nuk kurs en asgjë nga kamj’ e tij në emër të Zotit.
128. Ruaju nga të ftohtit kur sapo ka nisur, e mos iu druaj kur është në të ikur. I ftohti vepron me trupin si me bimët: Në fillim i prish, por pastaj u jep gjethe plot freski.
( IKur vjen vjeshta, duhet bërë kujdes nga të ftohtit. Në fakt, ndërrimi i motit ndryshon edhe gjendjen e trupit, si rezultat shpeshtohen sëmundjet si rrufa, kolla, katarri, etj. Kjo ndodh ngaqë trupi është mësuar me motin e ngrohtë. I ftohti vjen papritur e indet tkurren e varfërohen në lëngje. Prandaj dhe është e dëmshme banja me ujë të ftohtë menjëherë pas një banje me ujë të nxehtë: Uji i nxehtë i zgjeron indet dhe bën që të ndihet shumë shpejt efekti i ujit të ftohtë, duke prishur balancën e nxehtësisë trupore. Kurse gjatë pranverës nuk ndihet më nevoja e mbrojtjes nga të ftohtit, që nuk është më i dëmshëm për shëndetin, sepse trupi është mësuar me të. Dhe, në fakt, trupi ndihet mirë në të ftohtit e zbutur të pranverës. Kur bie e ftohta, rritet nxehtësia dhe sasia e lëngjeve në trup, dhe marrin hov proceset e përtëritjes: Trupi zgjohet, gjendja emocionale shpengo het dhe shpirti ndihet më i lehtësuar. Kjo dukuri vërehet edhe në botën e bimëve. Për shembull, gjethet vyshken në vjeshtë për shkak të zotërimit të të ftohtit e mungesës së lëngjeve. Këto e dobësojnë fuqinë ve-gjeta tive të bimëve dhe e pakësojnë gjallërinë e tyre. Si rezultat, gjelbërimi përjeton një proces të ngjashëm me vdekjen. Mesazhin e jetës te bimët e sjell përsëri pranvera. Nën erërat e shëndetshme, që nisin të fryjnë, fillojnë të çelin sythet. Bimëve u shtohen freskia dhe lëngjet jetëdhënëse, dhe pyjet e gërxhet vishen sërish me ngjyrën e blertë.)
129. Atë që di të çmojë Madhështinë e Krijuesit, nuk e habit fare madh ështia e krijimit.
130. Ndërsa kthehej nga Siffini e ishte duke kaluar pranë një varreze në rrethi nat e Kufas, Imam Aliu u kthye drejt saj dhe thirri:
O banorë të shtëpive me heshtje të frikshme! Ju, që rrini vetmuar në terrin e varrit! Ju, njerëz të pluhurit, që ndiheni akoma të huaj aty ku jeni! Njerëz të vetmisë e të shkretimit! Shkuat përpara të na hapnit udhë e ne t’ju vinim pas, për t’u bërë bashkë sërish një ditë. A doni të dini ç‘ndodhi, pasi ikët ju? Shtëpitë tuaja i banojnë të tjerë; vejushat tuaja u martuan me të tjerë; dhe pronat tuaja i gëzojnë të tjerë!
Ky është lajmi që ju sjell nga kjo botë! Po ju, ç’lajme na sillni nga vendet ku jeni? Pastaj Imam Aliu u drejtua nga ata që e shoqëronin dhe u tha: E dini ç’do t’ju thoshin, po të kishin gojë? “... zahireja më e mirë është përkushtimi. Vërtet!”(Kur’ani, 2:197).
131. Imam Aliu dëgjoi dikë tek shante botën dhe i tha: O ti, që shan botën! Ti që u gënjeve nga rrenat e saj dhe u joshe nga e padrejta e saj! Tani e mallkon, pasi lakmove ëmbëlsitë e saj!? Ti duhet ta shash atë, apo ajo ty? Me çfarë të shastisi e ta humbi mendjen? Mos vallë me vdekjen dhe largimin e etërve të tu? Apo me vendin ku fle nën dhé jot’ ëmë111? Sa shumë u kujdese për ta, kur ishin sëmurë, e i kurove, kur ishin të pamundur! Sa shumë shpresove të shëroheshin e i pyesje mjekët çdo mëngjes, pasi ilaçet s’u vlejtën më e lotët s’i bënë të bëheshin më mirë! Por kot u lodhe e u shqetësove, se s’munde ta arrish atë që shpresove. Nuk munde t’ua shporrje vdekjen, edhe pse nuk kurseve asgjë për ta. E pra, bota ta dha një mësim me njeriun që vdes! Dhe të rrëfeu për rënien tënde me shembullin e rënies së tij!
Kjo botë është shtëpia e së vërtetës - për atë që di ta vlerësojë; foléja e sigurtë - për atë që e kupton; dhe minierë thesaresh - për atë që mbledh në të pasuri për botën tjetër. Ajo është shkollë për atë që di të nxjerrë prej saj mësim. Aty adhurohet Zoti nga ai që e do; aty luten për engjëjt e Tij; aty zbresin Lajmet e Tij; aty është vendi ku punohet me zell dhe ku fitohet mëshira dhe çmimi i Parajsës. Kush, pra, mund ta shajë, pasi është njoftuar për vdekjen e lajmëru ar dhe ndarjen prej saj?! Ajo ta ka dhënë mesazhin e vetëshkatërrimit e të vdekjes së njerëzve të saj. Ajo ta ka dhënë shembullin e vështirësive të tua me anë të vështirësive të saj. Ajo ta nxit e zgjuan etjen për kënaqësi. Ajo ta sjell paqen e qetësinë e mbrëmjes dhe trishtimin e ankthin e mëngjesit nëpërmjet bindjes, çbindjes, paralajmërimit dhe ankthit114. Ka që e shajnë kur pendohen115, po ka dhe të tjerë që do ta lëvdojnë Ditën e Gjykimit. Se bota u kujtoi jetën tjetër, e ata s’e harruan këtë shërbim të saj! Ajo u dha shembuj116, e ata ia njohën për meritë. Ajo u dha këshillë, dhe ata e dëgjuan.
( Gojëtarët dhe predikuesit e dëshmojnë forcën e tyre të fjalës me subjekte, për të cilat kanë më shumë përvojë e dije. Në qoftë se do t’u duhej të ndërronin temë, as mendja nuk do t’u punonte më dhe as gjuha nuk do t’ua kishte prapë sigurinë e zakonshme. Por ai që e ka aftësinë e të përshtaturit dhe fuqinë e imagjinatës, mund ta orientojë të folurin sipas nevojës e ta dëshmojë shkëlqimin e tij në elokuencë në çdo lloj subjekti që trajtohet. Dhe ndodh, në këtë mënyrë, që e njëjta gjuhë që e ka sharë botën për një kohë kaq të gjatë e që i ka zbuluar të gjitha mashtrimet e saj, nis ta lëvdojë me të njëjtën mjeshtëri oratorike e forcë argumentimi, që e kishte shquar e dalluar dhe më parë. Por më e çuditshmja është se lavdet që i bëhen botës në një rast të tillë, ngulmojnë në të njëjtin pozicionim ndaj saj. Objektivi mbetet po ai, megjithëse rrugët që shpien drejt tij kanë qenë të ndryshme!)
132. Një engjëll i Zotit na kujton përditë: “Ju lindni fëmijë për vdekjen, mblidhni pasuri për rrënimin dhe ndërtoni për shkatërrimin”.
133. Kjo botë është rrugë për të shkuar, jo vend për t’u sheshuar. Në të ka dy lloje njerëzish: Një që e shet veten duke rrënuar vetveten, dhe një që e blen veten, duke çliruar vetveten.
134. Shoku nuk është shok, nëqoftëse nuk jep prova në tre raste: Në nevojë, në mungesë120, dhe në vdekje.
135. Atij që i lejohen katër gjëra, nuk i mohohen katër të tjera: Kush lut, merr përgjigje; kush pendohet, dëgjohet; kush lyp ndjesë, falet; kush ndi het mirënjohës, s’mbetet pa të mira. Shënim i Sejjid Raziut: Këtë gjë e vërteton dhe Kur’ani. Lidhur me lutjen, Zoti thotë: “Thirrmëni, dhe Unë do t’ju përgjigjem.” (Kur’ani, 4:60).
Zoti thotë për faljen: “… kushdo që bën të këqija, prish vetveten e pastaj kërkon falje, do ta gjejë Zotin dendur Falës dhe të Mëshirshëm.” (Kur’ani, 4:110). Ai thotë për mirënjohjen: “Nëse do të jeni mirënjohës, unë do t’jua shtoj të mirat e Mia.” (Kur’ani, 14:7). Kurse për pendesën, Ai thotë: “Sigurisht, Zoti e pranon pendesën e atyre që i bëjnë gjërat nga padija. Zoti tregohet i Mëshirshëm kundrejt tyre. Ai është i Gjithëdi tur e i Mençur për çdo gjë.” (Kur’ani, 4:17).
136. Kush i friket Zotit, mund t’i qaset përmes faljes. Haxhxhi është Xhihadi i të dobëtit. Çdo gjë ka kërkesat e saj. Shëndeti kërkon agjërim. Xhihadi i gruas është të jetë e këndshme për burrin.
137. Kërkoi mjetet e jetesës përmes dhënies së lëmoshës.
138. Kush s’dyshon se do t’i marrë përsëri ato që jep, jep me të dy duart.
139. Ndihma jepet sipas nevojës.
140. Ai që është i matur, s’bie në skamje.
141. Familja e vogël është një nga mënyrat e lehtësimit të jetës.
142. Ndërsjellësia e marrëdhënies përbën gjysmën e urtësisë.
143. Brenga përgjigjet për gjysmën e pleqërisë.
144. Durimi jepet sipas mundimit. Kush zë kokën me duar nga dësh përimi, ua humb vlerën punëve të mira.
145. Ka shumë agjërues, agjërimi i të cilëve është vetëm etje dhe uri130, dhe shumë ofrues faljesh, faljet e të cilëve janë thjesht pagjumësi dhe mun dim. Gjumi dhe të ngrënët e të pirët e njeriut të ditur janë shumë më të mirë.
146. Mbroje besimin me lëmoshë; ruaje pasurinë me zekat, dhe prapsi tall azet e vuajtjeve me falje.
Njerëzit janë të tre llojeve.
147. KumeiliI tregon: Një herë Imam Aliu më kapi për dore e më shpuri në një varrezë. Pastaj, pasi kaluam përmes varreve dhe e lamë qytetin pas, mori frymë thellë, psherëtiu dhe tha: O Kumeil, këto zemra janë enë.
Më e mir’ e tyre është ajo që ruan më mirë. Prandaj mbaj mend ç’po të them. Njerëzit janë tre llojesh. Së pari, janë dijetarët dhe njohësit e fesë, pastaj ata që i kërkojnë dijet dhe që janë, edhe ata, në udhën e shpëtimit. Së fundi, vjen skota e njerëzve të rëndomtë, që rendin pas çdo berihai dhe përkulen nga fryn era. Këta nuk kërkojnë dritë nga ndriçimi i dijes, as mbrojtje nga ndonjë mbështetës i besueshëm.
O Kumeil, dija është më e mirë se kamja. Dija të ruan, kamjen e ruan. Për dorimi e mpak kamjen, kurse dijen e shton. Kamja sjell privilegje, por ato zhdu ken së bashku me të.
O Kumeil, dija është bindja që bazon veprimin. Me anë të saj fitohet dëgjueshmëri, sa je gjallë, e nam i mirë, pasi ke vdekur. Dija është timoni që drejton kamjen.
O Kumeil, kush e ka mendjen të mbledhë pasuri, ka marrë fund, edhe pse mund të jetë ende gjallë; po kush mbledh dije, jeton sa vet bota.
Trupi i tij mund të mos jetë, por shpirtin e ka në zemrat që mbeten pas. Imam Aliu tregoi me gisht në gjoksin e tij dhe vazhdoi: Shiko! Këtu brenda është një mal me dije. Kërkova dikë që ta mbante, dhe gjeta; po ose ishte nga ata, mbi të cilët nuk mbështetesh dot, sepse mund ta për dorë fenë për fitime të kësaj bote, t’i përgjunjë njerëzit përmes autoritetit të Zotit e t’i shtrojë të devotshmit nëpërmjet argumenteve të Tij; ose nga ata, që u binden dëgjuesve të së vërtetës, po nuk kanë intelekt në zemër. Të tillët, çdo pasiguri e dyshim i çon në mosbesim e skepticizëm.
Kështu, asnjëri prej tyre nuk ishte i mirë sa duhej. Gjithë të tjerët janë të etuar për qejfe dhe jepen lehtë pas epsheve, ose lakmojnë për të patur e mbledhur pasuri. Askush prej tyre nuk ka respekt për fenë dhe qëllimet e saj. I ngjajnë më shumë një tufe lopësh të lëna azat. Dhe kështu mund të ndodhë, që dija të vdesë bashkë me mbajtësit e saj.
Por jo, o Zoti im! Se toka nuk mbetet kurrë pa ata që ia mbajnë besën Zotit - hapur, me emrin e tyre të mirë, apo edhe fshehur, në rastet kur kanë frikë. Sa janë këta njerëz? dhe ku? Për Allah, janë të paktë në numër, po nderin nga Zoti e kanë të madh. Me ta Zoti ruan argumentet dhe provat e Tij, derisa t’u besohen të ngjashmëve të tyre e fara e tyre të mbijë në zemra që janë mbrujtur nga brumë i njëjtë. Dija i ka udhëhequr këta njerëz te thelbi i vërtetë i gjërave, prandaj dhe s’i ndahen virtytit të bindjes.
Ata e marrin lehtë atë që mendjelehti e quan të vështirë. Ata kanë për zemër çfarë sheh si të huaj ai që nuk di. Ata jetojnë në këtë botë vetëm me trup, se shpirtrat i kanë lart, në qiej. Ata janë mëkëmbësit e Zotit mbi tokë, ftonjësit në fenë e Tij. Sa mall kam t’i shoh, o Kumeil!
Ik tani, në do, se t’i thashë ç’desha.
__________
(Kumeil bin Ziad en-Nakha’i ishte personi që kujdesej për sekretet e Imamatit, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Imam Aliut. Ai kishte arritur nivele të larta në dije dhe shquhej për vetëpërmbajtje e adhurim të Zotit. Ka qenë një farë kohe governator i Imam Aliut në Hit. U vra prej Haxhaxh bin Jusuf Thekafiut në vitin 83H., kur ishte 90 vjeç, dhe u varros në periferi të Kufas.)
148. Njeriu fshihet nën gjuhën e vet.
149. Kush s’ia di vlerat vetes, rrezikon të dështojë.
150. Imam Aliu i tha dikujt që i lutej t’i mbante një predikim:
Mos u bëj si ai që vë shpresa te jeta tjetër, pa u përpjekur;
- që e vonon pendimin ngaqë s’i shqitet ambicies, e që flet si asket për këtë botë, por bën si i limaksur pas saj;
- kur atij i lejohet diçka e saj, nuk ndien të ngopur, e kur i mohohet, nuk ndihet i kënaqur;
- si ai që nuk është mirënjohës për çfarë i je pet, por lakmon ta rritë kamjen;
* frenon të tjerët, kur është vetë i shfrenuar;
* nxit të tjerët të bëjnë çfarë nuk bën vetë;
- pëlqen njerëzit me virtyte, po vetë nuk sillet si ata;
* urren mëkatarët, po vetë është një ndër ta;
* ka shumë frikë të vdesë, se ka shumë mëkate, po prapë bën gjëra që ia rritin frikën;
* kur bie i sëmurë, bëhet për të ardhur keq, po sapo merr veten, fiton siguri e harron;
* pastaj nis të mbahet më të madh, që ia hodhi dhe k’të herë!
* Kur i ka punët pisk, e humb mendjen fare;
* e po t’ia zërë derën e keqja, përgjërohet si i lajthitur;
* kur e gjen sërish paqen e jetës, gënjehet dhe harron;
* antazitë ia nxjerrin zemrën nga zapi i bindjeve, deri sa bëhen zot i saj;
* mëkatet e vogla të të tjerëve i duken të mëdha, po vet kërkon shpërblim të madh, ndonëse punët i ka të vogla;
* kur pasurohet, mendon se meriton t’i falet ndonjë ves;
* kur varfërohet, dëshpërohet dhe liget;
* kur bën një të mirë, i bie tepër shkurt, po kur lut për një të mirë, i bie tepër gjatë;
* kur e mposhtin pasionet, shpejton të kridhet në mëkat, ndërkohë që e vonon pendesën;
* kur bie në hall, ia kthen shpinën ligjit;
* u tregon të tjerëve ndodhí mësimdhë nëse, po vet nuk merr asnjë mësim;
* predikon gjerë e gjatë, por nuk pranon t’i predikojnë; është i fryrë në të folur, por i çfryrë në veprim; synon gjëra që shterin dhe i shpërfill vlerat e përhershme; e shikon fitimin si humbje dhe humbjen si fitim;
* i trembet vdekjes, por nuk bën gjë për ta pritur;
* i bën të mëdha mëkatet e të tjerëve, por, po ato mëkate, i quan të vogla, kur i bën vetë;
* kur bën diçka në bindje të Zotit, e quan shumë, por po atë gjë e quan pak, kur janë të tjerët që e bëjnë; prandaj nuk lodhet kur qorton të tjerët, ashtu si nuk lodhet, kur mburr vetveten! Do më shumë zbavitjen në shoqëri me të pasur, sesa kujtimin e Zotit me të mjerët;
* vendos kundër të tjerëve, kur bëhet fjalë për interes të vet, po nuk vepron kështu me vetveten në interes të të tjerëve;
* udhëzon të tjerët, kur është vet i çoroditur;
* kërkon t’i binden, kur ai vet s’i bindet Zotit;
* do që të përmbushen detyrimet ndaj tij, por pa përmbushur detyrime ndaj të tjerëve;
* u trembet disa njerëzve për gjëra që Zoti s’i miraton, dhe nuk i trembet Zotit në marrëdhëniet me njerëz të tjerë.
____________
Shënim i Sejjid Raziut: Nëse ky libër nuk do kishte gjë tjetër, përveç kësaj thënieje të shkurtër, do mjaftonte për të qenë material i shkëlqyer për predikim, shembull i filozofisë së lartë, objekt urtësie për soditësit dhe burim mësimesh të çmuara për këdo që kërkon udhëheqje për veprim. Të gjithë do piqemi me fundin, i ëmbël apo i hidhur qoftë. Kush ka ardhur do rikthehet; e pasi të jetë rikthyer, është si të mos kishte ardhur kurrë
151. Të gjithë do piqemi me fundin, i ëmbël apo i hidhur qoftë.
152. Kush ka ardhur do rikthehet; e pasi të jetë rikthyer, është si të mos kishte ardhur kurrë.
153. I duruari ia del mbanë gjithmonë, edhe po t’i duhet të presë gjatë.
154. Të miratosh ç’bën një tjetër është si ta kesh bërë edhe ti me të. Kush bashkëpunon në gjëra të mbrapshta, mëkaton dyfish: Bën diçka të ligë, dhe nuk e pengon tjetrin në bërjen e saj.
155. Praktiko marrëveshjen dhe besojua njerëzve me karakter të fortë zbatimin e saj.
156. Kush ka detyrim t’i bindet dikujt, nuk mund ta përligjë mosbind jen me mosnjohjen e tij.
(Në zbatim të Drejtësisë e Mëshirës së Tij, Zoti ka dërguar shumë profetë për të orientuar e udhëhequr njerëzimin drejt fesë së Tij. Në këtë kuadër, Ai ka dërguar edhe Imametin, i cili duhet ta mbrojë fenë e Tij nga ndryshimet e shtrembërimet. Pra, është detyrë e Imamit të kohës që t’i ruajë mësimet Hyjnore nga sulmet e tërbuara të interesave personale dhe t’i interpretojë e zbatojë në mënyrë korrekte udhëzimet e Islamit. Kjo do të thotë se çdo besimtar ka për detyrë ta njohë mbrojtësin e fesë, ashtu si duhet të njohë dhe lajmëtarin e saj148. Për pasojë, ai që nuk e njeh, nuk mund të shfajësohet me paditurinë e tij. Në fakt, institucioni i Imametit mbështetet nga kaq shumë prova e dëshmi, saqë asnjë njeri me mend nuk mund të gjejë arsye për moh imin e tij. Kështu për shembull, vet Profeti ka thënë: Kush vdes pa njohur Imamin e kohës së vet, bën vdekje paraislame. (Sherh ul-mekasid, et-Taftazani esh-Shafi’i, vol. 2, f. 275; el-Xhevahir el-mudijeh, el-Khatib el Hanefi, vol. 2, ff. 457, 509). Tregohet, gjithashtu, nga Abdullah ibn Umeri, Mu’avie ibn Ebu Sufiani dhe Abdullah ibn Abbasi, se i Dërguari i Zotit ka thënë: Kush vdes pa njohur Imamin e tij e pa u lidhur me të me një betim për besn ikëri, bën vdekjen e njerëzve që kanë jetuar kohët pagane. Ai që s’e shtrin dorën e tij për t’iu betuar Imamit për bindje, nuk do të ketë shfajësim për t’u mbrojtur, kur të dalë përpara Zotit, Ditën e Gjykimit. (el-Musned, et-Tejalisi, f. 259; es-Sahih, Muslim, vol. 6, f. 22; el-Musned, Ahmed ibn Hanbel, vol. 4, f. 96; es-Sunen ul-kubra, el-Bejhaki, vol. 8, f. 156; et-Tefsir, Ibn Kethir, vol. 1, f. 517; Mexhma’ uz-zewa’id, el-Hejthemi, vol. 5, ff. 218, 224, 225). Edhe Ibn Ebi’l-Hadidi pranon që personaliteti, për të cilin nuk mund të shfajësohet padija e besimtarëve, është Imam Aliu. Për më tepër, ai pranon detyrimin e bindjes ndaj tij dhe shpall se kush nuk beson në legjitimitetin e Imametit, s’do t’i shpëtojë ndëshkimit hyjnor. Lidhur me këtë çështje, ai shkruan: Ai që nuk ka dije për pozicionin e Aliut si Imam e që e mohon karakterin e vërtetë e të detyrueshëm të tij, do mbetet përgjithnjë në Skëterrë; sipas dijetarëve, atij s’do t’i vlejnë as agjërimet, as lutjet, se dijenia për këtë çështje përbën një nga parimet, mbi të cilat janë hedhur themelet e fesë. Megjithatë, ne nuk e quajmë të pafé atë që nuk e pranon Imametin e kohës kur jeton, por vetëm mëkatar, shkelës dhe të shman gur. (‘Sherh Nehxhul Belaga,’ Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 18, f. 373).)
157. Sigurisht, ju jeni bërë të shikoni, në doni të shikoni; ju është dhënë udhëheqje, në doni një udhë të sigurtë; dhe jeni bërë të dëgjoni, po qe se doni të dëgjoni.
158. Qortoje shokun me butësi e takt dhe hiqja të keqen me anë të së mirës.
(Kur të keqes i përgjigjemi me të keqe dhe fyerjes me fyerje, jepet shkas për armiqësi e grindje. Po kur njeriu i pasjellshëm ndesh mirësi e butësi, detyrohet të sillet ndryshe. Një herë Imam Hasani po kalonte nëpër tregun e Medinës. I kuriozuar nga pamja e tij fisnike, një sirian pyeti, cili ishte ky njeri. Dikush i tha se ishte Imam Hasani, djali i Aliut. Siriani u xhindos, iu afrua Imamit e nisi ta shante. Po ky e dëgjoi qetësisht, priti sa të mbaronte, pastaj i tha: “Dukeni si i huaj këtu. Nuk jeni nga ky qytet?” Ai nuk i foli. Atëhere Imami vazhdoi: “Mbase do të ishte më mirë të vini e rrini me mua. Nëse keni ndonjë nevojë, do t’jua plotë soj, e po t’ju duhet ndihmë në para, do t’jua jap”. Kur pa këtë mirësi e sjellje të njerëzishme në përgjigje të fjalëve të tij të ashpra dhe brutale, siriani u skuq nga turpi dhe kërkoi ndjesë për sjelljen e tij të keqe. Kur u largua, Imami ishte njeriu që ai respektonte më shumë në botë. (el-Kamil, el-Muberred, vol. 1, f. 235; vol. 2, f. 63; Nehaxheh ul-irab, an-Nuwejri, vol. 6, f. 52; Metalib us-su’ul, Ibn Talhah esh-Shafi’i, vol. 2, ff. 11-12; el-Menakib, Ibn Shahrashub, vol. 4, f. 19; el-Bihar, el-Mexhlisi, vol. 43, f. 344). Ai që zemrën ka të mirë dhe di të jetë përherë fisnik, i bën të mirë edhe të ligjtë e s’di të ketë në jetë armik.)
159. Kush vete në vende me nam të keq, të mos habitet pse ka nam të keq.
160. Si rregull, paanësinë e vret qenia me pushtet.
161. Kush bën vetëm më kokë të vet, shkon drejt rrënimit. Këshillimi bën të shohësh edhe me sytë e tjetrit.
162. Kush di t’i mbajë sekretet e tij, i ka nën kontroll punët e tij.
163. Vdekja më e hidhur është skamja.
164. T’i respektosh të drejtën atij që nuk ta respekton, është idhujtari. 1
65. S’duhet të ketë bindje që bie ndesh me urdhrat e Zotit, kushdo qoftë ai që e kërkon.
166. Mos e fajësoni atë që e vonon marrjen e hakut që i takon; faj ka kush merr gjëra që s’i takojnë.
167. Vaniteti e pengon përparimin.
(Njeriu që kërkon përsosmëri e beson se ka vend ende të përsoset, mund të shpreso jë se do ta arrijë dikur këtë qëllim të tij, kurse ai që mendon se e ka arritur kulmin e aftësive e të mundësive njerëzore, nuk ndjen më nevojë për përpjekje të tjera. Ai gjykon se i ka përshkuar gjithë fazat e zhvillimit dhe nuk shikon përpara vetes objektiva që do mund ta frymëzonin për të shkuar më tej. Rrjedhimisht, vaniteti ia mbyll një njeriu të tillë, mburravec e të vetëgënjyer, të gjitha shtigjet e përparimit të mëtejshëm, duke e privuar përgjithmonë nga përpjekjet për përsosje.)
