Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi

 

Këto dy koleksione janë aq të rëndësishme për Ehli Sunetin, saqë për ta përfaqësojnë, në përgjithësi, dy vepra themelore dhe referuese për çdo studim fetar. Për disa, megjithatë, është bërë e vështirë të raportojnë për hadithe të zgjedhura, kundështitë dhe për gjëra të dyshimta që kanë zbuluar, në mënyrë që t'i pranojnë ato në mënyrë të neveritshme. Ata nuk ua zbulojnë këtë njerëzve ose nga frika prej tyre, as nga frika për ta. Sepse respekti dhe nderi ndaj këtyre dy librave është futur dalëngadalë në shpirtin e njerëzve, si te studiuesit, ashtu edhe te njerëzit e tjerë përgjithësisht.

 

Nëse këto transmetime po ia nënshtrojmë kritikës dhe nëse sjellim fakte kundër tyre, ne e bëjmë këtë vetëm për të liruar nga përgjegjësia Profetin tonë dhe për të hequr çdo dyshim nga pagabueshmëria dhe paprekshmëria e tij. Nëse disa sahabë nuk janë kursyer nga kritikat dhe gjykimet, atëherë sigurisht që Buhariu dhe Muslimi nuk janë më të denjë për të qenë më të privilegjuar se ata që ishin më afër bartësit të Mesazhit.

 

Qëllimi ynë është vetëm ta mbrojmë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., nga ajo që i atribuohet rrejshëm dhe përdhosë pafajësinë, paprekshmërinë dhe diturinë e tij më të madhe. Ne e dimë se Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë për të qenë mëshirë për të gjithë botët dhe se ai e dërgoi atë te njerëzit dhe xhinët. Nuk ka dyshim se Allahu gjithashtu kërkon nga ne që ta mbrojmë dinjitetin e tij, shenjtërinë e tij nga gënjeshtra dhe nga çdo akuzë e shpifje.

 

Si rezultat i kësaj, ne dhe çdo besimtar tjetër, jemi të obliguar të refuzojmë çdo gjë që kundërshton moralin dhe karakterin e tij të lartë dhe të gjitha virtytet e tij - dhe të hudhim çdo gjë që cenon pagabueshmërinë ose karakterin e tij të nderuar, pa marrë parasysh se ku dhe nga kush vjen.

 

Sahabët, tabiinët, imamët, dijetarët e hadithit dhe çdo musliman, në fakt i gjithë njerëzimi, dëshmojnë për epërsinë dhe virtytin e tij të lartësuar. Ata që e kritikojnë janë ata që e kundërshtojnë ose ata që janë të fiksuar pas paragjykimeve ndaj çdo gjëje të re. Por kënaqësia e Allahut është qëllimi ynë, kënaqësia e Profetit tonë është shpresa jonë. Ai është kapitali dhe thesari ynë i vërtetë, veçanërisht në Ditën e Gjykimit, kur nuk do të vlejnë as pasuri, as fëmijët dhe asgjë tjetër përveç zemrave të pastra.

 

Përkundër gjithë kësaj, neve na takon të mbështesim dhe ndihmojmë besimtarët e vërtetë që ta njohin statusin dhe fuqinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., para se të njohin fuqinë e sundimtarëve, kalifëve dhe sulltanëve të tyre.

 

Ju bëj thirrje që të këmbëngulni dhe të jeni të durueshëm përballë sulmeve të ashpra, pasi jam akuzuar për mosbesim dhe braktisje të besimit. Kur e kritikova Buhariun për hadithin e tij në të cilin Musai, a.s., gjoja goditi engjëllin e vdekjes së Azrailit dhe i nxorri sytë. Më thanë: "Kush je ti që e kritikon Buhariun?" Rreth meje kishte aq shumë zhurmë dhe ulërimë, sikur të isha duke kritikuar një ajet nga Libri i Allahut.

