ME EMRIN E ALLAHUT, TË GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT
Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi njeriun dhe të Dërguarin më të nderuar, Profetin Muhamed Bin Abdullah dhe pasardhësit e tij! Të shkruash një tekst të thelluar për të formuar besimtarin, është fillimi i rrugës dhe ka shumë vështirësi, që kanë të bëjnë me përparësinë e formës dhe të përmbajtjes. Në këtë kontekst, në këtë libër janë bërë përpjekje për të qëndruar sa më shumë që të jetë e mundur larg argumenteve logjike dhe teologjike dhe për të përdorur drejtpërdrejt gjuhën e ndërgjegjes dhe të ndjenjës, në mënyrë që të zgjohet dhe të gjallërohet natyra e njeriut.
Në këto kohë interesash materiale, ne kemi shumë nevojë të shpresojmë se Allahu do të na japë sukses. Libri është hartuar, me lejen e Allahut nga studiuesit e "Knowledge Center for Islamic Studies and Researches" (Qendra e dijes për studime dhe për kërkime islame), filial i "Islamic Cultural Knowledge Organization" (Organizata për dije dhe për kulturë islame).
Islamic Cultural Knowledge Organization Knowledge
Center for Islamic Studies and Researches