Rreth Ehl-i Beitit

 

O njerëz, ai që kërkon këshillë nga Zoti, gjen udhëheqje, e ai që e pra non fjalën e Tij1238 për udhëheqje, futet në udhën e së drejtës. Dashuruesi i Zotit ndien siguri e kundërshtari i Tij ndien frikë. Ai që e njeh Madhështinë e Tij s’pretendon madhështi, sepse ai që e njeh Atë Madhështi ka për mad hështi njohjen e Tij, e kush i njeh fuqitë e Tij ka siguri përuljen para Tij. Mos u druani nga e vërteta (Nga Imami i vërtetë.) si njeriu i shëndetshëm nga zgjebsi e normali nga i marri.

 

Dhe dijeni, që kurrë nuk do ta keni udhëheqjen, pa njohur ata që e shpërfillën, nuk do t’u përmbaheni kurrë amaneteve të Kur’anit, pa njohur ata që i shkelën, dhe nuk do të shkoni kurrë pas mësimeve të tij, pa njohur ata që i braktisën. Por këto gjëra duhen kërkuar te ata që i kanë, sepse ata janë burimi jetëdhënës i dijes e sepse ata janë diell në terrin e padijes. Ata janë njerëzit që do t’ju zbulojnë dijet e tyre përmes urdhrave të tyre, gojëtarinë e tyre përmes heshtjes së tyre, dhe thelbin e tyre përmes pamjes së tyre. Ata nuk bien ndesh me besimin e nuk kanë për të ide të ndryshme nga njëri-tjetri, sepse ai është për ta dëshmitar besnik dhe folës i heshtur.