Përse na e ka zbritur Allahu Kur'anin e Shenjtë?
A është e mjaftueshme të kesh një kopje të Kur'anit të Shenjtë dhe të kërkosh të t
ë bekojë ai?
Si do të përfitonte njeriu duke e lexuar dhe duke e dëgjuar Kur'anin e Shenjtë?
Siç u përmend në mësimin e mëparshëm, Allahu është Zoti dhe Sundimtari i njerëzimit. Është Ai që ia siguron njerëzimit nevojat materiale, si ushqimin dhe veshjen, ashtu si edhe nevojat e tij shpirtërore, me qëllim që t'i bëjë njerëzit të afrohen me Të dhe të përfitojnë nga kjo afërsi. Pra, Allahu është Ushqyesi i trupave tanë, i shpirtrave tanë dhe i mendjeve tona. Allahu e ka ftuar njerëzimin ta njohë Atë. Por, meqë pamja fizike e Tij është e pamundur, Allahu ka zgjedhur të bisedojë me njerëzit për të larguar frikën dhe ankthin e tyre. Nëpërmjet kësaj Fjale, Allahu ia lehtëson frikën dhe ankthin njeriut nga njëra anë dhe nga ana tjetër, paraqit Vetveten te njeriu. Në këtë kontekst, Kur'ani është mjeti që ka parapëlqyer Allahu për ta përdorur për të biseduar me robtë e Tij, që ata të mund ta njohin Atë nëpërmjet fjalëve të Tij. Kur'ani është letërnjoftim (kartë indentiteti) për dijen dhe urtësinë e Allahut. Ai është një mesazh, tema e të cilit e njeh krijesat me Allahun e Gjithëfuqishëm.
Kur'ani është gostia e shpirtit dhe e mendjes. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
"Ky Kur'an është gosti e Allahut. Prandaj mësoni nga gostia e Tij sa më shumë që të jetë e mundur!" (Uasael Al Shiia, Volume 4, f. 826.)
Kur'ani përshkruan kalimin nga errësira e injorancës në dritën e njohjes së Allahut, "… Një Libër të cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t'i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira e thellë në dritë…" (Ibrahim (Surja 14), ajeti 1)
Kur'ani është, gjithashtu, një recetë për shërimin e sëmundjes së shpirtit. Për këtë Kur'ani thotë:
"Ne shpallën nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët."
(El Isra (Surja 17), ajeti 82.)
Kur'ani është imazh që u përshtatet mendjeve tona dhe të kuptuarit tonë për Krijuesin, sepse njohja e urtësisë së Allahut është ndër urtësitë e Kur'anit, njohja e madhërisë së Allahut është ndër madhëritë e Kur'anit; duke njohur madhërinë e Kur'anit, ne mund të njohim lartësinë e Allahut; nga ëmbëlsia e Kur'anit, ne njohim mëshirën dhe dhembshurinë e Allahut.
Disa njerëz mbajnë kopje të Kur'anit për zbukurim.
Ata mund t'i prarojnë ato me ar dhe mund të bëjnë mbajtëse për to.
Ata mund t'i venë në vende të caktuara vetëm që më pas të fshijnë pluhurin mbi to.
Ata mund t'i mbajnë të tilla kopje vetëm sepse besojnë se Kur'ani do t'i mbrojë nga të këqijat dhe mëdyshjet.
Sido që të jetë, ata rrallë e lexojnë Kur'anin.
Natyrisht, të lutesh dhe të kërkosh të të bekojë e të të ruajë Kur'ani është gjë e mirë; por Kur'ani nuk ka zbritur kurrë për një qëllim të tillë. Po të ishte kështu, do të ishte shpërdorim i madh.
Kushdo që e trajton Kur'anin në këtë mënyrë, është si një njeri që ka marrë një ftesë nga një mbret i madh e bujar për një ceremoni, me kusht që ky person të zbatojë kodet dhe kortezinë e sjelljes në këtë rast të madh. Kur bëhet një ftesë e tillë, tregohet se si mund të shkosh në një banket të tillë dhe se si të përfitosh nga një mundësi e tillë.
