Ligjërata 198

Atributi Hyjnor i gjithëdijes

 

 

Zoti njeh klithmat e shtazëve nëpër pyje, mëkatet e njerëzve në vet mi, endjet e peshqve në detet e thella dhe shkumëzimin e ujit nën erërat e stuhishme. Unë jam dëshmitar që Muhammedi është i zgjedhuri i Zotit, për çuesi i zbulesës së Tij dhe lajmëtari i mëshirës së Tij.

 

Përparësitë e përkushtimit ndaj Zotit

 

Kështu, pra, unë ju këshilloj të keni drojë nga Zoti, që ju krijoi për herë të parë, se tek Ai është rikthimi juaj, me Atë arrihet suksesi i qëllimeve tuaja, tek Ai përfundojnë të gjitha dëshirat tuaja, drejt Tij shpie rruga juaj e së drejtës dhe e Atij është streha e mbrojtja juaj në rast frike dhe rreziku. Sigurisht, frika nga Zoti është ilaçi i vetëm për zemrat tuaja, sy për shpirtin tuaj të verbër, kurë për shërimin e trupit tuaj, sprapsësi i së keqes në gjok sin tuaj, spastruesi i ndotjeve nga mendja juaj, drita për errësirën e syve tuaj, ngushëllimi për ankthin e zemrës suaj dhe ndriçimi për mugëtirën e padijes suaj.

 

 Prandaj bëjeni bindjen ndaj Zotit rrugën e jetës suaj e jo vetëm mbulesën tuaj të jashtme, bëjeni thelb të qenies suaj dhe futeni drejt e në zemër përmes brinjëve tuaja, në vend që ta përdorni si fasadë, qoftë edhe të bukur; bëjeni udhëheqje për të gjitha punët tuaja, vend të hijesuar, ku të futni kokën në  Ditën e Gjykimit, ndërmjetës për arritjen e qëllimeve tuaja, strehim për ditën e makthit tuaj, llampë për brendësinë e varreve tuaja, shoqëri për vetminë tuaj të gjatë, si dhe çlirim nga mundimet në banesën tuaj të përkohshme. Natyrisht, bindja ndaj Zotit është mbrojtje kundër fatkeqësive që ju qarkojnë, kundër rreziqeve të pritshme dhe kundër flakëve të Zjarrit përvëlues.

 

Hallet rrijnë larg atij që ia ka frikën Zotit, ndërkohë që më parë i kishte fare pranë; punët i shkojnë mbroth, pas një përvoje të hidhur; vuajtjet e bren gat i sprapsen, pasi e mbërthyen pa rrugëdalje; vështirësitë i lehtësohen, pasi e kishin vënë poshtë ca më parë; bujaria i vjen nga çdo anë si shi i butë e jetëdhënës, pas një thatësire vdekjeprurëse; mëshira i hidhet në krahë, pasi kishte ndenjur tërhequr; favoret e Zotit i zënë derën, pasi i ishin mohuar; dhe i zbresin bekime të bollshe, pasi kishin qenë pak ca më parë. Pra, adhuroni Zotin që ju sjell të mira me këshillën e Tij të mirë, ju predikon përmes Profetit të Tij dhe ju bën të ndiheni të detyruar ndaj favoreve të Tij. Përkushtojani veten tuaj shërbimit ndaj Tij dhe shlyejani detyrimin e bindjes.

 

Rreth Islamit

 

Islami është feja që Zoti ka zgjedhur e zhvilluar nën kujdesin e Tij, për ta veçuar si më të mirën gjë të krijimit të Tij. Shtyllat e tij kanë për themele dashurinë e Tij. Ai i zhvlerësoi besimet e tjera kur i dha nder atij, i përgjunji komunitetet e tjera para madhështisë së tij, i mposhti armiqtë e tij me mirësinë e Tij, i la të vetmuar kundërshtarët e tij, duke ia dhënë atij tërë mbështetjen e Tij, dhe i rrënoi strukturat e keqdrejtimit me anë të kolonave të tij. Ai shoi etjen1597 e të etuarve me rezervat e tij dhe mbushi rezervuarët me ujënxjerrësit e tij.

 

Ai e bëri Islamin të tillë, që pjesët e tij përbërëse të mos zbërthehen, që hallkat e zinxhirit të tij të mos mund të shqiten, që konstruksioni i tij të mos mund të shembet, që kolonat e tij të mos mund t’i grijë ndryshku, që trungu i tij të mos mund të çrrënjoset, që koha e tij të mos mund të shterohet, që ligjet e tij të mos mund të shfuqizohen, që degët e tij të mos mund të thahen, që hapësirat e tij të mos mund të ngushtohen, që lehtësia e kuptimit të tij të mos shndërrohet në vështirësi, që qartësia e tij të mos erret nga terri, që drejtësia e tij të mos cenohet nga ndonjë shmangie, që druri i tij të mos ketë shtrem bërime, që shtigjet e tij të gjera të mos katandisen në rrugica, që llampat e tij të mos njohin shuarje e që ëmbëlsia e tij të mos trazohet me hidhësi.

