Imam Mehdiu u kujdes vetë për interpretimin e vendimeve fetare të rëndësishme për jetën e njerëzve. Ai ishte udhëheqës i njerëzve, të cilët iu drejtuan atij për çdo aspekt të jetës së tyre dhe për çështjet e fesë. Ai u përcaktoi rolet dhe funksionet e tyre në përputhje me ngjarjet dhe rrethanat në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, sistem ligjor etj. Si udhëheqës ai u shpjegoi vendime, të cilat duhej të zbatoheshin sa të ishte e mundur.
Ne duhet t’i shikojmë rregullat islame, që të kuptojmë se ata i mbulojnë të gjitha detajet e jetës njerëzore. Së pari, ata janë të rëndësishme për sjelljen e njeriut, për marrëdhënien e tij me Allahun, për të ndërtuar marrëdhëniet e njeriut me shpirtin e tij, ushqimin, veshmbathjen, punën, sytë, gjuhën dhe moralin. Së dyti, ata janë të rëndësishme për marrëdhëniet e njeriut me krijesat përreth tij, si kafshët, ujin, njerëzit, myslimanët dhe të tjerët. Nëse ne vëzhgojmë, gjejmë vendime të tilla, si:
1. Prerja e dorës së hajdutit
2. Gurëzimi i imoralëve
3. Rregullimi i çështjeve mes njerëzve
4. Mbrojtja dhe rregulli i Xhihadit
5. Rregullat për dhënien e lëmoshës, zekatit dhe të khumsit (1/5 e pasurisë dhe e fitimeve) etj.
6. Marrëdhëniet midis shteteve
Duke vëzhguar vendime të tilla dhe vendime të tjera të ngjashme me to, ne shohim se ata kanë nevojë për dikë që i zbaton në të njëjtën mënyrë. Përmbaruesit do të jenë institucionet dhe jo individët, sepse këto çështje janë punë dhe detyra të qeverive dhe shteteve. Çështje të tilla të qeverisë mund të ekzekutohen nën udhëheqjen e një Profeti ose të një Imami të pagabueshëm. Po gjatë mungesës së Imamit, kush do t’i ekzekutojë vendime të tilla dhe kush do t’i mbikëqyrë ato?
Nëse i referohemi logjikës, kjo do të na çonte tek juristët fetarë, të cilët kanë shumë njohuri në rregullat e Islamit. Nëse pyesim Imamin, përgjigja do të jetë: "Sa i përket ngjarjeve që kanë ndodhur, ato i referohen atyre që thonë prapë fjalët tona. Ata janë dëshmia ime mbi ty dhe unë jam dëshmia e Allahut për ju." (Vesael Shia, vëll. 18, f. 101, hadithi 9.)
Imam Mehdiu është ai që e emëron jurisprudentit fetar si një udhëheqës që ta pasojë atë. Udhëheqësi pas Imam Mehdiut është jurisprudenti fetar.
Të nderuar! Sikur t’i mbyllnit sytë, t’i mbyllnit veshët dhe të thonit se nuk ka asnjë mënyrë për t’i ditur detyrat tuaja, ose sikur t’u bindeni urdhrave të udhëheqësit, i cili do të jetë një dëshmitar për ju, kush do ta kryente këtë funksion në favorin tuaj? Po sikur të mos kishit përputhje me mësimet e tij, kujt do t’i ankoheshit?
1. Udhëheqësi fetar është zëvendës i Imamit të pagabueshëm. Udhëheqësi fetar është udhëheqës gjatë mungesës së Imamit të pagabueshëm dhe është i caktuar nga ky i fundit.
2. Bindja ndaj udhëheqësit fetar është e domosdoshme si bindja ndaj Imamit, sepse duke iu bindur atij, urdhrat janë ekzekutuar, kufijtë janë mbajtur të sigurt dhe Sheriati ruhet.
1. Kush e ruan fenë gjatë mungesës së Imam Mehdiut?
2. Tregoni hadithet përmes të cilave Imam Mehdiu emëron pasardhësit e tij.
3. Shëno deklaratat e mëposhtme me E vërtetë ose E gabuar.
a. Termi Udhëheqës fetar nënkupton një klerik, i cili ushtron përpjekje për të gjetur vendime nga Kur'ani dhe Syneti.
b. Bindja ndaj udhëheqësit fetar është t’i drejtohesh atij dhe ta imitosh atë.
c. Një njeri mund ta ndjekë fenë dhe të mos e ndjekë udhëheqësin fetar.
d. Në çdo vend duhet të ketë një udheheqës fetar, që Islami të jetë më i fortë.
Thuhet se një burrë bashkë me të birin, shkuan tek Imam Aliu. Ai i priti me zemërgjerësi dhe pastaj u ofroi ushqim. Ata hëngrën. Atëherë, shërbëtori i tij, Kanbari, solli pak ujë në një tas dhe e derdhi mbi duart e njeriut. Imam Aliu e mori ujin nga dora e shërbëtorit që t’ia hidhte vetë mbi duar mikut.
Burri i tha: "O Imam i dashur! A do të donit që Allahu t’ju shihte teksa ju jeni duke hedhur ujë mbi duart e mia?"
Imam Aliu u përgjigj: "Lajini duart. Allahu të sheh, teksa vëllai yt, që nuk dallon prej teje po ju shërben dhe kështu rritet pozita e tij në qiell."
Burri qëndroi drejtë për të larë duart e tij, por Imam Aliu i tha:
"Meqë ju e dinit se kush isha unë, lajini duart tuaja, sikur Kanbari është duke ju shërbyer juve."
Burri iu bind dhe kur ai përfundoi, Imami ia dha enën me ujë djalit të tij Muhamed Ibn Hanafia dhe i tha:
"O bir! Nëse djali do të vinte tek unë pa të atin, atëherë unë do t’i laja duart e tij, por Allahu nuk ka barazuar mes djalit dhe babait të tij, në qoftë se ata janë në të njëjtin vend. Babai ka hedhur ujë në duart e një babai,prandaj lëre djalin tani të hedhë ujë në duart e të birit."
Muhamed Ibn Hanafia pastaj hodhi ujë në duart e djalit të zotërisë. Imam Hasan Askariu e ka thënë këtë hadith dhe kur mbaroi, tha:
"Kushdo që e ndjek Aliun në të njëjtën mënyrë, është një shiit (ndjekës) i vërtetë."