 

Në të vërtetë, nëse studiuesi çlirohet nga paragjykimi, imitimi i verbër dhe fanatizmi, ai do të gjejë gjëra befasuese te Buhariu dhe Muslimi që i përshtaten vetëm nivelit dekadent beduin të ndërgjegjes dhe besimit të ndërthurur me përralla dhe legjenda. Vetëdija dhe mendimet e njerëzve të nivelit të tillë mbështeten në gjithçka që është e çuditshme. Ky në vetvete nuk ka pse të jetë një gabim, dhe ne (d.m.th., beduinët dhe të ngjashmit) nuk i dënojmë për papjekurinë e tyre mendore, sepse ata jetuan në një kohë të largët, jo në një kohë të teknologjisë kompjuterike dhe elektronike.

 

Megjithatë, ne gjithashtu nuk duam që këto depozita të së kaluarës t'i shtohen Profetit, s.a.v.a., sepse ka një dallim të madh në mes të dyjave. I Dërguari, s.a.v.a., është ai që Allahu e dërgoi në mesin e analfabetëve për t'u mësuar atyre Librin e Urtësisë, sepse ai është vula e Profetëve dhe Dërgesës dhe për t'i pastruar ata, për t'u mësuar atyre Librin dhe Urtësinë, ngase Ai është vula e Profetëve dhe lajmëtarëve dhe se Allahu ia ka mësuar diturinë e të gjithë paraardhësve të tij dhe i dha njohuri të reja.

 

Do t’ia tërhiqja vëmendjen lexuesit të nderuar se çdo gjë e transmetuar nga Buhariu nuk do të thotë se është transmetuar nga Resulullahu, s.a.v.a., por një pjesë e saj ka të bëjë me mendimin dhe qëndrimet e sahabëve të caktuar. Ka lexues që mendojnë se këto janë mendimet e Resulullahut, ndërsa në fakt nuk janë. Ja disa shembuj:

 

Në "Librin e dinakërisë së luftës" në "Kapitulli për martesën", vëll. 8., fq. 62., në Sahihun e tij Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, s.a.v.a., ka thënë: "Një vajzë nuk mund të martohet derisa të kërkohet leja e saj dhe pa u konsultuar me të ". I thanë: 

 

"O i Dërrguar, si ta dimë ne për lejen e saj?" Ai u përgjigj: "Nëse ajo hesht." Disa prej njerëzve thanë: “Nëse një vajze nuk i kërkohet leja dhe ajo nuk dëshiron të martohet, mirëpo dikush mashtron duke sjellë dy dëshmitarë të rremë dhe duke pretenduar se ai e ka bërë këtë me pëlqimin e saj ndërkohë që kadiu (gjykatësi) e pranon vlefshmërinë e kësaj martese, edhe pse ai njeri e di se dëshmia e tij është e rreme, atëherë nuk ka të keqe nëse ai e ka takuar atë, dhese martesa e tillë tashmë është e ligjshme.”

 

Vlerësoni transmetimin e Buhariut (pas hadithit të Pejgamberit a.s.) "se disa njerëz thanë", atëherë pse na duhen deklaratat e disa njerëzve (edhe atë të panjohur) që ende pretendojnë se martesa e bërë me mashtrim është e ligjshme?! Lexuesi mund të mendojë se ky është mendimi i Profetit, i cili nuk ka asnjë lidhje me të.

 

Shembulli tjetër: në “Librin e fillimit të krijimit” në “Kapitulli mbi karakteristikat e muhaxhirëve dhe epërsia e tyre”, vëll. 4, f. 203, në Sahihun e tij Buhariu transmeton nga Abdullah ibn Omeri i cili ka thënë: 

 

"Në kohën e Profetit nuk e konsideronim askënd të barabartë me Ebu Bekrin, pas tij Umerin, pastaj Uthmanin, dhe pas tij nuk e konsideronim më askënd nga sahabët më të lartë se te tjeret."

 

Ky është mendimi i Abdullah ibn Omerit, dhe askush, përveç tij, nuk është përgjegjës për vlefshmërinë e përmbajtjes së transmetimit në fjalë. Përndryshe, si ka mundësi që Ali ibn Ebi Talibi, i cili ishte më i miri pas të Dërguarit të Zotit, nuk dallohej në asnjë mënyrë në raport me të tjerët. Natyrisht, ky është qëndrimi personal i Abdullah ibn Omerit, i cili e konfirmoi këtë deklaratë më vonë dhe në veprim duke refuzuar betimin ndaj Aliut dhe duke mos e pranuar kurrë atë si prijës të tij, gjë që sipas një hadithi të qartë (të cituar më parë) shpie në mosbesim.