 

 Zoti e ka lartuar mbi kolona, që kanë themele të përbashkëta me vër tetësisë; mes gurrash gjithmonë ujëplota; me llampa që flakërojnë plot rrezël lim; me minare, që orientojnë ata që janë udhës; me shenja, që dëftojnë shtig jet për në rrugët e tij të gjera; dhe me oaze, që i japin freski atij që u afrohet. Zoti ka vënë në Islam më të madhen kënaqësi të Tij, më të fortën e shtyllave të Tij e më të qartin argument të bindjes ndaj Tij. Prandaj i bëri Zoti të fuq ishme kolonat e tij, krenar konstruksionin e tij, të shkëlqyeshme arsyet e tij, f lakëruese zjarret e tij, të fortë autoritetin e tij, të larta minaret e tij dhe të pamundur shkatërrimin e tij. Prandaj nderojeni, ecni pas tij, plotësoni dety rimet e tij dhe jepini vendin që i takon.

 

Për Profetin e Shenjtë

 

Zoti dërgoi Muhammedin me të Vërtetën në një kohë kur shkatërrimi i botës ishte i afërt dhe kur jeta tjetër ishte mu në prag të saj, kur rrezëllimi i saj ishte shndër ruar në muzg të pasperëndimit, kur ishte kthyer në burim mjerimi për banorët e saj, kur sipërfaqa i ishte ashpëruar dhe kalbëzimin e kishte afër. Kjo ndodhi në kohën kur jeta në të po shteronte dhe po shfaqeshin shenjat e prishjes së saj, të rrënimit të banorëve të saj, të këputjes së hallkave në zinxhirin e saj, të çoroditjes së punëve të saj, të shthurjes së sinjaleve të saj, të shpalljes botërisht të fytyrës së saj të fshehtë, dhe të shkurtimit të fillit të saj të jetës; Zoti e bëri atë përgjegjës për përçimin e mesazhit të Tij, dinjitet për njerëzit e tij dhe nder për ndihmësit e tij.

 

 Për Kur’anin e Shenjtë

 

Pastaj Zoti i dërgoi Librin si një dritë, rrezet e së cilës nuk shuhen kurrë, si një pishtar me ndriçim që nuk shteret kurrë, si një det me thellësi që s’i matet dot kurrë, si një rrugë me drejtim që s’humbet kurrë, si një rreze me dritë që s’zbehet kurrë, si një ndarës i së mirës nga e liga me argumente që nuk zhvlerësohen kurrë, si një gjithëdije me kolonat që nuk i çmontohen dot kurrë, si një kurë që nuk i lë asnjë mundësi lëngatës, si një nder që i bën të pamposhtur mbajtësit e tij, dhe si një të vërtetë, që s’i braktis asnjëherë mbështetësit e saj. Ai është miniera dhe qendra e besimit, burimi dhe oqeani i dijeve, plantacioni i drejtësisë dhe oazi që i jep ujë, guri themeltar i Islamit, skeleti i strukturës së tij, lugina e së vërtetës dhe fusha e saj e gjerë, oqeani që s’boshatiset kurrë sado ujë që t’i heqësh, burimi që s’e shter asnjë grigjë, hija që s’mpaket kurrë së dhëni freski, vendi, drejt të cilit udhëtari s’e humb rrugën, shenja që asnjë këmbësori s’i shpëton nga sytë, varg mali që nuk kapërcehet dot nga ai që i afrohet.

 

Zoti e ka bërë atë etjeshuarës për të mësuarin, lulëzim për zemrën e di jetarëve të Besimit, rrugë të madhe për shtigjet e së drejtëve, shërim që nuk paso-het më me sëmundje, ndriçim që davarit çdo terr, litar që nuk të rrëshqet nga du art, kështjellë me kulla të paprekshme, nder për atë që e dashuron, paqe për atë që futet në të, udhëzim për kë e pason, arsye për të përkushtuarin ndaj saj, argument për atë që argumenton me anë të tij, dëshmitar për atë që debaton përmes tij, suk ses për atë që shpjegon sipas tij, lehtësues barre e brengash për atë që i vë veshin, shpëtimtar për atë që vepron në bazë të tij, shenjë për atë që do rrugë, mburojë për atë që armatoset kundër keqtrajtimit, dije për atë që e dëgjon me vëmendje, histori mësimdhënëse për atë që i referohet, dhe vendim përfundimtar për atë që kërkon gjykim.