168. Dita e Gjykimit është pranë dhe koha për shoqëri me njëri-tjetrin është e shkurtër.
169. Tashmë agimi ka zbardhur për këdo që ka sy të shikojë.
170. T’i rrish larg mëkatit është më lehtë se të kërkosh më pas ndihmë.
( Qëndrimi larg mëkatit sa pa mëkatuar ende është shumë më i lehtë se shkëputja prej tij, pasi e ke shijuar dhe je mësuar me të. Njeriu nuk ndjen vështirësi kur bën diçka, me të cilën është mësuar. Vështirësia e vërtetë është të heqësh dorë prej saj. Sa më tepër të praktikohet një gjë, aq më pak vullnet mbetet për t’iu kthyer rrugës së pendesës. Ven dimet për t’u penduar në një kohë të mëvonshme nuk sjellin dobi dhe bëhen vetëm për të gënjyer vetveten. Rrjedhimisht, në qoftë se qëndrimi larg mëkatit ende pa mëkatuar është i vështirë, mëkatimi për kohë të gjatë e bën gjithmonë e më të vështirë shkëputjen prej tij.)
171. Nepsmadhi e vret vet midenë e vet.
( IKëtu është fjala për ata që rendin me aq zell pas një gjëje, sa lënë t’u ikin gjëra më të mira. Është e njëjta situatë me atë të njeriut që ha i babëzitur e pa ia vënë veshin gjendjes së tij, e
pastaj shtërngohet të rrijë vafte të tëra pa ngrënë)
172. Njerëzit janë armiq të asaj që nuk njohin.
(Njeriu u jep rëndësi shkencave e arteve që njeh, dhe i lë pas dore e quan pa rëndësi shkencat e artet që nuk njeh. Kjo bën që, sa herë që diskutohet diçka e panjohur, ta shpërfillë e ta gjykojë si të padenjë për vëmendjen e tij. Nga ana tjetër, vet debati rreth saj e bën që të ndihet i shpërfillur. Kjo ushqen te njeriu prirjen e natyrshme për ta parë çdo gjë të panjohur si burim të mundshëm mundimesh. Një herë Platonin e pyetën për arsyen, pse i padituri e urren të diturin, ndërkohë që i dituri nuk ushqen as ligësi, as urrejtje ndaj të paditurit. Ai u përgjegj se ai që nuk di, e di që ka një mangësi. Ai kujton se kjo është një arsye që të urrehet nga ai që di, sepse kjo, sipas tij, duhet të jetë diçka e ulët. Gjë që mjafton për ta urryer edhe ai, nga an’ e tij. Kurse ai që di nuk ka asnjë arsye, pse ta urrejë tjetrin, sepse nuk i shkon fare ndër mend që t’i gjykojë njerëzit që nuk dinë si të ulët dhe të pavlerë.)
173. Ai që bazohet te shumë opinione e kupton më mirë si qëndron problemi.
174. Kush i mpreh dhëmbët e revoltës për hir të Zotit, mund të mundë dhe armikun e Tij më të fortë.
(Zoti i jep përkrahje dhe ndihmë kujtdo që ngrihet në emër të Tij për t’iu kundërvënë një padrejtësie me vendosmëri të palëkundur, pa iu frikësuar së ligës, qoftë edhe sikur t’i mungojnë forcat e mjetet. Po kur veprimi motivohet nga interesat e tij materiale, mund të pengohet fare lehtë në arritjen e qëllimeve. Lidhur me këtë, Sejjid Nimetullah Xhezairi ka shkruar në ‘Zahrur Rabi’ për dikë që pa disa njerëz tek adhuronin një pemë. I frymëzuar nga një hov i zellit të tij fetar, ai vendosi ta priste atë pemë. Kur po i afrohej me sopatë në dorë, Djalli e ndaloi dhe e pyeti, çfarë donte të bënte. Ai i tha se do ta priste atë pemë, që njerëzit t’i shmangeshin rrugës heretike të adh urimit. Djalli i tha: “Pse e prish gjakun kot! Lëri të bëjnë ç’të duan”. Por burri s’pranonte të hiqte dorë nga vendimi që kishte marrë. Atëhere Djalli i tha: “Po të kthehesh mbrapsht, do të të paguaj çdo ditë katër Dirham, pa lëvizur fare nga shtrati”. Sa dëgjoi këtë propozim, vendosmëria e njeriut u lëkund. Ai e pyeti Djallin, nëse do ta mbante fjalën, apo tallej, dhe Djalli i tha: “Provoje vetë më mirë. Po të mos e mbaj fjalën, ja ku e ke pemën, preje kur të duash”. Njeriu u bë lakmitar dhe u kthye mbrapsht.)
175. Kur e ke frikë një gjë, sulu drejt e mbi të, ndryshe tortura e ngur rimit do të bëhet më e frikshme se vet ajo gjë.
176. Autoritetin e njeriut e përmason gjerësia e kraharorit.
177. Shpërble kë bën mirë për të qortuar kë bën keq.
(Të vlerësosh e shpërblesh në publik me bujari veprimet e mira të njeriut të virtyt shëm do të thotë të ndihmosh njeriun me vese që të kthehet në rrugën e mbarë. Kjo praktikë është më frytdhënëse se moralizimi, paralajmërimi apo qortimi, për faktin se temperamenti i njeriut priret drejt gjërave që i sjellin përfitime, ndërkohë që pëlqen më shumë muzikën e ëmbël të mburrjeve, lëvdatave e shprehjeve admiruese.)
178. Shkule të ligën nga zemr’ e tjetrit duke e shkulur fillimisht nga jotja.
(Kjo thënie mund të kuptohet në dy mënyra. Sipas versionit të parë, kur ushqen ligësi ndaj dikujt, dhe ai me ligësi përgjigjet. Pra, kush nuk do që të ketë të këqija nga të tjerët, duhet të mos u bëjë të këqija. Në këtë kuptim, zemra njerëzore është një pasqyrë e zemrave të qenieve të tjera njerëzve. E meqë çdo zemër është si të tjerat, mund ta ç’rrënjosë të keqen prej tyre vetëm si ta ketë çrrënjosur prej vetes. Kjo është arsyeja, pse njeriu e vlerëson pastërtinë e zemrës së një tjetri me pastërtinë e zemrës së vet: Po të mos ketë ligësi në zemrën tënde, as në të tjetrit nuk do të ketë. Tregohet se dikush e kishte pyetur një mikun e vet se sa e donte. Përgjigja ishte kjo: “Pyet zemrën tënde”. Kjo do të thotë se dashuria mund të ekzistojë vetëm si e ndërsjelltë. Sipas interpretimit të dytë, në rast se duam ta largojmë një njeri nga rruga e keqe, duhet që në fillim të jemi larguar vet prej saj. Vetëm në këtë mënyrë këshilla që mund të japim bëhet nxitëse dhe me vlerë për të tjerët, ndryshe nuk sjell asnjë dobi.)
179. Këshilla s’i vlen kokëmushkës.
180. Lakmia është skllavëri pa fund.
181. Pakujdesia hap punë, maturia mbaron punë.
182. Të heshtësh kur mund të thuash diçka të mençur, është po aq keq sa të thuash diçka që nuk vlen.
183. Kur bëhen dy thirrje të kundërta, njëra të fton patjetër në udhë të gabuar. 184. Kurrë nuk kam patur dyshuar për të drejtën, qysh në çastin kur m’u tregua.
185. Unë nuk kam thënë gënjeshtra, as më janë thënë gënjeshtra. Dhe nuk kam gabuar njeri, as më kanë gabuar.
186. Ai që valavit sot flamujt e tiranisë, nesër do dojë të kishte qenë duartharë.
187. Ndarja është në prag të derës.
188. Kushdo që ka dalë kundër së drejtës, është shkatërruar.
189. Nëse durimi s’bie paqe fare, padurimi vret për fare.
190. Çudi: Kalifati u dhënka përmes shoqërisë me Profetin, e jo dhe përmes shoqërisë e afërisë në gjak me të!
Shënim i Sejjid Raziut: Lidhur me këtë çështje, njihen edhe disa vargje të Imam Aliut: Nëse erdhët vërtet në krye pas një këshillimi, pse nuk morët me vete edhe rojet e këshillës?! E nëse u zgjodhët falë shoqërisë dhe afrimit, pse nuk më lajmëruat, por qetë aq shpërfillës? A s’isha më pranë ProfetitI kur zbriti Zbulimi.!
191. Në këtë botë, njeriu është nishani, drejt të cilit fluturojnë shigjetat e vdekjes; është si ajo pasuria, rrokullimën e së cilës e ngut çdo e papritur. Në të, çdo gllënjkë ka mbytje dhe çdo kafshatë asfiksí. Askush s’merr gjë në të, po të mos humbasë gjë tjetër, askujt s’i shtohen ditët që ka jetuar, pa i firuar ditët e ymrit. Ne vetë jemi ndihmës të vdekjes, vetë jetët tona janë shënjestra të saj. A mund të pritet përjetësi në këtë vend, ku nata e dita s’ngrehin gjë më këmbë, pa përgatitur më parë ç’farë duhet për ta rrëzuar e shpërbërë atë që mezí mundi të ngrihej?
192. O bir i Ademit: Gjith’ ç’fiton mbi ç’ke nevojë, s’është për ty, po për të tjerët.
193. Zemrat verbohen po t’i shtërngosh, sepse janë mbrujtur me pa sion e prirje për përparim dhe tërheqje. Prandaj, të nxiten për veprim kur kanë pasionin e përparimit.
194. Imam Aliu thoshte shpeshherë:
Në jam i indinjuar, kur duhet ta bëj zap zemëratën time? Kur të mos kem fuqi për të marrë hakun tim, që pastaj të thonë ‘bën mirë që duron’? Apo kur të kem fuqi e mjete për hakmarrje, që të më thonë ‘bën mirë që fal’?
195. Imam Aliu kaloi pranë një grumbulli mbeturinash e pisllëqesh dhe tha: Kjo është ajo, për të cilën kopracët janë dorështërnguar. Në një tjetër traditë, tregohet se Imam Aliu ka thënë: Kjo është ajo, për të cilën jeni ngrënë deri dje me njeri-tjetrin!
196. Vetëm kamja që shkon për dije nuk vete dëm.
(Njeriu që merr mësim e përvojë, duke shpenzuar para e pasuri, nuk duhet të vajtojë për humbjen e tyre, sepse përvoja dhe mësimi kanë më shumë vlerë se pasuria. Sido që të jetë, pasuria shpenzohet, kurse përvoja të mbron nga rreziqet e të ardhmes. Një njeri i ditur ra në varfëri, pasi kishte qenë tepër i pasur. E pyetën, ç’i kishte ndodh ur pasurisë së tij, e ai u përgjegj: “Me të kam blerë përvojë, e kjo më ka dalë më e dobishme se pasuria. Humba gjith’ sa kisha, po unë vetë nuk kam dalë i humbur”.)
197. Zemra lodhet njësoj si trupi, prandaj duhet çlodhur me thënie të urta.
198. Kur dëgjoi parullën e harixhitëve, ‘s’ka gjykim tjetër, veç atij të Zotit’,
Imam Aliu tha: Thënia është e drejtë, por interpretimi është i gabuar.
199. Imam Aliu ka thënë për turmat:
Janë njerëz që bëjnë forcë të madhe sa kohë janë bashkë; po veç e veç janë anonimë. Tregohet se Imam Aliu ka thënë gjithashtu: Janë njerëz që bëjnë dëme sa kohë rrinë bashkë, e bëjnë të mira kur janë veç e veç. Atëhere e pyetën: “E kuptojmë që janë të dëmshëm, sa kohë rrinë bashkë. Po mirë-sinë e tyre kur rrinë veç e veç, si ta kuptojmë?” Ai u përgjigj: Punëtorët i kthehen punës e bëhen të dobishëm për të tjerët. Për shem bull, muratori shkon ku ndërtohet, endësi ku endet dhe furrxhiu ku piqet bukë.
200. Një keqbërës u suall përpara Imam Aliut, e me të ishte dhe një turmë kureshtarësh. Imam Aliu tha:
Mallkuar qofshin fytyrat që i shohim vetëm kur ndodhin ngatërresa.
201. Njeriu ka dy engjëj mbrojtës. Vdekja vjen vetëm pasi ata t’ia kenë hapur rrugën drejt tij. Sigurisht, koha e caktuar për ardhjen e saj është për të një mburojë.
202. Kur Talhai dhe Zubejri i thanë se ishin gati t’i betoheshin për besnikëri, po t’u jepte pjesë në të. Imam Aliu u tha: Jo. Por do merrni pjesë në fuqizimin e Kalifatit, duke më dhënë mbështetje e ndihmuar në rast nevoje e vështirësie.
203. O njerëz, kini frikë nga Zoti, sepse ju dëgjon kur flisni dhe e di se ç’fshihni165 prej Tij. Bëhuni gati për t’u takuar me vdekjen, se do t’ju zërë edhe po t’ia mbathni, do t’ju marrë edhe po t’i rezistoni, dhe do t’ju kujtojë edhe po ta harroni.
204. Kur dikush nuk ju është mirënjohës, kjo s’duhet t’ju ndalojë në bërjen e punëve të mira. Për to mund t’ju jetë mirënjohës një tjetër, që nuk ka patur fare përfitim prej tyre; madje ka të ngjarë që mirënjohja e tij të jetë më e madhe se e atij, që përfitoi. Zoti e do atë që bën mirë166.
205. Çdo gjë e mbush enën ku është, përveç dijes që hap vend për tjetër dije.
206. Shpërblimi i parë i të urtit është mbështetja që i jepet kundër injo rantit.
207. Duro edhe kur mezi përmbahesh, sepse rrallë ndodh që t’u pëlqesh të tjerëve, pa u bërë dhe ti njësoj me ‘ta.
(INjeriu me temperament të hedhur duhet të bëjë çmos të vetëpërmbahet, edhe po t’i duhet të sajojë një fasadë gjakftohtësie, megjithëse kjo mund të mos jetë në natyrën e tij. Sigurisht, ai do ketë në fillim vështirësi në frenimin e vetvetes, por, duke vepruar në këtë mënyrë, mund t’ia dalë pak e nga pak që ta bëjë vetëpërmbajtjen tipar të karakterit të tij. Dhe, kur ta ketë bërë, nuk do të ketë më nevojë të shtiret, sepse kjo do t’i bëhet natyrë.)
208. Kush mban vetveten parasysh, del i fituar, kush e harron, vuan. Ai që druan, fiton siguri. Kush nxjerr mësim, ndriçohet; kush ndriçohet, urtësohet; dhe kush urtësohet, i futet dijes.
209. Bota do kthehet prapë nga ne, pasi na ka refuzuarI, siç i rikthehet deveja–nënë të voglit, pasi i fut një të kafshuar. Pastaj Imam Aliu recitoi këtë ajet: “E Ne duam t’u japim favoret Tona atyre që në këtë tokë trajtoheshin si të pafuqishëm, dhe do t’i bëjmë Imamë e trashëgimtarë.” (Kur’ani, 28:5)
210. Kija frikën Zotit si ai që, pasi ndahet nga punët e kësaj bote, e përgatit veten duke u përpjekur e punuar në ditët që i mbeten, duke u ngutur për shkak të rrezikut, dhe duke u përqendruar vetëm te arritja e synimit, mbyllja e udhëtimit dhe vendi i rikthimit.
211. Bujaria është mburoja e nderit; vetëpërmbajtja të mban të mos bëhesh lolo; ndjesa është taksa e suksesit; përçmimi është ndëshkimi i tradhtarit, dhe këshillimi është mënyra më e mirë e udhëheqjes. Kush pëlqen veç mendt e vet, rrezikon veten e vet. Qëndresa mposht gjëmat e kësaj bote, kurse padurimi i shton vuajtjet prej saj. Kënaqësia më e madhe është dorëheqja nga ambiciet. Mentaliteti prej skllavi është gjiri që mëkon pasio net. Aftësia i ndihmon ruajtjes së përvojës. Dashuria është ma-rrëdhënie e përdorur mirë. Mos i jepni besim njeriut të dëshpëruar!
212. Sqima është varr për intelektin njerëzor.
(Ashtu si ziliqari, që s’mund të vlerësojë gjë të mirë tek njeriu që ka zili, sqimatari nuk mund t’i durojë shfaqjet e intelektit e të cilësive të mira tek të tjerët; si rezultat, ai nuk mund të përfitojë nga këto cilësi kaq shumë të vyera për intelektin njerëzor)
213. Shpërfille vuajtjen, ndryshe s’do ndihesh kurrë i lumtur. Sipas një versioni tjetër:
Shpërfille vuajtjen e pikëllimin - dhe do ndihesh përherë i lumtur.
(Çdokush e ka një mangësi apo një tjetër. Nëse ajo do bëhet shkak për t’u ndenjur larg të tjerëve, pak nga pak do nisin të largohen të gjithë miqtë dhe njeriu do mbetet vetëm e i braktisur, kështu që jeta e tij në këtë botë do të bëhet gjithmonë e më e zymtë dhe hallet do t’i shtohen parreshtur. Njeriu duhet ta kuptojë që në këtë shoqëri nuk mund të priten engjëj, sepse vetëm nga ata nuk mund të kesh arsye për t’u ankuar. Ai duhet të jetojë me këta njerëz që janë e ta kalojë jetën me ta, kështu që duhet t’i honepsë mangësitë e tyre sa më shumë që të mundet dhe të mos i dramatizojë telashet që ata i krijojnë.)
214. Pema trungbutë ka gjethnajë më të dendur.
(Njeriu mendjemadh e zevzek nuk mund të arrijë kurrë sukses në krijimin e një mjedisi të këndshëm përreth vetes. Prania e tij i vë në siklet e i bezdis të njohurit e miqtë e tij. Kurse njeriut të përmbajtur e gojë-ëmbël duan t’i rrinë afër e t’i bëhen miq të gjithë. Në kohë vështirësie, të gjithë e ndihmojnë dhe e përkrahin një njeri të tillë, dhe kjo ia bën jetën të suksesshme)
215. Kundërshtimi e tut këshillën e mirë.
216. Kush jep bujarisht, ndihet i pushtetshëm. Sipas një versioni tjetër: Kush arrin pushtet, nis ta abuzojë.
217. Karakteri i njeriut njihet në kohë ndryshimesh.
218. Nuk është e sinqertë miqësia e mikut që të ka zili.
219. E shumta e mangësive në gjykim buron nga lakmia.
(Kur bie në lakmi e kopraci, njeriu bëhet rob i shumë të këqijave si ryshfeti, vjedhja, abuzimi, huazimi me fajde dhe veprime të tjera imorale të kësaj natyre. Ndërkohë, mendja shastiset kaq shumë nga shkëlqimi i ambicieve të shfrenuara, saqë nuk mund t’i shikojë efektet e pasojat negative të këtyre sjelljeve dhe nuk është më në gjendje të vërë pengesa në udhën e tyre, as e zgjon dot vetëdijen nga përgjumja dhe apatia. Por kur bëhet gati të niset nga kjo botë, njeriu zbulon se gjithçka kishte mbledhur ishte vetëm për këtë botë e se nuk mund të marrë asgjë me vete; e kjo i vlen vetëm sa për t’i hapur sytë176.)
220. Vendimi i bazuar në gjasa nuk është drejtësi.
221. Barra më e keqe për Ditën e Gjykimit është despotizmi ndaj tjetrit.
222. Akti më i lartë i njeriut fisnik është të bëjë sikur s’di për atë që di.
223. Modestia ia fsheh të metat kujtdo që vesh me veshjen e vet.
(Ai që stoliset me veshjen e modestisë, s’i lejon vetes punë të këqija. Njerëzit nuk presin të këqija prej tij. Po, edhe në ndodhtë që të kryejë ndonjë veprim të gabuar, ai s’e bën hapur këtë gjë, sepse vetija e modestisë i ka rrënjosur zakonin e veprimit pa bujë dhe larg syve të njerëzve të tjerë)
224. Të folurit me heshtje prodhon dinjitet; drejtësia shton miqtë e besës; bujaria lartëson prestigjin; bekimet breshërojnë kur kërkon përvua jtshëm; përballja me problemet të bën udhëheqës; sjellja civile ia pret hovin çdo kundërshtari; të marrit i hiqet përkrahja me vetëpërmbajtje.
225. Çudi që lakmitari nuk lakmon shëndet!
( Ziliqarët kanë lakmi për pronën e pozitën e të tjerëve, por jo për shëndetin dhe fuqinë e tyre fizike, edhe pse këto janë bekimet më të vyera, që mund t’i jepen një njeriu. Kjo shpjegohet me faktin se pronat e pasuritë bëjnë më shumë përshtypje me salltanetin e tyre të jashtëm e me mundësitë që japin për qetësi e komfort, ndërkohë që shëndeti nuk ngjall asnjë interes në këtë pikëpamje. Problemet që lidhen me të shihen zakonisht si rutinë dhe gjykohen si gjëra që presin. Për pasojë, lakmitari nuk e sheh shëndetin si diçka të denjë për prirjet e tij lakmitare. Në këtë mënyrë, ndodh shpesh që njeriu ta shikojë një punëtor duke mbartur ngarke sa tërë ditën e ditës, pa u ndier ziliqar për fuqinë e tij, sikur ajo dhe shëndeti i tij të mos ia vlenin të shiheshin me sy lakmitari. Por vjen një kohë kur njeriu sëmuret dhe e kupton se ishte shëndeti, që deri atë çast nuk kishte patur fare rëndësi për të, që meritonte vërtet të lakmohej. Kjo thënie na mëson ta shohim shëndetin si mirësi tepër të çmuar, për mbrojtjen e së cilës duhet të jemi të vëmendshëm e të kujdesshëm.)
226. Lakmitari është gjithmonë në kthetrat e turpit.
227. Kur e pyetën për besimin, Imam Aliu tha: Besim do të thotë vlerësim me zemër, pohim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë.
228. Në fakt, kush dëshpërohet nga kjo botë, shfaq pakënaqësi ndaj Zotit, pse e lë të jetë siç është. Kush ankohet nga fatkeqësitë, ankohet nga Zoti.
Kush i afrohet e përulet dikujt për shkak të pasurisë, i ka humbur dy të tretat e fesë së tij. Kush shkon në Skëterrë, edhe pse e ka njohur Kur’anin, nuk ka patur respekt sa duhet për vargjet e tij. Kur zemra skllavërohet nga kjo botë, në të bëjnë fole tri gjëra: Ankthi, që e mbërthen përgjithnjë; lakmia, që s’e lëshon asnjë çast; dhe ambicia, që s’kënaqet dot kurrë.
229. Qenia i kënaqur është po aq e mirë sa pasuria. Mirësia e karakterit moral është po aq e mirë sa bekimi. Imam Aliun e pyetën për thënien e Zotit: “Ne padyshim do bëjmë që ai të jetojë një jetë të mirë e të pastër.” (Kur’ani, 16:97)
( S’ka dyshim që mirësjellja dhe karakteri i moralshëm janë bekime. Njeriu që i ka këto cilësi, di të futet me anë të tyre në zemrat e të tjerëve, duke e bërë të këndshëm mjedisin e tij rrethues dhe duke i bërë më të lehta rrugët drejt lumturisë e qetësisë së tij. Të gjitha këto efekte janë të njësojta me pasojat e bekimit. Nga ana tjetër, edhe qenia i kënaqur e i lumtur me mjetet ekzistuese të jetesës përbën një kapital e pasuri të vërtetë, e kjo për faktin se njeriu, që i ka këto cilësi, nuk e shikon të nevojshme që t’u drejtohet të tjerëve kur i mungon gjë; rrjedhimisht, ai është i pavarur nga të tjerët, njësoj si ata që kanë prona e zotërime e që i për-mbushin vetë nevojat e tyre. Kushdo që kënaqet me kafshatën që i jepet thatë apo e lagur qoftë është zot e mbret mbi gjithë steretë e detet.)
Ai u përgjegj: Kjo ka parasysh qenien i kënaqur.
230. Bëhu ortak me të suksesshmit, sepse ata mund të shtojnë dhe pjesën tënde.
231. Për thënien e Zotit: “Zoti urdhëron drejtësi dhe mirësi,” Besimtari i devotshëm. (Kur’ani, 16:90).
Imam Aliu ka thënë: Këtu ‘Adl’ do të thotë ‘shpërndarje e barabartë’, kurse ‘Ihsan’ do të thotë ‘mirësi’.
232. Atij, që jep me dorë të shkurtër, i është dhënë me dorë të gjatë. Shënim i Sejjid Raziut: Sipas kësaj thënieje, edhe sikur shpenzimi për lë moshë nga pasuria të jetë i vogël, Zoti i Madhëruar jep shpërblim të mirë për të. Dy duart që përmenden këtu përfaqësojnë dy lloje bujarishë. Në këtë mënyrë Imam Aliu bën dallimin midis bujarisë së njeriut dhe asaj të Zotit, duke e përsh kruar të parën si të kufizuar e të dytën si të madhe. Sigurisht, mirësia e Zotit është pakrahasimisht superiore ndaj asaj të njeriut, sepse është jetike dhe sepse prej saj burojnë të gjitha mirësitë e tjera.
233. Imam Aliu i ka thënë të birit, Hasanit: Mos bëj thirrje për luftë, po nëse të sfidojnë, përgjigjiu sfidës. Ai që fton në luftë është rebel, dhe rebeli ka për hak rrënimin.