Por, kur i ftuari e sheh bukurinë e ftesës dhe vulën e madhe të Mbretit të mbretërve, ai e puth atë dhe bën një kornizë për të dhe e mban në mes të shtëpisë, në mënyrë që kur t'i vijë ndonjë mik, ta shohë me krenari atë.
Ai nuk e lexon asnjëherë atë, asnjëherë nuk u përgjigjet thirrjeve të saj dhe asnjëherë nuk i zbaton kortezitë e saj. Ai vetëm admiron dërguesin e saj dhe merret vetëm me zbukurimet e saj. Po ta lexonte atë, ai do të shqiptonte vetëm fjalët që përmban ajo, pa rrokur kuptimin e tyre. Nuk mund të ndodhë kështu me Kur'anin.
Shqiptimi i Kur'anit është shqiptimi i fjalëve të Allahut. Ato janë drita e Allahut. Për këto arsye, leximi, shkrimi e dëgjimi i tyre janë të gjithë të dobishëm. Por ajo që kërkohet, është më shumë se vetëm t'i shikosh, t'i dëgjosh ose t'i lexosh. Qëllimet dhe bekimet e Kur'anit janë shumë më të mëdha. Atëherë, eja t'i mësojmë dhe t'i kërkojmë këto të mira dhe këto bekime!
Kur'ani na drejton për tek e Vërteta, na njeh me Allahun, e forcon lidhjen tonë me Allahun dhe na çon në Rrugë të Drejtë.
"Vërtet, ky Kur'an udhëzon drejt asaj që është më e mira…" (El Isra (Surja 17), ajeti 9.)
për Jetën Tjetër, histori të popujve të mëparshëm, shkenca dhe kuptime që nuk janë vënë në zbatim ende etj. Kur jemi në errësirë, kërkojmë llambë për të gjetur rrugën. Atëherë, ajo që duhet, është të mendosh dhe të meditosh për ajetet e Kur'anit e t'i kuptosh ato, në mënyrë që të prekin dashurinë e madhe për Allahun dhe Xhenetin dhe ta ndihmojnë zemrën të lidhet shumë me Jetën Tjetër. Ajetet e Kur'anit janë shërim për shpirtin. Ai që nuk e lexon Kur'anin, është si ai që ka shkuar te mjeku, ka marrë recetë nga mjeku, por nuk i ka marrë ilaçet. Atëherë, a mund të shërohet ai? E njëjta gjë thuhet edhe për ata që e vënë Kur'anin në një qoshe. Por Kur'ani është receta shëruese nga Allahu.
I dashur vëlla! Mundohu të mësosh sa më shumë për Kur'anin sepse po veprove kështu, Kur'ani do të të hyjë në zemër dhe po të hyri në zemër, ai të rehaton. Pikërisht atëherë t'i ke ndërtuar një lidhje me qëllimet e tij të larta dhe ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm. Imam Sexhadi (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) thotë:
"Edhe sikur të vdisnin të gjithë njerëzit në tokë, unë asnjëherë nuk do të ndihesha i vetëm, sepse me mua do të ishte Kur'ani." (Al Kafi, Volume 2, f. 602)
1. Kur'ani nuk duhet të çshenjtërohet dhe të poshtërohet.
2. Nuk duhet të preket Kur'ani, kur nuk je i pastër (domethënë, kur nuk ke marrë abdes ose kur nuk ke bërë gusul).
3. Nuk lejohet që një njeri, i cili ka pasur marrëdhënie seksuale dhe ende nuk ka bërë gusul, të lexojë më shumë se shtatë ajete.
4. Këshillohet shumë që ai që lexon Kur'an, të jetë i pastër (domethënë, të ketë marrë abdes ose të ketë bërë gusul). Imam Ali ibn Ebi Talib (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:
"Ai që lexon Kur'an kur është i pastër, do të ketë njëzet e pesë të mira; kur është i papastër, dhjetë të mira." (Uasailu Shia, Volume 4, f. 848)
5. Pastro dhëmbët me misvak! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Pastrohuni, ashtu siç ju thotë Kur'ani"
Si të pastrohemi? "Gojën", u përgjigj ai. Me çfarë? "Me misvak." (Al Mahasen Volume 2, f. 558.)
