Një komandanti të ushtrisë së tij
(Këtë letër Imam Aliu ia ka shkruar Uthman bin Huneifit, governatorit të Basras, i cili e kishte njoftuar për vajtjen e Talhait e të Zubeirit në Basra dhe për synimet e tyre. Në të përm bahen një numër udhëzimesh e këshillash, se si duhej vepruar në rrethanat e krijuara. Në qoftë se armiku kishte ndër mend të luftonte, atëhere nuk duhej të rekrutonte në ushtri njerëz që simpatizonin personalitetet e Aishes, Talhait dhe Zubeirit, duke i shtërnguar me detyrim e forcë të luftonin kundër tyre. Sipas Imam Aliut, është e kotë të shpresohet që njerëz të tillë mund të luftojnë me këmbëngulje, prandaj nuk mund të mbështetesh dot kurrë mbi ta deri në fund. Tek e fundit, këta njerëz do bëjnë ç’është e mundur për t’ua ndryshuar mendjen edhe të tjerëve, prandaj më mirë t’i linte mënjanë e të mos i përfshinte në luftime.)
Të kthehen nën strehën e bindjesI, kjo është gjithçka që kërkojmë. E po të shfaqin prirje për përçarje e rebelim, merr ata që të binden e të kanë mb etur besnikë dhe sulmo me ta këdo që nuk të bindet; mos u mërzit për ata që t’u larguan, nëse do mbash pranë vetes vetëm njerëz të besës. Mungesa e një njeriu të pavendosur është më e mirë se prania e tij dhe pasiviteti i tij është më i mirë se aktiviteti i tij.