I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka q enë miku i njerëzve gjatë gjithë jetës së tij. Ai e përfundoi misionin e tij duke përcjellë Mesazhin e Allahut, por mosha e tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte relativisht e shkurtër. Në atë kohë njerëzit ishin në fillimet e Islamit. Ishte e nevojshme që të ruhej Mesazhi i Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), që të mos kishte shtrembërime të tij. Përndryshe, përpjekjet e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do të shkonin kot.
Cila ishte garancia e Allahut për ta ruajtur mesazhin e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)?
Në atë kohë, Profeti ishte edhe udhëheqës edhe udhëzues i njerëzimit drejt Allahut. A do të donte Allahu që njerëzimi të mbetej pa një udhëheqës që t’i udhëzonte?
Kjo është arsyeja pse Allahu thotë:
"O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve..." (El Maide (Surja 5), ajeti 67)
Prandaj, rruga drejt Allahut është e ruajtur nga Imami. Kështu edhe mesazhi arrin qëllimet e tij. Në qoftë se nuk do të ishte Imami, Allahu nuk do të kishte asnjë justifikim për njerëzit. Nga Imami, brezat që vijnë përfitojnë nga përpjekjet e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Njerëzit kanë nevojë për një udhëzues, një udhëheqës, një mësues dhe një shembull. Sheriati ka nevojë për një person për t’i sqaruar, për t’i ruajtur dhe për t’i vënë në jetë vendimet e tij. Alibia e Allahut është e përfunduar me Imamin, prandaj feja është e plotësuar:
"... Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj..." (El Maide (Surja 5), ajeti 3)
Pra, kush do t’i dënojë ata që nuk besojnë? Kush do ta ruajë kombin nga devijimi në rrugën e gabuar? Është Imami ai që është përzgjedhur nga Allahu i Plotfuqishëm për të vazhduar misionin e thirrjes për tek Ai. Imami është prova e Allahut, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë dhe i pagabueshëm. Për t’u siguruar se ky shoqërim shkon me të vërtetë drejt Allahut, njeriu ka nevojë për dikë që ta marrë për dore e ta udhëheqë drejt qëllimit, që është njohja e Allahut dhe afrimi me Të. Imami është rruga e drejtë që na çon të gjithëve tek përfundimi "Ai na tregon rrugën e drejtë".
Ashtu siç kishin nevojë njerëzit në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për një udhëzues, ashtu kishin dhe kanë nevojë për një imam në udhëtimin e tyre drejt Allahut pas Profetit. Ata kanë nevojë për një udhëheqës që të ecin në rrugë të drejtë dhe të mos devijojnë. " Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u përçani! …" 88
(Ali Imran (Surja 3), ajeti 103))
Nëse duhet të vendosim për të udhëtuar nga deti ose nga toka, ne nuk mund ta bëjmë këtë udhëtim me një udhëzues ose një kapiten që nuk e di rrugën. E njëjta gjë ndodh me udhëtimin tonë drejt Allahut. Ne kemi nevojë për një udhëzues që i di mirë rrugët e qiejve e të tokës dhe mënyrat për të arritur tek Allahu. Nëse ne do të arrijmë atje, do të ketë lumturi të plotë dhe të përjetshme. Islami ka sheriatin dhe ligjet për sistemin politik dhe shoqëror për të ndërtuar tokën, për t’i drejtuar njerëzit në rrugën e drejtë dhe për të përhapur drejtësinë. Por kush e kryeson këtë sistem? Kush e kontrollon zbatimin e legjislacionit dhe vendimet e tij? Kush është mëkëmbësi i Allahut dhe pasardhësi i Profetit në tokë?
Ne, vetëm dhe të pavarur, nuk mund ta përcaktojmë kush është udhëzuesi që duhet të ndjekim që të mos fundosemi. Ne nuk jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë me këta njerëz të cilët i janë nënshtruar Allahut. Allahu u dha atyre betimin e Tij. Allahu i di ata dhe i zgjedh ata. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
"Unë po ju lë ngarkim dy gjëra të rënda mes jush: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi të afërt. Ata kurrë nuk do të jenë larg, derisa ata të vijnë tek unë në basen." (Biharul Anuar, vëll. 5, f. 21.)
Dhe: "Në qoftë se ju e mbani fort atë që unë jam duke e lënë në mes jush, ju kurrë nuk do të shkoni në humbje: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi të afërt." (El Irshad, vëll. 1, f. 176.)
Ata njerëz, siç thotë edhe Profeti, janë si një anije shpëtimi nga tundimi dhe devijimi.
Ai thotë:
"O bijtë e mi të afërt! Ju jeni si anija e Nuhut: Kushdo që hip në bord, do të mbijetojë dhe nuk do të përmbytet." (Manakeb Amir Muminin, vëll. 2, f. 146.)
Profeti përcaktoi edhe numrin, edhe origjinën e tyre:
"Populli im do të qëndrojë deri në dymbëdhjetë Kalifë, të cilët janë të gjithë prej Kurejshëve."92
(Biharul Anuar, vëll. 36, f. 231.)