( Nëse armiku kërkon luftë dhe merr nisiativën e fillimit së saj, i duhet dalë përpara për t’i bërë ballë. Sido që të jetë, nuk duhet kaluar i pari në sulm, sepse kjo është arrogancë dhe shkelje180 dhe ai që tregon arrogancë e teprim, do të dërrmohet e mundet. Ja pse Imam Aliu hynte në fushën e betejës vetëm kur e sfidonte armiku, ndërkohë që vet ai nuk ka sfi duar asnjëherë. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan: Nuk kemi dëgjuar kurrë që Imam Aliu të ketë sfiduar njeri për duel. Ai hidhej mbi armikun dhe e vriste vetëm kur e ftonin në dyluftim, ose kur sfida ishte totale. (Sherh Ibn Ebi’l-Hadid, Vol. 4, f. 433))
234. Tiparet më të mira te gratë - sqima, kursimi dhe droja - janë më të këqijat për burrat. Gruaja sqimatare s’lejon njeri t’i afrohet, gruaja e kursyer e përdor më mirë pasurinë e saj e të burrit, dhe gruaja zemërdrojtur druhet nga gjithçka që i ndodh.
235. Dikush i kërkoi Imam Aliut: “Na fol për të diturin”. Ai tha: I ditur është ai që i vë gjërat në vendin që u takon. Pastaj i kërkuan të fliste për të paditurin. Imam Aliu u përgjegj:
Sapo ju fola për të. Shënim i Sejjid Raziut: Natyrisht, mosditja e vendit të duhur të gjërave është injorancë. Imam Aliu nuk foli për të paditurin, sepse e kishte përshkruar tash më, ngaqë cilësitë e tij janë të kundërtat e cilësive të njeriut të ditur.
236. Për Atë Zot, kjo botë e juaja është në sytë e mi më e pështirë se një kërmë derri në thonjtë e një lebrozi.
237. Një grup njerëzish e adhuron Zotin për favore; ky është adhurim tregtarësh. Një tjetër grup e adhuron nga frika; ky është adhurim skllevërish. Pastaj është grupi që e adhuron nga mirënjohja; në të bëjnë pjesë njerëzit e lirë.
238. Ngado që ta kthesh, gruaja është mëkatare; por, më e keqja në të, është se s’bën dot pa të.
239. E drejta humbet nga mosveprimi, miku - nga përgojimi.
240. Guri i futur pandershmërisht në themelet e shtëpisë është garanci e rrënimit të saj. Shënim i Sejjid Raziut: Kjo thënie i vishet edhe Profetit, po s’është për t’u çu ditur që thëniet e tyre ngjajnë me njëra-tjetrën, sepse gufojnë nga e njëjta gurrë dhe përhapen me të njëjtat mjete.
241. Dita e të shtypurit mbi shtypësin do të jetë më e mundimshme se dita e shtypësit mbi të shtypurin.
(Nuk është e lehtë ta durosh dhunën e kësaj bote, por është shumë më e vështirë të përballosh ndëshkimin e botës tjetër për ushtrimin e saj. Edhe sikur të përfshijë një jetë të tërë, koha e vuajtjes së padrejtësisë në këtë botë është e kufizuar, kurse ndëshkimi për pa drejtësinë në botën tjetër është Skëterra, aspekti më i frikshëm i së cilës është përjetësia dhe fakti që në të nuk ka vdekje, që do mund t’u jepte fund torturave të saj. Kur një vrasës vret dikë, vuajtjet e viktimës mbarojnë me vrasjen e saj. Më pas asaj s’mund t’i bëhet asgjë, kurse vrasësi do ta vuajë përjetësisht ndëshkimin e flakëve të Ferrit)
Një vjershë persiane thotë:
Tani që s’jemi më,
s’na bëni më gjë dot,
atë që bëtë këtu, s’e lani dot me lotë
Vajtoni sa të doni,
po vajtët n’atë Botë!
242. Nga Zoti të kesh frikë, qoftë edhe fare pak; dhe ruaj një perde mes Atij e vetes, qoftë edhe fare të hollë.
243. Pyetja me shumë përgjigje mbetet pa përgjigje.
(Kur një pyetjeje i jepen përgjigje nga anë të ndryshme, secila prej tyre mund të nxjerrë pye-tje të tjera, kështu që puna degradon në një lumë fjalësh dhe të gjithë nisin të merren me përgjigjen e pyetjeve që dalin rishtas. Kjo e vështirëson dhe më shumë zgjidhjen e problemit f illestar, edhe për faktin se të gjithë përpiqen të mbrojnë mendimin e tyre, duke kërkuar e për dorur lloj-lloj argumentesh. Si rezultat, problemi ngatërrohet keq e më keq dhe numri i madh i interpretimeve bëhet shkak që zgjidhja e tij të mbarojë me dështim të plotë)
244. Çdo bekim ka në vetvete të drejtën e Zotit. Zoti e rrit bekimin, kur i përmbushet e drejta, dhe e heq fare, kur ajo nuk përfillet, por nëpërkëmbet.
245. Kur aftësia shtohet, frika shterohet.
246. Ruhuni nga heqja e bekimit, sepse jo çdo gjë që ikën kthehet përsëri.
247. Bujaria rri më pranë të mirës, sesa përkujdesja për fisin.
248. Provoi se nuk gabohet atij që të quan të mirë.
249. Veprimi më i mirë nis nga detyrimi i vetvetes.
250. E njoha Zotin e Madhëruar kur më duhej të braktisja vendimet, të prishja planet dhe të humbisja kurajon.
(Argumentimi i ekzistencës së Zotit me heqjen dorë nga vendimet e marra më parë dhe humbjen e kurajos, duket qartë në rastin e atij që vendos të bëjë diçka, por e ndryshon mendjen përpara se të hidhet në veprim, për t’iu futur një pune tjetër, të pamenduar më parë. Ndryshimi i mendimeve dhe vendimeve dëshmon ekzistencën e një fuqie ma-dhore, që rri përmbi mundësitë njerëzore, i mban punët tona nën kontroll, dhe ka pushtetin që t’i kthejë planet e njeriut nga hiçi në realitet dhe nga realiteti në hiç. Pra, është e domosdoshme që të pranohet një autoritet suprem, i cili mund të bëjë ndryshime dhe ndërhyrje në punët tona)
251. Helmi i kësaj bote të ëmbëlson në botën tjetër, dhe ëmbëlsia e kësaj bote të helmon në botën tjetër.
252. Zoti e bëri besimin pastrim nga idhujtaria, lutjen - pastrim nga krenaria, zekatin - mjet jetese, agjërimin - sprovën e njeriut, haxhxhin - shtyllë të fesë, xhihadin - nder të Islamit, urdhërimin për mirë - të mirën e njerëzve të thjeshtë, largimin nga e keqja - sinor për djallëzinë, përkujdesjen për të afërmit - shtim të tyre, shpagimin - kufi të gjakderdhjes, ndëshkimin - do mosdoshmëri të ndalimit, ndalimin e alkoholit - roje të mendjes, ndalimin e vjedhjes - rrënjë të virtytit, ndalimin e inçestit - shëndet për pasardhësit, ndalimin e sodomisë - shumim të pasardhësve, ndalimin e gënjeshtrës - lartësim të së vërtetës, dëshminë - përfundim të mosmarrëvehjes, paqen - mbrojtje nga rreziku, përgjegjshmërinë - garanci për sukses, Imametin - mburojë të rendit, dhe bindjen - shenjë respektimi të Imametit.
(Para se të renditë disa nga qëllimet e objektivat kryesore të porosive të Sheri’atit, Imam Aliu trajton aspektet e besimit, sepse pikërisht besimi përbën bazën e moralit fetar dhe pa besi min nuk do ngrihej fare çështja e ndonjë kodi apo juridiksioni fetar. Besimi nënkupton pranimin e ekzistencës së Krijuesit dhe pranimin e Njëshmërisë së Tij. Kur zemra bëhet strehë e një be simi të tillë, njeriu nuk pranon të përulet më përpara ndonjë qenieje tjetër, dhe as trembet apo ndikohet nga ndonjë fuqi apo pushtet tjetër. Në këtë mënyrë, besimtari çlirohet mendërisht nga gjithë lidhjet skllavëruese dhe i përkushtohet vetëm Zotit. Si rezultat, besimi te Një Zot i Vetëm e shpëton shpirtin njerëzor nga përdhosja politeiste.)
253. Imam Aliu thoshte: Kur doni ta vini në bé njeriun e lig, le të thotë se është e vepron me pëlqimin e Zotit e me vullnetin e Tij. Nëse gënjen, po prapë betohet me këto fjalë, ndëshkimi vjen më shpejt. Se në u betoftë për Zotin që është Një e pa zot tjetër krah Tij, ndëshkimi vonohet ngase këto fjalë shprehin thjesht të vërtetën e Njëshmërisë së Zotit.
(IIbn Mejthemi tregon për dikë që ishte ankuar tek kalifi abbasid, Mensuri, kundër Imam Xha’fer es-Sadikut. Mensuri e kishte thirrur Imamin dhe i kishte thënë se filan person e fajësonte se kishte thënë kështu e ashtu. Imami u përgjegj se gjithçka ishte shpifje dhe se në këto akuza nuk kishte asgjë të vërtetë, pastaj kërkoi që të thirrej personi në fjalë dhe të pyetej përpara tij. Dhe kështu u bë. Por ai pohoi se gjithçka që kishte thënë më parë, kishte qenë e vërtetë dhe kor rekte. Atëhere Imami i tha se, nëse ngulte këmbë që ishte vërtet ashtu, le të betohej me fjalët që do t’i thoshte ai. Fjalët ishin: “Unë jam dhe veproj në saje të Fuqisë dhe të Pushtetit të Zotit”. Nuk kaloi shumë kohë pasi mashtruesi u betua në këtë mënyrë, dhe ai pësoi një atak paralize e u mbërthye në vend, kurse Imami doli me nder e prestigj të pacenuar (el-Kafi, el-Kulejni, vol. 6, ff. 445-446; el-Bihar, el-Mexhlisi, vol. 47, ff. 164-165, 172-175, 203-204; el-Fusul ul-muhimmeh, Ibn es-Sebagh el-Maliki, ff. 225-226; es-Sawa’ik ul-muhrike, Ibn Haxher el-Mekki el-Shafi, f. 120; Xhami keramet ul-ewlija’, el-Nabhani el-Shafi, vol. 2, f. 4).
Një ngjarje si kjo ka ndodhur edhe në mbretërimin e Harun er-Rashidit, nipit të Mensurit (766-809 A.D.). Abdullah ibn Musabi (nipi i Abdullah ibn Zubeirit, armikut të mirënjohur të Ehl i Beitit të Profetit të Shenjtë) shpifi tek Harun er-Rashidi kundër Jahja ibn Abdullah ibn el-Hasan ibn (el-Imam) el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibit, duke thënë se po përgatiste një komplot për ta përmbysur me forcë. Jahjai i kërkoi Abdullahut të betohej përpara Harunit në të njëjtën mënyrë si kishte bërë Imam Xha’feri. Abdullahu u betua siç i thanë, por nuk kaloi shumë dhe iu shfaqën simptomat e lebrës në prani të vetë Harunit. Tre ditë më pas vdiq, pasi i ranë të tërë flokët dhe iu rrëzua mishi copa-copa. Pas kësaj, Haruni thoshte shpesh: “Sa shpejt ia mori Zoti hakun Jahjait mbi Abdullahun!” (Mekatil et-talibijin, Ebu’l-Faraxh el-Isfahani, ff. 472-478; Muruxh udh-Dheheb, el-Mes’udi, vol. 3, ff. 340-342; Tarikh Baghdad, el-Khatib el-Baghdadi, vol. 14, ff. 110-112; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 19, ff. 91-94; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 10, ff. 167-168; Tarikh ul khulefa’, es-Sujuti, f. 287).)
254. O bir i Ademit, mos ia ler në dorë njeriu punët e pronës tënde. Merru ti vetë me të e bëj si do doje të bëhej pas vdekjes tënde.
(Kur njeriu mendon ta shpërndajë për lëmoshë një pjesë të pasurisë së tij pas vdekjes, nuk duhet të presë që këtë punë t’ia bëjnë të tjerët, po të merret vet me të e ta përfundojë vet, mundësisht sa është gjallë. Gjithmonë ekziston mundësia që pasardhësit e tij të mos veprojnë sipas testamentit, ose që vet ai të mos lërë testament. Disa vargje Persiane thonë:
Në s’je rob i kamjes,
përdore sa je gjallë,
se jotja do jetë veç gropa ku t’kanë kallë.)
255. Zemërimi i ngjan çmendurisë kur përfundon në pendesë; se kur s’ përfundon, është çmenduri.
256. Sa më pak hasét, aq më shumë shëndet.
(IDuket se smira prodhon në trup lëndë të dëmshme, që cenojnë e shkatërrojnë balancën e energjive jetësore tek njeriu. Si rezultat, ai dobësohet e shpirti i vyshket. Ja pse ziliqarët nuk lumturohen kurrë, por treten në flakët e smirës.)
257. Imam Aliu i tha Kumeil bin Ziad en-Nekhaiut:
O Kumeil, mësoi njerëzit e tu që ditës të dalin për fisnikërim e natës për të përkujdesur e siguruar ata që flenë. Sepse betohem për Atë, dëgjimit të të Cilit s’i shpëton asnjë zë: Kur i jep tjetrit kënaqësi, Zoti krijon prej saj diçka të veçantë, që, sa herë ke ndonjë vuajtje, të rrjedh si ai uji gurgullues dhe ta shporr, siç shporret deveja e tërbuar.
258. Kur marrin punët tëposhtë, negocio me Zotin duke dhënë lëmoshë.
259. Besa me të pabesin është pabesi ndaj Zotit, mosbesimi ndaj të pabesit është besnikëri ndaj Zotit.
260. Ka njerëz që sillen hap pas hapi drejt ndëshkimit përmes një tra jtimi të mirë, ka të tjerë që mbeten në mashtrim, sepse u mbulohen të këqijat; por ka dhe nga ata që mbahen me shpresë, për shkak të fjalëve të mira, që u thuhen. Që të gjithë harrojnë që dhënia e kohës191 është sprova më e madhe, që ka bërë Zoti.
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo thënie është shfaqur dhe më parë, por ky ver sion përmban një shtesë shumë të bukur e me vlerë.
261. Kur mori vesh për sulmin e mercenarëve të Mu’avies në Anbar, Imam Aliu u ngrit e u nis i vetëm kundër tyre. Më në fund, njerëzit e tij e ndalën në Nak-hile dhe i thanë:
“O Prijës i Besimtarëve, mjaftojmë ne për t’u bërë ballë”. Ai ua ktheu: Ju s’më mjaftoni as kundër vetes suaj, si më mjaftokeni kundër të tjerëve? Më parë ishin të qeverisurit që ankoheshin për padrejtësitë e qeverisësve, e sot jam unë që ankohem për padrejtësitë e atyre që qeveris unë; sikur unë të isha vartës e shtetas i thjeshtë i tyre, e ata eprorët dhe sundimtarët e mi! Shënim i Sejjid Raziut: Këto fjalë Imam Aliu i ka thënë në një fjalim që është për-fshirë tashmë në përmbledhjen e ligjëratave. Pasi mbaroi së foluri, i dolën përpara dy bashkëluftëtarë të tij e njëri prej tyre tha: ”Unë nuk komandoj njeri, përveç vetes e tim vëllai. Prandaj urdhëro ç’të duash, o Prijës i Besimtarëve, se ne do ta bëjmë”. Imam Aliu u tha: “E si mund ta arrini synimin tim vetëm ju të dy!?”
262. Thuhet se Haris bin Huti shkoi tek Imam Aliu dhe i tha: “Vërtet mendon se mund të bindem lehtë, që njerëzit e Xhemelit ishin në gabim?” Imam Aliu ia ktheu:
O Haris, ti ke parë përherë nën vete, asnjëherë mbi vete, prandaj dhe e ke vështirë. Ti nuk e ke njohur të vërtetën, pra, si mund ta dish kush është në të drejtë? Por ti nuk ke njohur as të padrejtën, pra, si mund ta dish kush është në gabim?” Atëhere Harisi tha: “Meqë qenka kështu, po iki bashkë me Sa’d bin Malikun e Abdullah bin Umerin”. Imam Aliu ia ktheu: Epo, Sadiu dhe Umeri nuk kanë qenë ndonjëherë në krah të së drejtës, as e kanë braktisur ndonjëherë të padrejtën.
(Sa’d ibn Maliku (ose Sa’d ibn Ebi Wekkasi194) e Abdullah ibn Umeri ishin nga ata që nuk iu afruan, as e përkrahën apo ndihmuan Imam Aliun. Pas vrasjes së Kalifit të Tretë, Sa’d bin Ebi Wekkasi u tërhoq në një vend të shkretë dhe e kaloi jetën në të, pa pranuar t’i betohej Imam Aliut për besnikëri, si Kalif. Por, pas vdekjes së Imam Aliut, ai shprehej herë-herë i penduar, duke thënë: Unë pata mendimin tim, po ai ishte i padrejtë. (el-Mustedrek, el-Hakim, vol. 3, f. 116). Kur Mu’avia e qortoi, pse nuk e kishte përkrahur në luftën e tij kundër Imam Aliut, Sa’di i tha: Pendohem vetëm pse nuk kam luftuar kundër grupit të rebeluar195. (Ahkam ul-Kur’an, el Xhasasi el-Hanefi, vol. 2, ff. 224, 225; el-Furu, Ibn Muflih el-Hanbeli, vol. 3, f. 542). Kurse Abdullah bin Umeri, megjithëse i ishte betuar Imam Aliut për besnikëri, nuk pranoi ta ndihmonte në luftë, me pretekstin se nuk donte të përfshihej në vëllavrasje e gjakderdhje dhe se kishte zgjedhur të vetizolohej për t’iu kushtuar adhurimit. Një poezi persiane thotë: Më zi se të zezën njeriu gjykon atë që më tepër të zezën nxiron. Edhe Abdullah bin Umeri është shprehur shpesh herë i penduar, bile në momentet e fundit të jetës së tij ka thënë: Unë nuk gjej ndonjë gjë, për të cilën të ndihem i trishtuar në këtë botë, përveç faktit që nuk luftova kundër grupit të rebelëve, në krah të Ali ibn Ebi Talibit, ashtu si ma kërkonte të bëja Zoti i Madh e i Gjithëpushtetshëm. (el-Mustedrek, el-Hakim, vol. 3, ff. 115-116; es-Sunen ul-kubra, el-Bejhaki, vol. 8, f. 172; et-Tabakat, Ibn Sa’d, vol. 4, Pjesa I, ff. 136, 137; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 953; Usd al-ghabah, Ibn ul-Athir, vol. 3, f. 229; vol. 4, f. 33; Mexhma’ uz-zewa’id, el-Hejthemi, vol. 3, f. 182; vol. 7, f. 242; el Furu, Ibn Mufli el-Hanbeli, vol. 3, f. 543; Tefsir Ruh ul-me’ani, el-Alusi, vol. 26, f. 151).
263. Njeriu me pushtet sikur kalëron një luan: Ia kanë ‘kalin’ lakmí, po vetëm ai e di ç’kalëron.
(Personi me post të lartë në oborrin mbretëror shikohet me lakmi për pozicio nin, rangun, prestigjin dhe nderimet që i bëhen. Por vetë ai trembet gjithmonë se mos dashamirësia mbretërore kthehet në të kundërt e se mos e marrin me sy të keq, e turpërojnë, e vrasin apo shkatërrojnë. Në këtë vështrim, gjendja e tij është si ajo e atij që kalëron një luan: Njerëzit mrekullohen prej tij, por vet ai jeton me rrezikun, mos luani i kthehet dhe e bën copë, apo e rrëmben zvarrë për në strofkën e tij fatale.)
264. Bëju mirë njerëzve në zí, që t’u bëhet mirë dhe të tuve, në mbet shin qyqarë.
265. Fjala e mençur shëron kur sqaron dhe sëmur kur mjegullon.
(IIntelektualët dhe burrat e shtetit kanë përgjegjësi për përmirësimin apo përkeqësi min e gjërave, sepse njerëzit e thjeshtë janë nën ndikimin e tyre, besojnë në ta e veprojnë si ata, ngaqë i shohin fjalët dhe punët e tyre si të drejta dhe shembullore. Pra, nëse këshilla e tyre synon përmirësimin e gjendjes, prej saj fitojnë përmirësim e ngritje me mijëra njerëz; por nëse mësimet e tyre mbajnë të fshehura qëllime të mbrapshta, ato do bëhen shkak që mijëra njerëz të çoroditen dhe të futen në rrugë të keqe. Ja përse thuhet: Kur të urtët e kësaj bote ta shpërdorin urtësinë, Çoroditja dhe e keqja si kërpudhat do të mbijnë.
266. Dikush i kërkoi Imam Aliut t’i përkufizonte thelbin e fesë. Ai i tha: Eja të ta shpjegoj nesër në prani të të gjithë njerëzve, që po ta harrosh ti, të mund ta kujtojnë të tjerët; sepse fjala është si gjahu i plagosur, që fërgëllon e mund të kapet nga disa, por mund t’u shpëtojë ca të tjerëve.
Shënim i Sejjid Raziut: Kemi parë tashmë në kapitullin e mëparshëm, si iu përgjegj këtij njeriu Prijësi i Besimtarëve, dhe pikërisht me thënien e tij196, që nis me fjalët, ‘Besimi ka katër aspekte ...’.
267. O bir i Ademit, mos e vuaj qysh sot shqetësimin e ditës që ende s’ka ardhur. Kur të vijë ajo ditë në jetën tënde, Zoti do sjellë me të edhe mjetet përkatëse të jetesës. 268. Duaje mikun deri te një cak, se mund të të bëhet armik një ditë. Ur reje armikun deri te një cak, se mund të të bëhet mik një ditë. 269. Në botë ka dy punëtorë. I pari punon për këtë botë, e puna për të ia heq mendjen nga bota tjetër. Shqetësimi i tij i vetëm është të mos i lërë fëmijët të varfër, kurse për vete s’pyet shumë. Punëtorët si ky e shpenzojnë jetën për të mirën e të tjerëve. I dyti është ai që në këtë botë punon për atë që pritet të vijë pas saj. Ai e siguron pjesën e tij të kësaj bote pa e munduar shumë veten. Rjedhimisht, ai i gëzon të dyja fitimet e bëhet pronar i të dyja botëve në të njëjtën kohë. Punëtorët si ky kanë dinjitet të lartë përpara Zotit, i cili s’lë gjë pa ua dhënë, kur ia kërkojnë. 270. Tregohet që kohët e fundit të kalifatit të Umer bin Khatabit, disa persona ngritën problemin e zbukurimeve të shumta të Qabes, duke thënë: “S’ka ç’i duhen Qabes stolitë! Do ishte më mirë sikur me to të pajisej një ushtri e fuqishme muslimane”. Kalifi ishte gati të ndiqte këshillat e tyre, po pastaj vendosi të këshillohej me Imam Aliun. Ky i tha: Kur i zbriti Kur’ani Profetit, kishte katër burime pronash. Njëri ishte prona e individëve muslimanë, e cila u shpërndahet trashëgimtarëve të tyre në pajtim me rregulla të caktuara; i dyti ishte feji197 që u shpërndahej perso nave, për të cilët ishte paracaktuar; i treti ishte khumsi198, për të cilën Zoti kishte treguar si të përdorej; i katërti ishte sadakaja199, që administrohej, edhe ai, sipas udhëzimeve të Zotit. Edhe atë kohë ekzistonin zbukurimet e Qabes, po Zoti i la si ishin, dhe këtë e bëri jo nga mospërfillja apo ngaqë s’e dinte se ekzistonin. Prandaj, leri aty ku i la Zoti dhe Profeti i Tij. Pas kësaj Kalifi tha: “Po të mos kishe qenë ti, do ishim turpëruar keq”. Dhe i la zbukurimet ashtu si ishin.
