Në mësimet e mëparshme, ne kemi përmendur se feja ka nevojë për një kujdestar që ta mbrojë atë dhe Kur'anin, të kujdeset për çështjet e fesë dhe të myslimanëve. Pas vdekjes së profetëve, Allahu ka caktuar Imamin për ta ndërmarrë këtë mision. Allahu përzgjodhi dymbëdhjetë Imamë, të cilët janë elita e njerëzimit dhe njerëzit më të mirë pas Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Por pyetja që lind është: A do ta lërë Allahu këtë komb pa një udhërrëfyes pas Imam Mehdiut?
A do ta lërë Allahu fenë pa dikë që e ruan dhe e shpjegon atë? A nuk kanë njerëzit nevojë për një person që t’u shpjegojë dhe t’u interpretojë ajetet e paqarta të Kur’anit?
Nëse dikush ka për të udhëtuar për një kohë të gjatë apo të shkurtër, ai do të shkojë tek dikush që beson në të për të depozituar gjërat më të çmuara që ai ka. Imam Mehdiu e ka marrë Imamatin pas martirizimit të babait të tij Hasan Askariut me urdhër të Allahut. Ai nuk mund t’i kryente detyrat e tij në popull për shkak të kalifëve abasitë, të cilët donin ta vrisnin. Ata e dinin se ai ishte imami i dymbëdhjetë, i cili do ta mbushte tërë këtë botë me drejtësi, pasi të ishte zhytur në padrejtësi dhe tirani. Ata u përpoqën shumë ta largonin atë dritë hyjnore, por Fjalët e Allahut ishin thënë:
"Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët." (Es Saff (Surja 61), ajeti 8)
Allahu e shpëtoi Imamin nga abasitët dhe e fshehu atë për një periudhë kohore, e cila u quajt Mungesa e Vogël. Megjithatë, vendi kishte nevojë për të, kështu që ai emëroi disa nga bijtë e kombit për të mbajtur lidhje me popullin.
Ata janë:
1. Osman Bin Said Amri
2. Muhamed Bin Osman Amri
3. Abu Kasem Hysejn Bin Ruh Nubakhti
4. Ali Bin Muhamed Samri
Megjithatë, Allahu ka vullnetin e Tij dhe ajo që do Ai, bëhet! Imami duhet të zhduket për një kohë të gjatë, derisa Allahu t’i japë atij leje të rishfaqet. Pra, a ka feja dhe njerëzimi nevojë për një mbrojtës, një mësues dhe një udhëheqës? A përfundon ndonjëherë kjo nevojë? Kurrë. Imami po udhëton për një periudhë kohe dhe ai duhet ta mbajë besimin e tij në duar të sigurta. Kush janë këta njerëz?
Le të lexojmë midis rreshtave nga fjalët e Profetit dhe nga pasardhësit e tij që të mund të gjejmë përgjigje të plota. Duhet të lexojmë biografinë e Imam Mehdiut, që të shohim se Imam Mehdiu i ka emëruar personat, të cilëve kombi duhet t’u drejtohet, gjashtë ditë para se të vdiste pasardhësi i tij i katërt, Ali Bin Muhamed Samri. Me vdekjen e këtij të fundit, filloi dhe Boshllëku i madh. Por kujt do t’i drejtohet ky komb për të marrë vendime në punët e fesë dhe të jetës? Ndjekësit i ngritën këtë pyetje Imamit pasi vetë ata ishin të sigurt se dikush duhet ta luante këtë rol.
Megjithatë, Profeti e ka caktuar tashmë se kujt do t’i drejtohet ky komb: Juristët fetarë janë të besuarit e profetëve. (Mizan Hekma, vëll. 3, f. 2088.)
Si mund të mos jenë ata të besuarit e kombit? Në fakt, përgjigjja e Imam Mehdiut erdhi kështu:
"Njerëzimi mund t’u drejtohet juristëve fetarë, të cilët luftuan kundër vetes së tyre, e ruajtën fenë e tyre, dhe iu bindën Allahut." (Vesael Shia, vëll. 3, f.95, hadith 20.)
Vetëm atyre mund t’u drejtohemi .
Në përgjigjen e mëparshme, dalluam shprehjen "Njerëzimi mund t’u drejtohet juristëve fetarë në çështjet dhe në punët e tij". Çfarë është Taklidi atëherë? Konteksti i mësipërm ilustron kuptimin e taklidit, që është: t'i drejtohesh udhëheqësit fetar në vendimet e fesë, ashtu sikurse Imami u drejtohet njerëzve të cilët kanë kualifikime shkencore, praktike dhe të sjelljes, në mënyrë që të na
udhëzojë nëpërmjet çështjeve të lejuara dhe ndaluara dhe që të dimë më shumë mbi doktrinat e Islamit. Përmes këtyre njerëzve, vazhdon komunikimi me vazhdimësinë e Imametit dhe të Imam Mehdiut. Kur kemi një problem, ne duam të dimë arsyen. Kujt do t’i dretoheshim për të marrë një përgjigje?
