Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz Aliut (a.s.)

 

 

Në ajetin e 55-të dhe 56-të të sures Maide shkruan:

"Miku (i afërmi) juaj i vërtetë është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe ata që besuan, që e falin namazin dhe .që japin zeqatin duke bërë ruku. E kush e ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala) e'Allahut është ngadhënjyese"

 

Në komentin e Kuranit "El-Kebir" të Imam Ebi Is-hak Salebiut (Ebu Is-hak Ahmed ibni Muhammed ibni Ibrahim en Nishaburi es Salebi, ndërroi jetë në vitin 337 h. Ibni Hallekani ka thënë në lidhje me këtë person: "Komenti i tij i Kuranit ishte i pashoq në kohën e tij. Ishte një person i drejtë dhe i besueshëm në lidhje me hadithet e transmetuara") është transmetuar një hadith i Ebu Zer Gaffarit, ku vetë Ebu Zerri rrëfen: 

"Unë kam dëgjuar vetë me këta dy vesh, përndryshe gofshin të shurdhër të dy, dhe kam parë me këta dy sy, përndryshe goiShin të verbër të dy, se Resulullahu ka "Aliu është udhëheqëSi i besimtarëve dhe mbytësi i idhujtarëve; kush i ndihmon Aliut, do ta ndihmojë Allahu atë; kush e braktis Aliun, do ta braktis Allahu atë".

Dijeni se një ditë unë isha duke u falur bashkë me Resulullahun dhe në mesxhid erdhi një lypës për të kërkuar ndihrnë prej popullit. Por, askush nuk i dha asgjë. Hz Aliu ishte në pozitën e rukusë dhe ia zgjati gishtin e unazës; në atë gisht kishte një unazë. Fukarai erdhi dhe e nxori atë unazë prej gishtit. Atëherë Restdullahu iu lui Allahut në këtë mënvrë:

"O Allah, vëllai im Musa duke Të bërë lutje thoshte: O Zoti im. Më zgjero gjoksin tim, dhe më lehtëso në këtë punë timen. Më zgjidh nyjën e gjuhës sime që të kuptojnë fjalën time. Më cakto një ndihmëtar nga fimilja ime; Harunin, vëllanë tim, që të ma fircosh jitqinë time. Bëma shok atë në punën time, në mënyrë që të të madhërojmë Ty më tepër. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh. Vërtet, ti je Ai që sheh dha na i di punët". Dhe Ti iu përgjigje: "O Musa, u pranua lutja jote dhe t'u dha ajo që kërkove". O Allah, edhe unë jam robi dhe i dërguari Yt. Zgjeroje edhe gjoksin tim, më lehtëso punën time. Më cakto nga farni ja ime Aliun si ndihmëtar dhe më forco me atë.

 

Ebu Zerri thotë kështu: Betohem në Allahun, ende nuk kishte përfinduar jjalën Re.sulullahu, kur Gjebraili erdhi dhe e shpalli Icëtë ajet: "Miku (i ajërmi) juaj i vërtetë është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe ata që besuan, që e falin namazitz dhe japin zeqatin duke bërë ruku. E kush e ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ku dyshim se and (pala) e Allahut ashtë ngadhënjyese".

(El Xhem-ub Bejnes Sahihis Sitte, Sahihi Nesai, Musnedi Ahmed, Ibni Haxher (në librin Es-Savaik-ul Muhrika) dhe ibni Ebil Hadid (Në komentimin e Nehxh-ul Belagës) )

 

Në mesin e Shiitëve ekziston një pajtueshmëri e plotë në lidhje me personin për të cilin është bërë shpallja e këtij ajeti, dhe ky është Hz Aliu (a.s.). Edhe nga ana e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit janë regjistruar hadith-e të shumta në lidhje me këtë ajet, që janë shënuar në libra të shumtë të respektuar, si për shembull:

 

1. Bihar'ul Envar (autori Allame Mexhlisi);

2. Isbat'ul Huda (autori Hurr-i Amuli);

3. Tefsiri El Mizan (autori Allamei Tabatabai);

4. Tefsiri El Kashif (autori Muhammed Xhevad Mugannije);

5. El Gadir (autori Allameji Emin), etj.

 

Edhe shumë dijetarë të Ehli Sunnetit kanë transmetuar hadith-e ku cekin se ky ajet është shpallur në lidhje me Hz Aliun (a.s.). Ne do të cekim vetëm disa tefsire të Ehli Sunnetit, ku është regjistruar hadith-i i lartëpënnendur:

 

1-"El Keshshaf' i Zemhasherit, v.1, f.649;

2-Tefsiri Taberi, v.6, f.649;

3-"Zad-ul Mesir fi Ilrn-it Tefsir" i Ibni Xhevizit, v.2. f.383;

4-Tefsiri Kurtubi, v.6, f.219;

5-Tefsiri Fahru Razi, v.12, f.26;

6-Tefsiri Ibni Kethir, v.2, f.17;

7-Tefsiri Nesfi, v.1, f.289;

8-"Shevahis-ut Tenzil" i Hesekani Hanefiut, v.1, f.161;

9-"Durr-ul Mensur" i Sujutit, v.2, f.293;

10-"Esbab-un Nuzul" i lmam Vahidit, f.148;

I1 -"Ahkarn-ul Kur'an", v.4, f.102;

12-"Et-Tes-hil li ulum'it Tenzil" i Xhessasit, v.1, f.181.

 

Këtë hadith mund ta gjeni edhe në shumë libra të Ehli Sumietit.