(Nga të tre kalifët e parë, Umer bin Khatabi e kishte zakon ta pyeste shpesh herë Imam Aliun për zgjidhjen e problemeve shumë të ndërlikuara, duke përfituar me këtë rast nga dijet e tij të gjera. Kurse dy kalifët e tjerë janë këshilluar me të tepër rrallë dhe kanë për f ituar fare pak prej tij, i pari për shkak të qëndrimit të shkurtër në krye të kalifatit, dhe i dyti për shkak të disa rrethanave të veçanta të kalifatit të tij e të njerëzve që mbante afër. Umeri e lavdëronte shumë Imam Aliun për njohuritë e tij të thella, duke thënë: Njeriu më i ditur ndër të gjithë ne në jurisprudencë e gjykim është Aliu. (es-Sahih, el-Bukhari, vol. 6, f. 23; el-Musned, Ahmed ibn Hanbel, vol. 5, f. 113; el-Mustedrek, el Hakim, vol. 3, f. 305; et-Tabakat, Ibn Sa’d, vol. 2, Pjesa II, f. 102; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 1102). Sigurisht, dëshmia e Umerit dhe e njerëzve të tjerë nuk është e vetmja për këtë çështje, sepse vet Umeri e një grup sahabësh të Profetit të Shenjtë tregojnë se i Dërguari i Zotit thoshte shpesh: Aliu është më i dituri në drejtësi e gjykim ndër të gjithë njerëzit e ummetit200 tim. (Akhbar ul-kuda, Waki, vol. 1, f. 78; Mesabih us-sunneh, el-Beghawi, vol. 2, f. 203; el Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 1, ff. 16-17; vol. 3, f. 1102; er-Rijad un-nedireh, Muhibb ud-Din et-Taberi, vol. 2, f. 108; es-Sunen, Ibn Maxheh, vol. 1, f. 55). Po për këtë temë, Ahmed ibn Hanbeli rrëfen nga Ebu Hazimi se njëherë dikush kishte shkuar tek Mu’avia dhe i kishte bërë disa pyetje rreth fesë. Mu’avija i kishte thënë: “Bëja Aliut këto pyetje, se ai di më shumë”. Por njeriu kishte ngulur këmbë: “Unë do dëshi roja përgjigjen tuaj, jo të Aliut”. Mu’avia e kishte urdhëruar të mos fliste më, duke i thënë: “Kjo është gjëja më e keqe që kam dëgjuar prej teje. Në këtë mënyrë, ti po shpreh urrej-tjen tënde kundër njeriut që Lajmëtari i Zotit e kishte mësuar vetë dhe e kishte përkuj-desur si ai zogu-nënë, që e ushqen zokthin e tij duke i futur në gojë me sqep njërën farë pas tjetrës. I Dërguari i Allahut ka thënë për të, ‘Ti ke ndaj meje të njëjtën pozitë që kishte Haruni pranë Musait, veçse pas meje s’do ketë profet tjetër’, kurse Umeri i drejtohej për të zgjidhur probleme, që nuk i zgjidhte dot njeri tjetër”. (Fejd ul kadir, el-Menawi, vol. 3, f. 46; er-Rijad un-nedireh, Muhibb et-Taberi, vol. 2, f. 195; es-Sawa’ik ul-muhrike, Ibn Haxher el-Mekki, f. 107; Fet’h ul-bari, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 17, f. 105). Edhe Umeri thoshte shpeshherë: Të tillët si Ali ibn Ebi Talibi s’i lind më nëna. Po të mos kishte qenë Aliu, Umeri do të kishte marrë fund. (Tewil mukhtelef ul-hadith, Ibn Kutejbe, f. 102; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 1103; Kudat ul-Andalus, el-Maliki, f. 73; er-Rijad un-nedireh, Muhibb et-Taberi, vol. 2, f. 194; el-Menakib, el-Khawarizmi el-Shafi’i, f. 39; Jenabi ul-muweddeh, el-Kunduzi el-Hanefi, ff. 75, 373; Fejd ul-kadir, el-Menawi, vol. 4, f. 356). Umeri thoshte gjithashtu: Zoti më ruajt nga problemet, ku Ebu’l-Hasani201 nuk është i pranishëm! (el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, ff. 1102-1103; at-Tabakat, Ibn Sa’d, vol. 2, Pjesa II, f. 102; Sifat us-sahvah, Ibn ul-Xhewzi, vol. 1, f. 121; Usd ul-ghabeh, Ibn ul-Athir, vol. 4, ff. 22-23; el-Isabeh, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 3, f. 509; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 7, f. 360). Shpesh herë Umeri i drejtohej Aliut në këtë mënyrë: O Ebu’l-Hasan, Zoti më ruajt nga kryesimi i një komuniteti ku ti s‘do bëje pjesë. (el Mustedrek, el-Hakim, vol. 1, ff. 457-458; et-Tefsir ul-Kebir, Fakhr ed-Din er-Razi, vol. 32, f. 10; ed-Durr ul-menthur, es-Sujuti, vol. 3, f. 144; er-Rijad un-nedireh, Muhibb ud-Din et-Taberi, vol. 2, f. 197; Fejd al-kadir, el-Menawi, vol. 3, f 356; es-Sawa’ik ul-muhrike, Ibn Haxher el-Mekki, f. 107). Por, mbi të gjitha këto dëshmi është vlerësimi që Profeti i Shenjtë i ka bërë Imam Aliut. Vetë Umer ibn el-Khatabi, Ebu Sa’id el-Khudriu dhe Muadh ibn Xhebeli tregojnë se Profeti i Shenjtë ka thënë:
O Ali. Unë kam më shumë se ti profetësinë, sepse pas meje nuk do të vinë më profetë të tjerë. Ti ke më shumë se të tjerët shtatë cilësi fisnike: Ti je i pari që besoi te Zoti; je përm bushësi më i mirë i premtimit që i është bërë Zotit; partizani më i mirë i udhëzimeve të Tij; shpërndarësi më i paanshëm ndër të gjithë njerëzit; bërësi më i mirë i drejtësisë në gjirin e tyre; ai që sheh më qartë në thelbin e problemeve të diskutueshme; dhe më i spikaturi në virtyt e nder përpara Zotit. (Hiljet ul-ewlija’, Ebu Na’im el-Isfahani, vol. 1, ff. 65, 66; er-Rijad un-nedireh, Muhibb ud-Din et-Taberi, vol. 2, f. 198; el-Menakib, el-Khawarizmi el-Shafi’i, f. 61; Kenz ul-‘ummal, el-Mutteki el-Hindi, vol. 12, f. 214; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 13, f. 230). Gjithashtu, tregohet nga Imam Aliu, Ebu Ejub el-Ensariu, Ammar ibn Jasiri dhe Bure jdeh ibn Husejbi se i Dërguari i Zotit i ka thënë Fatimesë: A s’je e kënaqur? S’ka dyshim që unë të kam martuar me më të shquarin e besimtarëve të Islamit në të gjithë popullin tim, me më të diturin e tyre dhe me më të lartin ndër ta në çështjet e drejtësisë. (el-Musned, Ahmed ibn Hanbel, vol. 5, f. 26; el-Musanaf, es-Samani, vol. 5, f. 490; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 1099; Usd ul-ghabeh, Ibn ul-Athir, vol. 5, f. 520; Kenz ul-ummal, el-Mutteki el-Hindi, vol. 12, f. 205; vol. 15, f. 99; Mexhma’ uz-zewa’id, el-Hejthemi, vol. 9, ff. 101, 114; es-Sireh halebije, Halebi, vol. 1, f. 285).Pasi të kemi lexuar thënien vijuese të Profetit të Shenjtë, nuk është më për t’u habitur që Imam Aliut i është bërë vlerësimi i mësipërm për dijet e tij të gjera dhe zotësi në fushën e jurisprudencës e të gjykimit: Unë jam qyteti i dijes dhe Aliu është porta e tij; ai që do të përfitojë nga dija ime, duhet të kalojë përmes portës. (el-Mustedrek, el-Hakim, vol. 3, ff. 126, 127; el-Isti’ab, Ibn Abd ul Berr, vol. 3, f. 1102; Usd ul-ghabeh, Ibn ul-Athir, vol. 4, f. 22; Tahdhib ul-tahdhib, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 6, ff. 320-321; vol. 7, f. 337; Mexhma’ uz-zewa’id, el-Hejthemi, vol. 9, f. 114; Kenz ul-‘ummal, el-Mutteki el-Hindi, vol. 12, ff. 201, 212; vol. 15, ff. 129-130). Profeti i Shenjtë ka thënë gjithashtu: Unë jam thesari i urtisë dhe Aliu është porta e tij. Ai që do të marrë urti prej meje, të kalojë nëpër atë portë. (el-Xhami us-sahih, et-Tirmidhi, vol. 5, ff. 637-638; Hiljet ul ewlija’, Ebu Na’im el-Isfahani, vol. 1, f. 64; Mesabih us-sunneh, el-Beghawi, vol. 2, f. 275; er-Rijad un-nedireh, Muhibb ud-Din et-Taberi, vol. 2, f. 193; Kenz ul-‘ummal, el-Mutteki el-Hindi, vol. 12, f. 201).
271. Tregohet se Imam Aliut i kishin çuar dy skllevër që kishin vjed hur në pronë publike. Njëri nga ata ishte blerë me paratë e komunitetit, kurse tjetri nga një individ i tij. Imam Aliu tha: I bleri me paratë e bashkësisë nuk do të dënohet, sepse një pasuri e Zotit ka përvetësuar një pasuri tjetër të Zotit. Kurse tjetri do dënuar. Si pasojë, tjetrit i prenë dorën.
272. Nëse do t’ia dal t’i ngul mirë këmbët në këto toka të rrëshqitshme, do t’i ndryshoj disa gjëra.
(Është fakt që s’mohohet, se pas vdekjes së Profetit të Shenjtë, në fé ndodhën ndryshime. Pati njerëz që bënë amendamente më kokë të tyre dhe modifikuan porosi të Sheri’atit, ndonëse askush nuk ka të drejtë t’i ndryshojë, duke shpërfillur porositë e qarta të Kur’anit e të Sunnetit, apo duke imponuar porosi të sajuara nga imagjinata e mendja e tyre. Kështu për shembull, në Kur’an përshkruhet saktë, ç‘rrugë duhet ndjekur për divorcin. Sipas tij, ‘divorci i revokueshëm mund të bëhet dy herë’, kurse në Kalifatin e Dytë u urdhërua të shpalleshin tre divorce për një rast të vetëm, me pretendimin se kjo proce durë ishte më e arsyeshme. Po kështu, nisi të zbatohet në trashëgimi sistemi i aulit dhe u futën në xhenaze katër tekbire. Në vazhdim të këtij procesi, në Kalifatin e Tretë u shtua një ezan në faljen e së premtes, u urdhërua falja e namazit të plotë në vend të kasr dhe u lejua që namazi i bajrameve të paraprihej nga hytbja. Në fakt, u fabrikuan me qindra porosi të kësaj natyre. Si rezultat i kësaj u zhduk kufiri midis porosive të rregullta e atyre të modifikuara ose të shtuara, kështu që urdhëresat e ligjshme e humbën autenticitetin. (Për ndryshimet e bëra shiko: el-Ghadir, al-Amini [nga Ebu Bekri], vol. 7, ff. 74-236; [nga Umeri], vol. 6, ff. 83-325; [nga Uthmani], vol. 8, ff. 98-387; en-Nass we’l-ixhtihad, Sherafud Din el-Musawi, [nga Ebu Bekri], ff. 76-154; [nga Umeri], ff. 155-227; [nga Uthmani], ff. 284-289. Shih po ashtu Mukadimmeh mir’at ul-ukul, el-Askeri, vol. 1 & 2). Si njohësi më i madh i Sheri’atit, Imam Aliu protestonte gjithmonë kundër këtyre risive dhe kishte pikëpamje të ndryshme nga ato të sahabëve të tjerë. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l Hadidi shkruan: Është krejt e pamundur të mohojmë, që pikëpamjet e Imam Aliut për urdhëresat dhe vendimet e Sheri’atit ishin të ndryshme nga ato të sahabëve. (Sherh Nehxhul Belaga, Ibn Ebi’l-Hadid; vol. 19, f. 161).
Por, kur Imam Aliu mori përsipër zyrtarisht detyrën e kalifit, shpërthyen nga të gjitha anët rebelime e trazira, të cilat nuk e lanë të qetë deri në fund të jetës së tij, kështuqë nuk pati mundësi t’i ndreqte plotësisht udhëzimet e ndryshuara. Si rezultat, mbetën në përdorim shumë urdhëresa të sajuara e të dyshimta, sidomos në zonat më të largëta nga qendra. Megjithatë, njerëzit që i rrinin afër e pyesnin gjithmonë për porositë e Sheri’atit dhe i ruanin shpjegimet e tij. Kështu, praktikat korrekte nuk u shuan kurrë, kurse të gabuarat nuk u pranuan kurrë nga gjithë komuniteti.)
273. Të jeni të bindur, se Zoti s’i ka dhënë askujt më shumë se ç’është urd hëruar në Librin e Fatit, sado të shumta, të zellshme dhe mendjemprehta të kenë qenë kërkesat; por as dobësia e njeriut dhe as pakësia e mundësive dhe e mjeteve të tij, nuk ia ndryshojnë dot rrugën asaj, çfarë është shkruar për të në Librin e Fatit. Ai që e kupton këtë dije dhe vepron sipas saj, ua kalon të gjithëve në siguri dhe përfitim; e kush nuk do që ta kuptojë, por e sheh me dyshim, ua kalon të gjithëve në dobësitë që fiton e humbjet që pëson. Shpeshherë janë favoret ato që e shpien në ndëshkim njeriun që i ka; shumë herë të tjera, ka qenë vuajtja, ajo që i ka bërë mirë njeriut që ka vuar. Prandaj, o ju, që më dëgjoni: Rriteni mirënjohjen, mpakeni urrejtjen dhe përmbajuni kufijve të asaj që ju është caktuar!
274. Mos e këmbeni dijen me padije dhe bindjen me dyshim. Veproni, pasi të fitoni dije, dhe vazhdoni , pasi të krijoni bindje.
(Dija dhe bindja kërkojnë të veprohet mbi bazën e tyre. Po të mos ecet në pajtim me to, s’ka kuptim të flitet më për dije dhe bindje. Kur njeriu pretendon se i njeh rreziqet e një rruge e, megjithatë, i futet pikërisht asaj rruge e jo ndonjë tjetre, me më pak rreziqe, kush mund të thotë se kishte dije e ndihej i sigurtë nga rreziqet e saj? Po të ishte vërtet kështu, do duhej t’i ishte shmangur asaj rruge në sajë të dijes dhe bindjes së tij. I njëjti arsyetim këshil lon që njeriu që beson me bindje ringjalljen dhe përtejjetën, nuk duhet të gënjehet nga gjërat e kësaj bote, të shpërfillë jetën tjetër dhe të mbyllë sytë para ndëshkimit e shpërblimit të saj. Frika e ndëshkimit dhe e pasojave të këqija të veseve e pasioneve i bën këta njerëz t’i shtojnë vazhdimisht bagazhet me punët e tyre të mira e të virtytshme.)
275. Lakmia të çon në burim e kthen mbrapsht pa pirë ujë. Ajo u futet përgjegjësive që s’i përmbush dot. Ndodh që ai që pi të mbytet pa e shuar etjen ende. Sa më shumë vlen gjëja e dëshiruar, aq më shumë dhemb humbja e saj. Ambicia ia verbon sytë logjikës. Pjesa e caktuar vjen vetvetiu, sado që t’i afrohesh a t’i ikësh larg.
276. O Zoti im, mos i lejo të tjerët të më njohin për të mirë, kur shpirtin ma rëndon mëkati ndaj Teje. Mos më lejo të shmangem nga mëkati, vetëm sa jam me të tjerë, duke e ditur që Ti di çdo gjë timen. Ndofta ashtu do isha i mirë për të tjerët, po cenet e mia s’i fsheh dot nga Ti. Ndofta ashtu do isha më pranë të tjerëve, por edhe më larg pëlqimit Tënd.
277. Tregohet se Imam Aliu është betuar kështu: Betohem për Atë, që na lë të jetojmë një natë të zezë pas një dite të ndri tur, që kjo nuk ka ndodhur.
(ISejjid Raziu nuk thotë çfarë ishte ajo që nuk ka ndodhur, po është mjaftuar vetëm me pjesën e parë të shprehjes.)
278. Puna e vogël, që përsëritet rregullisht ka më vlerë se e madhja, kur bëhet angari. Kjo është thënie e njohur, që transmetohet edhe nga i Dërguari i Zotit.
279. Kur gjërat e lëna në dëshirë pengojnë të detyruarat, hiqni dorë prej tyre!
280. Kush nuk harron që udha është e gjatë, rri përherë i përgatitur.
281. Perceptimi me sy s’është vrojtim real, sepse syri të gënjen herë herë; po urtësia s’e gënjen kurrë njeriun që e përdor.
282. Midis jush e predikimit ka një perde iluzore.
283. Të paditurit do bëjnë me ju ç’të duan, sa kohë do mbani larg të diturit.
284. Dija ua refuzon shfajësimin atyre që kërkojnë pretekste.
285. Kush ra shpejt në kthetrat e vdekjes, kërkon kohë, e kush u takua vonë me të, kërkon pretekst208.
286. Kjo botë fsheh një të keqe te çdo gjë që mendohet se është vetëm e mirë.
287. Dikush e pyeti Imam Aliun për kaderin. Ai tha: Është një rrugë e errët, mos shkelni mbi të; është një oqean i thellë, mos u zhytni në të; është sekret i Zotit, mos u rrekni ta mësoni.
288. Kur do Zoti të poshtërojë dikë, e lë pa dije.
289. Kam patur në të shkuarën një vëlla në besimI, që kishte prestigj të lartë në sytë e mi, sepse bota s’kishte vlerë për të e barku s’kishte pushtet mbi të. Ai s’vuante për gjëra që s’bëheshin të tijat, dhe kur merrte gjë, s’kërkonte më shumë. Të shumtën e kohës ishte pa fjalë, po kur fliste linte pa fjalë çdo folës. Dinte ta shuante etjen e kuriozëve ishte i dobët e i brishtë, po kur futej në luftë bëhej si tigri i pyjeve e gjarpri i shkrepave; nuk hidhte argumente, po të mos ishin vendimtare; s’qortonte njeri për çështje të falshme, pa dëgjuar më parë shfajësimet e tij; s’fliste për gjërat që i ngjallnin shqetësim, pa rigjetur më parë qetësinë; thoshte atë që do bënte e s’thoshte atë, që s’kish ndërmend të bënte; edhe pse mund t’ia kalonin në të folur, në heshtje s’ia shkonte dot njeri; ishte më i etuar në të mejtuar, se në të folur; nga dy sulme që do t’i kanoseshin njëherësh, do shquante atë që nxitej nga pasionet, për ta përballur të parin. Të gjitha këto janë tipare që duhet t’i ketë njeriu, prandaj bëjini tuajat e kalojani njeri-tjetrit në përvetësimin e tyre. Po, dhe në mos i bëfshi tuajat të gjitha, dijeni se është më mirë të kesh një pjese të tyre, se të heqësh dorë nga të gjitha
290. Edhe sikur Zoti të mos kishte bërë ndëshkim për mosbindjen ndaj Tij, do mjaftonte vetëm mirënjohja për mirësitë e Tij, që ajo të ndalohej.
291. Duke ngushëlluar Ashas bin Kejsin për humbjen e të birit, Imam Aliu i tha: O Ashas, e kuptoj që je helmuar për tët bir, se ishtë gjaku e mishi yt, po Zoti e shpërblen durimin e dhembjes. O Ashas, në durofsh, punët do shkojnë prapë si bën ymër Zoti, përveçqë do marrësh shpërblimin e Tij. E, në mos durofsh, fati do bëjë prapë të tijën, po halli që të zuri nuk do jetë më i lehtë. O Ashas, yt bir të lumturonte, po ishte sprovë e mundim për ty, kurse sot të helmon, ndonëse për ty është burim shpërblimi e mëshire!
292. Kur kryheshin ritet e varrimit të Profetit të Zotit, Imam Aliu tha mbi varrin e tij: E di që durimi është i mirë, po jo kur kërkohet për ty; e di që dësh përimi është dobësi, po jo kur e shkakton humbja jote. Dhembja për ty është e madhe dhe me të nuk matet dot dhembje tjetër, qoftë e mëparshme apo e mëvonshme.
293. Mos u shoqëro me të lajthitur, se hiqen sikur merren me punë të mëdha e duan të bëhesh edhe ti si ata.
(Njerëzit e lajthitur e budallenj i gjykojnë si krejt normale mënyrat e tyre të veprimit dhe u kërkojnë miqve të tyre të sillen e të bëhen si ata. Por kjo s’do të thotë se ata duan që miqtë e shokët e tyre të bëhen budallenj: Ata nuk mund ta duan një gjë të tillë, sepse s’e quajnë veten budallenj, ndryshe s’do ishin vërtet të atillë. Në fakt, ata e quajnë normale mënyrën si veprojnë e sillen dhe duan që edhe shokët e tyre të jenë po aq ‘normalë’ sa ata. Kjo është ar syeja pse i zbukurojnë punët e mendimet e tyre para të tjerëve, sepse përpiqen t’i bëjnë edhe ata që të veprojnë nën shembullin e tyre. Nuk përjashtohet kurrë mundësia që këto gjëra të ndikojnë edhe mbi shoqëruesit e tyre e këta t’i futen rrugës së marrëzisë. Prandaj është më mirë që njerëzve të tillë t’u rrihet larg.)
294. Imam Aliu u pyet për distancën nga Lindja në Perëndim. Ai u përgjigj: Është rruga që bën Dielli brenda një dite.
295. Miqtë e tu janë tre, edhe armiqtë e tu janë tre. Miqtë e tu janë: Miku yt, miku i mikut tënd dhe armiku i armikut tënd. Kurse armiqtë e tu janë: Armiku yt, armiku i mikut tënd dhe miku i armikut tënd.
296. Imam Aliu po shikonte dikë që po ndeshej me armikun në një mënyrë që rrezikonte edhe vetë atë. Atëhere i tha: Ti je si ai që ia fut shpatën vetes për të vrarë armikun që i rri pas. 297. Sa shumë gjëra të mësojnë, sa pak gjëra që mësojmë!
(Po t’u vinim mendje zikzakeve e kapriçiove të kësaj bote dhe rrethanave të ndry shme historike e të dëgjonim për jetët e njerëzve të ndryshëm, do e shihnim veten rrethuar nga histori mësimdhënëse, të mjafta e të afta për të na nxjerrë nga përgjumja harrimtare, për të na dhënë përvojë dhe për të na çelur sytë e dhënë shikim të kthjellët. Lulëzimi dhe vyshkja e bimësisë, bërja e ç’bërja e gjërave dhe nënshtrimi i çdo krijese ndaj ndryshimit, na japin mësime që mjaftojnë për të shuar çdo shpresë për arritjen e përjetësisë në këtë botë mashtruese; veç në u mbyllçin sytë e veshët ndaj këtyre gjërave mësimdhënëse! Një poet persian thotë: Plot me ngjarje e lanë të parët tanë këtë botë, na flasin e japin mend, po lodhen kot më kot ... Lum kush pa në to, ato që thotë i Madhi Zot!)
298. Kush e do sherrin, mëkaton, e kush s’ia vë veshin, pëson; se zor që sherrxhiu t’ia ketë frikën Zotit.
299. Nuk më brengos shumë gabimi, pas të cilit kam kohë t’i lyp Zotit ndjesë me dy rekate214.
300. Kur e pyetën Imam Aliun, si do t’i gjykonte Zoti njerëzit me gjithë num rin e tyre të madh, ai u përgjegj: Siç u siguron mjete jetese, me gjithë numrin e tyre të madh. Atëhere i thanë: “Si do t’u kërkojë njerëzve llogari Zoti, pa qenë i dukshëm për ta?” Ai u përgjegj: Siç u siguron mjete jetese, pa qenë i dukshëm për ta.
301. E thëna interpreton, e shkruara transmeton.
302. I godituri nga mjerimi s’është më nevojtar për lutje se i kursyeri prej tij, që është i pambrojtur, gjithsesi.
303. Njeriu është pjellë e kësaj bote, prandaj s’qortohet dot, pse e do të ëmën.
304. Lypsari është lajm i Zotit. Kur e përzë, përzë Zotin, kur i jep, e bën Zotin borxhli.
305. Njeriu që ka respekt për veten, nuk bën tradhti bashkëshortore.
306. Caku që i është vënë jetës, mjafton për t’u ndier i mbrojtur.
(Rrufeja mund të shkreptijë miliona herë, stuhitë të tërbohen, dheu të tundet e malet të përplasen me njeri-tjetrin, po shkëndijën e jetës nuk e shuan dot asnjë ngjarje dhe nuk e dobëson dot as fryma e vdekjes, nëse s’ka sosur ende koha e caktuar për t’u jetuar. Në këtë vështrim, vet vdekja është roja dhe mburoja e jetës, përderisa ka një orë të fiksuar të ardhjes së saj, që nuk mund të bëhet dot më e hershme, as më e vonshme. Një varg thotë: Mortja përgjon jetën, e kështu e mbron: Të rri larg, pret fundin, andaj dhe jeton.)
307. Njeriu fle edhe pasi humb fëmijën, po kur humb pronën s’vë dot gjumë në sy. Shënim i Sejjid Raziut: Pra, njeriu mund ta durojë edhe vdekjen e fëmijës, po nuk e përmban dot veten, kur humbet pasurinë.
308. Miqësia e etërve krijon afërinë e fëmijëve. Sido që të jetë, më shumë i duhet miqësia afërisë sesa afëria miqësisë.
309. Vuri veshin mendimit të besimtarit, se është Zoti që e vë të vërtetën në gojën e tij.
310. Fetaría është e shtirë, kur e kërkon mbështetjen më shumë te vetvetja se te Zoti.
311. Rrugës për në Basra, Imam Aliu nisi përpara Enes bin Malikun për të takuar Talhain dhe Zubeirin, me porosinë që t’u kujtonte, ç’u kishte thënë dikur Pro feti. Por Enesi nuk e zbatoi urdhrin. Kur u kthye, u shfajësua përpara Imam Aliut duke thënë se i kishte dalë nga mendja porosia e tij. Atëhere Imam Aliu i tha: Në gënjefsh, Zoti të mbuloftë me njolla të bardha e as turbani mos t’i mbuloftë dot. Sejjid Raziu thotë: Njollat e bardha janë leukoderma. Pas disa kohësh, kjo sëmundje iu shfaq Enesit aq shumë, sa s’dilte më kurrë faqe njerëzve, pa lëshuar një vel mbi fytyrë.