6. Drejtohu nga Kiblja në Mekë!
7. Fillo me "Eudhu bil’lahi minesh’shejtanir rraxhiim!" (Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar). "Kur ti lexon Kur'an, kërko mbrojten e Allahut kundër shejtanit të mallkuar!"
(En Nahl (Surja 16), ajeti 98.)
8. Këndo ngadalë dhe përmirësoje zërin! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu asnjëherë nuk ka lejuar ndonjë gjë, siç ka lejuar këndimin e Kur'anit me zë të bukur." (Al Mu’xhizat Al Nabauiah, f. 2)
9. Këndo ose lexo, të paktën pesëdhjetë ajete në ditë me zë të lartë sepse shtëpitë ku këndohet ose lexohet Kur'an, janë shtëpi që ndriçohen për melekë! I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ndriçojini shtëpitë tuaja me këndim Kur'ani."
(Al Kafi, Volume 2, f. 610)
Kur'ani i Shenjtë është mjeti me të cilin Allahu bisedon me robtë e Tij, në mënyrë që ata ta njohin Atë më shumë. Nga ana tjetër, Kur'ani është gosti për shpirtin dhe mendjen dhe rrugë që i drejton njerëzit nga errësira e padijes te drita e dijes. Prandaj, asnjëherë nuk është e mjaftueshme ta kesh Kur'anin dhe ta përdorësh atë për zbukurim: Kur'ani nuk ka zbritur kurrë për këtë qëllim. Ne duhet të bëjmë më shumë se vetëm ta shikojmë, ta dëgjojmë ose ta lexojmë atë. Qëllimet dhe mirësitë e Kur'anit janë më të rëndësishme se sa ta shikosh, ta dëgjosh ose ta lexosh atë.
16. Cila është detyra jonë përpara Kur'anit të Shenjtë?
17. Si përfitojmë ne nga Kur'ani i Shenjtë?
18. Thoni i Vërtetë ose i Gabuar në pohimet e mëposhtme:
a. Shkenca më e rëndësishme e Kur'anit është intonacioni.
b. Vepra më e rëndësishme është ta kesh librin e Kur'anit dhe ta zbukurosh shumë atë.
c. Që ta kuptosh Kur'anin, do të thotë ta lexosh a ta këndosh atë shumë.
ç. Është e ndaluar ta mbash në duar Kur'anin pa abdes.
Sejjid Ekber el Husejni, përfaqësues i Teheranit në Këshillin Këshillimor të Shtetit (Parlament), thotë: "Unë e kam njohur karakterin e madh të Ajetullah Khomeinit të madh. Unë kam parë tek ai një asket të vërtetë, që dëshiron Jetën Tjetër. Vetëpërmbajtja dhe thjeshtësia sundojnë jetën e tij vetjake në atë shkallë, sa njerëzit nuk mund ta pranojnë atë a të pajtohen me të."
Kurse Mosen Rafik Dosti, kryetar i Institutit të Veteranëve të Revolucionit Islamik thotë:
"Kur Shkëlqesia e Tij ishte President i Republikës, nuk kishte frigorifer në shtëpinë e tij. Prandaj, bleva një. Pas pak, frigoriferin e ulën poshtë. Por shkëlqesia e tij nuk ma tha këtë dhe frigoriferi mbeti i papërdorur gjatë gjithë kohës që ai qe President." Më tej, ai thotë: "Shtëpia e tij ishte me qilima të grisur. Një ditë, kur ai u largua, ne i mbështollëm ata dhe i shitëm. Pastaj unë shtova diçka nga paratë e mia dhe bleva qilima të rinj për shtëpinë e tij. Kur u kthye, ai tha: 'Çfarë është kjo Mosen?' I thashë se kishim hequr qilimat e vjetër. 'Ke bërë gabim. Shko dhe merr qilimat e vjetër!' , - tha ai. Ne harxhuam shumë kohë për t'i gjetur qilimat e vjetër dhe për t'i sjellë prapë në shtëpi.'" (Marxhaijet Al Imam Al Kaid)