(El-Savaikul Muhrika, Ibn Hadžer, fq. 107.)

 

Hazret Aliu është ai njeri për të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë: 

“Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun”

(Sahih Tirmizi, vëll. 5., fq. 297.; Hakim, Mustadrek, vëll. 3., fq. 124.)

 

Në vend të kësaj, ne gjejmë Abdullah ibn Omarin se si i betohet Haxhaxh ibn Jusufit - armikut të Allahut, Profetit dhe besimtarëve, një njeriu të korruptuar dhe të pamoralshëm. Ne nuk duam t'i kthehemi kësaj teme edhe një herë, por e kemi bërë vetëm shkurt për të kuptuar karakterin e Buhariut dhe të tjerëve si ai. Ai e fut këtë transmetim në "Kapitullin mbi cilësitë e muhaxhirëve" për t'i sugjeruar lexuesit sikur të ishte qëndrimi i Profetit, kur në fakt është mendimi i Abdullah ibn Omerit, një armik i deklaruar i Aliut.

 

Ne do t'i dëshmojmë lexuesve të matur qëndrimin e Buhariut në çdo gjë që ka të bëjë me Ali ibn Ebi Talibin dhe sa shumë ai u përpoq të fshihte virtytet e tij dhe të vendoste gabimet e tij që ai vetë ia atribuonte atij.

Buhariu në Sahihun e tij, në "Librin e fillimit të krijimit" në "Kapitullin që e sjellë Humejdi nëpërmjet Muhamed ibn Kasirit, pastaj Sufjanit, dhe ky nga Xhami ibn Ebi Rashidi përmes Ebu Ja'l-it dhe Muhamed ibn Hanefiut i cili ka thënë :

 

"I thashë babait tim (hazreti Aliut): "Kush është njeriu më i mirë pas Resulullahut, s.a.v.a.,?" Ai u përgjigj: "Ebu Bekri." Unë e pyeta përsëri: Po pas tij?. Mandej vie Omeri! Isha i befasuar se ai do të thoshte se pas tij është osmani, andaj i thashë: pas tij je ti! Ai tha: unë nuk jam gjë tjetër pëveç se një njeri i zakonshëm, njëri nga besimtarët.

 

Ata ia atribuan këtë hadith Muhamed ibn Hanefiut të birit të Imam Aliut. Kjo është e ngjashme me atë që u tha më herët nga Ibn Umeri.

 

Si përfundim, në transmetimet e Buhariut, ishte se Ibn Hanefi kishte frikë se mos babai i tij do të thoshte: "Uthmani është i treti." Por në vend të kësaj babai i tij tha: "Unë nuk jam askush tjetër veçse njeri i zakonshëm, një nga besimtarët". Kjo thjesht duhet të nënkuptojë se Osmani është më i mirë se ai, edhe pse askush nga Ehli Suneti nuk pretendon se Aliu është një njeri i zakonshëm në mesin e besimtarëve. Në vend të kësaj, siç shihet nga ajo që u tha, ata konsiderojnë se epërsia e Ebu Bekrit dhe Omerit është e padiskutueshme dhe se Osmani është i treti, ndërsa të tjerët janë të ngjashëm dhe të barabartë me njëri-tjetrin.

 

A nuk ju befasojnë këto hadithe të transmetuara nga Buhariu? E gjithë kjo çon në një qëllim, dhe ai është mohimi i çfardo virtyti domethënës të Ali ibn Ebi Talibit. A do të thotë kjo se Buhariu shkroi kryesisht ato që supozohej të kënanin sundimtarët e Benu Umejjës, Benu Abbasëve dhe të gjithë të tjerëve që kërkonin të zhvlerësonin Ehli Bejtin? Këto janë prova të qarta për ata që duan të kuptojnë të vërtetën.