(Thënia që citon Sejjid Raziu, i takon kohës përpara zhvillimit të Betejës së Xhemelit, kur Imam Aliu dërgoi Enes bin Malikun te Talhai dhe Zubeiri, për t’u kujtuar se Profeti u kishte thënë dikur: Ju të dy do ta luftoni Aliun dhe do t’i bëni padrejtësi. Por, pasi u kthye, Enesi tha se kishte harruar t’ua kujtonte. Atëhere Imam Aliu shqiptoi fjalët e lartpërmendura. Studjues të tjerë (midis të cilëve është Imam Ahmedi - Musned, fundi i f. 119, vëll. I) janë të mendimit se Imam Aliu e ka thënë këtë shprehje në fushën e Rahbasë, gjatë Kalifatit të tij, pasi i kërkoi Enesit të konfirmonte hadithin e Profetit, sipas të cilit Aliu është kujdestar (mawla) i kujtdo, për të cilin unë jam kujdestar (mawla). O Zot, duaje atë që do Aliun dhe urreje atë që urren Aliun! Këtë thënie e kishin dëshmuar shumë njerëz të tjerë, kurse Enesi e mohoi. Atëhere Imam Aliu i tha: “Edhe ti ke qenë i pranishëm në Ghadir Khum, ç’të bën kaq të heshtur për këtë rast?” Ai iu përgjegj: “Jam plakur dhe kujtesa më ka lënë në baltë”. Atëhere Imam Aliu shqiptoi mallkimin e mësipërm. (Ensab ul-ashraf, el-Baladhuri [te biografia e Imam Aliut],ff. 156-157; el-Alak ul-nafiseh, Ibn Rustah, f. 221; Lataif ul-marif, eth-Tha’lebi, ff. 105-106; Muhadarat al-udaba, er-Raghib el-Isfahani, vol. 3, f. 293; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 4, f. 74; Arxhah ul-metalib, Sheikh Ubejdullah el-Hanefi, ff. 578, 579, 580). Lidhur me këtë ngjarje, Ibn Kutejbe (828-889 A.D.) shkruan: Tregohet se Imam Aliu e pyeti Enes bin Malikun për thënien e Profetit, ‘O Zot, duaje atë që do Aliun dhe urreje atë që urren Aliun’. Por ai u përgjegj: “Unë jam plakur dhe kam harruar”. Atëhere Aliu tha: “Në qoftë se gënjen, Zoti të qëlloftë me njolla të bardha, që as turbani nuk do mundet të t’i fshehë!” (el-Ma’arif’, f. 580). Këtë version e mbështet edhe Ibn Ebi’l-Hadidi. Duke mohuar ngjarjen që përmend Sejjid Raziu, ai shkruan: Ngjarja që tregon Sejjid Raziu për dërgimin e Enesit nga Imam Aliu tek Talhai dhe Zubeiri është gjë krejt e panjohur. Nëse Imam Aliu do ta kishte dërguar vetëm për t’u kujtuar një thënie të Profetit, që kishte të bënte posaçërisht me ata të dy, duket e pabesueshme që ai të kthehej e të thoshte, se e kishte harruar porosinë e tij. Nga ana tjetër, kjo nënkupton se ai e njihte këtë thënie, përderisa e kishte pranuar detyrën që i kishte ngarkuar Prijësi i Besimtarëve dhe ishte nisur drejt tyre. Prandaj, si mund ta shpjegonte harresën apo mohimin e saj, kur u kthye - vetëm një orë ose një ditë më pas? Kjo nuk pajtohet me logjikën e shëndoshë. (Sherh Nehxhul Belaga, Ibn Ebi’l Hadid, Vol. 19, ff. 217-218).)
312. Herë-herë zemrat priren për më shumë, herë-herë të tjera për më pak. Jepu të bëjnë më shumë, kur etohen për më shumë, dhe kufizoi te gjërat e detyruara, kur priren të kthehen mbrapsht.
313. Kur’ani ka lajmet e të shkuarës, parashikimet e të ardhmes dhe porositë e të sotmes.
314. Dhunës i dilet veç me dhunë, prandaj qëlloje kë të qëllon.
315. Imam Aliu i ka thënë sekretarit të tij, Ubejdullah bin Ebi Rafi’ut: Në do të bësh shkrim të bukur, fut floqe pambuku në shishe të bojës, mbaje të gjatë majën e penës, lër hapësirë midis rreshtave dhe ngjishi gërmat pas njëra-tjetrës.
316. Unë jam jasub për besimtarët, kurse mëkatarët kanë për jasub pa surinë. Shënim i Sejjid Raziut: Pra, si shkojnë bletët pas ‘jasubit’ të tyre, që u prin rrugën, vijnë dhe besimtarët pas meje; ndërkohë që kopukët shkojnë pas pasurisë.
(Duhet thënë se vet Profeti i Shenjtë ia ka dhënë këtë titull Imam Aliut. Më poshtë po japim vetëm një nga traditat, ku përmendet ky fakt. Tregohet nga Ebu Lejla el-Ghifariu, Ebu Dheri, Selmani, Ibn Abbasi e Hudhejfe ibn el-Jemani se i Dërguari i Zotit ka thënë: Shpejt pas vdekjes sime do ndodhin trazira. Kur të vijë ajo kohë, kapuni pas Ali ibn Ebi Talibit, sepse ai do të jetë njeriu i parë, që do më takojë në Ditën e Gjykimit dhe njeriu i parë që do më japë dorën përsëri. Ndër tërë njerëzit e mi, ai është mbrojtësi më i madh i të vërtetës215, dalluesi216 që shquan të drejtën nga e padrejta, dhe prijësi i besimtarëve217, ndërkohë që prijës i hipokritëve është pasuria. (el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 4, f. 1744; Usd al-ghabah, Ibn ul-Athir, vol. 5, f. 287; el-Isabeh, Ibn Hax her el-Askalani, vol. 4, f. 171; er-Rijad un-nedireh, Muhibb ud-Din et-Taberi, vol. 2, f. 155; Mexhma’ uz-zewa’id, vol. 9, f. 102; Fejd ul-kadir, el-Menawi, vol. 4, f. 358; Kenz ul-‘ummal, el-Mutteki el-Hindi, vol. 12, f. 214; Muntekheb ul-kenz, vol. 5, f. 33; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vol. 1, f. 12; vol. 13, f. 228; vol. 19, f. 224; Tarikh ud-Dimeshk, Ibn Asakir [te biografia e Imam Aliut], vol. 1, ff. 74-78; Sireh halebijje, el-Halebi, vol. 1, f. 380; Dhekha’ir ul-ukbe, Muhibb et-Taberi, f. 56; Jenabi’ ul-muweddeh, el-Kunduzi el-Hanefi, ff. 62, 82, 201 and 251))
317. Disa hebrenjI i thanë Imam Aliut: “Ju s’e kishit kallur ende në dhé Profe tin tuaj, kur ju lindën mosmarrëveshje në lidhje me të”. Imam Aliu u përgjegj: Ne nuk patëm mendime të ndryshme rreth tij, por për pas tij; kurse ju nuk i kishit tharë ende këmbët pas kalimit të lumit, kur i kërkuat Profetit tuaj t’ju bënte një perëndi. E ai ju tha: “Ju qenkeni vërtet një popull që sillet si injorant.” (Kur’ani, 7: 138).
318. Dikush e pyeti Imam Aliun: “Me çfarë i mposht armiqtë e tu?” Ai u përgjegj: Sa herë jam ndeshur me dikë, më ka ndihmuar vet ai kundër vetes. Sejjid Raziu thotë: Prijësi i Besimtarëve ka parasysh paralizën që shkaktonte tek të tjerët nderimi dhe frika e vetvetishme ndaj personit të tij.
(Kush ka ngarkesa të mëdha emocionale e impresionohet shumë nga kundërshtari, ka pak shanse të dalë gjallë nga dyluftimi me të. Për t’u ndeshur me armikun, nevojitet dhe forca e kurajos, vendosmëria dhe qetësia e zemrës, përveç forcës fizike. Njeriu që e humb guximin e është i sigurtë në humbjen që e pret, e ka të sigurtë disfatën. Pikërisht kjo u ndodhte dyluftuesve me Imam Aliun: Ata i hipnotizonte aq shumë fama e tij e mirënjohur, sa ishin të sigurtë për vdekjen që i priste. Kështu, fuqia e tyre shpirtërore dobësohej e be simi në aftësitë e tyre shterej. Rënia në këtë gjendje i çonte, në fund të fundit, në vdekje të pashmangshme.)
319. Imam Aliu i tha të birit, Muhammed bin Hanefiut: Biri im, kam frikë mos biesh në skamje, prandaj lutju Zotit të të ruajë prej saj, sepse skamja mpak besimin, pështjellon intelektin dhe rrit mllefin e njerëzve kokëfortë.
320. Dikush e pyeti Imam Aliun për ta vënë në pozitë të vështirë. Imam Aliu i tha: Pyet për të kuptuar, jo për të ngatërruar. I padituri që do të mësojë, sillet si i ditur, kurse i dituri që do të ngatërrojë, sillet si i paditur.
321. Një herë Abdullah ibn Abbasi e këshilloi Imam Aliun të vepronte përkundër mendimit të tij. Imam Aliu i tha: Vendos unë ç’duhet bërë, ti duhet vetëm të këshillosh e të më mbështetësh, edhe po të bëj ndryshe nga ç’këshillon.
( Abdullah ibn Abbasi e këshilloi Imam Aliun t’u dërgonte Talhait e Zubeirit një letër, me të cilën t’i emëronte governatorë të Kufas, ndërsa Mu’avien ta linte governator të Sirisë, deri sa të forcoheshin pozitat e tij e të qeverisë së tij. Por Imam Aliu i tha se nuk mund të vepronte kundër parimeve të fesë për hir të përfitimeve të kësaj bote, ndaj s’duhej të ngulte këmbë në këshillat e tij, por ‘të dëgjonte dhe të bindej’.)
322. Udhës nga Siffini për në Kufa, Imam Aliu kaloi nëpër një fshat të Shib amëve, ku gratë po qanin për të vrarët në Siffin. Në këtë kohë i avitet Harb bin Shurahbili, një shibamit nga paria e vendit. Imam Aliu i tha: Kush vendoska këtu për të vajtuar? Gratë?! S’i përmbakeni dot që të mos qajnë në këtë mënyrë? Harbi nisi të çapiste përbri tij, ndërsa Imam Aliu ecte kaluar. Imam Aliu i tha: Largohu. Një njeri si ti, që ndjek më këmbë një si unë, është poshtërim për besimtarin dhe përçudnim për sundimtarin.
323. Në mbarim të betejës së Nehravanit, Imam Aliu kaloi pranë të vrarëve të harixhive dhe tha: Të mjerët ju që u gënjyet dhe e pësuat! E pyetën se kush i gënjeu, dhe ai u përgjegj: I mashtroi Shejtani, si dhe pasionet e zemrave e të mendjeve të tyre, që i shpunë tek e liga, ua bënë të bukur rënien në mëkat, u premtuan fitore dhe, në fund, i flakën drejt e në Skëterrë. 324. Ruajuni mosbindjes ndaj Zotit kur jeni vetëm, se shahit është vet Gjykatësi.
325. Kur mësoi lajmin e vrasjes së Muhammed bin Ebu Bekrit, Imam Aliu tha:Vrasja e tij na helmoi aq sa gëzoi ata, sepse ne humbëm një shok e ata një armik.
(Në vitin 38 H. Mu’avia nisi Amr bin Asin me një ushtri të madhe kundër Egji ptit. Amr bin Asi thirri në ndihmë Mu’avie ibn Haxhxhaxhin, pastaj të dy mblodhën përkrahësit e Kalifit të vrarë dhe nisën të luftojnë kundër Muhammed bin Ebu Bekrit, deri sa më në fund e kapën. Mu’avie ibn Haxhxhaxhi i preu kokën, ia futi trupin në barkun e një gomari të ngordhur dhe i vuri flakën. Atë kohë Muhammedi ishte 28 vjeç. Tregohet se kur e mori vesh lajmin e kësaj tragjedie, nëna e tij kaloi një krizë të fortë nervore, kurse halla e tij, Aisheja, u betua se nuk do përdorte më mish sa të ishte gjallë, e sa herë lutej, mallkonte Mu’avie ibn Ebu Sufianin, Amr bin Asin dhe Mu’avie ibn Haxhxhaxhin. Kur e dëgjoi lajmin e martirizimit të Muhammedit, Imam Aliu u dëshpërua shumë. Ai i shkroi një letër të trishtuar Ibn Abbasit, që atë kohë ndodhej në Basra, për vdekjen e tij tragjike. Ibn Abbasi u ngrit nga Basra e shkoi në Kufa për ta ngushëlluar. Atë kohë erdhi nga Siria një nga informatorët e Imam Aliut dhe i tha: O Prijës i Besimtarëve! Kur mësoi lajmin e vrasjes së Muhammedit, Mu’avia u ngjit në minberdhe mburri me të madhe njerëzit që morën pjesë në martiri-zimin e tij. Kur e dëgjuan këtë lajm, sirianët u gëzuan aq shumë, sa unë s’i kisha parë kurrë më parë në atë gjendje. Atëhere Imam Aliu shqiptoi thënien e mësipërme. Ai e cilësoi Muhammedin si birin e tij, megjithëse e kishte patur djalë të gjetur. (et-Tarikh, et-Taberi, vol. 1, ff. 3400 3411; el-Kamil fi Tarikh, Ibn ul-Athir, vol. 3, ff. 352-359; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 7, ff. 313-317; Tarikh el-Mukhteser, Ebu’l-Fida, vol. 1, f. 179; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 6, ff. 82-100; Tarikh, Ibn Khaldun, vol. 2, Pjesa II, ff. 181-182; el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, ff. 1366-1367; el-Isabeh, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 3, ff. 472-473; el Gharat, eth-Thekafi, vol. 1, ff. 276-322; Tarikh el-khamis, vol. 2, ff. 238-239). Lidhur me biografinë e Muhammed bin Ebu Bekrit flitet në shënimet e ligjëratës no. 67.)
326. Mosha deri kur Zoti dëgjon shfajësime, është gjashtëdhjetë vjeç.
327. Kush mposhtet nga mëkati, nuk është fitimtar; kush fiton përmes së keqes, është i humbur, në fakt.
328. Zoti e ka dhënë pjesën e të skamurit tek pasuria e të kamurit. Var fanjaku është i urët kur nuk i jepet pjes’ e tij. E për këtë do jepet llogari për para Zotit.
329. Mungesa e nevojës për t’u shpjeguar është më e mirë se shfajësimi.
(Detyrimet duhen përmbushur në mënyrë të tillë që të mos jetë nevoja për të dhënë shpjegime. Tek e fundit, shfajësimi e ka një grimë poshtërimi e ceni, sado i argumentuar e korrekt që të jetë.)
330. E drejta më e vogël e Zotit është mospërdorja e bekimeve të Tij për mëkatim kundër Tij.
(Ka disa shkallë në keqpërdorimin e të mirave që na ka dhënë Zoti e në mosmirën johjen ndaj Tij. E para është kur njeriu nuk është i aftë ta vlerësojë rëndësinë reale të një be kimi, siç është, për shembull, shikimi me sy, të folurit me gjuhë, dëgjimi me veshë dhe lëvizja me duar e këmbë. Të gjitha këto janë të mira që na i ka dhuruar Zoti, po shumë njerëz nuk i shohin si të tilla, prandaj dhe nuk ndihen mirënjohës ndaj Tij. Shkalla e dytë është kur njeriu e kupton një të mirë dhe është në gjendje që ta vlerësojë, po s’ndjen mirënjohje për të. Shkalla e tretë është kur njeriu i kundërvihet Atij që ia dhuroi ato të mira. Kurse shkalla e katërt është përdorimi i tyre për mëkatim kundër Tij. Kjo është shkalla më e lartë e mohimit të bekimeve të Zotit.)
331. Kur i gjymtuari s’i përmbush dot detyrimet ndaj Zotit, është rast i mirë për të urtin që të veprojë në vend të tij.
332. Sovrani është rojtari i punëve të Zotit në këtë botë.
333. Imam Aliu e ka përshkruar besimtarin të tillë: Besimtarit i qesh fytyra, po zemra i ka trishtim; sjellja e tij kokëulur fsheh një zemër me bujari të pafund; s’e lakmon pozitën e lartë e s’pyet fare për famë. Malli i tij është i pashuar, guximi i tij është i pamatë, paqja e tij është e thellë dhe koha e tij është e zënë. Është mirënjohës dhe i qëndrueshëm, i heshtur në mendimet e tij, i matur në miqësi e në kërkesa, i shkëlqyer në sjelljet e tij dhe i butë në temperamentin e tij. Është më i fortë se guri dhe më i përunjur se skllavi.
334. Sikur njeriu të dinte fatin dhe fundin e jetës së tij, do ta urrente am bicien dhe mashtrimet e saj.
335. Në pronën e çdo njeriu ka dy pjesëtarë: Pasardhësit dhe të papritu rat.
336. Kush kërkon, është i lirë sa pa premtuar ende.
337. Të lutesh pa u përpjekur, është si të flakësh një shigjetë nga një hark që nuk ka kordë. 338. Dija është dy llojesh: E përvetësuar dhe e dëgjuar. Thjesht e dëgjuara nuk sjell dobi, po të mos bëhet e përvetësuar.
339. Vendimi i saktë ecën krah-për-krah pushtetit: Secili lind kur lind tjetri dhe zhduket kur zhduket tjetri.
(Kur ylli i njeriut është në ngjitje e lumturia e arrirë, hapat drejt qëllimit të synuar hidhen vetiu e mendja s’bie në pështjellim, po e gjen saktë rrugën që duhet ndjekur. Kurse njeriu, të cilit i ka perënduar ylli i fatit, pengohet ditën me diell e mendjen e ka të mpirë. Tregojnë se kur nisi tatëpjeta e Bermakitëve, dhjetë prej tyre u mblodhën për t’u këshilluar për diçka, po nuk bënë dot gjë, megjithëse diskutuan gjatë. Atëhere Jahjai tha: Për Allah, fakti që dhjetë nga ne nuk mund ta zgjidhin këtë çështje është shenjë e rënies dhe e perëndimit tonë. Dikur, kur ishim në ngjitje, mjaftonte vetëm një për të zgjidhur lehtësisht dhjetë probleme të tilla.)
340. Stolia e varfërisë është dëlirësia, stolia e pasurisë është mirënjohja.
341. Dita e Drejtësisë për tiranin do jetë më e rreptë se dita e padrejtësisë mbi viktimën e tij. 342. Kamja më e madhe është të mos ia hedhësh sytë kamjes së tjetrit.
343. Thëniet ruhen, veprimet tentohen. “Gjithsekush është peng i veprës së vet.” (Kur’ani, 74:38). Përveç atyre që Zoti ka nën mbrojtje, të tjerët kanë mangësi e turbull irë. Ai ndër ta që pyet, krijon hutim, e ai ndër ta që përgjigjet, hap telashe. Madje dhe më i urti do t’i largohej korrektesës së gjykimit, me apo pa dashje, rohej nga një fjalë e vetme!
344. Kini frikë nga Zoti, o njerëz! Shumë nga ju përpiqen për gjëra që s’i arrijnë dot, ngrenë shtëpi ku nuk jetojnë, dhe mbledhin sende që ua lënë të tjerëve. Ka dhe që marrin në rrugë të padrejta e në dëm të së drejtës së tjetrit. Kush fitoi përkundër ligjit, do duhet të mbajë barrën e këtij mëkati, do iki nga kjo botë shpinëkërrusur dhe do dalë përpara Zotit i dërrmuar nga dëshpërimi. “Kështu i humbin të dyja, këtë botë dhe tjetrën. Kjo është hum bje fare e qartë.” (Kur’ani, 22:11).
345. Mosafrimi te mëkati është dëlirësi.
346. Dinjiteti të është dhënë i lartë, por ulet sa herë kërkon; prandaj zgjidh mirë përpara kujt e ul.
347. Lajkatari lëvdon më tepër nga ç’meritohet; ai që lëvdon më pak është o smirëzi, o fjalëpak.
348. Mëkati më serioz është ai që gjykohet i vogël nga ai që e bën.
(Mungesa e vetëpërmbajtes dhe e kujdesit ndaj gabimit të vogël të bën të jesh përherë e më pak i vëmendshëm ndaj mëkatimit në tërësi. Pak nga pak nis të nënvlerësosh edhe mëkatet e mëdha, deri sa fillon t’i bësh pa asnjë ngurrim. Prandaj mëkatet e vogla duhen parë si pararendëse të më të mëdhave, rrjedhimisht duhen shmangur, që të mos vijë puna deri në kryerjen e mëkateve të mëdha.)
349. Kush sheh të meta te vetja, s’kërkon të meta te të tjerët. Kush ndi het i lumtur me ç’i jep Zoti, s’mërzitet për ç’humb. Kush zhvesh shpatën e revoltës, vdes prej saj. Kush lufton pa patur mjete, pëson disfatë. Kush u futet thellësive, mbytet. Kush shkon në vende me nam të keq, merr nam të keq. Kush flet më shumë, gabon më shumë. Kush gabon më shumë, bëhet i pacipë. Kush bëhet i pacipë, s’e ka më frikë Zotin. Kujt i ka ikur frika nga Zoti, i ka vdekur zemra në gjoks. Kush e ka të vdekur zemrën, mbaron në Skëterrë. Kush e shikon vesin e tjetrit e nuk e pëlqen, po bën dhe ai si ai, është i marrë - pa asnjë dyshim. Kush kënaqet me ç’ka, ka kapitalin që s’shter kurrë. Kush e kujton vdekjen shpesh, mjaftohet në këtë botë me të mira të vogla. Kush e shikon fjalën pjesë të veprimit, flet pak dhe vetëm për gjëra që lidhen me të.
350. Tirani ka tri cilësi: Dhunon eprorin me anë të mosbindjes, dhunon vartësin me arrogancën e postit, dhunon të gjithë njerëzimin duke mbështe tur tiranët e tjerë.
351. Pas dhimbjes kulmore vjen qetësia, ashtu si paqja kur nuk mbyllet dot më laku i dëshpërimit.
352. Imam Aliu i tha njërit prej bashkëpunëtorëve të tij: Mos e tepro përkushtimin ndaj gruas e fëmijëve, se Zoti s’do t’i lërë pa përkujdesje, në qofshin adhurues të Tij; e në qofshin armiq të Tij, pse duhet të shqetësohesh e të shpenzosh kohë për ta?
353. E meta më e madhe është t’u quash të tjerëve të metë atë që ke ti vetë.
(Ç’mund të jetë më e shëmtuar se zakoni i njeriut për të sharë tek të tjerët të meta që i ka vetë? Drejtësia kërkon të shikosh veten në krye, pastaj të hedhësh sytë tek difektet e të tjerëve. Sepse e meta mbetet e metë si tek të tjerët, edhe tek vetja. Një çift vargjesh persiane thotë: S’është virtyt e burrëri, kur të tjerëve u flet sepse kanë ato të meta, që i ke edhe ti vetë.)
354. Dikush uroi për lindjen e një djali: “Urime për kalorësin e ri!” I pra nishëm për këtë rast ishte dhe Imam Aliu, i cili tha: Mos uro kështu, po thuaj: “Ke rast të jesh mirënjohës ndaj Zotit që ta dha. Pastë bekimet që ke pasur edhe ti! Të të rrojë dhe u bekofsh me virtytet e tij!”
355. Një nga nëpunësit e Imam Aliut kishte ndërtuar një shtëpi madhështore, për të cilën Imami i tha: Shoh në të feksjen e argjendtë të monedhave. S’ka dyshim, që kjo shtëpi f let shumë për kamjen tënde.
356. I thanë Imam Aliut: “Nga do t’i shkojnë mjetet e jetesës atij që rri në një shtëpi të mbyllur nga të katër anët?” Ai u përgjegj: Nga po ato rrugë, nga mund t’i shkojë vdekja.
(Në qoftë se Zoti e shikon të udhës që të mbajë në jetë një njeri të izoluar në një shtëpi të mbyllur nga të gjitha anët, Ai nuk e ka fare problem t’ia sigurojë mjetet që i duhen për jetesë. Dera e mbyllur, që s’mund të pengojë dot ardhjen e vdekjes, nuk mund të pengojë as futjen e mjeteve të jetesës, sepse fuqia e Zotit të Madh është e mjaftueshme njëlloj për të dyja rastet. Njeriu duhet të jetë i kënaqur me mjetet e tij të jetesës, sepse gjërat që janë caktuar të jenë pjesa e tij, do mbërrijnë tek ai sido që të ndodhë dhe kudo që të ndodhet. Disa vargje persiane thonë: Edhe në i hapsh dyert jetës a vdekjes t’ia përplasësh në fytyrë, në dashtë Zoti, s’do ketë jetë, se vdekja s’lë kështjellë pa hyrë! Pse pra, lakmon e s’ngope kurrë e je përher’ me gjak të ngrirë?)
357. Duke ngushëlluar në një vdekje, Imam Aliu tha: Ju s’jeni të parët, as të fundit. I ndjeri e kish zakon të udhëtonte, prandaj mendoni sikur është ende udhës. Mund të kishte ardhur ai te ju, po tani do shkoni ju tek ai.
358. O njerëz, tregojini Zotit se e adhuroni edhe kur jeni të lumtur, jo vetëm kur kërkoni. Ai, të cilit i janë dhënë bekime e që gabon, duke mos i parë si hapa të ngadalshme drejt ndëshkimit, e heq mendjen prej asaj, së cilës i duhet druajtur; kurse ai që ka rënë në gjendje të vështirë e nuk e shikon këtë gjë si sprovë, e humbet shpërblimin e lakmuar.
359. O skllevër të ambicieve, hiqni dorë prej tyre! Kush pështetet pas kësaj bote, nuk do marrë gjë prej saj, veç dhimbjes. Kaliteni veten, o njerëz, e mos ua vini veshin prirjeve tuaja instiktive!
360. Mos e shihni të keqe thënien, ku mund të gjeni diçka të mirë. 361. Kur t’i kërkoni Zotit diçka, kërkojini në krye bekime për Profetin, pastaj për veten tuaj. Zoti është tepër bujar që të pranojë vetëm lutjen e parë e të mos pranojë edhe të dytën për hir të saj.
362. Kush e ka të shtrenjtë dinjitetin, rri larg sherreve.
363. Budallallëk është të ngutesh përpara çastit të volitshëm dhe të vo nohesh pasi ka ardhur ai çast.
364. Mos pyet për gjëra që mund të ndodhin, se mjaft telashe ke nga çfarë ndodhin.
365. Imagjinata është pasqyrë, mësimet japin këshillë dhe para lajmërim. Kush bën vetveten, ka bërë mjaft nëse shmang te vetja çfarë sheh të keqe tek tjetri.
366. Dija ka shok veprimin. Kush di, të veprojë, sepse dija vdes po nuk pati veprim. Po të mbahet parasysh kjo veti e saj, mirë. Ndryshe ajo ikën e të lë.