Për më tepër, Profeti përcaktoi edhe emrat e tyre. Thuhet se një hebre i quajtur Noathol shkoi tek Profeti për t’i bërë atij disa pyetje. Ndër pyetjet e ngritura ishte rreth pasardhësve të tij dhe Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i tha:
"Zëvendësi im është Ali Bin Ebu Talib, pasuar nga nipërit e mi Hasani dhe Hysejni dhe më pas, pasuar nga nëntë Imamë nga pasardhësit e tij. Pas Aliut, birit të Hysejnit, do të vijë Muhamedi, Xhaferi, Musai, Aliu, Muhamedi, Aliu, Hasani dhe së fundi Mehdiu, Imami i pritur. Këta janë dymbëdhjetë kalifët." (Janabi Mauada Lizaui Korba, vëll. 3, f. 281)
Allahu i Plotfuqishëm e ka përcaktuar Imamin e parë në Kur'an:
"Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. " (El Maide (Surja 5), ajeti 55)
Siç e thamë më lart, Profeti dhe pasardhësit e tij janë shumë të afërt me Allahun e Gjithëfuqishëm. Ata janë porta që të çon tek Ai.
“Prandaj, kushdo që dëshiron të vijë tek Allahu, do të duhet të kalojë nga dera që të çon tek Ai.”
(Duaja Nodba, Biharul Anuar, vëll. 99, f.107.)
Pra, marrëdhënia me pasardhësit e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) është menduar të fillojë kur vetë Profeti ka besuar se ata janë vërtet të denjë për t'iu bindur.
"O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja..."
(En Nisa (Surja 4), ajeti 59)
Prandaj, bindja ndaj tyre është si bindja ndaj urdhrave të Allahut dhe ndaj udhëzimeve të Profetit të Tij. Ne jemi të urdhëruar t'i duam ata.
" …Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit (për mua) për hir të farefisnisë (që kemi)..." (Esh Shura(Surja 42), ajeti 23)
Prandaj, në qoftë se dikush e do dikë që e ka të afërm, atëherë edhe i afërmi do ta dojë atë. Të duash të dashurin e Allahut do të thotë ta duash Allahun. I Dërguari i Allahut është i dashuri i Allahut. Kështu, ta duash pasardhësin e Profetit do të thotë ta duash Profetin dhe Allahun. T’i duash ata do të thotë t'i bindesh dhe t’i vizitosh ata; do të thotë të besosh në qëndrimet e tyre, sepse ata janë të ndershëm dhe të besueshëm. T’i duash ata do të thotë t'i mbështetësh dhe t’i ndihmosh ata të kryejnë misionet e tyre.
Të nderuar! Përpiquni ta lavdëroni qëndrimin e këtyre njerëzve, të imitoni atë që ata bëjnë, t’i vizitoni ata, të përpiqeni që zemra juaj të jetë me ta, në mënyrë që të jetë me ta edhe në Jetën e Përtejme dhe për të marrë kënaqësinë e Allahut.
1. Pas Profetit, njerëzit kanë nevojë për një shembull dhe një udhëzues për të vazhduar misionin e tij.
2. Imamët kanë një pozitë hyjnore. Ata janë të emëruar nga Allahu. Allahu urdhëroi Profetin për të treguar në lidhje me ta
3. Ka dymbëdhjetë Imamë: Ali Bin Ebu Talib, Hasani, Hysejni dhe nëntë imamët, të cilët janë pasardhësit e Hysejnit. Imami i fundit është Mehdiu.
4. Ne duhet t’u bindemi Imamëve, t’i duam ata dhe t’i ndjekim ata.
1. Kujt i drejtohet thënia e Allahut:
"Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. "?
2. Kush është pasardhësi për të cilin flitet në ajet:
"O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja..."?
3. Shëno deklaratat e mëposhtme me E vërtetë ose E gabuar. Roli kryesor i Imamit pas Pejgamberit është që të vrasë ateistët.
b. Prej mëshirës së Allahut mbi ne është edhe fakti se Ai na ka lënë të zgjedhim se kush duhet të jetë Imami.
c. Një periudhë e caktuar kohore është ndërmjet Imamit dhe pasuesit të tij.
d. Në porositë e Profetit ndaj myslimanëve, dy gjëra janë shumë të rëndësishme: Libri i Shenjtë dhe Syneti (tradita) e Profetit .
Dita e Gjykimit është dita kur të gjitha faktet dhe sekretet janë zbuluar. Pra, njeriu e kupton se Allahu ka qenë gjithmonë aty në të gjitha vendet, në kërkim të veprave të tij. Njeriu do ta shohë veten më të shëmtuar se derri dhe majmuni. Ai do të shohë veprat e tij të shëmtuara, siç thotë Kur’ani:
"(Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe...”
(Ali Imran (Surja 3), ajeti 30)
Për shkak të frikës dhe turpit, njeriu do të dëshironte që të shkonte menjëherë në Xhehenem për të shmangur turpin në atë ditë dhe para gjithë atyre njerëzve. Oh, çfarë çasti që e bën Xhehenemin një shëtitje të gëzueshme! Siç është përcjellë, Imam Hasan el Muxhtaba ka nisur të qajë sa herë që është përmendur vdekja, varri dhe Ringjallja. Sa herë që është përmendur Xhehenemi dhe Xheneti, ai është sëmurë. Sa herë që është përmendur qëndrimi para Allahut, ai ka rënë pa ndjenja.