Kur kemi një problem në ndërtim, ne i drejtohemi një arkitekti. Kur kemi një problem shëndetësor, ne i drejtohemi një mjeku. Në qoftë se kemi një problem në çështjet tona të përditshme të adhurimit dhe që ka të bëjë me të tjerët, ne duhet t'i drejtohemi juristit fetar. Në këtë mënyrë, ne jemi duke i bërë ata përgjegjës për vendimin e dhënë.
Ashtu siç i drejtohemi një mjeku specialist me përvojë të mjaftueshme për t’ia besuar trupin tonë, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë me fenë tonë. Kjo është arsyeja pse një udhëzim i udhëheqësit fetar (Marxha Takleed) duhet të kenë shumë cilësi. Këtu dallojmë:
1. Ai duhet të jetë një jurisprudent, që di sesi të marrë vendime fetare nga Kur’ani dhe nga Syneti. Ai duhet të jetë i ditur, që të mund ta kuptojë Kur'anin dhe Synetin.
2. Ai duhet të jetë i besueshëm. Pra, ai duhet të jetë një besimtar që i bindet Allahut dhe që nuk bën gjynahe.
3. Ai duhet të kenë një kujtesë të shkëlqyer.
4. Ai nuk duhet të jetë i dhënë pas jetës, por duhet të jetë asketik.
5. Ai nuk duhet të jetë një dështak.
6. Ka shumë kushte të tjera.
Pasi kemi diskutuar cilësitë që duhet të zotërojë udhëheqësi fetar, ne kemi ende një dilemë, që është se si duhet bërë dallimi mes atyre që i kanë dhe atyre që nuk i kanë këto cilësi. Ka kushte të përcaktuara për këtë çështje me Sheriat:
1.Dëshmia e dy ekspertëve fetarë me përvojë.
2. Qarkullimi që është i dobishëm për njohuritë.
3. Kontrolli vetjak, i cili nuk mund të bëhet, veçse nga një ekspert fetar.
Imam Aliu ka thënë: "Një dijetar fetar është si një palmë nga e cila ju prisni që të bjerë diçka."
(Kaki, vëll. 1, f. 37.) dhe "Mendja që resht së dëgjuari intelektualët do të jetë e vdekur.”
(Mustedrek Vesael, vëll. 11, f. 207)
1. Imam Mehdiu ka caktuar ambasadorë që të jenë komunikimi i tij me njerëzit gjatë periudhës së mungesës.
2. Para vdekjes së ambasadorit të katërt, Imam Mehdiu i kërkoi kombit që t'i referoheshin vetëm juristëve fetarë.
3. Një urdhëresë e jurisprudentit fetar duhet të jetë domethënëse, e provuar dhe të ketë edhe cilësi të tjera. Sa për njohjen e një urdhërese fetare, ne mund të dimë një nga dëshmitë e dhëna nga dy ekspertë fetarë, nga kontrolli dhe nga qarkullimi, d.m.th. kur ai bëhet shumë i njohur për të gjithë.
1. Çfarë është Taklidi?
2. Si mund ta dimë një urdhëresë fetare të jurisprudentit (Merxhaa Al Takliid)?
3. Shëno deklaratat e mëposhtme me E vërtetë ose E gabuar.
a. Ne duhet t’i marrim vendimet drejtpërdrejt nga Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe nga Imamët (Paqja qoftë mbi ta).
b. Një jurisprudent fetar është një dijetar fetar, i cili ka studiuar për një periudhë të gjatë kohore dhe ka lexuar shumë libra.
c. Çdo urdhëresë fetare është një referencë e jurisprudentit fetar.
d. Një jurisprudent fetar duhet të jetë një pasardhës i familjes së Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), d.m.th. Hashimit.
"Unë vërtetoj se ai është më i dituri në mesin e kolegëve të tij bashkëkohorë. Allahu na bëftë me ju të përfitojnë nga njohuritë dhe udhëzimet. "
Ajetullah Sayed Jaafar Al Husseini Al Karimi
"Unë e di se asnjë prej atyre që janë emëruar të jenë udhëheqës fetarë nuk kanë qenë më të ditur se Imam Khameini."
Ajetullah Sheikh Ahmad Janati
"Unë besoj se Ajetullah Khameini (Allahu e mbroftë atë) është më i dituri dhe më i fuqishmi si për shkencat, për kushtet e tjera të nevojshme për takleed, ashtu edhe në udhëheqjen e vendit islamik."
Ajetullah Sheikh Mohamad Yazdi
"Duke ditur njohuritë e tij, mendimin e drejtë në të gjitha aspektet e ndryshme të Sheriatit islam dhe pikëpamjet e tij rreth individit dhe komunitetit, unë dëshmoj se ai është më i dituri dhe kështu, për mua, atë duhet ta marrim shembull".
Ajetullah Ali Sheikh Mohamad Al Taskhiri
"Unë besoj se Imam Khameini është më i miri dhe më i njohuri në shkencat e përgjithshme."
Ajetullah Sheikh Mohamad Ibrahim Janati