367. O njerëz, qejfet dhe kamja e kësaj bote janë si ajo ara me jonxhë, ku duhet masë në të ngrënë. E mira është t’i largohesh e jo të përtypësh mendjefjetur haje prej saj; është më mirë t’i rrish larg. Ajo që mjafton prej saj për të jetuar është më e dobishme se e gjitha. Kush iu dha kamjes këtu, atje do ketë skamje, e kush i ndenji larg, do ketë mirëqenie. Pasuria ia merr sytë e ballit, kujt joshet nga shkëlqimi i saj232; i jep helm e vrer, kujt zilepset pas saj, pastaj ia plas zemrën e ia mbush me brenga, ca nga të cilat ia nxirosin jetën, e ca të tjera ia bëjnë makth. E kjo vazhdon sa vjen vdekja e ia zë frymën dhe e mposht. Dhe kështu, flaket në hiç e i rrënohen të dy tempujt e zemrës. Sa lehtë e ka Zoti t’ia japë vdekjes, apo miqtë t’ia japin varrit! Besimtari e sheh botën me sy që nxjerrin mësim dhe merr prej saj ush qimin që i mjafton për nevojat më jetike. Ai e dëgjon me veshët e dyshimit dhe urrejtjes. Kur thuhet për dikë ‘u pasurua’, është thënë ‘u rrënua’, në fakt; e kur sheh gëzim në jetën e dikujt, pas tij përgjon kuja e vdekjes. Kjo është e vërteta, edhe pse dita e zhgënjimit mund të jetë ende larg.
368. Zoti e shpërblen bindjen dhe e ndëshkon mëkatin ndaj Tij, për t’i shpëtuar njerëzit nga shpagimi i Tij dhe për t’i çuar në Parajsë.
369. Do vijë një kohë kur nga Kur’ani s’do ngelet gjë, veç gërmave të tij, e nga Islami - veç emri i tij. Xhamitë e asaj kohe do vlojnë nga punët e ndër timit, por zëri i udhërrëfimit s’do ndihet më në to. Ata që do rrinë në to e që do shkojnë për vizitë në to, do jenë më të ligjtë e të gjithëve. Ata do bëhen burim i çoroditjes e te ata do gjejë strehim çdo gjë e keqe e kësaj bote. Ata do të flakin në krahët e saj këdo që i rri larg e ruhet prej saj, e do të shtyjnë në gjirin e saj këdo që i kthen shpinën. Për ta thotë Zoti i Lavdishëm: “Beto hem për Veten Time, se do dërgoj mbi ta një të keqe, nga e cila do të ngjethet edhe më i vuari”; dhe Ai do ta bëjë këtë. Zoti na faltë gabimet nga pakujdesia.
370. Imam Aliu i niste ligjëratat që mbante nga minberi zakonisht me këto fjalë: O njerëz, kini frikë nga Zoti, sepse s’jeni krijuar kot, që ta shpenzoni veten kot, as jeni lënë në harresë, që të bini në çoroditje. Kjo botë ku jetoni e që ju shfaqet kaq e bukur, s’ia zë dot vendin tjetrës, që juve ju duket e shëmtuar. Njeriut të suksesshëm të botës tjetër s’i qaset dot asnjë rebel i kësaj bote, sado i suksesshëm të ketë qenë falë kurajës së tij.
371. Nuk ka dritë më të ndritur se Islami, nder më të nderuar se ad hurimi i Zotit, strehë më të sigurtë se kufizimi i vetvetes, ndërmjetës më të mirë se pendimi, dhe thesar më të vyer se qenia i kënaqur. Asnjë pasuri s’e tremb aq shumë mjerimin, sa mjaftimi me mjetet e ekzistencës. Kush e kufi zon veten në sa i duhet për të jetuar, arrin paqen dhe bëhet gati qetësisht për çastin e ndërrimit të banesës. Ambicia është porta e dëshpërimit dhe çelësi i fatkeqësisë. Lakmia, krenaria e xhelozia nxitin mëkatin, ndërsa zakonet e këqija shpien ujë në mullirin e të keqes.
372. Imam Aliu i ka thënë Xhabir ibn Abdullah el-Ensariut: O Xhabir, mbështetja kryesore e fesë dhe e botës janë katër njerëz: I dituri, që vepron me dijet e veta; i padituri, që nuk turpërohet ngaqë mëson; bujari, që nuk e mba dorën kur shpërndan të mira; si dhe i skamuri, që nuk e shet jetën tjetër për fitime të kësaj bote. Kur i dituri t’i shkojë dëm dijet, i padituri do ketë turp që t’i mësojë; dhe kur bujari të mos shpërndajë më të mira, i skamuri do ta ndërrojë jetën tjetër me përfitimet e kësaj bote. O Xhabir. Zoti ia derdh breshër dikujt të mirat bashkë me hallet e të mjerit. Ai që e quan përmbushjen e tyre si detyrim ndaj Zotit, i mbart si të mira në jetën tjetër; kurse ai që s’e kryen këtë detyrim, ia lë kalbjes e shkatërrimit.
373. Në historinë që ka shkruar për Abdur-Rahman bin Ebi Leilan, i cili u ngrit në luftë kundër Haxhxhaxhit së bashku me Ibn Eshatin, Ibn Xherir Taberiu tregon se si ai i nxiste njerëzit për xhihad me një thirrje që e kishte dëgjuar nga Imam Aliu gjatë luftës me sirianët: O besimtarë! Ai që shikon se si bëhen teprime dhe se si joshen njerëzit drejt së keqes, është i siguruar e i lirë nga përgjegjësia, mjafton që të mos mi ratojë me zemrën e tij; po ai që nuk miraton as me gjuhë, do të shpërblehet e do të jetë në një pozicion më të lartë sesa i pari. Kurse ai që e shpreh mospa jtimin e tij edhe me shpatë dhe që përpiqet që fjal’ e Zotit të jetë më e larta, kurse e tiranit më e ulëta, e ka ndriçuar e ndezur zemrën e tij me bindje dhe ka dalur në udhën e drejtë përmes shtegut të udhë-rrëfimit.
374. Një tjetër thënie e po kësaj natyre është kjo që vijon: I pari ndër ta është kush nuk pajtohet me të keqen as me dorë, as me gjuhë dhe as me zemër. Ky njeri i ka arritur të gjitha virtytet. Pastaj vjen kush nuk e miraton të keqen me gjuhë dhe me zemër, por jo edhe me dorë. Ky njeri zotëron dy cilësi të virtytshme dhe ka të mangët vetëm një. I treti është kush s’e pranon të keqen me zemër, por jo edhe me gjuhë e me dorë. Ky është njeriu, të cilit i mungojnë dy nga tre cilësitë më të mira dhe ka vetëm njërën prej tyre. Së fundi, është kush nuk mban qëndrim ndaj së keqes as me gjuhë, as me zemër dhe as me dorë. Ky është një i vdekur e i pakallur. Të gjitha veprat e virtytshme, përfshi xhihadin, janë si ajo pik’ e ujit në detin e pafund, në krahasim me nxitjen për mirë e për largim nga e keqja. Sepse nxitja e mirëbërjes dhe pengimi i keqbërjes s’e bien vdekjen më pranë, as i mpakin mjetet e jetesës. Por më e larta nga gjithë gjërat është të flasësh hapur e me guxim para një tirani.
375. Tregohet nga Ebu Xhuhejfe e ka dëgjuar Imam Aliun të thoshte: Do humbni në fillim betejën e duarve, pastaj të gjuhës e, më në fund, të zemrës. Për pasojë, kush nuk do ta njohë virtytin me zemër e nuk do t’i bëjë ballë të keqes, do trajtësohet së prapthi: Ç’kishte dikur të lartë, do ketë vend të ulët, e ç’kishte dikur të ulët, do ketë vend të lartë.
376. Sigurisht, e drejta ka peshë e sjell dobi, ndërsa e gabuara është e parrënjë dhe sjell vetëm dëm.
377. Mos ki siguri nga ndëshkimi i Zotit, se as për më të mirin nuk ka. Zoti i Madhëruar ka thënë: “Asnjë të mos ndihet i sigurtë, përveç atyre që janë humbës.” (Kur’ani, 7:99).
Po prapë nuk duhet humbur shpresa për shpëtim, as për më të keqin, sepse Zoti i Madh ka thënë: “Shpresën tek Mëshir’ e Zotit nuk e humbet kush, përveçse kush nuk beson.” (Kur’ani, 12:87).
378. Zemra e ngushtë nxë vetëm veset e këqija. Ajo është ngojza që e kthen njeriun drejt së ligës.
379. O bir i Ademit! Mjetet e jetesës janë dy llojesh: Ato që i kërkon dhe ato që të kërkojnë; nëse s’i arrin dot vet, do vijnë vet ato tek ti. Pra, mos e bëj merakun tënd të një dite merak të të gjithë vitit. Ajo që merr ditë për ditë mjafton për secilën ditë. Po qe se ke ende jetë, Zoti do të ta japë përditë pjesën që të ka ndarë. E, në s’të mbetet gjë për të jetuar, pse ta mundosh veten për gjëra që s’të janë caktuar? Asnjë kërkues nuk mund t’i arrijë para teje mjetet e tua të jetesës, askush nuk të vë dot poshtë në çështjen e pjesës që të takon. Ajo që është caktuar për ty, nuk do vonojë të të vijë. Shënim i Sejjid Raziut: Kjo thënie është shfaqur tashmë diku tjetër në këtë kapitull, po në këtë formë është më e qartë dhe ka më shumë hollësi. Ja pse e kemi përsëritur, duke zbatuar rregullin që pranuam që në nisje të librit.
380. Ka njerëz që ia dalin mbanë një dite, po pas saj nuk shohin më ditë tjetër; ka të tjerë, që janë për t’u pasur zili përpara mesnatës, pastaj i qajnë gratë më të aguar të ditës tjetër.
381. Fjalët mbahen në zap sa pa u thënë; se me t’u thënë, e bëjnë ato njeriun zap. Prandaj përgjojeni gjuhën më shumë se arin dhe argjendin, sepse ndodh shpesh herë që vetëm një shprehje të prapësojë një bekim dhe të sjellë një ndëshkim. 382. Mos fol për atë që nuk e di, po edhe atë që di mos e thuaj të tërë, nëse ka mundësi. Vetë trupi yt do dëshmojë për ty Ditën e Fundit dhe do t’i japë Zotit prova për gjykimin tënd.
383. Ruaju Zotit mos të sheh ku mëkatohet e nuk të sheh ku ka bindje ndaj Tij, ndryshe do jesh i humbur të dy herët. Kur ndihesh i vendosur, tregohu i vendosur në bindjen ndaj Tij, dhe kur ndihesh i lëkundur, trego hu i lëkundur në mëkatimin ndaj Tij.
384. Mbështetja në këtë botë është marrëzi, sepse dihet ç’ka në të; pra pambetja në punët e mira është humbje e sigurtë, sepse janë ato që sjellin shpërblim; është papjekuri t’i japësh besim atij që nuk ka dhënë ende prova.
385. Se sa e ulët është kjo botë në gjykimin e Zotit, duket te fakti se vetëm në të ka mosbindje ndaj Tij. Prandaj dhe të mirat e Tij arrihen vetëm kur ikën prej saj. 386. Kush kërkon gjë, do gjejë qoftë edhe vetëm një pjesë të saj.
387. Nuk është e mirë ajo e mirë, pas së cilës vjen Skëterra, dhe nuk është vuajtje ajo vuajtje, pas së cilës vjen Parajsa. Çdo lumturi tjetër nga e Parajsës është e shpifur, dhe çdo fatkeqësi tjetër nga e Skëterrës është shaka.
388. Varfëria është vërtet fatkeqësi, por më e keqe se varfëria është lën gat’ e trupit, dhe më e keqe se lëngat’ e trupit është lëngat’ e zemrës. Kamja është vërtet bekim, po më e mirë se kamja është shëndet’ i trupit, dhe më i mirë se shëndet’ i trupit është shëndeti i zemrës.
389. Prejardhja s’mund ta çojë përpara atë që ka mbetur pas me punët që ka bërë. Në një version tjetër, kjo thënie është e tillë: Kush s’ka arritje të tijat, s’i bën dot të tijat arritjet e të parëve të tij.
390. Dita e besimtarit ka tre kohë: Koha e lidhjes shpirtërore me Zotin, koha e përpjekjes për mjete jetese, dhe koha e shijimit të gjërave të ligjshme e të pëlqyera. Kush është i mençur, s’largohet nga shtëpia, veçse për tre gjëra: Për të fituar244, për të punuar për jetën tjetër, dhe për të shijuar atë që nuk është e ndaluar. 391. Qëndroi botës larg, që t’ia shohësh më mirë të këqijat që thotë Zoti; dhe mos e shpërfill, sepse ajo të përfill, sido që të jetë.
392. Fol që të të njohin, ndryshe do mbetesh fshehur pas gjuhës.
393. Prapse sulmin e joshjeve të kësaj bote dhe rriji larg asaj që të largo het. E nëse s’bën dot ndryshe, trego maturi në kërkim.
394. Shpesh fjala bën shumë më tepër se sulmi.
395. Ajo që kënaq mjafton, sado e vogël qoftë.
396. Le të ketë vdekje, por jo poshtërim. Le të ketë pak, po jo nga tjetri. Kush s’merr unjur, s’do marrë as më këmbë. Bota ka dy ditë: Një pro teje dhe një kundër teje. Mos u krekos, kur dita është me ty, dhe trego durim, kur të del kundër. Aroma më e mirë është e myshkut. Është i lehtë, po erën e ka të këndshme.
398. I lini mburrjet e mos gënjeni veten, po sillni vdekjen ndër mend.
399. Fëmija ka një të drejtë te prindi e prindi ka një të drejtë te fëmija. E drejta e prindit te fëmija është që ky t’i bindet në çdo gjë, veç asaj që është mëkatim ndaj Zotit; kurse e drejta e fëmijës te prindi është që ky t’i japë një emër të bukur e edukatë të shëndoshë, dhe t’i mësojë Kur’anin.
400. Syri i keq është i vërtetë, hajmalia është e vërtetë, magjia është e vërtetë dhe shenja e mirë është e vërtetë; kurse shenja e keqeI është sajim, njësoj si sëmurja e njërit prej tjetrit. Parfumi shton gjallërinë, mjalti shton gjallërinë, kalërimi shton gjallërinë dhe blerimi shton gjallërinë.
401. Afërsia me njerëzit në sjellje e zakone i mpak mundësitë për të keqe prej tyre.
402. Dikush ishte shprehur në një mënyrë që nuk i përshtatej rangut të tij; atëhere Imam Aliu tha: U ngrit fluturim pa i dalë mirë pendët, dhe nisi ta ntrashë zërin pa u burrëruar ende. Shënim i Sejjid Raziut: Këtu ‘shakir’ ka kuptimin ‘pendët e para që i dalin zogut’, kur ai nuk është ende aq i fortë, sa të ngrihet për të fluturuar. Kurse ‘sakb’ do të thotë ‘deve e vogël’, që nuk pëllet dot, sepse nuk e ka arritur moshën.
403. Mania e kundërshtimit t’i mpak mundësitë e suksesit.
404. Kur e pyetën për kuptimin e shprehjes ‘La Hawle we la Kuwete il-la bi’l Lah’, Imam Aliu tha: Ne s’kemi gjë së bashku me Zotin, po vetëm ç’na jep Ai. Kur Ai jep na nga zotërimet e Tij, na vë detyrime, të cilat do na i heqë kur të na marrë sërish ç’na ka dhënë.
( IImam Aliu thotë se njeriu nuk ka gjë në zotërim të përhershëm e vetëm Zoti mund t’i japë diçka në zotërim. Për sa kohë zgjat ky zotërim, vazhdojnë dhe detyrimet që Ai na ka vënë si kusht të tij, që do të thotë se ato shfuqizohen kur hiqet e drejta e zotërimit. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse të lësh në fuqi detyrimet në këto kushte do të thotë të kërkosh llogari për gjëra që nuk janë më në dorën e njeriut, e kjo do të binte ndesh me mësimet e Kur’anit dhe me logjikën më të thjeshtë. Ja përse Zoti u jep gjymtyrëve të njeriut aftësi për veprim, para se njeriut t’i ngarkohet përgjegjësia për mënyrën, si i përdor. Është e natyrshme që kjo përgjegjësi të mbahet sa kohë që gjymtyrët e tij kanë aftësi për të vepruar e që, kur ajo shteron, bashkë me të të zhduket dhe përgjegjësia për veprimin e tyre. Për shembull, dety rimi për të paguar zekatin zbatohet vetëm për njerëzit me pasuri; kur Zoti ua heq pasurinë, u heq edhe përgjegjësinë e pagimit të zekatit, sepse zbatimi i këtij detyrimi në një rast të tillë do të binte ndesh me logjikën elementare.)
405. Imam Aliu i tha Ammar bin Jasirit, që po debatonte me Mugire bin Shuben: Lere, o Ammar! Ai merr nga feja aq sa i shërben për të nxjerrë përfitime nga kjo botë. Prandaj i pëlqen gjërat e mjegullta - që t’i ketë si perde mbi të metat e tij.
406. I kamuri mund të shpresojë për më shumë nga Zoti, vetëm kur dëshmon dhembshuri ndaj të skamurit; e nëse, veç kësaj, duron dhe arro gancën e tij, kjo do t’i sillte dhe më shumë dobi.
407. Zoti s’ia jep njeriut mendjen kot, por që ta përdorë kur t’i duhet për të shmangur të keqen. 408. E vërteta përmbys këdo që i del kundër.
409. Zemra është libri ku syri lexon e shkruan.
410. Frika nga Zoti është tipari më i rëndësishëm i karakterit të njeriut.
411. Mos e provo mprehtësinë e gjuhës tënde kundër Atij që ta dha aftësinë për të folur, as shkathtësinë e fjalës tënde kundër Atij që të futi në udhë të drejtë.
412. Kontrollit mbi veten i mjafton largimi nga gjërat që s’pëlqehen tek të tjerët.
413. Përmbahu si njeri i lirë, ose hesht si i paditur.
414. Sipas një tradite tjetër, Imam Aliu i ka thënë Ashas bin Kejsit për ta ngushë-lluar për humbjen e të birit: Përmbahu si njeri, ose harrohu si kafshë.
415. Lidhur me botën, Imam Aliu ka thënë: Ajo mashtron, ajo dëmton, ajo vdes e zhduket. Zoti s’e bëri shpërblim për të dashurit e Tij, as ndëshkim për kundërshtarët e Tij. Njerëzit e saj janë si udhëtarët, që ndalin për pak pushim, e karrocieri u gërthet të ngjiten, se kanë udhë për të bërë.
416. Imam Aliu i ka thënë birit të tij Hasanit: Biri im, mos lër pas vetes asgjë të kësaj bote, se mund të bjerë në du art e dy lloj njerëzve: Të atyre që do ta përdornin në udhën e Zotit, duke ia rritur virtytin vetes me diçka që ty të bën dëm; e të atyre që do ta përdornin kundër Zotit, duke u ndihmuar në mëkat me diçka që ua ke dhënë ti. Pra, veç të keqe do të kesh prej saj, ndërkohë që asnjë njeri nuk meriton që ta vësh para vetvetes. Sejjid Raziu thotë: Kjo thënie tregohet edhe në një version tjetër, dhe pikërisht: Atë që ke në këtë botë, të tjerët e kishin para teje e do ta kenë edhe pas teje. Dy njerëz do ta zotërojnë atë që ti lë pas: Ai që do e përdorë në bindje ndaj Zotit, duke fituar virtyt me diçka që ty të bën dëm; ose ai që do e përdorë për mos bindje ndaj Tij, e kështu, ty do të të bëjë keq, sërish, ajo që mblodhe. Por asnjëri nga këta të dy nuk është i tillë, që ta duash më shumë se veten e të ngarkohesh për qejf të tyre. Prandaj, lutju Zotit t’i japë mëshirë atij që shkoi e t’i japë të mira atij që mbeti gjallë.
417. Dikush tha, ‘estaghfirullah’ në prani të Imam Aliut. Imami e qortoi: E lënç qyqe tët’ ëmë! S’e ditke ti, që istighfari është për njerëz në pozi cion të lartë? Kjo fjalë nënkupton gjashtë arritje: Pendimin për të shkuarën; vendimin e prerë për të mos u kthyer më pas; respektimin e gjithë të drejtave të njerëzve, për t’i shkuar Zotit krejt i pastër e pa llogari të papaguar; përm bushjen e gjithë detyrimeve të lëna pas dore, që të mund të bësh drejtësi; zhveshjen e trupit nga mishi i pamerituar e tretjen e tij në vrerin e pendimit, aq sa kocka e lëkura të piqen prapë bashkë e mes tyre të mbijë mish i pafa jshëm; dhe, në fund, ta bësh trupin ta pëlqejë mundimin e bindjes, siç e bëje më parë të pëlqente ëmbëlsinë e mosbindjes. Vetëm pas kësaj mund të thuhet ‘estaghfirullah’.
418. Mirësia synon të njëjtën gjë si farefisnia.
419. Sa i mjerë është njeriu! S’e di vdekjen kur e ka, as sëmundjen kur e zë, ndërkohë që punët i regjistrohen një më një. E ha mushkonja dhe i dhemb, i shkon liksht pështyma dhe e mbyt, bëhet tërë djersë dhe bie era kërmë ...
420. Tregohet se Imam Aliu rrinte ulur me ca miq, kur aty pranë kaloi një grua shumë e bukur dhe të gjithë nisën ta ndiqnin me sy. Imam Aliu tha: Sytë e meshkujve ndizen nga epshi, e kjo vetëm sepse panë. Sa herë shihni femër që ju josh, shkoni me gruan, se edhe kjo është si juaja. Një nga harixhitët e pranishëm, tha: “Zoti e vraftë këtë të pafé, sa i saktë është në thëniet e tij!” Atëhere njerëzit iu hodhën për ta mbytur, po Imam Aliu i ndaloi: Prisni! Mallkimit mund t’i gjegjesh me mallkim, po dhe me falje. 421. Më e pakta që i kërkohet urtësisë është të shquajë të mbarën nga e mbrapshta.
422. Bëni të mira, pa quajtur të vogël asnjë prej tyre. E mira e vogël është e madhe dhe e mira e paktë është e shumtë. Askush nuk duhet të pranojë që tjetri të jetë më i zotë në bërjen e së mirës, ndryshe do ishte vërtet ashtu. E mira dhe e keqja kanë përkrahësit e tyre. Në heqshi ju dorë nga ndonjëra, do ketë të tjerë që do t’i bëjnë.
423. Zoti ia rregullon paraqitjen, atij që vë në rregull brendinë e vet. Zoti i ndihmon në punët e kësaj bote, atij që i shërben fesë së Tij. Zoti ia sjell mbarë punët me të tjerët, atij që i mban të forta lidhjet me Të.
424. Maturia është perde që mbulon, e urtësia - shpatë e mprehtë. Fshihi dobësitë e sjelljes pas maturisë dhe vraji ambiciet me shpatën e urtësisë.
425. Zoti i begaton disa njerëz për të mirë të të tjerëve. Zoti ua mbush duart plot, sa kohë u japin të tjerëve, e kur s’u japin më, ua heq bekimin dhe ia jep dikujt tjetër.
426. Njeriu nuk mund të ndihet kurrë i sigurtë në punët e shëndetit e të pasurisë. Ka shumë njerëz që duken të shëndetshëm, e sëmuren pas pak, dhe shumë të tjerë që janë të pasur e bien befas në varfëri. 427. Ai që i qan hallin një besimtari, i është qarë Zotit, në fakt; ai që i qan hallin një jo-besimtari, i është qarë për Zotin, në fakt.
428. Imam Aliu ka thënë në një festë të Bajramit të Madh: Sot është Bajram për atë, të cilit iu pëlqyen agjërimi dhe faljet; por ba jram është dhe çdo ditë tjetër, kur s’mëkatohet kundër Zotit.
( Qetësinë e lumturinë i arrin vetëm shpirti i çliruar nga barr’ e mëkatit dhe e mos bindjes. Mjafton, pra, qoftë dhe vetëm kujtimi i mëkatit, që ta prishë paqen e mendjes së njeriut të ndjeshëm e të ndërgjegjshëm. Nga ana tjetër, lumturia s’mund të jetë e vërtetë, në rast se nuk zë një pjesë të mirë të jetës së njeriut, por lidhet vetëm me disa ditë të caktuara. Prandaj njeriu duhet t’i shmanget mëkatit mundësisht çdo ditë, për të gëzuar lumturinë që buron nga ky fakt. Ai mund ta bëjë një gjë të tillë, po të dojë. Vetë Dita e Bajramit jep një model për një lumturi të tillë të vërtetë. Një poet persian thotë: Çdo ditë që të jep Zoti e rrit lumturinë, nëse bën gjatë saj qoftë dhe një të mirë.)
429. Ditën e Gjykimit do jetë më i helmuar kush e vuri pasurinë me mëkatim dhe pastaj ua la njerëzve që e shpenzuan në bindje të Zotit. Për shkak të saj, ai do shkojë në Skëterrë, ndërkohë që të tjerët do shkojnë në Parajsë.
430. Më fatkeqi në tregti e më i pafati në përpjekje është kush rropatet pas kamjes pa e gjetur dot. Si rezultat, ikën i trishtuar nga kjo botë dhe dety rohet të përballet me të këqijat e saj edhe në botën tjetër.I
(Sado të përpiqet gjatë jetës, njeriu s’i arrin dot gjithmonë tërë qëllimet që i ka vënë vetes. Në qoftë se ka sukses në disa raste, si rezultat i përpjekjes dhe i këmbënguljes, në shumë raste të tjera detyrohet të njohë dështimin, të heqë dorë nga pikësynimet dhe të ulë kokën para fatit. Pra, nëse gjërat e kësaj bote s’mund të arrihen dot me tërë ato përpjekje e kërkime, si mund të arrihet suksesi në jetën tjetër, pa bërë përpjekje e pa kërkuar? Një kuplet persian thotë: Çfarë morët duke shitur shpirt e mish tek kjo botë e vjetër?
O Zot! Çdo ndodhte të mos donit hiç shpëtim te bota tjetër?
431. Ka dy lloje mjetesh jetese: Që kërkojnë dhe që kërkohen. Vdekja përgjon hapat e atij që i falet kësaj bote, deri sa e shqit nga gjir’ i saj; kurse atij që i përgjërohet botës tjetër, i vijnë vetvetiu të mirat e kësaj bote. Atij i duhet vetëm t’i pranojë.
432. Adhuruesit e Zotit shohin thelbin e kësaj bote, të tjerët fasadën e saj; ata punojnë për të nxjerrë prej saj fitime afatgjata, të tjerët cfiliten për f itime çasti. Ata s’ia duan gjërat që druajnë se i dëmtojnë e s’ia përfillin gjërat që mund t’i lënë në baltë. Ata s’ia kanë lakmi njeriu pasurimin, sepse shohin humbjen pas tij. Ata urrejnë ç’duan të tjerët, sepse duan ç’urrejnë të tjerët. Ata e bënë Kur’anin mësim dhe nxorën dije prej tij. Ata u bënë shtylla të Kur’anit e Kur’ani u bë shtyllë e shpinës së tyre. Ata s’shikojnë gjë që t’u japë më shumë shpresë nga ç’kanë e më shumë frikë se ç’kanë.
433. Mbani mend që qejfet do zhduken e do mbeten vetëm pasojat.
434. Vure në provë dhe do ta urresh! Shënim i Sejjid Raziut: Disa thonë se kjo shprehje është e Profetit, po ai që e vërteton si thënie të Prijësit të Besimtarëve është tregimi i Ibn ul-Arabiut në ‘Saleb’. Sipas tij, Kalifi Me’mun ka thënë: “Në qoftë se Aliu nuk do të kishte thënë ‘ukhbur taklihi’ unë do të thosha ‘aklihi takhbur’”.
435. Nuk mund të ndodhë që Zoti i Gjithëfuqishëm t’ia mbajë hapur njeriut derën e mirënjohjes e t’i mbyllë derën e bollëkut; as t’ia mbajë hapur derën e lutjeve e t’i mbyllë derën e pranimit të tyre; as t’ia mbajë hapur derën e pendesës e t’i mbyllë derën e ndjesës. 436. Njeriu më i përshtatshëm për një pozicion të nderuar është ai që vjen nga njerëz të nderuar.
437.E pyetën Imam Aliun, cila ishte më e mirë, drejtësia apo bujaria. Ai tha: Drejtësia i vendos gjërat ku dhe si duhet, kurse bujaria i shmang nga vëndet e tyre; drejtësia është roja e gjithçkaje, kurse bujaria është thjesht virtyt. Për rrjedhim, drejtësia është më e larta dhe më e hijshmja e të dyjave.
438. Njeriu është armik i asaj që nuk njeh.
439. Kur’ani e përcakton thelbin e vetëpërmbajtjes brenda dy caqeve. Zoti i Lavdishëm thotë: “Mos e tepro me dhimbjen për çfarë iku, as me ekzaltimin për ç’të dha Zoti.” (Kur’ani, 57:23).
Kush duron pikëllimin e humbjes dhe ngazëllimin e dhuratës, dëfto het i përmbajtur në të dyja shfaqjet më të skajshme të kësaj bote.
440. Gjumi i natës squll vendosmërinë e ditës.
441. Administrimi i forcës është gur prove për njeriun.
442. Asnjë qytet nuk ka më shumë të drejtë se të tjerët. Më i miri është ai që të mban.
443. Kur erdhi lajmi i vdekjes së Eshterit, Imam Aliu tha: Maliku! Ç’njeri që ishte Maliku! Për Allah, po të kishte qenë mal, do kishte qenë mali më i lartë, e po të ishte shkëmb, do kishte qenë strrall; asnjë kalorës s’e kapte dot e asnjë zog s’flatronte dot mbi të.
Sejjid Raziu thotë: ‘Find’ do të thotë majë e vetmuar, që ngrihet mbi gjithë majat e tjera të një mali.
444. Pak, por përherë, është më mirë se shumë që zhgënjen.
445. Po të shihni te dikush një cilësi të spikatur, do gjeni dhe të tjera, të të njëjtit lloj.
(Cilësitë e mira e të këqija të njeriut burojnë nga temperamenti e natyra e tij. Në qoftë se një cilësi e tij bie në sy më shumë se të tjerat, duhet pritur që dhe të tjerat të jenë të ngjashme me të, sepse temperamenti ushtron ndikime me karakter të ngjashëm mbi secilën prej tyre. Për shembull, në qoftë se njeriu paguan zekatin dhe khumsin, kjo do të thotë se nuk është dorështërnguar, si natyrë, pra ka shpresa që të mos jetë i kursyer as në dhënien e llojeve të tjera të lëmoshës. E nëse njeriu thotë gënjeshtra, duhet pritur që ai të pëlqejë thashethemet dhe përfoljen e të tjerëve, sepse të gjithë këto cilësi janë të një kategorie)
446. Gjatë një bisede, Imam Aliu pyeti Galip bin Sa’sain, babain e Ebi Ferezde kut: Ç’u bënë gjithë ato deve që kishe? Galipi iu përgjegj: “U mbaruan nga detyrimet, o Prijës i Besimtarëve”. Atëhere Imam Aliu i tha: Kjo është rruga më e pëlqyer256.
447. Ai që tregton pa ditur ç’thotë feja, do vejë herët a vonë tek fajdeja.
448. Zoti e fut në halle të mëdha atë që alarmohet nga telashet e vo gla.
449. Kush i jep rëndësi dinjitetit, s’u jep rëndësi dëshirave të vogla.
450. Kur në humor hyn ironia, del intelekti dhe gjallëria!
451. Largimi prej atij që të afrohet, mpak shanset për sukses, afrimi tek ai që të largohet, mpak dinjitetin.
452. Vetëm kur të jemi para Zotit, do shohim kamjen dhe skamjen e vërtetë.
453. Zubeiri qëndroi me ne, deri sa i erdhi Abdullahu, djali i tij i mbrapshtë.
(Abdullah ibn Zubeir ibn Awami (622-692 A.D.), nëna e të cilit ishte Esmaja, motra e Aishes, së bijës së Kalifit të Parë. E ëma i kishte ushqyer një ndjenjë të fortë armiqësie ndaj Beni Hashimëve, sidomos ndaj Imam Aliut. Më në fund, ai mundi të bënte kundër Imam Aliut edhe të atin, Zubeirin, megjithëse e kishte djalë halle. Prandaj Imam Aliu shprehet për të me të drejtë: Zubeiri ka qenë i fisit tonë, deri sa u rrit djali i tij i mbrapshtë, Abdullahu. (el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 906; Usd ul-ghabeh, Ibn ul-Athir, vol. 3, ff. 162-3; Tarikh ul Dimeshk, Ibn Asakir, vol. 7, f. 363; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 2, f. 167; vol. 4, f. 79; vol. 20, f. 104). Abdullahu ishte një nga nxitësit më aktivë të Betejës së Xhemelit. Ai luftoi kundër Imam Aliut përkrah tezes së tij, babait të tij, Zubeirit, e djalit të xhaxhait të nënës së tij, Talhait. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi shkruan: Ishte Abdullahu ai që e nxiti Zubeirin të luftonte
dhe e bindi tezen e tij që të marshonte kundër Basras. (Sherh Nehxhul Belaga, vol. 4, f. 79). Aisheja e donte nipin e saj, Abdullahun, më shumë se çdo njeri tjetër dhe e trajtonte sikur ta kishte fëmijën e saj të vetme (Kitab ul-Aghani, Ebu’l-Faraxh el-Isfahani, vol. 9, f. 142; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 20, f. 120; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 8, f. 336). Hisham ibn Urwe tregon lidhur me këtë: Unë nuk e kam dëgjuar kurrë atë që të lutej për njeri tjetër, si lutej për të. Ajo i dha dhjetë mijë dirhamë atij që i solli lajmin se Abdullahu kishte mbetur gjallë dhe ra në sexhde për t’i shprehur Zotit mirënjohjen që e kishte ruajtur. (Tarikh ul-Dimeshk, Ibn Asakir, vol. 7, ff. 400, 402; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 20, f. 111). Abdullahu e kishte përdorur dobësinë e saj ndaj tij për të vënë nën kontroll të plotë atë e punët e saj, kështu që mund ta drejtonte tezen e tij ku dhe si të donte. Sidoqoftë, është fakt që Abdullahu kishte urrejtje shumë të madhe kundër Beni Hashimit, siç e vërtetojnë edhe shkrimet e një numri historianësh: Gjatë kalifatit të tij, ai nuk kërkoi dyzet të premte me radhë bekim për Profetin e Shenjtë në lutjet e tij të Xhumave. Lidhur me këtë thoshte shpeshherë: Nuk më pengon gjë ta përmend emrin e Profetit, veç faktit që ka disa njerëzqë i bën të ndihen krenarë Kurse autorë të tjerë citojnë këtë shprehje të tij: Asgjë nuk më pengon … përveç faktit që familja e Profetit përbëhet nga njerëz të këqinj, që do ngrinin kokë sapo të përmendej emri i tij. (Mekatil et-talibijin, f. 474; Muruxh udh-Dheheb, el-Mes’udi, vol. 3, f. 79; et-Tarikh, el-Jakubi, vol. 2, f. 261; el-Ikd el-farid, Ibn Abd Rabbih, vol. 4, f. 413; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 4, f. 62; vol. 19, ff. 91-92; vol. 20, ff. 127)
Pikërisht ky Abdullah ibn Zubeir i ka thënë Abdullah ibn Abbasit: Unë e kam mbajtur fshehtë urrejtjen time për ju, njerëzit e asaj shtëpie265, gjithë këto dyzetë vjetët e fundit (Muruxh udh-Dheheb, el-Mes’udi, vol. 3, f. 80; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 4, f. 62; vol. 20, f. 148). Por ai urrente veçanërisht Imam Aliun, kundër të cilit shpifte, mallkonte dhe shante. (et-Tarikh, el-Jakubi, vol. 2, ff. 261-262; Muruxh udh-Dheheb, el-Mes’udi, vol. 3, f. 80; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 4, ff. 61, 62-63, 79). Ishte ai që mblodhi nga Beni Hashimët Muhammed ibn Hanefiun266, Abdullah ibn Abbasin e shtatëmbëdhjetë burra të tjerë, midis të cilëve edhe Hasan ibn Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibin, e i burgosi në një luginë të vogël malore në Arim. Aty mendoi t’i digjte të gjallë në zjarr, prandaj grumbulloi në hyrje të burgut një sasi të madhe drushë. Ndërkaq Muhtar ibn Ebu Ubeid eth-Thekafiu kishte nisur për në Mekë dyzetë mijë ushtarë, të cilët e sulmuan Abdullah ibn Zubeirin e i shpëtuan Beni Hashimët nga vdekja e sigurtë. Vëllai i Abdullahut, Urwe ibn Zubeiri, u përpoq ta justifikonte këtë veprim të tij duke ua hedhur fajin vet Beni Hashimëve, që s’kishin pranuar t’i betoheshin për besnikëri. Sipas tij, kështu kishte vepruar kundër tyre dhe Kalifi i Dytë, që i kishte mbledhur në shtëpinë e Fatimesë, pasi refuzuan t’i betoheshin për besnikëri Kalifit të Parë të porsazgjedhur: Edhe ai kishte grumbulluar dru dhe kishte dashur t’i digjte brenda që të tërë. (Mekatil et-talibijin, f. 474; Muruxh udh-Dheheb, el-Mes’udi, vol. 3, ff. 76-77; et-Tarikh, el-Jakubi, vol. 2, f. 261; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 19, f. 91; vol. 20, ff. 123-177; 146-148; Tarikh ul-Dimeshk, Ibn Asakir, vol. 7, f. 408; Ibn Abd Rabbih, el-Ikd ul-ferid, vol. 4, f. 413; Tabakat, Ibn Sa’d, vol. 5, ff. 73 81; et-Tarikh, et-Tabari, vol. 2, ff. 693-695; Tarikh el-Kamil, Ibn ul-Athir, vol. 4, ff. 249-254; Tarikh, Ibn Khaldun, vol. 3, ff. 26-28). Lidhur me këtë, Ebu’l-Faraxh Isfahani shkruan: Abdullah ibn Zubeiri përdorte metoda nga më të ndyrat për të nxitur njerëzit kundër Beni Hashimëve. Ai shante dhe fliste kundër tyre nga minberet dhe i provokonte me mënyra të ndryshme. Ibn Abbasi dhe ndonjë tjetër protestonin herë pas here për këtë trajtim që u bënte. Më vonë ai ndryshoi metodë dhe e mbylli Ibn Hanefien në një burg në luginën Arim. Pastaj mbylli në të, bashkë me Ibn Ha-nefien, edhe anëtarë të tjerë të Beni Hashimit, që ishin aty, dhe u afroi tek dera një sasi të madhe drushë për t’i djegur të gjallë. Këtë e bënte për shkak të lajmeve që kishte se në Mekë kishin ardhur Ebi Abdil-Lah el-Xhedeli dhe pa sues të tjerë të Hanefies, të cilët synonin t’i vinin në ndihmë dhe të përmbysnin kalifatin e tij. Kjo e shtynte t’i lante sa më parë hesapet me të burgosurit. Por Ebu Abdil-Lah el-Xhedeli i mori vesh planet e tij dhe u nis e arriti kur sapo ishte vënë zjarri, të cilin e shoi, duke i shpë tuar kështu gjithë të burgosurit nga një vdekje e sigurtë. (Kitab ul-Aghani, f. 15). Të gjitha këto fakte provojnë drejtësinë e fjalës së Imam Aliut për këtë njeri.)
454. Pse duhet të mbahet më të madh njeriu? Ka nisur si farë e do përfundojë si kufomë. Veten s’e mban dot vet, as takimin me vdekjen nuk e shmang dot.
( Po ta mendonte mirë njeriu se nga ka ardhur e rrënimin e shkatërrimin që do t’i ndodhë trupit të tij, do detyrohej të pranonte pozicionin e tij të ulët e të përvuajtur, në vend që të ishte kryelartë e të mbahej më të madh. Atëhere do shihte se ka qenë një kohë kur nuk ekzistonte fare e Zoti e nisi qenien e tij nga një çurg i pështirë sperme, që më pas mori for mën e një cope mishi, e cila vijoi të ushqehej e rritej në mitrën e nënës në një mjedis gjaku të ntrashur. E vetëm kur trupi i tij u formua plotësisht, nguli këmbët mbi tokë, por duke qenë përherë i pafuqishëm e i paaftë e pa asnjë kontroll mbi urinë e etjen, sëmun-djet e shëndetin, dobinë e dëmin, dhe jetën e vdekjen. Ai nuk ka fare dije se kur mund t’i shterin fuqitë e gjymtyrëve dhe harron që ndijimet e ndjenjat mund ta braktisin, që drita e syrit mund t’i f iket, që aftësia e të dëgjuarit mund t’i shuhet dhe që vdekja mund t’ia shqisë shpirtin nga trupi e ta bëjë kërmën e tij ushqim për korbat dhe krimbat e dheut. Një shprehje Arabe thotë: Si mund ta mbash veten më të madh, moj krijesë? Si farë e ke nisë rrugën, e kërmë në fund do jeshë!)
455. E pyetën Imam Aliun, cili ishte poeti më i madh. Ai tha: Poetët nuk ndjekin rrugë të njëjta, që të mund të thuhet se cili nga ata është më i mirë; po, meqë u dashka thënë një emër, unë do përmendja Malik ed Delilin268. Sipas Sejjid Raziut, Imam Aliu ka parasysh Umrejl Kejsin.
( IMund të krahasosh lehtë me njëri-tjetrin vetëm poetët që lëvrojnë të njëjtën fushë me imagjinatën e tyre. Por kur shprehja e njërit ndryshon nga e tjetrit dhe stili i njërit dallon nga i tjetrit, është vështirë të përcaktosh se cili midis tyre është më i mirë. Arsyet, pse një poet mund të preferohet mbi të tjerët dhe të quhet më i madh, mund të jenë të ndryshme. Gjithçka varet nga kriteret e vlerësimit, siç del qartë edhe nga kjo shprehje e famshme: Poeti më i madh i Arabisë është Umrejl Kejsi kur kalëron, Ashai kur dëshiron diçka dhe Nabega kur është i frikësuar. Por, pavarësisht nga ky kategorizim, mendohet se pozicionin më të lartë ndër poetët e epokës së hershme e mban Umrejl Kejsi që dallohet me imagjinatën e tij të mahnitshme, shkëlqimin e përshkrimeve, metaforat e rralla dhe krahasimet e paimitueshme, megjithëse shumë vargje të tij s’e kanë standardin e duhur moral dhe kanë subjekte banale. Sidoqoftë, nuk mund të mohohet madhështia e artit të tij, po të mbahet parasysh se artisti i trajton përshtypjet e tij nga pozitat e artit dhe s’i përfill faktorët që nuk kanë lidhje me të. Umrejl Kejsi ishte i famshëm si poet në të gjithë Arabinë. Babai i tij, Haxher Kindi, ka qenë i fundit i mbretërve të Kindit, që gëzonin privilegjin e flamurit dhe të ushtrisë. Përveç prirjes së tij të natyrshme, ai trashëgoi muzë poetike edhe nga dajot e tij, Kulejbi dhe Muhalhili, që ishin poetë të njohur, si dhe nga njerëz të tjerë të Beni Teghlabit, që ishin të dalluar në fushën e letrave. Atmosfera liberale e Nexhdit dhe pasuria e komforti ku ai u rrit e u edukua, bënë që të futej kokë e këmbë në jetën e pasioneve e të qejfeve, kështu që u har rua fare në kënaqësitë e bukurisë, dashurisë, ritmit e poezisë. I ati u përpoq ta mbante larg nga këto gjëra, por paralajmërimet e tij shkuan kot, derisa më në fund u detyrua ta dëbonte. Pasi iku nga i ati, ai u dha tërësisht pas zbavitjeve e dëfrimeve, sepse tani s’e pengonte më njeri. Një ditë dëgjoi për vrasjen e të atit dhe vendosi t’i merrte gjakun, kështu që u nis të vizitonte fise të ndryshme për të siguruar përkrahje. Por nuk mundi ta arrinte një gjë të tillë, prandaj shkoi për t’i kërkuar ndihmë perandorit të Bizantit. Thuhet se dhe atje bëri veprime të pahijshme, kështu që perandori i Bizantit vendosi ta zhdukte. Ai i dhuroi një veshje të helmuar dhe, me ta veshur, helmi i depërtoi trupin. Pas vdekjes, Umrejl Kejsi u varros në Ankara.)
456. Vall’ s’paska njeri aq të lirë, sa të mundë t’ua lërë kafshatën e tij të kësaj bote atyre që dinë veç të mbllaçiten? Vetëm Parajsa vlen të jetë çmimi juaj, prandaj mos e shisni veten, përveçse në këmbim të saj!
457. Dy tahmaqarë s’ndiejnë kurrë të ngopur: Kërkuesi i dijes e kërkuesi i kësaj bote.
458. Besimi kërkon të zgjedhësh të vërtetën, ndonëse mund të të dëm tojë, në vend të së pavërtetës, ndonëse mund të të ndihmojë; kërkon që fjala të mos thotë më shumë se vepra; dhe kërkon frikën ndaj Zotit, sa herë që f litet për të tjerë.
459. Vendimet i dominon fati, ndryshe s’do mund të dështonin gjatë përpjekjes269. Shënim i Sejjid Raziut: Diçka me të njëjtin kuptim është ndeshur dhe më parë, megjithëse me fjalë të ndryshme nga këto.
460. Vetëpërmbajtja dhe durimi janë pjella binjake të kurajos së lartë.
461. Përgojimi është arma e të pazotit.
462. Shumë njerëz futen në udhë të keqe sepse për ta është folur vetëm mirë.
463. Kjo botë s’është bërë për vetveten, po për tjetër gjë nga vetja.
464. Beni Umejjave u është caktuar koha, gjatë së cilës do mund të mba hen. Kur midis tyre të shfaqen grindjet, do mund t’i shqyejnë edhe hijenat, po t’u qepen pas.
Shënim i Sejjid Raziut: Këtu ‘Mirwad’ është formë e prejardhur nga ‘Irwad’ dhe do të thotë ‘dhënie ose lejim kohe në pritje të diçkaje’. Kjo është një shprehje tepër elokuente dhe e mrekullueshme. Duket sikur Prijësi i Besimtarëve e krahason periud hën e Beni Umejjave me një garë kuajsh që rendin në formacion të rregullt përgjatë një piste të kufizuar dhe që e prishin rreshtimin vetëm kur mbërrijnë në fundin e saj.
( Paralajmërimi i Imam Aliut për dobësimin dhe rënien e Beni Umejjave është re alizuar deri në detaje. Dinastia e tyre, që nisi me Mu’avie bin Ebu Sufianin, përfundoi me Merwan el-Himarin, më 132 H., pas një ekzistence prej nëntëdhjetë vjetësh, njëmbëdhjetë muajsh e trembëdhjetë ditësh. Periudha Umejjade ka qenë e pashoqe për nga tirania, pa drejtësia, mizoria e despotizmi. Dhuna e ushtruar nga sundimtarët tiranë të kësaj periudhe njollosi Islamin, nxiu faqet e historisë së tij dhe lëndoi shpirtin e humanizmit. Umejjadët lejuan lloj-lloj rrënimesh e shkatërrimesh vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin e tyre personal. Ata çuan ushtritë e tyre në Mekë, sulmuan Qa’ben me zjarr, e bënë Medinën viktimë të pasioneve të tyre kafshore dhe derdhën lumë gjakun musliman. Në fund, kjo gjakderdhje shtazarake nxiti revolta e konspiracion në çdo anë, gjë që, krahas me grindjet, trazirat e luftërat e brendshme në gjirin e dinastisë, i hapi rrugën rrënimit të saj. Në fakt, mosmarrëveshjet politike në klasën drejtuese të saj kishin nisur që herët, po rebelimi i hapur f illoi ditët e Welid bin Jezidit. Nga ana tjetër, nisën të lëvizin dhe Beni Abbasët (Abbasidët), që themeluan lëvizjen me emrin ‘Khilafet’il-Lahie’ gjatë mbretëri-mit të Merwan el-Himarit. Ata zgjodhën në krye të saj një prijës luftarak, Ebu Muslim Khorasanin, i cili, përveç dijeve për ngjarjet dhe gjendjen politike, ishte i përgatitur dhe në artin e luftës. Ai ngriti një rrjet të gjerë kundër Umejjadëve, e bëri Khorasanin bazë të veprimeve të tij dhe arriti të ketë sukses në vendosjen e Abbasidëve në pushtet. Në fillim ky njeri ishte krejt i panjohur. Pikërisht ngaqë nuk njihej, si dhe për shkak të origjinës së tij të ulët, Imam Aliu e ka krahasuar atë e shokët e tij me hijenat. Në atë kohë ishte e zakonishme që ky krahasim të përdorej për njerëzit e shtresave të ulëta.)
(465. Duke lavdëruar ensarët, Imam Aliu ka thënë: Për Zotin, ata e mëkuan Islamin me duart e tyre bujare e me fjalën e tyre të bukur, ashtu si mëkohet një foshnjë e porsalindur.
466. Syri është ushkur i torbës pas shpine. Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është një metaforë e mrekullueshme. Imam Aliu in sinuon trastën me pjesën fundore të shpinës dhe gojzën me gjalmin që e mban mbyllur grykën e saj. Kur lirohet gjalmi, torba zbrazet dhe s’mban më gjë bren da. Ka mendime se kjo është shprehje e Profetit, po disa studi-ues mendojnë se e ka thënë Imam Aliu. Mubarridi e përmend në librin e tij Muktazab në kapitullin ‘Fjalë nga letra të papërsëritshme’. Këtë metaforë e kemi diskutuar dhe ne në librin tonë me titull Muxhezet ul-esrar en-nebewijeh.
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është një metaforë e mrekullueshme. Imam Aliu in sinuon trastën me pjesën fundore të shpinës dhe gojzën me gjalmin që e mban mbyllur grykën e saj. Kur lirohet gjalmi, torba zbrazet dhe s’mban më gjë bren da. Ka mendime se kjo është shprehje e Profetit, po disa studi-ues mendojnë se e ka thënë Imam Aliu. Mubarridi e përmend në librin e tij Muktazab në kapitullin ‘Fjalë nga letra të papërsëritshme’. Këtë metaforë e kemi diskutuar dhe ne në librin tonë me titull Muxhezet ul-esrar en-nebewijeh.
467. Imam Aliu është shprehur në një nga fjalimet e tij: Në krye erdhi një sundimtar. Mbeti i drejtë e deshi t’i bënte dhe ata të drejtë, derisa feja ta përqafonte këtë dhé.
468. Për njerëzit do të vijë një kohë e vështirë, kur të pasurit do kapen me thonj e me dhembë pas pasurive të tyre, ndonëse nuk janë urdhëruar të veprojnë kështu. Sepse Zoti i Lavdishëm thotë: “Mos e harroni bujarinë ndaj njëri-tjetrit.” Kalifati i Zotit. (Kur’ani, 2:237).
Atë kohë do të lartësohen njerëzit e vesit, të virtytshmit do të mbeten nën ta, kurse blerjet do t’i bëjnë të skamurit, ndonëse Profeti ua ka ndaluar të blejnë.
(Zakonisht të pasurit i organizojnë marrëdhëniet e tyre me të varfrit në mënyrë të tillë që t’u blejnë lirë e t’u shesin shtrenjtë. Duke vepruar kështu, ata shfrytëzojnë nevojat dhe gjendjen e tyre të mjerë, ndërkohë që asnjë fé nuk e lejon shfrytëzimin e pozitës së vështirë e të nevojës ekstreme për qëllime fitimi. Pasurimi me problemet dhe vështirësitë e të tjerëve nuk lejohet as në pikëpamje etiko-morale.)
469. Dy lloj njerëzish do rrënohen për shkakun tim: Adhuruesi që e tepron me adhurimin e tij, dhe fajësuesi që më vesh faje të paqena. Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është e ngjashme me një shprehje tjetër të Prijësit të Besimtarëve, sipas së cilës, ‘dy kategori personash do të shkatërrohen për shkakun tim: Adhuruesi që e tepron, dhe ai që më urren e ushqen armiqësi ndaj meje’.
(Profeti i Shenjtë i ka udhëzuar e porositur shpesh herë njerëzit e ummetit të tij që ta donin Imam Aliun, dhe ua ka ndaluar urrejtjen ndaj tij. Për më tepër, Profeti i Shenjtë e konsideronte dashurinë për Imam Aliun si shenjë të Besimit, ndërsa urrejtjen ndaj tij - si shenjë të hipokrizisë (për këtë çështje është folur edhe në shënimin e thënies no. 45). Lidhur me këtë pikë, po citojmë më poshtë një nga traditat e Profetit të Shenjtë, vërtetësia e së cilës dëshmohet nga katërmbëdhjetë sahabë të tij: Ai që do Aliun, më do mua. Ai që më do mua, do Allahun. E Ai do bëjë të futet në Parajsë kushdo që e do Allahun. Ai që urren Aliun, më urren mua. Ai që më urren mua, urren Allahun. E Ai do bëjë të flaket në Skëterrë kushdo që e urren Allahun. Ai që i bën keq Aliut, më ka bërë keq mua, e ai që më bën keq mua, i ka bërë keq Allahut: “Ata që dëmtojnë Zotin e Lajmëtarin e Tij kanë mallkimin e Zotit në këtë botë e në tjetrën; Zoti u ka bërë gati ndëshkim dërrmonjës.” (Kur’ani, 33:57). (Hakimi në el-Mustedrek, vol. 3, ff. 127-128; Ibn ul-Athiri në Usd ul-ghabeh, vol. 4, f. 383; Ibn Haxher el-Askalani në el-Isabeh, vol. 3, ff. 496-497; el-Hejthemiu në Mexhma’ uz-zewa’id, vol. 9, ff. 108-109, 129, 131, 132, 133; el-Mutteki el-Kindi në Kenz ul-‘ummal, vol. 12, ff. 202, 209, 218-219; vol. 15, ff. 95-96; vol. 17, f. 70; Muhibb ed-Din et-Taberiu në er-Rijad un-nedireh, vol. 2, ff. 166, 167, 209, 214; Ibn Meghazili el-Shafi’i në el-Menakib, ff. 103, 196, 382). Në të njëjtën kohë, Profeti i Shenjtë kishte ndaluar çdo fyerje ose nënçmim të vlerave të imamëve dhe i qortonte të gjithë ata që ngrinin kundër tyre akuza false e të pabazuara, si dhe ata që i urrenin apo ushqenin qëllime të këqija karshi tyre. Nga ana tjetër, Profeti i Shenjtë u tërhiqte shpesh herë vëmendjen njerëzve të komunitetit të tij që të tregoheshin të kujdesshëm në dashurinë për Imam Aliun dhe të mos e tepronin duke shkelur caqet që ka vënë Islami për gjëra të tilla. Njerëzit që mund të vepronin në këtë mënyrë, quheshin ghali272. Pikërisht për këto arsye, Profeti i Shenjtë tregohej tepër i përmbajtur kur duheshin vënë në dukje vetitë dhe meritat e shkëlqyera të Imam Aliut. Xhabir ibn Abdullah el-Ensariu tregon: Kur Imam Aliu i erdhi Profetit të Shenjtë me lajmin e fitores së Khaiberit273, i Dërguari i Zotit i tha: “O Ali! Po të mos kisha frikë se ndonjë nga njerëzit e mi do mund të thoshte për ty ç’thonë të krishterët për Isain, të birin e Merjemes, do t’u kisha treguar për ty gjëra që do t’i bënin të mblidhnin pluhurin nën këmbët e tua dhe të kërkonin be kime prej tij. Mjafton të them vetëm, që ti ke ndaj meje të njëjtën pozitë që kishte Haruni ndaj Musait, veç faktit që pas meje nuk do të ketë më profet”. (el-Hejthemiu në Mexhma’ uz-zewa’id, vol. 9, f. 131; Ibn Ebi’l-Hadidi në Sherh, vol. 5, f. 4; vol. 9, f. 168; vol. 18, f. 282; Ibn Meghazili el-Shafi’i në Menakib Ali ibn Ebi Talib, ff. 237-239; el-Khavarizmi në Menakib Ali ibn Ebi Talib, ff. 75-76, 96, 220; el-Genxhi el-Shafi’i në Kifajet ut-talib fi menakib Ali ibn Ebi Talib, ff. 264-265; Arxhah ul-metalib, ff. 448, 454; Shejh Sulejman el-Belkhi el Kunduzi el-Hanefi në Jenabi’ ul-muweddeh, ff. 63-64, 130-131). Për më tepër, Profeti i Shenjtë e kishte njoftuar ummetin musliman se në gjirin e tij do të shfaqeshin dy lloje të shmangurish, që do shkelnin caqet e parimeve islame në vlerësimin dhe kuptimin e personalitetit të Imam Aliut. Lidhur me këtë, vet Imam Aliu thotë: I Dërguari i Allahut më thirri e më tha: “O Ali, ka ngjashmëri midis teje e Isait, birit të Merjemes, që hebrenjtë e urryen aq shumë, sa ngritën akuza të gënjeshtërta kundër tij e nënës së tij, kurse të krishterët e deshën aq shumë, sa i veshën një pozicion që nuk e kishte”. Pastaj Imam Aliu vazhdon: Kini mendjen: Për shkakun tim do rrënohen dy lloje njerëzish: Ata që do më lëv dojnë për gjëra që nuk i kam; dhe ata që do më urrejnë e që kjo urrejtje do t’i çojë deri në atë pikë, sa të bëjnë kundër meje akuza të gënjeshtërta e të pabaza. Kujdes! Unë nuk jam profet, se nuk më është zbuluar gjë. Unë vetëm përpiqem sa më shumë që mundem në pajtim me Librin e Zotit dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij. (el-Musned, Ahmed ibn Hanbel, vol. 1, f. 160; el-Mustedrek, el-Hakim, vol. 3, f. 123; Mishkat ul-messabih, el-Khatib el-Hanefi, vol. 3, ff. 245-246; Mexhma’ uz-zewa’id, el-Hejthemi, vol. 9, f. 133; Kenz ul-ummal, vol. 12, f. 219; vol. 15, f. 110; el-Bidaje we’n-Nihaje, Ibn Kethir, vol. 7, f. 356). Këto thënie të Imam Aliut, si dhe ajo që po komentojmë këtu, janë raportuar nga vet Profeti i Shenjtë, i cili i është shprehur Imam Aliut me këto fjalë: O Ali, dy lloje njerëzish do rrënohen për shkak tënd: Ai që do të të dojë në mënyrë të tepruar, dhe hipokriti, që do të të ngarkojë me faje të sajuara. (el-Isti’ab, Ibn Abd ul Berr, vol. 3, f. 1101) Po kështu, ai i ka thënë: Dy lloje njerëzish do rrënohen për shkakun tënd: Ai që do të të dojë në mënyrë të tepruar, dhe ai që do të të urrejë e ushqejë ligësi ndaj teje. (Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 5, f. 6). Muhadithi274 i famshëm Amir ibn Sharahil ash-Shabi’u (640-721) konfirmon se të dyja këto kategori janë shfaqur dhe se të dy këto lloje njerëzish janë larguar nga Besimi dhe janë rrënuar. (el-Isti’ab, Ibn Abd ul-Berr, vol. 3, f. 1130; el-Ikd ul-ferid, Ibn Abd Rab bih, vol. 4, f. 312))
470. Imam Aliun e pyetën për Njëshmërinë e Zotit dhe Drejtësinë e Tij. Ai u përgjigj: Njëshmëria nënkupton pamundësinë që Ai të futet në kallëpet e fan tazisë njerëzore. Drejtësia nënkupton absurditetin e çdo qortimi ndaj Tij.
(Besimi në Njëshmërinë e Zotit nuk është i plotë, po të mos bazohet në besimin se Zoti është i lirë nga çdo lloj papërsosmërie. Kjo do të thotë se Ai duhet parë përmbi kufizi met e zakonshme të trupit, formës, vendit e kohës dhe nuk duhet t’i nënshtrohet imagjinatës apo parapëlqimeve personale. Qenia që do mund të futej në kuadrin e imagjinatës njerëzore e që do t’u shkonte për shtat shijeve të njërit e tjetrit, nuk do ishte më Zot, por një sajesë e mendjes së njeriut, ndërkohë që dihet se fusha e veprimtarisë mendore kufizohet vetëm në gjëra që shihen dhe vrojtohen. Rrjedhimisht, sa më shumë të përpiqet njeriu ta vlerësojë Zotin me nocionet, me të cilat operon mendja e tij apo me përpjeket e imagjinatës së tij, aq më larg realitetit do të shkojë. Në lidhje me këtë çështje, Imam Muhammed el-Bakiri thotë: Zoti që përmbyllni në fantazitë dhe parapëqimet tuaja nuk është më Zoti, por një krijesë si ju e që kthehet tek ju. Drejtësia nënkupton që nuk duhet ushtruar asnjë lloj padrejtësie ndaj Zotit e që s’i duhet veshur asnjë e metë apo faj ose cilësi të këqija e të padobishme, që Zoti nuk mund t’i ketë kurrsesi. Lidhur me këtë Ai ka thënë: “Fjala e Zotit tuaj është e përsosur për nga vërtetësia dhe drejtësia; nuk ka as gjë që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij. Ai është Dëgjues i çdo gjëje dhe Njohës i çdo gjëje.
471. Heshtja për çështje që duan urtësi nuk sjell të mirë, ashtu si nuk sjell të mirë dhe fjala e thënë pa urtësi.
472. Imam Aliu ka thënë gjatë një lutjeje për të rënë shi: O Zoti im, bjena shi me deve të shtruara, jo inatçore. Shënim i Sejjid Raziut: Kjo është një shprehje me elokuencë të pashoqe. Prijësi i Besimtarëve e ka krahasuar renë e ngarkuar me shtërngata, vetëtima, erë e rrufé me një devé grindavece, që i flak poshtë me shalë e me njerëz që i kanë hipur, ndërsa renë që nuk sjell dukuri të tilla të frikshme e krahason me një devé të shtruar, që milet lehtësisht dhe është e bindur kur e urdhëron.
473. I thanë Imam Aliut: “Do dëshironim t’i kishe ndryshuar flokët e tu të thinjur, o Prijës i Besimtarëve”. Imam Aliu tha: Ngjyrimi është stoli kur jemi në zi. Shënim i Sejjid Raziut: Në këtë rast, Imam Aliu i referohet vdekjes së Profetit të Zotit.
474. I rëni në udhë të Zotit nuk do ketë më shumë shpërblim sesa ai që e ruan dëlirësinë pavarësisht nga mjetet. Nuk përjashtohet mundësia që të dëlirët të bëhen engjëj.
475. Qenia i kënaqur është pasuri që s’shteron kurrë.
Shënim i Sejjid Raziut: Disa thonë se kjo shprehje është thënë nga Profeti i Zotit.
476. Kur e caktoi Ziad bin Ebihunadministrator të Persisë e të financave të saj, në vend të Abdullah bin Abbasit, Imam Aliu pati me të një bisedë të gjatë, gjatë së cilës e porositi prerazi që asnjëherë të mos i mblidhte taksat përpara kohe. Ndër të tjera Imam Aliu i tha: Vepro drejtësisht e mos ushtro padrejtësi e dhunë, sepse dhuna i bën njerëzit t’i braktisin shtëpitë, e padrejtësia i bën të rrokin armët.
477. Mëkati më i keq është ai që quhet i parëndësishëm nga ai që e bën.
478. Zoti s’e detyron të paditurin të diturohet, pa detyruar të diturin ta diturojë.
479. Shoku më i keq është ai, ndaj të cilit je i detyruar të ruash formalitete.
(Shoqëria që bazohet në dashuri e sinqeritet, i bën të tepërta formalitetet dhe cere monitë, kurse shoqëria, që ka ende nevojë për to, është e paqëndrueshme. Një shoqëri e tillë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse miqësi e vërtetë është ajo, ku shoku nuk i krijon shqetësime shokut. Kur shoku shkakton probleme të kësaj natyre, bëhet i bezdisshëm dhe i lodhshëm. Në fakt, pikërisht këto janë shenjat që tregojnë se është një shok i keq.)
Shënim i Sejjid Raziut: Ceremonitë e formalitetet krijojnë në çdo rast shqetësim dhe bezdi. Kur këto gjëra vijnë nga një shok, që i konsideron të rëndësishme formalitetet, kjo provon se ai është më pak i këndshmi ndër të gjithë shokët.
480. Besimtari që nervozon vëllanë e tij në besim, e braktis, në fakt. Shënim i Sejjid Raziut: Thuhet ‘hashemehu’ ose ‘ahshemehu’ për të kuptuar ‘ai e indinjoi’. Në një pikëpamje tjetër, kjo do të thotë ‘ai e poshtëroi’. Ndërsa ‘ihteshe mehu’ do të thotë ‘ai ia kërkoi për vete’, gjë që nënkupton një pretendim që mund të bëhet shkak për ndarje prej tij.
481. Vdekja nuk është kurrë shumë larg.
1. Kur të ndodhë kjo, do të dalë prijësi i fesë dhe njerëzit do t’i mblid hen përreth si ato copëzat e shtrydhura të reve në qiellin vjeshtak, kur bëhen bashkë.
Sejjid Raziu thotë: ‘Ja’subI’ do të thotë ‘prijës, njeri i ngarkuar me punët e njerëzve’, kurse ‘Kaza’ do të thotë ‘pjesët e reve që e kanë shkarkuar shiun’.
‘Ja’sub’ është emri që përdoret për mbretëreshën e bletëve. Thënia e Imam Aliut është ‘fe iza kene dhalike zaraba jasubud-din bi zene bihi’. Folja ‘zaraba’ do të thotë ‘rrah, godas, qëlloj, etj.’; ‘jasubud-din’ do të thotë ‘prijësi i fesë dhe i sheri’atit’, kurse ‘zanab’ do të thotë ‘bisht, fund, ithtar ose lule’. Në këtë fjali, ‘jasubud-din’ personifikon Imamin e kohës. Në fakt, këtë emër e ka përdorur Profeti i Shenjtë për vet Imam Aliun, siç e tregon edhe thënia:
O Ali, ti je ja’subi i besimtarëve, kurse pasuria është ja’subi i hipokritëve.
(el-Isti’ab, Ibn Abd ul Berr, vol. 4, f. 1744; Usd al-ghabah, Ibn ul-Athir, vol. 5, f. 287; el-Isabeh, Ibn Haxher el-Askalani, vol. 4, f. 171; er-Rijad un-nedireh, Muhibb ed-Din et-Taberi, vol. 2, f. 155; Mexhma’ uz-zewa’id, el Hejthemi, vol. 9, f. 102; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 1, f. 12; vol. 19, f. 224).
Po kështu, Profeti i Shenjtë i ka thënë Imam Aliut:
Ti je ja’subi i fesë
(Muhibb et-Taberiu në er-Rijad un-nedireh, vol. 2, f. 177; Taxh ul-arus, vol. 1, f. 381; Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, vol. 1, f. 12; vol. 19, f. 224).
Profeti i Shenjtë i ka thënë Imam Aliut gjithashtu:
Ti je ja’subi i muslimanëve
(Jenabi’ ul-muweddeh, Shejh Sulejman el-Belkhi el-Kunduzi el-Hanefi, f. 62).
Dhe është përsëri Profeti i Shenjtë, i cili ka thënë: Ti je ja’subi i kurejshëve
(el-Mekasid ul-hasaneh, eth-Thekefi, f. 94).
Arsyeja e përdorimit të këtij emri për Imam Aliun bazohet në faktin që mbretëresha e bletëve është e pastër në çdo aspekt dhe e mbledh ushqimin e saj nga sythet e lulet, duke iu shmangur ndotjeve. I tillë është dhe Imami, për të cilin flitet: I lirë nga çdo ndotje dhe përsosmërisht i pastër e i panjollë. Kjo thënie është interpretuar në disa mënyra:
II. Në një vlerësim të Imam Aliut ndodhen këto fjalë:
Është vërtet një folës i zoti!
(Aliut. Kjo thënie hedh dritë mbi madhështinë e aftësive të tij oratorike dhe forcën e tij shprehëse. Lidhur me këtë, Ibn Ebi’l-Hadidi ka shkruar:)
Sejjid Raziu thotë: ‘Shahshah’ do të thotë ‘ekspert, i lirshëm në të folur’, sepse kushdo që është i lirshëm në të folur e në të biseduar quhet ‘Shahshah’; ndërsa, në një kuptim tjetër, kjo fjalë do të thotë ‘njeri koprac dhe dorështërnguar’.
Për madhështinë e Shashas, mjafton që e ka lëvduar për elokuencë e zotësi në të folur një personalitet si Imam Aliu. (Sherh Nehxhul Belaga, vol. 19, f. 106).
III. Grindjet sjellin shkatërrim.
Sejjid Raziu thotë: Këtu ‘Kahm’ do të thotë ‘shkatërrim’. Është e qartë që janë grindjet shpeshherë që i shpien njerëzit në shkatërrim e rrënim. Në të njëjtin kup tim përdoret dhe shprehja ‘Kahmet-ul-Arab’, që do të thotë ‘periudha e thatësirës, kur gjedhët e fshatarëve nomadë Arabë të shkretëtirës bëhen kockë e lëkurë’, gjë që ka parasysh gjendjen e mjerueshme, ku katandisen këto kafshë. Lidhur me këtë çështje, është hedhur një mendim tjetër, e pikërisht: Gjendja e vështirë i detyron njerëzit të shkojnë drejt zonave të gjelbëruara, duke aluduar për vështirësitë e jetës së fshatit, që i detyrojnë njerëzit të shpërngulen drejt ‘haxharit’ (zonë qytetare me qytete e fshatra dhe me popullsi të ngulur, në dallim me shkretëtirën).
IV. Kur vajza vjen në moshën që i kupton gjërat, bëhen më të pëlqyera lidhjet nga i ati.
Shënim i Sejjid Raziut: Përveç shprehjes ‘nashal-hikak’ është përdorur edhe kom binimi ‘Nashal-haka’ik’. ‘Nash’ do të thotë ‘fundi më skajor i gjërave, ana më e largët e tyre’, si në shembullin ‘en-nashi fis sajr’, që do të thotë ‘distanca më e madhe, që përsh kon një kafshë’; ose mund të thuhet, ‘Nashash tur-raxhule anil-amri’, kur dikush pyetet mbarë e prapsht, për ta bërë të thotë çdo gjë që di. Këtej del se ‘nash-ul-haka’ik’ do të thotë ‘pjekuri, maturi’, sepse maturimi është caku i fundit i fëmijërisë dhe koha kur fëmija e lë fëmijërinë për të kaluar në një moshë më të pjekur.
Ky është një karakterizim tepër elokuent e interesant i dukurisë, për të cilën flitet. Prijësi i Besimtarëve synon të thotë se, kur vajza arrin këtë moshë dhe e kërkojnë për lidhje martesore, përparësia u takon të afërmve të saj nga i ati, pastaj të afërmve të saj nga nëna. ‘Hikak’ do të thotë edhe grindje ose mosmarrëveshje e nënës me të afërmit e vajzës nga ana e të atit. Kjo mosmarrëveshje lind për faktin se gjithsekush prej tyre kërkon të preferohet përpara të tjerëve. Ja përse thuhet ‘hakatuhu hikaken’, me të njëjtin kuptim si ‘xhedeltuhu xhidalen’. Është thënë gjithashtu që ‘nashul-hikak’ do të thotë ‘fitimi i aftësisë për të kuptuar’, e kjo i përgjigjet arritjes së pjekurisë. Në fakt, Prijësi i Besimtarëve i referohet pikërisht asaj moshe, kur bëhen të zbatueshme të drejtat dhe detyrat. Personi që e përdor këtë fjalë në formën ‘haka’ik’, jep përmes saj shumësin e ‘hakikat’, që do të thotë ‘realitet’.
Ky është interpretimi që bën Ebu Ubeid el-Kasim bin Selami (në Gharib ul hadith, vol. 3, ff. 456-8), po unë mendoj se, në këtë rast, fjala ‘nas’hul-hikak’ ka për qëllim të tregojë që vajza ka arritur moshën kur mund të martohet e kur vetë ajo lejohet t’i administrojë të drejtat e saj, në analogji me ‘bi’l hikaki minel-ibilil’, që do të thotë ‘deveja që ka arritur pjekurinë’, ku ‘hikak’ është shumësi i ‘hikkah’ ose ‘hikk’ dhe do të thotë ‘arritja e moshës trevjeçare dhe hyrja në vitin e katërt’, që përkon me moshën kur mund t’i hipësh në shpinë për ta mësuar të udhëtojë. Edhe ‘haka’ik’ është shumësi i ‘hikkah’. Rrjedhimisht, të dyja versionet çojnë në të njëjtin kuptim. Ky interpretim pajtohet më mirë me praktikat e Arabëve, sesa ai që përmendëm më lart.
V. Besimi ndez në zemër një dritë. Sa më i fortë besimi, aq më i fortë ndriçimi i saj.
Shënim i Sejjid Raziut: ‘Lumza’ do të thotë ‘njollë e bardhë’ apo diçka e këtillë. Kështu për shembull, në qoftë se një kalë ka një njollë të bardhë në buzën e tij të poshtme, ai quhet ‘Farsun almazu’, që do të thotë ‘Kalë me njollë të bardhë’.
VI. Njeriu me borxhe që s’dihej në do t’i merrte prapë, paguan zekatin që i takon për tërë kohën, pasi i rimerr.
Shënim i Sejjid Raziut: ‘Zanun’ quhet ‘borxhi i dhënë, që huadhënësi nuk e di në do t’i kthehet prapë’. Kjo bën që ai herë të shpresojë se do ta marrë, e herë ta humbasë shpresën fare. Përdorimi i kësaj fjale edhe për gjëra të tjera, të cilave nuk u dihet se si do t’u shkojë filli, dëshmon për elokuencë të rrallë të shprehjes. Në këtë frymë poeti Asha thotë: Sido që të jetë pusi, me ujë apo i thatë280, e rétë të nxijnë sterrë e derdhin shinë litar, nuk mund të krahasohet me lumin Eufrat, që valët ngre si mal mbi barka dhe notarë.
‘Xhud’ do të thotë ‘pus’281, kurse ‘Zanun’ është ‘pusi, për të cilin nuk dihet nëse ka apo nuk ka ujë’.
VII. Sipas një tradite, Imam Aliu organizoi një ushtri për t’u hedhur në xhihad. Ndër porositë që u dha luftëtarëve me këtë rast ishte dhe kjo: Qëndrojuni grave larg sa më shumë të mundni
Shënim i Sejjid Raziut: Kjo nënkupton që luftëtarët duhet të mos ua vënë shumë veshin mendimeve të grave, të mos jepen pas tyre pa asnjë rezervë dhe të mos krijojnë lidhje me to, sepse të gjitha këto e zbehin entuziazmin, dobësojnë qën drueshmërinë e vendimit, mpakin energjitë në luftën kundër armikut dhe pen gojnë dhënien e maksimumit gjatë zhvillimit të saj.
Gjithçka që bëhet pengesë në realizimin e diçkaje quhet ‘azabe anhu’, që do të thotë, ‘i shmangur prej, i larguar prej’. Kështu, ‘el-Azib’ e ‘el-azub’ nënkuptojnë dikë që ka hequr dorë nga të ngrënët e të pirët.
VIII. Një shprehje e Imam Aliut thotë: Si ai harkëtari me nam
Shënim i Sejjid Raziut: ‘el-Jasirun’ (shumësi i ‘el-jasir’) është ai që hedh bast në një garë, ku harkëtarët gjuajnë me shigjeta një deve të therur; kurse ‘Al-falixh’ do të thotë ‘i suksesshëm, fitimtar’; thuhet, për shembull: ‘Falaxha Alejhim’ ose ‘Falaxhahum’, që ka kuptimin, ‘ai doli fitimtar mbi ta, ai i mposhti ata’. Një poet e ka përdorur këtë term në disa vargje marciale: Atë që e mposhti rrija e vështroja: Ishte gjithë gaz, e dhe unë gëzoja.
IX. Kur ndizej keq beteja, kishim për mburojë Profetin e Zotit; askush nga ne nuk ndodhej atë çast më pranë armikut sesa ai.
Sejjid Raziu thotë: Kjo do të thotë që kur presioni i armikut bëhej dërrmonjës dhe beteja futej në faza delikate, muslimanët luteshin që të futej në luftë Profeti i Zotit, në mënyrë që Zoti t’ua jepte fitoren për hir të tij dhe që afërsia fizike me të t’i shpëtonte nga rreziqet.
Fjalët ‘Izaahmarra-el-baasu’284 përshkruajnë ashpërsinë e luftimit. Për këtë që llim mund të përdoren shprehje të ndryshme, po më e përshtatshmja duket se është kjo. Prijësi i Besimtarëve e krahason luftën me zjarrin, i cili kombinon në vetvete frikën nga flakët e tij tmerronjëse me rrezikun e djegies prej tij, njësoj si në rastin e luftës. Kjo konfirmohet edhe nga fjalët e Profetit të Zotit në ditën e Hunejnit, kur shihte duke luftuar luftëtarët e fiseve Havezine. Ai tha: ‘Tani u ndez vatra mirë!’ Këtu ‘vatra’ ka kuptimin e vendit ku ndizet zjarri. Në këtë mënyrë, i Dërguari i Zotit e krahasonte ashpërsinë e përleshjes midis njerëzve me kërdinë e zjarrit e të flakëve të tij.
Ky është fundi i përzgjedhjes sonë të thënieve të Imam Aliut. Qoftë i lëvduar Zoti i Madhërishëm, që na dha mundësinë të mbledhim thëniet e shpërndara gjithandej e të bëjmë bashkë materialin që ishte hallakatur në vende të ndryshme. Ashtu siç ven dosëm në fillim, kemi lënë faqe bosh në fund të çdo kapitulli, për të futur materiale të reja, që mund t’i gjejmë më vonë e që mund të na i dërgojnë të tjerët. Ne s’kemi aftësi tjetër, veç asaj që na jep Zoti. Besojmë te Ai, se Ai është i mjaftueshëm për ne. Ai është përkrahësi më i mirë.